{"id":92779,"date":"2025-10-04T19:58:49","date_gmt":"2025-10-04T19:58:49","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=92779"},"modified":"2025-10-04T19:58:49","modified_gmt":"2025-10-04T19:58:49","slug":"modernizimi-i-sherbimit-kombetar-zjarrfikes-ne-takim-kryeministri-edi-rama-dhe-ministrat-kociu-vengo-e-demo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/10\/04\/modernizimi-i-sherbimit-kombetar-zjarrfikes-ne-takim-kryeministri-edi-rama-dhe-ministrat-kociu-vengo-e-demo\/","title":{"rendered":"Modernizimi i Sh\u00ebrbimit Komb\u00ebtar Zjarrfik\u00ebs\/ N\u00eb takim  Kryeministri Edi Rama dhe ministrat Ko\u00e7iu, Vengo e Demo"},"content":{"rendered":"<p>Fjala e plot\u00eb e Ministres s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Albana Ko\u00e7iu:<\/p>\n<p>Vera q\u00eb lam\u00eb pas nxori n\u00eb pah nj\u00eb kontrast t\u00eb thell\u00eb q\u00eb ekziston midis p\u00ebrkushtimit dhe heroizmit personal t\u00eb \u00e7do trupe zjarrfik\u00ebse, t\u00eb qindra zjarrfik\u00ebsve q\u00eb u p\u00ebrball\u00ebn n\u00eb vend, me situata t\u00eb zjarrit masiv dhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si e gjith\u00eb p\u00ebrgatitja jon\u00eb komb\u00ebtare antizjarr \u00ebsht\u00eb e organizuar.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hendek q\u00eb ka ardhur duke u ngushtuar vit pas viti dhe k\u00ebt\u00eb e tregojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri shifrat. <\/p>\n<p>Mjafton t\u2019u referohemi investimeve, q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb Sh\u00ebrbimin Zjarrfik\u00ebs gjat\u00eb k\u00ebtyre 10 viteve t\u00eb fundit, duke konsideruar nj\u00eb dyfishim n\u00eb numrin e automjeteve zjarrfik\u00ebs dhe nj\u00eb dyfishim edhe n\u00eb kapacitete njer\u00ebzore t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim. Nga 739 punonj\u00ebs q\u00eb i ishin dedikuar sh\u00ebrbimit n\u00eb vitin 2016, sot kemi mbi 1,400 punonj\u00ebs zjarrfik\u00ebs n\u00eb sh\u00ebrbim.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe me automjetet zjarrfik\u00ebse, nga 100, sot jemi n\u00eb 185 automjete zjarrfik\u00ebs t\u00eb pasuruar n\u00eb flot\u00ebn ton\u00eb. Sigurisht disa prej tyre jan\u00eb nga m\u00eb modernet. Kemi ngritur nj\u00eb sh\u00ebrbim q\u00eb q\u00ebndron dhe punon relativisht mir\u00eb, kur vjen puna n\u00eb sh\u00ebrbimet me baz\u00eb komunitare, n\u00eb sh\u00ebrbimet e p\u00ebrditshme zjarrfik\u00ebse sa i p\u00ebrket pik\u00ebrisht komuniteteve, zjarrit apo incidenteve, q\u00eb ndodhin n\u00eb zonat urbane, p\u00ebrmbytjeve, misioneve t\u00eb k\u00ebrkim shp\u00ebtimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb fakt, sh\u00ebrbimi yn\u00eb zjarrfik\u00ebs, sidomos sa i p\u00ebrket p\u00ebrballimit t\u00eb emergjencave n\u00eb nivel komb\u00ebtar apo zjarreve n\u00eb nivel masiv, do duhet t\u00eb ngrihet n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Ne aktualisht kemi nj\u00eb struktur\u00eb, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u00ebsht\u00eb e fragmentarizuar, me hierarki t\u00eb komplikuar dhe me paqart\u00ebsi e me mbivendosje detyrash hera her\u00ebs.<\/p>\n<p>Jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb institucionesh t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebto procese, duke nisur nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shp\u00ebtimit, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e MPB, nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb Agjencia Komb\u00ebtare e Mbrojtjes Civile, e organizuar n\u00ebn Ministrin\u00eb e Mbrojtjes, kemi bashkit\u00eb, prefekturat, kemi Forcat e Armatosura, kemi koordinator\u00ebt n\u00eb terren. Secili prej tyre ka nj\u00eb rol absolutisht t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb rastet e zjarreve masive.<br \/>\nPa p\u00ebrmendur pastaj koordinimin nd\u00ebrinstitucional dhe koordinimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar me Qendr\u00ebn Europiane t\u00eb Koordinimit t\u00eb Emergjencave.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e nevojshme dhe e domosdoshme q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto struktura t\u00eb vendosen n\u00eb nj\u00eb komand\u00eb t\u00eb vetme, kur vjen puna te emergjencat dhe zjarret masive si\u00e7 tregoi kjo ver\u00eb q\u00eb kaluam. <\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb rastin e dispe\u00e7erit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit apo n\u00eb shembullin e Urgjenc\u00ebs Mjek\u00ebsore, kjo komand\u00eb e vetme t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, t\u00eb koordinoj\u00eb si nj\u00eb trup i vet\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb aksionet dhe perfeksionoj\u00eb bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrinstitucional apo nd\u00ebrkomb\u00ebtar;<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, t\u00eb maksimizoj\u00eb efikasitetin e p\u00ebrdorimit t\u00eb fondeve;<\/p>\n<p>S\u00eb treti, t\u00eb rris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive mbulimin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin.<\/p>\n<p>Pse e them k\u00ebt\u00eb? \u00cbsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme, n\u00eb fakt, t\u00eb kemi parasysh q\u00eb sot kemi nj\u00eb sh\u00ebrbim zjarrfik\u00ebs t\u00eb vendosur n\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb e vendit, por \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb bashkit\u00eb e m\u00ebdha kan\u00eb edhe kapacitete m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Nj\u00eb zjarr q\u00eb bie n\u00eb nj\u00eb pyll rreth Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zjarr q\u00eb mund t\u00eb parandalohet e t\u00eb shuhet shum\u00eb m\u00eb thjesht\u00eb sesa nj\u00eb zjarr q\u00eb bie n\u00eb bashkit\u00eb e vogla, t\u00eb tilla si Pusteci, Delvina, Leskoviku, Finiqi, t\u00eb cilat kan\u00eb resurse m\u00eb t\u00eb limituara.<\/p>\n<p>Prandaj, ndon\u00ebse territori \u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb i mbuluar, ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shp\u00ebrndarje kapacitetesh q\u00eb duhet absolutisht t\u00eb perfeksionohet.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto arsye, n\u00eb programin ton\u00eb qeveris\u00ebs, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mandat, kemi v\u00ebn\u00eb nj\u00eb fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sa i p\u00ebrket rimodelimit t\u00eb sh\u00ebrbimin ton\u00eb zjarrfik\u00ebs sipas modeleve m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare. <\/p>\n<p>Sigurisht duke nisur nga rishikimi i kuadrit ligjor n\u00eb fuqi. Patjet\u00ebr, produkt i pun\u00ebs son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt do t\u00eb jet\u00eb dhe Komanda e Qend\u00ebrzuar, e cila do t\u00eb punoj\u00eb e funksionoj\u00eb me protokollet m\u00eb t\u00eb mira europiane, duke iu bashk\u00ebngjitur dhe protokolleve q\u00eb p\u00ebrdorin sot Emergjencat Civile, Policia e Shtetit, Urgjenca Mjek\u00ebsore, Forcat e Armatosura.<br \/>\nSigurisht q\u00eb modernizimi i sistemeve dhe protokolleve m\u00eb t\u00eb suksesshme jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra an\u00eb e medaljes. <\/p>\n<p>Nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm jan\u00eb njer\u00ebzit, q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim.Prandaj do t\u2019i vendosim zjarrfik\u00ebsit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb ndryshimit dhe vizionit p\u00ebr t\u00eb ardhmen e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi, q\u00eb i ka t\u00eb gjith\u00eb mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim model.<\/p>\n<p>Do t\u00eb standardizojm\u00eb, s\u00eb pari procedurat e pranimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim, duke nisur me procedurat e rekrutimit. Do t\u00eb replikojm\u00eb platformat e suksesshme \u201cM\u00ebsues p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d, apo \u201cMjek\u00eb e infermier\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d, duke vendosur edhe punonj\u00ebsit q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim n\u00eb nj\u00eb sit\u00eb apo selektim me kritere t\u00eb qarta, kur vjen puna, me analiz\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb formimit periodik, t\u00eb vler\u00ebsimeve baz\u00eb t\u00eb rekrutimit e patjet\u00ebr, t\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb tyre fizike, psikologjike dhe profesionale.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb trajnim t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb pun\u00eb, do t\u00eb krijohet Qendra Komb\u00ebtare e Trajnimit t\u00eb Zjarrfik\u00ebsve.<br \/>\nSipas nj\u00eb plani komb\u00ebtar mbi baz\u00eb kurrikulash t\u00eb p\u00ebrcaktuara dhe referuar standardeve europiane, t\u00eb gjith\u00eb zjarrfik\u00ebsit do t\u00eb marrin trajnim t\u00eb vazhduesh\u00ebm periodik mbi teknikat dhe metodat m\u00eb t\u00eb avancuara t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr zjarreve.<br \/>\nI gjith\u00eb procesi duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet dhe me vendosjen n\u00eb zbatim t\u00eb skemave motivuese, p\u00ebr p\u00ebrfitimet e shtuara financiare si dhe mund\u00ebsi t\u00eb qarta t\u00eb ngritjes n\u00eb karrier\u00eb brenda k\u00ebtij sistemi.<\/p>\n<p>E fundit, por jo p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia, jan\u00eb edhe fushatat e vazhdueshme t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit dhe t\u00eb edukimit, t\u00eb cilat do t\u00eb nisin q\u00eb nga shkollat dhe do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb shtrihen n\u00eb gjith\u00eb komunitetet dhe n\u00eb \u00e7do struktur\u00eb vendore, patjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar p\u00ebr sigurin\u00eb nga zjarri dhe p\u00ebr mbrojtjen.<br \/>\nInovacioni dhe teknologjia do t\u00eb jen\u00eb bashk\u00ebshoq\u00ebrues dhe do t\u00eb na ndihmojn\u00eb, q\u00eb t\u00eb raportojm\u00eb n\u00eb koh\u00eb \u00e7do situat\u00eb e problematik\u00eb, q\u00eb krijohet nga nj\u00eb rast zjarri apo problematik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me sigurin\u00eb e sh\u00ebndetit. Jan\u00eb vet\u00ebm disa nga objektivat q\u00eb i kemi vendosur vetes n\u00eb k\u00ebt\u00eb mandat. <\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb mandat q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u00ebsht\u00eb mandati i Europ\u00ebs, \u00ebsht\u00eb mandati i standardeve europiane, prandaj kemi nisur nga puna pa humbur koh\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb Sh\u00ebrbim Zjarrfik\u00ebs t\u00eb bazuar n\u00eb dije, n\u00eb teknologji, n\u00eb bashk\u00ebpunim nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe nd\u00ebrinstitucional, n\u00eb njer\u00ebz gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb kualifikuar.<br \/>\nSi dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim, nj\u00eb sh\u00ebrbim kaq jetik dhe t\u00eb pasur me  efektiv\u00eb t\u00eb motivuar dhe t\u00eb respektuar, jo vet\u00ebm n\u00eb ato dit\u00eb t\u00eb vitit kur p\u00ebrballen me emergjenca, por \u00e7do dit\u00eb t\u00eb vitit 24\/7. Faleminderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e plot\u00eb e Ministres s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Albana Ko\u00e7iu: Vera q\u00eb lam\u00eb pas nxori n\u00eb pah nj\u00eb kontrast t\u00eb thell\u00eb q\u00eb ekziston midis p\u00ebrkushtimit dhe heroizmit personal t\u00eb \u00e7do trupe zjarrfik\u00ebse, t\u00eb qindra zjarrfik\u00ebsve q\u00eb u p\u00ebrball\u00ebn n\u00eb vend, me situata t\u00eb zjarrit masiv dhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si e gjith\u00eb p\u00ebrgatitja jon\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":92780,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-92779","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92779","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92779"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92779\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":92781,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92779\/revisions\/92781"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/92780"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92779"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92779"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92779"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}