{"id":92753,"date":"2025-10-04T13:37:20","date_gmt":"2025-10-04T13:37:20","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=92753"},"modified":"2025-10-04T13:37:20","modified_gmt":"2025-10-04T13:37:20","slug":"ben-blushi-na-duhet-nje-brez-i-cmendur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/10\/04\/ben-blushi-na-duhet-nje-brez-i-cmendur\/","title":{"rendered":"Ben Blushi\/ NA DUHET NJ\u00cb BREZ I \u00c7MENDUR"},"content":{"rendered":"<p>Para disa dit\u00ebsh isha n\u00eb nj\u00eb Universitet dhe pyeta student\u00ebt n\u00ebse e dinin se \u00e7far\u00eb gjenerate jan\u00eb.<\/p>\n<p>U habita shum\u00eb q\u00eb askush nuk e dinte se 20 vje\u00e7ar\u00ebt e sotsh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb lindur mes viteve 1997 dhe 2012 quhen gjenerata Z.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara tyre ka pasur disa gjenerata si, Silent Generation, e viteve 1928-1945, Baby Boomers e viteve 1946-1964, Gjenerata X e njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb lindur mes viteve 1965-1980, Gjenerata Y e viteve 1981-1996, Gjenerata Z e viteve 1997-2012 dhe e fundit gjenerata Alfa t\u00eb lindur pas vitit 2013.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb 100 vitet e fundit njer\u00ebzimi ndahet n\u00eb gjasht\u00eb gjenerata.<\/p>\n<p>Gjeneratat jan\u00eb kategori shkencore,kulturore dhe historike.<\/p>\n<p>Psh gjenerata Silent, e Heshtura, ka lindur pasi makinat zev\u00ebndesuan kuajt, por para se televizor\u00ebt t\u00eb hynin n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi dhe ndoshta prandaj quhen t\u00eb heshtur.<\/p>\n<p>Ata ishin nj\u00eb brez i qet\u00eb q\u00eb i bindej prind\u00ebrve m\u00eb shum\u00eb se sa gjeneratat e tjera q\u00eb erdh\u00ebn m\u00eb pas, megjith\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb brez mund t\u00eb gjesh njer\u00ebz t\u00eb urt\u00eb si Joe Biden por edhe ikona seksi si Elvis Presly q\u00eb si\u00e7 thon\u00eb e kishte shum\u00eb frik\u00eb babain e vet.<\/p>\n<p>Pas tyre erdh\u00ebn baby boomers pra gjenerata e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb lind\u00ebn pas luft\u00ebrave bot\u00ebrore kur popullsia e bot\u00ebs sidomos ajo e Per\u00ebndimit u pak\u00ebsua shum\u00eb. <\/p>\n<p>Ky brez entuziast q\u00eb mendoi se luft\u00ebrat bot\u00ebrore nuk i kishin rregulluar mir\u00eb pun\u00ebt e bot\u00ebs p\u00ebrfshin dy njer\u00ebzit q\u00eb po e l\u00ebn\u00eb krejt bot\u00ebn pa gjum\u00eb pa e qet\u00ebsuar dot Donald Trumpin dhe Vladimir Putinin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Gjenetara X, 1965 -1980, lindi pas ndarjes s\u00eb Europ\u00ebs mes komunizmit dhe kapitalizmit, por shum\u00eb p\u00ebrpara se celular\u00ebt t\u00eb ishin pjes\u00eb e jet\u00ebs son\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Ky brez t\u00eb cilit i p\u00ebrkas, kaloi gati gjysm\u00ebn e jet\u00ebs n\u00eb komuniz\u00ebm, jo vet\u00ebm pa celular\u00eb n\u00eb xhep por edhe pa telefona sht\u00ebpije q\u00eb komunizmi i ndalonte, nga frika se k\u00ebto pajisje i p\u00ebrhapin lajmet e k\u00ebqija me shpejt\u00ebsi duke rritur pesimizmin q\u00eb \u00ebsht\u00eb karaktestika kryesore e k\u00ebsaj gjenerate t\u00eb eg\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa gjenerata Z, e student\u00ebve t\u00eb sotsh\u00ebm 20 vje\u00e7ar\u00eb ka ardhur n\u00eb jet\u00eb bashk\u00eb me facebook dhe yotube q\u00eb u shpik\u00ebn n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Kjo gjenerat\u00eb q\u00eb nuk e kupton se si mund t\u00eb jetohet pa celular dhe pa laptop, beson se nd\u00ebrprerja e instagramit vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb i shkakton bot\u00ebs m\u00eb shum\u00eb trauma se lufta n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi gjeneratat ndahen me 25 vjet nga nj\u00ebra tjetra.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb prind\u00ebrit dhe f\u00ebmij\u00ebt nuk p\u00ebrplasen.<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb rast ata nuk jan\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjenerat\u00eb sepse f\u00ebmij\u00ebt duhet t\u00eb rregullojn\u00eb at\u00eb q\u00eb prind\u00ebrit e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb keq, ose nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dot fare.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo gjeneratat nuk ndahen vet\u00ebm nga mosha.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb raste ato ndahen nga shenja q\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb histori.<\/p>\n<p>N\u00ebse do p\u00ebrpiqesha t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb dallim mes brezave q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ato do ishin tre.<\/p>\n<p>Gjerenata e par\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e Pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjenerat\u00eb shum\u00eb mashkullore q\u00eb nuk lejoi asnj\u00eb grua t\u00eb merrte rol n\u00eb pun\u00ebt e vendit, por q\u00eb duke bashkuar nj\u00eb grusht burrash n\u00eb vitin 1912 e shpalli Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb pavarur nga Pushtimi Osman q\u00eb zgjati 500 vjet.<\/p>\n<p>Kjo gjenerat\u00eb n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs shk\u00eblqejn\u00eb Ismail Qemali dhe Ahmet Zogu, qeverisi p\u00ebr 33 vjet dhe e la Shqip\u00ebrin\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se c\u2019e gjeti.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mosmarr\u00ebveshjet zgjidheshin me arm\u00eb, ata votonin, organizonin zgjedhje t\u00eb lira dhe shanin nj\u00ebri-tjetrin sa t\u00eb donin n\u00ebp\u00ebr gazetat e dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ata filluan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb kapitalizmin duke e t\u00ebrhequr me qerre n\u00ebp\u00ebr mocalet q\u00eb mbulonin gjysm\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe me siguri do t\u2019ia dilnin n\u00ebse fashizmi nuk do t\u2019ua kishte marr\u00eb pushtetin p\u00ebr tia dh\u00ebn\u00eb komunist\u00ebve t\u00eb gjenerat\u00ebs tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjenerata e dyt\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb ajo e t\u00eb rinjve q\u00eb e \u00e7liruan Shqip\u00ebrin\u00eb nga nazifashizmi n\u00eb vitin 1944 dhe q\u00eb u b\u00ebn\u00eb komunist\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo gjenerat\u00eb q\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb fem\u00ebrore dhe seksi se t\u00eb gjitha gjeneratat p\u00ebrpara saj dhe ndoshta prandaj pati p\u00eblqim masiv, mund t\u00eb quhet Gjenerata Antifashiste. <\/p>\n<p>Me gjith\u00eb gabimet qe b\u00ebri  m\u00eb von\u00eb, duke fshir\u00eb pluralizmin, pron\u00ebn private dhe shtypin e lir\u00eb ky brez e qeverisi Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr 45 vjet.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb debat i madh, n\u00ebse kjo gjenerat\u00eb e la Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb mir\u00eb apo m\u00eb keq se \u00e7&#8217;e gjeti n\u00eb vitin 1944.<\/p>\n<p>Un\u00eb them se e la m\u00eb keq.<\/p>\n<p>Gjysh\u00ebrit e mi q\u00eb i p\u00ebrkasin k\u00ebtj brezi nuk m\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb dot sepse nuk jan\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb n\u00ebse do t&#8217;ia njihja nj\u00eb merit\u00eb q\u00eb shk\u00eblqen,\u00ebsht\u00eb se ata b\u00ebn\u00eb arsimin dhe universitetet ku studjuan gjeneratat q\u00eb erdh\u00ebn pas tyre.<\/p>\n<p>Gjenerata e tret\u00eb me ndikim n\u00eb historis\u00eb ton\u00eb moderne \u00ebsht\u00eb ajo e vitit 1990 q\u00eb mund t\u00eb quhet Gjenerata e Demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Ky brez q\u00eb nuk njihte as pron\u00ebn private dhe as lirin\u00eb po e qeveris Shqip\u00ebrin\u00eb prej 35 vitesh.<\/p>\n<p>Kur flas p\u00ebr qeverisje nuk kam parasysh vet\u00ebm drejtimin e shtetit, por t\u00eb ekonomis\u00eb, t\u00eb kapitalit, t\u00eb bankave, t\u00eb tregut, t\u00eb medias, t\u00eb artit, t\u00eb sportit dhe t\u00eb paras\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb sot jan\u00eb mes 50 dhe 70 vjec, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra q\u00eb prind\u00ebrit e tyre nuk dinin ti b\u00ebnin dhe q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre nuk duhet t&#8217;i b\u00ebjn\u00eb.<\/p>\n<p>Ky brez do e l\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se \u00e7&#8217;e gjeti dhe kjo \u00ebsht\u00eb medalja e tij m\u00eb e vlefshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb kjo gjenerat\u00eb ka arritur gjithshka n\u00eb 35 vjet me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb gj\u00ebje.<\/p>\n<p>Ajo nuk di akoma kujt do tia l\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Cilit brez?<\/p>\n<p>Cil\u00ebs gjenerat\u00eb?<\/p>\n<p>K\u00ebto pyetje m\u00eb shkonin n\u00eb kok\u00eb kur u flisja student\u00ebve 20 vje\u00e7ar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt as vet\u00eb nuk e dinin cil\u00ebs gjenerate i p\u00ebrkasin.<\/p>\n<p>Kur i shikoja t\u00eb ulur duke d\u00ebgjuar leksionet e mia p\u00ebr jet\u00ebn, uroja q\u00eb t\u00eb ishin pak m\u00eb t\u00eb \u00e7mendur.<\/p>\n<p>Kur them m\u00eb t\u00eb \u00e7mendur kam parasysh njer\u00ebz q\u00eb rebelohen, q\u00eb organizohen, q\u00eb ndryshojn\u00eb rregullat, q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb gabime dhe nuk heqin dor\u00eb, q\u00eb mbrojn\u00eb mendimet e tyre edhe kur ja fusin kot, q\u00eb p\u00ebrcmojn\u00eb shumic\u00ebn e gj\u00ebrave q\u00eb jan\u00eb krijuar para tyre, q\u00eb jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb aventura, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm, q\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb keq prind\u00ebrit dhe q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb moment nuk mendojn\u00eb se prind\u00ebrit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7do gj\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Pak\u00ebnq\u00ebsia i lind brezat, uria i ushqen, kurse etja p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb panjohura i rrit.<\/p>\n<p>Gjenerata X t\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkas ishte gjith\u00eb koh\u00ebn e pak\u00ebnaqur.<\/p>\n<p>Koha tregoi se ishte dhe e palodhur<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e sotme \u00ebsht\u00eb pothuajse 70 p\u00ebr qind produkt i k\u00ebtij brezi t\u00eb eg\u00ebr, t\u00eb pangopur, dhe deri diku t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ky brez shkat\u00ebrroi \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb prind\u00ebrit dhe p\u00ebrve\u00e7 respektit nuk i dha atyre asnj\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Askund n\u00eb Evrop\u00eb, as n\u00eb Per\u00ebndim, as n\u00eb Lindje, nuk ka patur nj\u00eb gjenerat\u00eb q\u00eb trash\u00ebgoi nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr dhe e rind\u00ebrtoi nga e para p\u00ebr 35 vjet.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh i \u00e7mendur.<\/p>\n<p>Nuk e shpjegoj dot nga lindi kjo fuqi, jo uri p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar \u00e7do gj\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb rib\u00ebr\u00eb \u00e7do gj\u00eb, por pa k\u00ebt\u00eb furi Shqip\u00ebria do ishte nj\u00eb vend i varf\u00ebr ish komunist \u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb kan\u00eb kaluar 35 vjet kjo gjenerat\u00eb pret nj\u00eb brez tjet\u00ebr poaq t\u00eb \u00e7mendur p\u00ebr t\u2019ia l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb shpresoj shum\u00eb se ky brez po vjen p\u00ebr t\u00eb rregulluar \u00e7do gj\u00eb q\u00eb prind\u00ebrit e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb keq ose nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dot.<\/p>\n<p>Kjo q\u00eb pritet t\u00eb vij\u00eb do jet\u00eb gjenerata e kat\u00ebrt e r\u00ebnd\u00ebsishme e Shqip\u00ebris\u00eb, Gjenerata Evropiane.<\/p>\n<p>Ajo duhet ta fusi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Jam i bindur q\u00eb ky brez do vij\u00eb her\u00ebt apo von\u00eb, por \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb a do jet\u00eb aq i \u00e7mendur?<\/p>\n<p>Uroj shum\u00eb q\u00eb po.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb produkt i gjeneratave t\u00eb \u00e7mendura t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb gabim vet\u00ebm kur p\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb \u00e7menden.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para disa dit\u00ebsh isha n\u00eb nj\u00eb Universitet dhe pyeta student\u00ebt n\u00ebse e dinin se \u00e7far\u00eb gjenerate jan\u00eb. U habita shum\u00eb q\u00eb askush nuk e dinte se 20 vje\u00e7ar\u00ebt e sotsh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb lindur mes viteve 1997 dhe 2012 quhen gjenerata Z. P\u00ebrpara tyre ka pasur disa gjenerata si, Silent Generation, e viteve 1928-1945, Baby Boomers [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":92754,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-92753","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92753","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92753"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92753\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":92755,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92753\/revisions\/92755"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/92754"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92753"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92753"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92753"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}