{"id":92314,"date":"2025-09-21T16:54:52","date_gmt":"2025-09-21T16:54:52","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=92314"},"modified":"2025-09-21T16:54:52","modified_gmt":"2025-09-21T16:54:52","slug":"admir-sinamati-shitblerja-e-votes-skllaveria-moderne-qe-prodhon-politikane-skllever-dhe-qe-vret-shtetin-e-se-drejtes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/09\/21\/admir-sinamati-shitblerja-e-votes-skllaveria-moderne-qe-prodhon-politikane-skllever-dhe-qe-vret-shtetin-e-se-drejtes\/","title":{"rendered":"Admir Sinamati\/ Shitblerja e vot\u00ebs \u2013 skllav\u00ebria moderne q\u00eb prodhon politikan\u00eb skllev\u00ebr dhe q\u00eb vret shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, skllav\u00ebria \u00ebsht\u00eb trajtuar gjithmon\u00eb si periudha kur ka ndodhur mohimi m\u00eb i madh i liris\u00eb p\u00ebr popuj apo individ\u00eb. Pavarsisht se n\u00eb dukje kjo histori i p\u00ebrket t\u00eb shkuar\u00ebs, p\u00ebr fat t\u00eb keq n\u00eb Shqip\u00ebri edhe sot, n\u00eb shekullin XXI, ekziston nj\u00eb form\u00eb e re skllav\u00ebrie, m\u00eb e padukshme, por po aq shkat\u00ebrruese: shitja e vot\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur qytetari shet vot\u00ebn e tij, ai nuk shet vet\u00ebm nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr me nj\u00eb kryq mbi t\u00eb; ai shet lirin\u00eb, dinjitetin dhe t\u00eb ardhmen jo vet\u00ebm t\u00eb vetes por m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb vog\u00ebl, ai heq dor\u00eb nga fuqia p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi drejtimin e shtetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast, ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb qytetar i lir\u00eb, por b\u00ebhet skllav i interesit t\u00eb momentit.<\/p>\n<p>Por skllav\u00ebria nuk ndalet k\u00ebtu. Politikan\u00ebt q\u00eb blejn\u00eb vota nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb qeverisin sipas ligjit e drejt\u00ebsis\u00eb. Ata b\u00ebhen skllev\u00ebr t\u00eb shefit, korrupsionit dhe krimit. T\u00eb lidhur pas oligark\u00ebve dhe rrjeteve t\u00eb paligjshme q\u00eb financuan blerjen e votave, ata nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb popullit, por zot\u00ebrinjve t\u00eb tyre t\u00eb paduksh\u00ebm. K\u00ebshtu krijohet nj\u00eb klas\u00eb politike e kapur, q\u00eb mbijeton vet\u00ebm duke ushqyer klientelizmin dhe duke shkat\u00ebrruar institucionet.<\/p>\n<p>Pasojat jan\u00eb fatale. Demokracia vritet ngadal\u00eb, nga brenda, jo me arm\u00eb, por me para q\u00eb blen nd\u00ebrgjegje. Zgjedhjet kthehen n\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr, ku flet\u00ebt e votimit jan\u00eb thjesht\u00eb bileta t\u00eb nj\u00eb shfaqjeje dramatike e fasad\u00eb, nd\u00ebrsa pazaret e n\u00ebntok\u00ebs jan\u00eb realiteti. Shteti i s\u00eb drejt\u00ebs shuhet, sepse ligji nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, por sh\u00ebrb\u00ebtor i atyre q\u00eb kontrollojn\u00eb votat.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, shitja e vot\u00ebs \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e rrezikshme e korrupsionit. Ajo nuk korrupton vet\u00ebm nj\u00eb kontrat\u00eb, nj\u00eb institucion, apo nj\u00eb politikan; ajo n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb numri t\u00eb caktuar votuesish injorant\u00eb, servil\u00eb e frikacak\u00eb korrupton vet\u00eb popullin. Dhe kur populli korruptohet, demokracia humbet shpirtin e vler\u00ebn e saj duke marr\u00eb trajt\u00eb demokrature bajate.<\/p>\n<p>Prandaj, \u00e7do vot\u00eb e shitur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zinxhir i ri e gijotin\u00eb mbi lirin\u00eb ton\u00eb.<br \/>\n\u00c7do politikan i dal\u00eb nga pazari i votave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skllav i krimit, q\u00eb mbjell padrejt\u00ebsi, dhun\u00eb dhe varf\u00ebri. Dhe \u00e7do cik\u00ebl zgjedhjesh i nd\u00ebrtuar mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap m\u00eb af\u00ebr vrasjes brutale t\u00eb demokracis\u00eb dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>\ufffcNisur nga t\u00eb gjitha teorit\u00eb politike, por e faktuar n\u00eb realpolitik\u00ebn shqiptare, nj\u00eb regjim q\u00eb ngrihet mbi blerjen e votave dhe deformimin kriminal t\u00eb vullnetit popullor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pushtet i zhveshur nga morali. Ai ka vet\u00ebm legjitimitetin e numrave, por jo t\u00eb nd\u00ebrgjegjes. N\u00eb themel t\u00eb tij nuk \u00ebsht\u00eb sovraniteti i qytetarit, por tregtia e liris\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb vet\u00eb jet\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Por, a mund t\u00eb p\u00ebrmbyset nj\u00eb pushtet i till\u00eb nga nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb vet\u00eb nuk respekton vot\u00ebn e lir\u00eb dhe barazin\u00eb e brendshme?<\/p>\n<p>Jo. Nj\u00eb opozit\u00eb e kapur nga t\u00eb nj\u00ebjtat m\u00ebkate nuk \u00ebsht\u00eb alternativ\u00eb, por pasqyr\u00eb e shtremb\u00ebruar e pushtetit. Ajo nuk sjell shpres\u00eb, por e riciklon kriz\u00ebn dhe institucionalizon regjimin.<\/p>\n<p>Demokracia nuk ringjallet nga ata q\u00eb e kan\u00eb vrar\u00eb brenda partis\u00eb s\u00eb tyre, por nga ata q\u00eb besojn\u00eb tek ajo. Qytetar\u00ebt nuk i bashkohen nj\u00eb partie opozitare n\u00ebse shohin n\u00eb kupol\u00ebn e saj politikan\u00eb q\u00eb kan\u00eb devijuar vot\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb apo procesin e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb personave apo strukturave drejtuese. Intelektual\u00ebt, akademik\u00ebt dhe njer\u00ebzit me ndikim real mbi frym\u00ebn politike dhe elektoratin nuk e gjejn\u00eb veten komod n\u00ebn arroganc\u00ebn e disa individ\u00ebve megalloman\u00eb e fodull\u00eb me spaleta politike q\u00eb nuk i kan\u00eb justifikuar kurr\u00eb.<br \/>\nQytetar\u00ebt nuk i frym\u00ebzon nj\u00eb parti opozitare q\u00eb nuk pranon defektet e veta dhe nuk vet\u00ebkorrigjohet pas humbjes drastike por fshihet vet\u00ebm pas agresionit kriminal t\u00eb regjimit politik e pushtetit t\u00eb pakontrolluar t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve.<br \/>\nNj\u00eb regjim i krimit elektoral bie vet\u00ebm kur lind ose konsolidohet nj\u00eb forc\u00eb politike reale e past\u00ebr, e dal\u00eb nga nd\u00ebrgjegjja qytetare, nga z\u00ebri i lir\u00eb dhe nga refuzimi i kompromisit me korrupsionin.<\/p>\n<p>Sepse kur vota shitet, populli shitet. Dhe kur populli shitet, Shteti i s\u00eb Drejt\u00ebs shuhet, demokracia vdes, nd\u00ebrsa pushteti kthehet n\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjakur iluzionesh.<br \/>\nE kjo panoram\u00eb e turpshme teatrale duhet t\u00eb marr\u00eb fund n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb sfilitur. Ne tashm\u00eb nuk kemi luksin ta trajtojm\u00eb si k\u00ebshill\u00eb por duhet ta realizojm\u00eb e mund\u00ebsojm\u00eb me \u00e7do kusht e \u00e7mim. Nj\u00eb opozit\u00eb e fort\u00eb e demokratike \u00ebsht\u00eb dhe duhet t\u00eb jet\u00eb pararendje e fundit t\u00eb skllav\u00ebris\u00eb moderne, Demokratur\u00ebs &#8211; Regjimit t\u00eb krijuar nga politikan\u00ebt skllev\u00ebr..<\/p>\n<p> 21 Shtator 2025<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, skllav\u00ebria \u00ebsht\u00eb trajtuar gjithmon\u00eb si periudha kur ka ndodhur mohimi m\u00eb i madh i liris\u00eb p\u00ebr popuj apo individ\u00eb. Pavarsisht se n\u00eb dukje kjo histori i p\u00ebrket t\u00eb shkuar\u00ebs, p\u00ebr fat t\u00eb keq n\u00eb Shqip\u00ebri edhe sot, n\u00eb shekullin XXI, ekziston nj\u00eb form\u00eb e re skllav\u00ebrie, m\u00eb e padukshme, por po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":92315,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-92314","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92314","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92314"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92314\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":92316,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92314\/revisions\/92316"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/92315"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92314"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92314"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92314"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}