{"id":91813,"date":"2025-09-03T08:34:53","date_gmt":"2025-09-03T08:34:53","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=91813"},"modified":"2025-09-03T08:34:53","modified_gmt":"2025-09-03T08:34:53","slug":"gjeneral-piro-ahmetaj-paqja-ne-ukraine-pa-damken-e-legjitimimit-te-pushtuesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/09\/03\/gjeneral-piro-ahmetaj-paqja-ne-ukraine-pa-damken-e-legjitimimit-te-pushtuesit\/","title":{"rendered":"Gjeneral Piro Ahmetaj: \u201cPaqja n\u00eb Ukrain\u00eb PA damk\u00ebn e legjitimimit t\u00eb pushtuesit\u201d !"},"content":{"rendered":"<p>Pik\u00ebs\u00ebpari, n\u00eb kapacitetin e Senior Expertit p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare dhe \u00e7\u00ebshtjet e ShBA\/NATO-s, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimeve me Institutin e Luft\u00ebs, AC, CSCE, etj, n\u00eb Washington; Q\u00ebndr\u00ebn Marshall, Gjermani, NDC, etj, kam ndjekur me interes t\u00eb shtuar 1275 dit\u00eb\/net\u00eb luftime t\u00eb p\u00ebrgjakshme n\u00eb fush\u00ebbetej\u00ebn me\/p\u00ebr Ukrain\u00ebn.\u00a0\u00a0 Nd\u00ebrsa n\u00eb vijim, gjeni p\u00ebrmbledhje strategjike\/p\u00ebrdit\u00ebsuar rreth dinamik\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs 3.5 vje\u00e7are dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr: \u201cndalimin e gjakderdhjes si dhe sfid\u00ebn e vendosjes e paqes s\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb Ukrain\u00eb, PA damk\u00ebn e legjitimimit t\u00eb pushtuesit, pra Rusis\u00eb-Putiniste\u201d:<br \/>\nN\u00eb 22 shkurt 2022, Rusia nd\u00ebrmori agresion ushtarak (t\u00eb pa-pre\u00e7edent\u00eb nga Lufta e II-Bot\u00ebrore) ndaj integritetit territorial t\u00eb nj\u00eb vendi sovran. Ambicjet dhe q\u00ebllimi i nd\u00ebrmarrjes\/marr\u00ebzis\u00eb vrastare t\u00eb Putinit ishte: &#8220;Jo vet\u00ebm t\u00eb pushtonte shpejt Ukrain\u00ebn (max. 9 Maj 2022), por edhe t\u00eb posht\u00ebronte rendin global, vlerat per\u00ebndimore, kohezionin, si dhe fuqin\u00eb ushtarake t\u00eb Aleanc\u00ebs Euroatlantike (USA\/NATO\/BE)\u201d.\u00a0\u00a0<br \/>\nPor fal\u00eb q\u00ebndres\u00ebs martire t\u00eb ukrainasve dhe mb\u00ebshtetjes jetike nga SHBA\/NATO\/BE, edhe mbas 3 vjet\u00ebsh e 6 muaj luftime t\u00eb p\u00ebrgjakshme Rusia \u2013 Putiniste nuk ka p\u00ebrmbushur asnj\u00eb nga k\u00ebto objektiva strategjike. Po ashtu, p\u00ebrballja heroike e Ukrain\u00ebs me mb\u00ebshtetjen jetike t\u00eb per\u00ebndimit sh\u00ebrbejn\u00eb edhe si demostrim force ndaj Putinit t\u00eb shp\u00ebrfytyruar nga p\u00ebrgjegj\u00ebsite e krimeve n\u00eb Ukrain\u00eb, q\u00eb: \u201cn\u00ebse do t\u00eb guxonte t\u00eb sulmonte cilindo nga 32 vendet e NATO-s, e garantuar q\u00eb do t\u00eb mposhtej dhe do posht\u00ebrohej nga fuqia e pakonkurueshme ushtarake e Aleanc\u00ebs Euroatlantike (USA\/NATO\/BE)\u201d.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, duhet ta n\u00ebnvizojm\u00eb se, ka nj\u00eb dallim t\u00eb qart\u00eb mes paleve nd\u00ebrluftuese, pasi nd\u00ebrsa Ukraina br\u00ebnda t\u00eb drejt\u00ebs t\u00eb vet\u00ebmbrojtjes sovrane ka sulmuar vet\u00ebm nj\u00ebsi dhe infrastruktura ushtarake t\u00eb pushtuesit, nga ana tjet\u00ebr ushtria-Putiniste, vijon sulmet barbare mbi \u00e7erdhet, shkollat, spitatet, pallatet, ambasadat p\u00ebr\u00ebndimore, uj\u00ebsjellsat, centralet elektrike si dhe infrastrukturat me pesh\u00eb jetike p\u00ebr qytetar\u00ebt e Ukrain\u00ebs!<br \/>\nS\u00eb DYTI, gj\u00ebndja e pal\u00ebve nd\u00ebrluftuese mbas 42 muaj luftimesh. Megjith\u00eb rezistenc\u00ebn heroike, disa krahina t\u00eb Ukrain\u00ebs lindore (n\u00eb total rreth 20 %) jan\u00eb pushtuar nga Rusia, si Donbasi, Luhansk dhe Zaporizhzhia. Pra: \u201cnd\u00ebrsa Ukraina ka mbi 600 mij\u00eb km2, Rusia zot\u00ebron 3 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se i gjith\u00eb territori RSh\u201d!\u00a0<br \/>\nHumbjet njer\u00ebzore: N\u00eb total rreth 1.6 million ushtar\u00eb dhe civil\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb ose plagosur (mbi 1.1 milion Rus\u00eb dhe m\u00eb pak se \u00bd\u00a0milion Ukrainas), si dhe me kosto t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, p.sh Rusia shpenzon deri 1 Miliard \u20ac n\u00eb dit\u00eb, pasi ka p\u00ebsuar humbje t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb armatime, avion\u00eb, dron\u00eb, tanke, raketa dhe n\u00eb burime natyrore. Edhe Ukraina ka d\u00ebme kolosale (ekspozita n\u00eb Rinas ilustron pasojat e sulmeve neo-naziste), t\u00eb cilat do mbeten nj\u00eb sfid\u00eb mjaft e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u rim\u00ebk\u00ebmbur.\u00a0<br \/>\nGj\u00ebndja e trupave Ruse. Pavar\u00ebsisht mbi 1.3 milion t\u00eb vrar\u00eb, moralit t\u00eb rr\u00ebnuar t\u00eb ushtris\u00eb dhe t\u00eb kombit rreth luft\u00ebs, Kremlini mban n\u00eb frontin e luft\u00ebs rreth 350,000 ushtar\u00eb nga mobilizimi i detyruar ose mercenar\u00eb nga Koreja e Veriut, Mali, Kina, etj. Ka ende shum\u00eb tanke T-80\/T-90; flot\u00eb avion\u00ebsh Su-30, 35 dhe 25; raketa balistike S-400 dhe Iskander; sisteme t\u00eb avancuara t\u00eb mbrojtjes ajrore S-400 dhe Pantsir, por ka probleme serioze p\u00ebr furnizimin e trupave me municione, etj.<br \/>\nGj\u00ebndja e ushtris\u00eb ukrainase. Aktualisht, ka mbi 300,000 ushtar\u00eb aktiv\u00eb; tanke Leopard, Challenger dhe T-64\/T-72; Avion\u00eb Su-27 dhe MiG-29; mbrojtje ajrore t\u00eb fuqishme, p\u00ebrfshir\u00eb S-300, Patriot dhe NASAMS; sisteme t\u00eb artileris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizshme HIMARS dhe Dron\u00eb t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb fundit.\u00a0 Ukraina ka patur dhe vijon t\u00eb ket\u00eb mb\u00ebshtetje konstante nga SHBA\/Per\u00ebndimi (m\u00eb shum\u00eb se gjys\u00ebm trilion \u20ac) me armatime dhe teknologji moderne si dhe sisteme t\u00eb inteligjenc\u00ebs.<br \/>\nMe kund\u00ebrm\u00ebsymjen dhe ri-marjen e Khirsonit n\u00eb 2023; pushtimin e Kursk-un (sip\u00ebrfaqj e qarkut t\u00eb Tiran\u00ebs) br\u00ebnda Rusis\u00eb; me goditjen e guximshme (bresh\u00ebr dron\u00ebsh\/117, n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb stratagjike deri 5500 km) dhe shkat\u00ebrrimi i\u00a0 40 bombarduesve b\u00ebrthamore me kosto mbi 7 miliard);\u00a0 konfirmimi n\u00eb dit\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb (24 Gusht) i prodhimite t\u00eb raketave me rreze deri 1000 Km, demostrojn\u00eb\u00a0 fuqin\u00eb e pamposhtur ushtarake si dhe vendosmerin\u00eb sublime t\u00eb kombit Ukrainas deri n\u00eb \u00e7lirimin e territoreve t\u00eb pushtuara.\u00a0<br \/>\nPesha e Aleanc\u00ebs Euroatlatike: N\u00eb 3 vjet e gjys\u00ebm, mbi 500 Bilion \u20ac (tanke, raketa, avion dhe dron\u00eb t\u00eb gjenerates s\u00eb fundit). Menj\u00ebhere mbas takimit te Trump-Putin (dhe sigurisht me bekimin e Tij\/USA), NATO konfirmoi mb\u00ebshtetjen e nj\u00eb liste nevojash p\u00ebr Ukrain\u00ebn me 50 Miliard \u20ac. P\u00ebrtej shifrave dhe makineris\u00eb s\u00eb deziformimit, kjo demostron kohezion dhe mb\u00ebshtetje t\u00eb pakusht\u00ebzuar deri n\u00eb fitoren e Ukrain\u00ebs ndaj t\u00eb keqes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt (Rusis\u00eb &#8211; Putiniste).<br \/>\nS\u00eb TRETI, Plani i Paqes, mbas takimit Trump-Putin. P\u00ebrtej mendjeve t\u00eb ushqyera nga makineria staliniste e dezinformimit (p.sh pritjen me qilimin e kuq, etj), Presidenti Trump para\/pas takimit ka ri-konfirmuar \u201cprivalimin e interesave Amerikane\u201d, por kurr\u00ebsesi nuk ka \u201clegjitimimuar pushtimet dhe as statusin e fitimtarit t\u00eb luft\u00ebs\u201d. Prandaj e p\u00ebrs\u00ebris m\u00eb fort\u00eb se: \u201cTrump e nxorri\/diskretitoi Bish\u00ebn e plagosur r\u00ebnd\u00eb nga ngujimi\/izolimi n\u00eb shpell\u00ebn e krimeve\u201d, si dhe p\u00ebr t\u2019i imponuar: \u201cndalimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb gjakderdhjes si dhe negociata me Kievin p\u00ebr statusin e rajoneve t\u00eb pushtuara nga Rusia\u201d!\u00a0\u00a0\u00a0<br \/>\nNdaj, prioriteti i Trump, ose \u00e7ka i bashkon pal\u00ebt (Ukraine \u2013 Rusi) \u00ebsht\u00eb ndalimi i gjak\u00ebderdhjes njer\u00ebzore. Nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb fakt se Zelensky, mb\u00ebshtetur n\u00eb Hart\u00ebn -Kushtetuese k\u00ebmb\u00ebngul t\u00eb rikthej\u00eb \u00e7do p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb pushtuar (p\u00ebrfshi Krimen\u00eb), nga ana tjet\u00ebr Putini k\u00ebrkon t\u00eb mbaj\u00eb\/legjitimoj\u00eb territoret e pushtuara n\u00eb Ukrain\u00eb. Por kush mund t\u00eb jen\u00eb \u201ctre opsionet\u201d dhe a mund t\u00eb arrihet nj\u00eb zgjidhje\/paqe e q\u00ebndrueshme (?):<br \/>\nOpsioni Nr 1, ose pajtimi n\u00eb tavolin\u00eb: \u201cRusia dhe Ukraina do duhet t\u00eb dakordohen p\u00ebr t\u00eb ndaluar luftimet si dhe nisjen e negiciatave p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb zgjidhje diplomatike territoreve t\u00eb pushtuara\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb opsion, pjesa m\u00eb e madhe e teritoreve t\u00eb pushtuara marrin Autonomi-Plus pa \u00e7\u00ebnuar kufijt zyrtar t\u00eb Ukrain\u00ebs. Ky opsion do t\u00eb ndalte luft\u00ebn, por do t\u00eb shkaktonte tensione t\u00eb brendshme n\u00eb Ukrain\u00eb, pasi ukrainasit do ta merrnin: \u201csi nj\u00eb dor\u00ebzim n\u00eb tavolin\u00eb t\u00eb sovranitetit t\u00eb vendit\u201d.\u00a0<br \/>\nOpsioni Nr.2: Ndalimi luftimeve dhe krijimi i zonave t\u00eb garantuar nga artikulli 5, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kalimtare, si dhe vijimi negociatave deri te nj\u00eb marr\u00ebveshje afatgjat\u00eb. Forcat e vendeve t\u00eb NATO-s, do t\u00eb vendosen mes territoreve t\u00eb pushtuara (Buffer-Zone\/neutrale) p\u00ebr t\u00eb garantuar paqen (siguria ajrore e konfirmuar nga USA). Ky opsion nuk\u00a0e ndryshon hart\u00ebn kushtetuese t\u00eb Ukrain\u00ebs, por do duhej angazhimi i ShBA\/NATO\/BE, t\u00eb cilat mbas d\u00ebshtimit n\u00eb Afganistan, etj, mund t\u00eb mos marrin rol kaq t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb!<br \/>\nOpsioni Nr.3: Fitore e plot\u00eb e Ukrain\u00ebs ose Rusis\u00eb, ose \u201ckapitullim\u201d i nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb\u201d: (A) Ukraina me ndihm\u00ebn e Per\u00ebndimit arrin t\u00eb \u00e7liroj\u00eb teritoret e pushtuara (p\u00ebrfshi Krimen\u00eb), duke imponuar nj\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb plot\u00eb \u00eb ushtris\u00eb Ruse nga Ukraina (si Milloshevi\u00e7i n\u00eb Qershor 1999) si dhe t\u00eb ri-vendos dhe ushtroj\u00eb autoritin shtet\u00ebror mbi t\u00eb gjithe t\u00ebr\u00ebsin\u00eb teritoriale t\u00eb Ukrain\u00ebs.\u00a0<br \/>\n(B) Rusia arrin t\u00eb gjunj\u00ebzoj\u00eb Ukrain\u00ebn si dhe t\u00eb vendos autoritetin e M\u00ebm\u00ebs-Rusi mbi territoret e pushtuara. Ky opsion \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i pamundur, si dhe do t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzonte luft\u00ebn deri n\u00eb shkat\u00ebrrimin fatal t\u00eb Ukrain\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb opsion (q\u00eb s\u2019ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur kurr\u00eb), Presidenti Trump, ShBANATO\/BE, do t\u00eb diskretitoheshin si \u201croje\u00a0 e pushtimeve t\u00eb Putinit\u201d (!). Nd\u00ebrsa n\u00eb rrafshin global, nj\u00eb Rusi triumfatore, do t\u00eb sh\u00ebrbente si \u201candora\u201d p\u00ebr pushtime t\u00eb tjera \u2026 ?!<br \/>\nN\u00eb SHTESE, si n\u00eb dhjetra vler\u00ebsime, edhe k\u00ebt\u00eb opinion po e p\u00ebrmbyll me disa \u201ckonsiderata strategjike\u201d:<br \/>\nHistoria bot\u00ebrore e luft\u00ebrave nuk e njeh k\u00ebt\u00eb model paqe (t\u00eb gjith\u00eb fitimtare, ose Win-Win). Kjo, pasi marr\u00ebveshjet e p\u00ebrkohshme mes pal\u00ebve nd\u00ebrluftuese (si autonomia-Plus e Krimes\u00eb n\u00eb 2014, apo asociacioni p\u00ebr Mitrovic\u00ebn), mund ti k\u00ebnaq\u00eb interesat e lider\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs, por nuk kan\u00eb prodhuar paqe p\u00ebr qytetar\u00ebt, p\u00ebrkundrazi destabilitet dhe gjak\u00ebderdhje. Shkurt, nj\u00eb \u201cRusi fitimtare\u201d, do t\u00eb zgjaste sundimin e \u201cCarit t\u00eb Ri t\u00eb Kremlinit-Putini\u201d, por nuk do t\u00eb prodhonte paqe afatgjat\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn e gjakosur si dhe hidhte n\u00eb er\u00eb besimin n\u00eb rendin global, vlerat e demokracis\u00eb dhe fuqin\u00eb ushtarake t\u00eb aleances euroatlantike.\u00a0<br \/>\nNd\u00ebrsa p\u00ebr oshilacionet staliniste t\u00eb Lavrovit, Vu\u00e7i\u00e7it, etj e p\u00ebrs\u00ebris edhe m\u00eb fort\u00eb se nuk ka asnj\u00eb referenc\u00eb krahasuese me rastin e Kosov\u00ebs, pasi: \u201cLufta e NATO-s n\u00eb 1999 ishte p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs s\u00eb pushtuar dhe p\u00ebrgjakur nga Serbia\u201d, prandaj n\u00eb 9 Qeshor 1999 n\u00eb Kumanov\u00eb u n\u00ebn\u00ebshkrua marr\u00ebveshja ushtarake midis \u201cpal\u00ebs humb\u00ebse\u201d, Ushtria e Milloshevi\u00e7it si dhe \u201cpal\u00ebs fitimtare\u201d, USA\/NATO\/UK\u201d !<br \/>\nK\u00ebshtu, Ukraina sh\u00ebrben edhe si mesazh p\u00ebr Ministrin e Milloshevi\u00e7it (z. Vu\u010di\u010d), q\u00eb: \u201ct\u00eb mos armatoset kot me Avion Mig-29, Rafale si dhe Raketa apo Dron\u00eb me 1.64 miliard \u20ac nga Izraeli, etj\u201d. Kjo pasi gjith\u00ebsesi Serbia ka ZERO k\u00ebllqe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me aft\u00ebsit\u00eb mbrojt\u00ebse n\u00eb rritje t\u00eb Kosov\u00ebs (mbas pajisjes s\u00eb FSK nga USA me Raketa-Jv, Dron\u00eb, etj) dhe kurr\u00ebsesi me fuqin\u00eb e sprovuar (99) ushtarake t\u00eb ShBA\/NATO.<br \/>\nI gjej t\u00ebr\u00ebsisht mjerane kur: \u201cbollshevik\u00ebt e s\u00ebmur\u00eb, fat\u00ebkeq\u00ebsisht edhe n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb\u201d i ri-sjellin opinionit komb\u00ebtar oshilacionet e regjimit kriminal t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs: \u201cUSA po sillet si xhandar nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nd\u00ebrsa Presidenti Trump si bixhozxhi\/matrapaz fshati q\u00eb sot shet\/blen Ukrain\u00ebn, nes\u00ebr Kosov\u00ebn, etj bro\u00e7kulla\u201d. Prandaj, e ri-theksoj se p\u00ebr interesat gjeopolitike mbar\u00eb-Komb\u00ebtare, nuk kemi opsion tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb mb\u00ebshtesim pa kushte\u00a0vendimarrjet dhe programet e USA\/NATO-s p\u00ebr Ukrain\u00ebn, duke \u201cd\u00ebnuar fort\u00eb luft\u00ebn neo-Staliniste, si nga m\u00eb \u00e7\u2019njer\u00ebzoret n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb njer\u00ebzimit\u201d.\u00a0\u00a0<br \/>\nS\u00eb fundmi, mbetem besimplot\u00eb se, fal\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb pakonkurueshme ushtarake t\u00eb\u00a0ShBA\/NATO si dhe Leadershipit t\u00eb fort\u00eb t\u00eb Presidentit Trump: \u201cpaqja n\u00eb Ukrain\u00eb, rendi global i siguris\u00eb, vlerat e qytet\u00ebrimit dhe demokracis\u00eb; fuqia ushtarake dhe interesat Euroatlantike (p\u00ebrfshi Komb\u00ebtare) do t\u00eb triumfojn\u00eb mbi neo-nazist\u00ebt, neo-stalinist\u00ebt, neo-Milloshevi\u00e7\u00ebt, shtetet dhe organizatat terroriste\u201d!\u00a0<br \/>\n* Autori: Gjeneral \u00ae\ufe0f Piro Ahmetaj:<br \/>\nSenior Ekspert p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare,<br \/>\nBallkanit si dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me USA\/NATO,<br \/>\nIsh: zv\/SHSHP, K\u00ebshilltar i Presidentit si dhe,<br \/>\nP\u00ebrfaq\u00ebsues i RSh n\u00eb SHAPE\/NATO.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pik\u00ebs\u00ebpari, n\u00eb kapacitetin e Senior Expertit p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare dhe \u00e7\u00ebshtjet e ShBA\/NATO-s, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimeve me Institutin e Luft\u00ebs, AC, CSCE, etj, n\u00eb Washington; Q\u00ebndr\u00ebn Marshall, Gjermani, NDC, etj, kam ndjekur me interes t\u00eb shtuar 1275 dit\u00eb\/net\u00eb luftime t\u00eb p\u00ebrgjakshme n\u00eb fush\u00ebbetej\u00ebn me\/p\u00ebr Ukrain\u00ebn.\u00a0\u00a0 Nd\u00ebrsa n\u00eb vijim, gjeni p\u00ebrmbledhje strategjike\/p\u00ebrdit\u00ebsuar rreth [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":91814,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-91813","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91813","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91813"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91813\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":91815,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91813\/revisions\/91815"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/91814"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91813"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91813"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91813"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}