{"id":91462,"date":"2025-08-21T09:53:54","date_gmt":"2025-08-21T09:53:54","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=91462"},"modified":"2025-08-21T09:53:54","modified_gmt":"2025-08-21T09:53:54","slug":"reldar-dedaj-ky-shtet-edhe-te-vret-edhe-te-merr-peng-edhe-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/08\/21\/reldar-dedaj-ky-shtet-edhe-te-vret-edhe-te-merr-peng-edhe-te\/","title":{"rendered":"Reldar Dedaj\/ Ky shtet edhe t\u00eb vret, edhe t\u00eb merr peng, edhe t\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrmes mediave online, ekraneve televizive dhe rrjeteve sociale, shqiptar\u00ebt ndjen\u00eb drejtp\u00ebrdrejt at\u00eb q\u00eb deri dje dukej metafor\u00eb: vdekjen faktike t\u00eb shtetit shqiptar. Nj\u00eb shtet n\u00eb hjek\u00eb, i mb\u00ebrthyer prej vitesh n\u00eb gryk\u00ebn e krimit t\u00eb organizuar, u shemb para syve t\u00eb qytetar\u00ebve pik\u00ebrisht n\u00eb \u00e7astin kur zhdukja enigmatike p\u00ebr dhjet\u00eb or\u00eb e nj\u00eb ish-zyrtari t\u00eb lart\u00eb, njeriut q\u00eb kishte pasur n\u00eb dor\u00eb sigurin\u00eb kibernetike t\u00eb vendit, u shpjegua nga autoritetet si nj\u00eb konflikt banal dashurie.<\/p>\n<p>Mesazhi i tij i fundit  -\u201cpo m\u00eb arrestojn\u00eb\u201d- kishte ting\u00eblluar si akti final i nj\u00eb njeriu q\u00eb e ndiente rrethimin. M\u00eb pas, heshtja. Dhe pas heshtjes, nj\u00eb rikthim i turbullt, i mbushur me dyshime dhe pik\u00ebpyetje. Policia u ngut t\u00eb jap\u00eb versionin e saj, nj\u00eb \u201cdram\u00eb dashurie\u201d, si\u00e7 institucionet shqiptare gjithmon\u00eb kan\u00eb gati nj\u00eb skenar banal p\u00ebr t\u00eb mbuluar plag\u00ebt m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb shtetit. Por publiku e ndjeu se pas k\u00ebtij versioni fshihej nj\u00eb pesh\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Sidomos kur, pak muaj m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb ish-zv.kryeminist\u00ebr deklaronte publikisht se ky njeri ishte k\u00ebrc\u00ebnuar personalisht nga Kryeministri p\u00ebr t\u00eb mbyllur goj\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr, nj\u00eb zhdukje e till\u00eb do t\u00eb ishte trajtuar si alarm komb\u00ebtar, si sinjal i nj\u00eb rreziku p\u00ebr vet\u00eb sigurin\u00eb e shtetit. N\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrkundrazi, ajo u kthye n\u00eb nj\u00eb telenovel\u00eb. Ky ishte momenti kur qytetar\u00ebt e kuptuan se peng nuk ishte vet\u00ebm individi q\u00eb u zhduk p\u00ebr dhjet\u00eb or\u00eb, por i gjith\u00eb shteti. Sepse kur qytetar\u00ebt detyrohen t\u00eb heshtin nga frika, dhe kur zyrtar\u00ebt q\u00eb din\u00eb sekretet zhduken e rishfaqen me versione t\u00eb fabrikuara, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00eb shteti q\u00eb ka marr\u00eb rolin e pengut. Dhe nj\u00eb shtet i mbajtur peng nuk ka as siguri, as drejt\u00ebsi, as t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb. M\u00eb her\u00ebt, nj\u00eb vajz\u00eb e brisht\u00eb, e pambrojtur, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn hoqi dor\u00eb nga e v\u00ebrteta. Sot, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ish-zyrtar i lart\u00eb q\u00eb zhduket pa gjurm\u00eb, p\u00ebr t\u2019u rikthyer m\u00eb pas me nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb kontrolluar. N\u00eb t\u00eb dy rastet, fjala dhe e v\u00ebrteta jan\u00eb diktuar nga krimi dhe nga pushteti q\u00eb ka pranuar t\u00eb funksionoj\u00eb sipas ligjeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Rikthimi i tij pas dhjet\u00eb or\u00ebsh, mes ankthit t\u00eb familjes dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, nuk ishte shenj\u00eb normaliteti, por paralajm\u00ebrim. Sepse nuk ishte peng i nj\u00eb pasioni personal, por viktim\u00eb e nj\u00eb shteti q\u00eb sot shfaqet haptazi me natyr\u00ebn e tij mafioze. Strukturat nuk pat\u00ebn forc\u00eb as ta gjenin, as ta hetonin, as ta gjurmonin. Ai u kthye vet\u00ebm kur duart q\u00eb e mbanin peng vendos\u00ebn ta dor\u00ebzonin, sikur t\u00eb ishte nj\u00eb thes i zakonsh\u00ebm para dyerve t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>Ky episod, si shum\u00eb t\u00eb tjera, vulos t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e hidhur: shteti shqiptar ka firmosur vdekjen e tij. Danieli, si \u00e7do qytetar tjet\u00ebr, na tregoi se sot shoq\u00ebria shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e mbajtur peng. Se secili prej nesh \u00ebsht\u00eb peng i nj\u00eb shteti mafioz, q\u00eb t\u00eb zhvat, t\u00eb rreh, t\u00eb shantazhon, t\u00eb q\u2026, t\u00eb vret, n\u00ebse guxon t\u00eb mos hesht\u00ebsh. Ky shtet ka hequr edhe laskr\u00ebn e fundit t\u00eb asaj \u00e7ka duhet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt. Ai nuk fshihet m\u00eb pas fasadave, por shfaqet hapur, lakuriq: si mafia.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrmes mediave online, ekraneve televizive dhe rrjeteve sociale, shqiptar\u00ebt ndjen\u00eb drejtp\u00ebrdrejt at\u00eb q\u00eb deri dje dukej metafor\u00eb: vdekjen faktike t\u00eb shtetit shqiptar. Nj\u00eb shtet n\u00eb hjek\u00eb, i mb\u00ebrthyer prej vitesh n\u00eb gryk\u00ebn e krimit t\u00eb organizuar, u shemb para syve t\u00eb qytetar\u00ebve pik\u00ebrisht n\u00eb \u00e7astin kur zhdukja enigmatike p\u00ebr dhjet\u00eb or\u00eb e nj\u00eb ish-zyrtari t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":91463,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-91462","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91462","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91462"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91462\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":91464,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91462\/revisions\/91464"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/91463"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91462"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91462"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91462"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}