{"id":91337,"date":"2025-08-14T18:41:48","date_gmt":"2025-08-14T18:41:48","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=91337"},"modified":"2025-08-14T18:41:48","modified_gmt":"2025-08-14T18:41:48","slug":"irena-beqiraj-kur-regjimi-sundon-me-ane-te-ligjit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/08\/14\/irena-beqiraj-kur-regjimi-sundon-me-ane-te-ligjit\/","title":{"rendered":"Irena Beqiraj\/ Kur regjimi sundon me an\u00eb te ligjit !"},"content":{"rendered":"<p>Nje debat interesant \u00ebsht\u00eb zhvilluar pak koh\u00eb me par\u00eb mbi faktin a kemi nj\u00eb diktatur\u00eb liberale n\u00eb Shqip\u00ebri ?!<br \/>\nUne do ta quaja, &#8220;diktatur\u00eb t\u00eb heshtur&#8221; . <\/p>\n<p>N\u00eb diktaturat e heshtura nuk ka luft\u00eb, as grusht shteti ,as revolucion. Ka zgjedhje, ka parti, ka gjykata, ka media, p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo ndodh n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e vendit ka debat n\u00eb media e rrjete sociale , ka edhe mendime ndryshe . <\/p>\n<p>N\u00eb diktaturat e heshtura ssgj\u00eb nuk duket e gabuar apo jo normale n\u00eb sip\u00ebrfaqe.<br \/>\nAma, n\u00ebn sip\u00ebrfaqjen t\u00ebr\u00ebsisht normale,  diktatura n\u00eb em\u00ebr t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit, instalon sundimin me ligj .<br \/>\nA kemi k\u00ebrkuar gjithmon\u00eb sundimin e ligjit ? At\u00ebher\u00eb ligji po p\u00ebrdoret p\u00ebr p\u00ebr e na sunduar! <\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj strategjie, regjimi  konsolidon pushtetin e tij edhe  pretendon para zgjedh\u00ebsve dhe v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb se ndryshimet ligjore jan\u00eb  te nevojshme p\u00ebr demokracin\u00eb edhe zhvillimin edhe u jan\u00eb n\u00ebnshtruar pro\u00e7eseve t\u00eb duhura t\u00eb konsultimit publik edhe transparenc\u00ebs.  <\/p>\n<p>Fuqia p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar burimet si p\u00ebrdorimi i tok\u00ebs apo t\u00eb drejtave t\u00eb tjera n\u00eb pak duar,  b\u00ebhet me ligj . Me ligjet e investimeve strategjike , qerave 1 euro, apo ligjeve me emra t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb u vra liria e tregut edhe konkurenca,  k\u00ebshtu n\u00eb vend t\u00eb tregut lir\u00eb u form\u00ebzua oligarkia civile.<br \/>\nNdaj n\u00eb ekonomin\u00eb q\u00eb kemi sot  nga nj\u00eb an\u00eb  kemi nj\u00eb grusht investitor\u00ebsh strategjik\u00eb q\u00eb ofrojn\u00eb resortet , universitetet , sh\u00ebrbimin financiar , tregetin\u00eb hidrokarbure, transportin nd\u00ebrkomb\u00ebtar kullat e larta  edhe nga ana tjet\u00ebr qindra mij\u00ebra dyqanxhinj q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime me produktivitet t\u00eb ul\u00ebt te cil\u00ebt p\u00ebr sigurimin e mbijetes\u00ebs shkelin ligjin duke z\u00ebn\u00eb me tavolina  e tenda hap\u00ebsirat publike.<br \/>\n Po me ligje preferenciale edhe mbi favoret ekonomike t\u00eb marra nga pushteti lul\u00ebzuan &#8220;mediat e lira&#8221; , t\u00eb cilat t\u00eb z\u00ebna ngusht\u00eb n\u00eb grack\u00ebn ekonomike t\u00eb pushtetit b\u00ebhen pa turp pro regjimit.<br \/>\nPra me  ligj ngushtohet hap\u00ebsirat e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs edhe liris\u00eb ekonomike  n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vet\u00ebm grupet pro-qeveritare ose ato me synime t\u00eb lidhura me qeverin\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vetmet q\u00eb mund t\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb.  <\/p>\n<p>Me ligj taksohet m\u00eb shum\u00eb shtresa e mesme edhe po me ligj falen detyrimet e prapambetura te bizneseve  t\u00eb medha, me ligj profesori paguan taksa me shum\u00eb se oligarku qe ka universitetin , me ligj bankat falin borxhet e kqija t\u00eb oligarkeve po me ligj shet kredit\u00eb e hallexhinjeve tek kompanit\u00eb e mbedhjes me force t\u00eb borxheve.   Me ligj  edhe po n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjit lirohen trotuaret nga tavolinat e bizneseve t\u00eb vogla , edhe po me ligj na kufizohet fryma ne qytetet betonit.<br \/>\nDikur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit , sot me ligj edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjit \u00ebsht\u00eb vendosur t\u00eb ket\u00eb pak ose aspak liri edhe mund\u00ebsi p\u00ebr njer\u00ebzit e thjesht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt shfrytezojn\u00eb te vetmen liri q\u00eb u ka mbetur at\u00eb t\u00eb  braktisjes s\u00eb vendin. <\/p>\n<p>E fatkeq\u00ebsisht as BE-ja,  e cila na serviret si testi I fundit I sundimit t\u00eb ligjit edhe demokracis\u00eb  nuk \u00ebsht\u00eb imune nga  pandemia e sundimit me an\u00eb  t\u00eb ligjit .<br \/>\nPik\u00ebrisht mu  brenda BE-se  ndodhen p\u00ebrkat\u00ebsisht  Polonia edhe Hungaria te cilat listohen n\u00eb diktaturat m\u00eb t\u00eb heshtura  n\u00eb bot\u00eb. <\/p>\n<p>Pa nj\u00eb sy t\u00eb kujdessh\u00ebm, sundimi me an\u00eb t\u00eb ligjit duket si demokraci , por \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht loja me ligjin e cila konsolidon ne m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb regjimin edhe pasi regjimi konsolidohet ateher\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u thyer, aq m\u00eb pak me zgjedhje. <\/p>\n<p>Diktatur\u00eb liberale apo e heshtur pak r\u00ebnd\u00ebsi ka emri!  Pyetja q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb : A \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshembull edhe  Kodi i Ri Penal  nj\u00eb rast tjet\u00ebr sesi me  ligj  kufizohet  liria e fjal\u00ebs, liria e zot\u00ebrimin te pron\u00ebs ne m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb regjimi t\u00eb konsolidoj\u00eb sundimin tij?!<\/p>\n<p>N\u00ebse p\u00ebrgjigja p\u00ebr shum\u00eb nga ne \u00ebsht\u00eb: PO!  fatkeq\u00ebsisht as BE e as opozita nuk jan\u00eb siguresa t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr konsolidimin  p\u00ebrfundimtar t\u00eb regjimit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte a do ta quajm\u00eb diktatur\u00eb liberale apo e heshtur pak  r\u00ebnd\u00ebsi ka !<br \/>\n N\u00ebse me ligj ne privohemi nga liria, edhe nuk kujdesemi ne koh\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb mos ndodh\u00eb, thjesht nuk e meritojm\u00eb lirin\u00eb  !<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nje debat interesant \u00ebsht\u00eb zhvilluar pak koh\u00eb me par\u00eb mbi faktin a kemi nj\u00eb diktatur\u00eb liberale n\u00eb Shqip\u00ebri ?! Une do ta quaja, &#8220;diktatur\u00eb t\u00eb heshtur&#8221; . N\u00eb diktaturat e heshtura nuk ka luft\u00eb, as grusht shteti ,as revolucion. Ka zgjedhje, ka parti, ka gjykata, ka media, p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo ndodh n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e vendit ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":91338,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-91337","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91337","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91337"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91337\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":91339,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91337\/revisions\/91339"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/91338"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91337"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91337"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91337"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}