{"id":91090,"date":"2025-08-05T09:24:38","date_gmt":"2025-08-05T09:24:38","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=91090"},"modified":"2025-08-05T09:24:38","modified_gmt":"2025-08-05T09:24:38","slug":"gjeneral-piro-ahmetaj-vetem-superfuqia-e-usa-trump-eviton-luften-e-3-boterore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/08\/05\/gjeneral-piro-ahmetaj-vetem-superfuqia-e-usa-trump-eviton-luften-e-3-boterore\/","title":{"rendered":"Gjeneral Piro Ahmetaj: \u201cVet\u00ebm SuperFuqia e USA\/Trump eviton Luft\u00ebn e 3-Bot\u00ebrore\u201d!"},"content":{"rendered":"<p>Pyetje trilona dollar\u00eb:\u201cA ndodhemi n\u00eb prag t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb Bot\u00ebrore\u201d(?) Kush mund t\u00eb jen\u00eb pasojat fatale dhe \u00e7\u2019far\u00eb peshe mbart Inteligjenca Artificiale, robot\u00ebt, dron\u00ebt dhe fuqia kibernetike (?) \u201cA do t\u00eb ket\u00eb fitues, apo vet\u00ebm t\u00eb humbur n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e till\u00eb (?). \u201c\u00c7far\u00eb duhet\/mund t\u00eb bejn\u00eb vendet e vogla si RSh n\u00eb rast lufte (?). K\u00ebto dhe t\u00eb tjera pyetje mbartin pesh\u00eb kritike p\u00ebr interesat komb\u00ebtare si dhe sencitivitet t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, pasi:<br \/>\nPik\u00eb s\u00eb PARI, p\u00ebrtej natyr\u00ebs s\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve, fuqis\u00eb vdekjeprur\u00ebse dhe pesh\u00ebs p\u00ebrcaktuese q\u00eb mbartin n\u00eb fatin e luft\u00ebs s\u00eb ardhshme = Inteligjenca Artificiale, raketat, robot\u00ebt, dron\u00ebt, armatimet moderne dhe prapaganda bollshevike, m\u00eb duhet t\u00eb konfirmoj vler\u00ebsimin Tim p\u00ebrmbledh\u00ebs: \u201cduke konsideruar sulmin shembullor q\u00eb fuqia shkat\u00ebrrimtare e ShBA (6 avion B-2 me kosto 2-Bilion $; 37 or\u00eb fluturim; 12 bomba GBU-57 (14 ton\u00eb sejcila); 10-ra raketa Tomahawk dhe mbi 125 avion\u00eb\u00a0 F-35) realizuan operacionin \u201cm\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit\u201d ndaj bazave b\u00ebrthamore t\u00eb Ajatallah-ut t\u00eb Iranit, i cili gjat\u00eb 34 viteve k\u00ebrc\u00ebnonte:\u201cme shfarosje nga faqja e dheut t\u00eb Kombeve, kulturave dhe Shteteve sovrane\u201d!<br \/>\nAsnj\u00eb shtet tjet\u00ebr (p\u00ebrfshi Kin\u00ebn dhe Rusin\u00eb) dhe as koalicion nuk ka kapacitete p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb operacion t\u00eb ngjashem ose t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt!\u00a0 Padyshim ky sulm ishte edhe mesazh i fuqis\u00eb vdekjeprur\u00ebse t\u00eb USA ndaj diktator\u00ebve gjakatar\u00eb si dhe t\u00eb shkalluarve nga fuqia e t\u00eb gjith\u00eb-Pushtetit (Putinit, Kim Jong, etj).\u00a0<br \/>\nTh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb mbetem besimplot\u00eb se: \u201cvet\u00ebm fal\u00eb SuperFuqis\u00eb ushtarake t\u00eb pathyeshme, t\u00eb pakonkurueshme dhe vdekjeprur\u00ebse t\u00eb\u00a0USA si dhe Leadershipit t\u00eb fort\u00eb t\u00eb Trump, Bota nuk do t\u00eb rrokulliset n\u00eb fatalitetin e Luft\u00ebs s\u00eb 3-t\u00eb Bot\u00ebrore\u201d. Pra, fal\u00eb\u00a0 fuqis\u00eb s\u00eb SHBA\/Trump, jo Lufta por: \u201cPaqja, rendi global i siguris\u00eb, vlerat e qytet\u00ebrimit dhe demokracia funksionale do t\u00eb triumfojn\u00eb mbi neo-nazist\u00ebt, neo-stalinist\u00ebt, neo-Milloshevi\u00e7\u00ebt si dhe ndaj shteteve dhe organizatave terroriste\u201d!.<br \/>\nS\u00eb DYTI: \u201cKush nuk e kujton t\u00eb kaluar\u00ebn, \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar ta p\u00ebrs\u00ebris\u00eb at\u00eb\u201d, thoshte filozofi Spanjoll, G.Santayana. Vrasja e princit austriak (1914), n\u00eb Sarajev\u00eb ndezi luft\u00ebn e I-r\u00eb. \u201cZjarri nuk vjen nga shk\u00ebndija m\u00eb e madhe, por nga e vogla mbi barin e that\u00eb\u201d, thon\u00eb francez\u00ebt.\u00a0Para Luft\u00ebs s\u00eb II-r\u00eb, Evropa shijonte \u201cLa Belle \u00c9poque\u201d. Pra lul\u00ebzim industrial dhe ekonomik, por, n\u00ebn k\u00ebt\u00eb fasade, fshiheshin tensione t\u00eb m\u00ebdha: \u201cgar\u00eb e frikshme armatimesh, interesa koloniale dhe aleanca t\u00eb nd\u00ebrlikuara\u201d.\u00a0<br \/>\nPse ndodhemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme ? Rendi nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb i brisht\u00eb pasi \u201cekstremist\u00ebt dhe interesat nacionaliste&#8221; po ringjallen. Lufta e II-t\u00eb, mbi 70 milion\u00eb t\u00eb vrar\u00eb dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn bombat b\u00ebrthamore n\u00eb Hiroshim\u00eb dhe Nagasaki. Lufta e Ftoht\u00eb (1945-90) paqja u imponua nga: \u201cgar\u00eb armatimesh, tensione t\u00eb forta si dhe frika nga nj\u00eb katastrofe planetare\u201d. SHBA dhe BRSS u ndan\u00eb n\u00eb kapitaliz\u00ebm vs. komuniz\u00ebm, si dhe n\u00eb aleancat ushtarake, NATO dhe Varshav\u00eb!\u00a0<br \/>\nFat\u00ebkeq\u00ebsisht edhe Sot, n\u00eb vend t\u00eb plumbave po p\u00ebrdoren embargot, n\u00eb vend t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb po ngrihen mure, n\u00eb vend t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb po vendosen tarifa. Historia p\u00ebrs\u00ebritet: \u201csanksionet, luft\u00ebrat tregtare dhe kontrolli mbi burimet e rralla jan\u00eb kthyer n\u00eb arm\u00eb ekonomike\u201d.\u00a0<br \/>\nNd\u00ebrsa tre vjet\u00a0e gjys\u00ebm mbas agresionit neo-nazist t\u00eb Rusis\u00eb &#8211; Putiniste ndaj Ukrain\u00ebs martire; statuquos\u00eb gjeopolitike, fuqis\u00eb ushtarake dhe interesave euroatlantike (USA\/NATO\/BE); riciklimit t\u00eb p\u00ebrballjes s\u00eb p\u00ebrgjakshme me terrorist\u00ebt n\u00eb Lindjen e Mesme si dhe Kamoxhia-Tajland\u00eb ne Azi, kan\u00eb tronditur rendin global t\u00eb siguris\u00eb (m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb q\u00eb pas Luft\u00ebs II-t\u00eb Bot\u00ebrore).\u00a0<br \/>\nS\u00eb TRETI: A jemi n\u00eb prag t\u00eb Luft\u00ebs 3-t\u00eb Bot\u00ebrore ?\u00a0Ve\u00e7an\u00ebrisht mbas ri-Triumfit t\u00eb Trump n\u00eb Shtepin\u00eb e Bardh\u00eb, themelet e demokracive burokratike\u00a0dhe Deep State po shkunden nga themelet dhe nj\u00eb rendi i Ri i siguris\u00eb po lind. Fatmir\u00ebsisht n\u00ebn-leadershipin e Trump, ShBA po b\u00ebhet edhe m\u00eb e fuqishme por edhe Faktor\u00eb dhe Aleanca t\u00eb reja po t\u00eb ri-lindin.\u00a0<br \/>\nMe retorik\u00ebn edhe t\u00eb forc\u00ebs, Trump synon Kanadan\u00eb, Groenland\u00ebn, Kanalin e Panamas\u00eb; Putin, Ukrain\u00ebn, Gjeorgjin\u00eb dhe ish-republikat sovjetike; nd\u00ebrsa Xi Jinping Tajvanin si dhe zgjerimin n\u00eb Lindjen e Larg\u00ebt.\u00a0\u00a0Duket sikur Bota po ndahet s\u00ebrish n\u00eb 2 blloqe: \u201ci pari SHBA-t\u00eb, NATO, BE, Japoni, Australi, Izrael dhe Koreja e Jugut\u201d; i 2-ti Rusi, Kin\u00eb, vendet BRICS, Iran, Kore e Veriut. Nd\u00ebrsa Trump e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe e demostroi n\u00eb Iran projektin e SHBA-ve, pyetja mbetet: \u201cA\/sa jan\u00eb Diktator\u00ebt, Autokrat\u00ebt dhe demokracit\u00eb burokratike, t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb evituar luft\u00ebn e 3-bot\u00ebrore\u201d ?\u00a0<br \/>\nShpenzimet p\u00ebr luft\u00ebn po rriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksponenciale. Sipas prestigjiozes SIPRI, shpenzimet marramend\u00ebse p\u00ebr mbrojtjen tregojn\u00eb se \u201cbota po shkon drejt luft\u00ebs\u201d. Konkretisht n\u00eb 2025 kan\u00eb arritur kuotat m\u00eb t\u00eb larta q\u00eb nga Lufta e Ftoht\u00eb (2.83 trilion\u00eb $), prej t\u00eb cilave, SHBA 1 trilion $ ose 66% e shpenzimeve t\u00eb NATO-s; Kina 300 miliard\u00eb $, Rusia 130 miliard\u00eb \u20ac si dhe BE\u00a0 \u00bd Trilion \u20ac.\u00a0\u00a0<br \/>\nK\u00ebshilli i Sigurimit\/OKB \u00ebsht\u00eb e paralizuara nga vetoja e SHBA-s\u00eb, Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs. \u201cM\u00eb e rrezikshmja nga t\u00eb gjitha luftrat \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb justifikon pushtimet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb indetitetit\u201d, thoshte Huntington. Nd\u00ebrsa projekti Trump: \u201cTa b\u00ebjm\u00eb Amerik\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb Madhe, ose t\u00eb pakonkurueshme\u201d; Putin: \u201cRusin\u00eb Historike\u201d, Xi Jinping: \u201cRilindjen e Kin\u00ebs\u201d.\u00a0 Deri ku do t\u00eb shkoj\u00eb kjo narrativ\u00eb ekspansioniste dhe mitologjike, e ngjashme me t\u00eb Hitlerit p\u00ebr \u201cLebensraum\u201d, i cili e (sh) p\u00ebrdoroi kriz\u00ebn ekonomike dhe politike p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar\u00a0nj\u00eb shtet militar\u00a0 si dhe legjitimuar pushtimet barbare.\u00a0<br \/>\nS\u00eb KAT\u00cbRTI: \u201cpasojat e nj\u00eb Luft\u00eb e Tret\u00eb Bot\u00ebrore\u201d. Ajnshtajni i madh thoshte: \u201cNuk e di me \u00e7far\u00eb arm\u00ebsh do t\u00eb luftohet n\u00eb luft\u00ebn e 3-t\u00eb, por e Kat\u00ebrta do t\u00eb b\u00ebhet me gur\u00eb dhe shkopinj\u201d. Nd\u00ebrsa \u201cbest seller\u201d Y.Harari: \u201cn\u00ebse Lufta e I-r\u00eb ishte e bajonetave dhe gazit helmues; e II-ta e tankeve, avion\u00ebve dhe bomb\u00ebs atomike; Lufta e 3-t\u00eb do jet\u00eb e AI, dron\u00ebve, robot\u00ebve, raketave, q\u00eb rrezikojn\u00eb edhe shfarosjen e qytet\u00ebrimit\u201d.\u00a0<br \/>\nEpoka e frikshme e Inteligjenc\u00ebs Artificiale, do t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb p\u00ebr zbulim, analiz si dhe vendimmarrje n\u00eb p\u00ebrcaktimin e objektivave dhe sulmet e robot\u00ebve. Kur algoritmet (vet\u00eb) vendosin se Kur dhe K\u00eb do t\u00eb sulmojn\u00eb, pra pa kontroll njer\u00ebzor, at\u00ebher\u00eb lind nj\u00eb paradoks: \u201cKush do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr viktimat e shkaktuara?\u201d. Edhe lufta kibernetike mund t\u00eb \u00e7aktivizoj\u00eb rrjetet e energjis\u00eb, sistemet bankare, transportit ajror, kolaps n\u00eb spitale si dhe t\u00eb manipuloj\u00eb ose vendos p\u00ebr fituesin e zgjedhjeve.<br \/>\nE ardhmja dhe fatet e fush\u00ebbetej\u00ebs do jen\u00eb edhe raketat hipersonike, me shpejt\u00ebsi mbi Mach-5 (pes\u00eb her\u00eb m\u00eb e shpejt\u00eb se z\u00ebri) dhe aft\u00ebsi manovrimi, duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur zbulimin dhe asgj\u00ebsimin nga mbrojtja ajrore tradicionale. Dominon ShBA me Hypersonic Glide Vehicles (HGV); e ndjekur nga Rusia me Kinzhal dhe Avangard dhe Kina me DF-ZF t\u00eb avancuar. si sh\u00ebmbull ilustrues: \u201cN\u00eb Luft\u00ebn e 2-t\u00eb, Gjermania sulmoi Londr\u00ebn me raketat V-2, nga m\u00eb t\u00eb avancuara t\u00eb koh\u00ebs. Sot, hipersonik\u00ebt jan\u00eb 10 her\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe 100 her\u00eb m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb, si dhe\u00a0\u201cpo k\u00ebshtu do t\u00eb jen\u00eb edhe pasojat\u2026\u201d!\u00a0<br \/>\nArmatimi orbital dhe satelitor. SHBA, Rusia dhe Kina zoterojn\u00eb armatim anti-Satelitor t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb fundit. Pra, hap\u00ebsira nuk do jet\u00eb m\u00eb thjesht &#8220;laborator eksperimentesh&#8221;, por pjes\u00eb integrale e fateve t\u00eb Luftes.\u00a0 Bioarm\u00ebt dhe arm\u00ebt kimike. Megjith\u00ebse t\u00eb ndaluara me konventa nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb situata t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruara: \u201cvirus\u00eb t\u00eb krijuar n\u00eb laborator dhe agjent\u00eb biologjik\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren nga terroristet dhe diktator\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shkaktuar panik masiv n\u00eb qytete t\u00eb m\u00ebdha\u201d. N\u00eb Luft\u00ebn e I-r\u00eb u p\u00ebrdor gazi helmues, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb II-t\u00ebn, sulmi Pearl Harbor, u shpagua\/pasua me bombat atomike n\u00eb Hiroshima dhe Nagasaki.\u00a0<br \/>\nArmatimi Elektromagnetik (EMP), mund t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb sistemet elektronike, duke i kthyer qytete t\u00eb t\u00ebra n\u00eb epok\u00ebn para-digjitale. N\u00ebse nj\u00eb raket\u00eb b\u00ebrthamore shp\u00ebrthen, val\u00ebt-EMP mund t\u00eb \u00e7aktivizojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb teknologjin\u00eb di\u00e7itale, duke sjell\u00eb kolaps t\u00eb plot\u00eb t\u00eb sistemeve dhe infrastrukturave me pesh\u00eb jetike. Edhe dezinformimi digjital rrit konfuzionin n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb si dhe n\u00eb vendimet e kund\u00ebrshtarit.<br \/>\nS\u00eb PESTI, a do t\u00eb ket\u00eb fitues ? \u201cN\u00eb nj\u00eb luft\u00eb b\u00ebrthamore, fituesi do t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb vdes i fundit\u201d \u2013 thoshte me sarkaz\u00ebm nobelisti i paqes Andrei Sakharov. Ende rreth 13,000 arm\u00eb b\u00ebrthamore kan\u00eb SHBA, Rusia, Kina, UK, Franca, n\u00ebse ato\u00a0 shp\u00ebrthejn\u00eb, asnj\u00eb shtet nuk do t\u00eb mbijetoj\u00eb pa plage t\u00eb r\u00ebnda. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, koncepti Deterrence (Shkat\u00ebrrim i Garantuar) i mbajti pal\u00ebt n\u00eb paqe t\u00eb imponuar ose nga frika reciproke. Sot, fuqia dhe precizioni i arm\u00ebve b\u00ebrthamore \u00ebsht\u00eb 10-ra her\u00eb m\u00eb e madhe\/lart\u00eb.\u00a0<br \/>\nN\u00eb \u201cP\u00ebrplasja e Qytet\u00ebrimeve\u201d, Huntington theksonte se: \u201ckonfliktet e s\u00eb ardhmes nuk do jen\u00eb vet\u00ebm ideologjike apo interesat ekonomike, por edhe nga p\u00ebrkat\u00ebsia e qytet\u00ebrimeve\u201d. Konfliktet n\u00eb Ballkan n\u00eb vitet 1990; p\u00ebrplasjet aktuale midis SHBA\/Per\u00ebndimit dhe Kin\u00ebs\/Rusis\u00eb; tensionet n\u00eb Lindjen e Mesme, Azi si dhe p\u00ebrballja me terrorizmin: \u201cilustrijn\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim, p\u00ebr p\u00ebrplasje qytet\u00ebrimesh\u201d.<br \/>\nN\u00eb SHTES\u00cb: \u201c\u00e7far\u00eb mund\/duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vendet e vogla si RSh n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb Lufte bot\u00ebrore\u201d?\u00a0N\u00eb vijim t\u00eb \u201cpes\u00eb gjetjeve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura po paraqes edhe 5 rekomandime strategjike:\u00a0<br \/>\n\u2022 Historia na tregon se luft\u00ebrat nisin nga veprimet, mosveprimet dhe oshilacionet e Diktator\u00ebve gjakatar\u00eb, Autokrat\u00ebve t\u00eb gjith\u00eb-Pushtetshem, si dhe shp\u00ebrfillja e m\u00ebsimeve nga luft\u00ebrat e m\u00ebparshme. N\u00eb dit\u00ebt e sotme, teknologjia (IA) e b\u00ebn luft\u00ebn m\u00eb t\u00eb pa-parashikuar, m\u00eb t\u00eb pa-m\u00ebshirshme dhe m\u00eb shkat\u00ebrrimtare, ose mund t\u00eb jet\u00eb \u201cedhe e fundit p\u00ebr njer\u00ebzimin\u201d.<br \/>\n\u2022 Asnj\u00eb vend nuk i mbijeton dot i vet\u00ebm nj\u00eb lufte bot\u00ebrore, por \u201csidomos shtetet e vogla nuk e kan\u00eb luksin t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gabime strategjike\u201d, thoshte Kissinger. K\u00ebshtu, As nuk duhet ta mendojm\u00eb rikthimin te marr\u00ebzia e \u201cmbrojtjes me forcat e veta\u201d q\u00eb p\u00ebr 45 vjet e posht\u00ebroi Kombin si dhe i rraskapiti Shqiptar\u00ebt! N\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje fatale, na duhet t\u00eb forcojm\u00eb edhe m\u00eb tej bashk\u00ebpunimin strategjik me ShBA dhe NATO-n. Pra, p\u00ebr mbijetes\u00ebn, mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave komb\u00ebtare na duhet: \u201caleanca t\u00eb forta, kontribute modeste (por t\u00eb spikatura) si dhe diplomaci aktive\u201d.\u00a0<br \/>\n\u2022 Duke duartokitur \u201cmarr\u00ebveshjen mes Kroacis\u00eb, Kosov\u00ebs dhe RSh n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes\u201d, do t\u2019i k\u00ebshilloja v\u00ebllaz\u00ebrisht aktor\u00ebt politik dhe faktor\u00ebt Shtet\u00ebror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb: \u201ct\u00eb p\u00ebrulen n\u00eb gjunj\u00eb para historis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjakshme dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive shtet\u00ebrore\u201d, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb Platform\u00ebs: \u201c2-Shtete Sovrane, 1-Komb i Vet\u00ebm\u201d, duke e konfirmuar n\u00eb Washington, Bruksel etj, q\u00eb \u201cedhe pse e vonuar\u201d nuk k\u00ebrc\u00ebnon asnj\u00eb vend (p\u00ebrfshi Serbin\u00eb), por do t\u00eb kontribuoj\u00eb si nj\u00eb balanc\u00eb racionale p\u00ebr paqen afatgjat\u00eb si dhe integrimin euroatlantik t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<br \/>\n\u2022 Rritja e shpenzimeve p\u00ebr mbrojtjen nga 2% n\u00eb 5% deri n\u00eb 2030 nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00ebsesi \u201cp\u00ebr ta marr\u00eb me t\u00eb mir\u00eb Presidentin Trump (!)\u201d, por domosdoshm\u00ebri kritike p\u00ebr t\u00eb transormuar Sistemin e Siguris\u00eb dhe Mbrojtjes s\u00eb RSh, n\u00eb p\u00ebrputhje me Konceptin e Ri t\u00eb Mbrojtjes Kolektive, duke p\u00ebrdit\u00ebsuar dhe modernizuar aft\u00ebsit\u00eb operacionale t\u00eb FARSh-s\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e misionit kushtetues: \u201cmbrojtjen e integritetit teritorial (neni 5); zhvillimin e interesave komb\u00ebtare, promovimin e vlerave euroatlantike si dhe p\u00ebrmbushjen e detyrimeve n\u00eb NATO\u201d !<br \/>\n\u2022 Si garanci n\u00eb d\u00ebshtimin me sukses t\u00eb reformave t\u00eb siguris\u00eb dhe mbrojtjes komb\u00ebtare, jan\u00eb: \u201cpluralizmi fasad\u00eb, p\u00ebrdhosja e zgjedhjeve dhe posht\u00ebrimi i Kuvendit t\u00eb Gaz\u00ebve dhe Zengjineve; dalldisjet bolshevike nga superfitorja e gjith\u00eb-Pushtetit si dhe mjerimi i Opozit\u00ebs nga humbja e (4-\u00ebrt) radhas\u201d. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, mbetet kritike rikthimi i demokracis\u00eb funksionale, balancave kushtetuese, dashuris\u00eb p\u00ebr Atdheun, p\u00ebrkushtimi dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebria ndaj interesave komb\u00ebtare, si dhe \u201cbesimi dhe mir\u00ebnjohja\u201d ndaj partneritetit strategjik me SHBA, NATO.<br \/>\n* Autori: Gjeneral \u00ae\ufe0f Piro Ahmetaj:<br \/>\nSenior Ekspert p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare,<br \/>\nBallkanit si dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me USA\/NATO.<br \/>\nIsh zv\/ShShPFA dhe K\u00ebshilltar i Presidentit t\u00eb RSh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pyetje trilona dollar\u00eb:\u201cA ndodhemi n\u00eb prag t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb Bot\u00ebrore\u201d(?) Kush mund t\u00eb jen\u00eb pasojat fatale dhe \u00e7\u2019far\u00eb peshe mbart Inteligjenca Artificiale, robot\u00ebt, dron\u00ebt dhe fuqia kibernetike (?) \u201cA do t\u00eb ket\u00eb fitues, apo vet\u00ebm t\u00eb humbur n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e till\u00eb (?). \u201c\u00c7far\u00eb duhet\/mund t\u00eb bejn\u00eb vendet e vogla si RSh n\u00eb rast [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":91091,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-91090","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91090","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91090"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91090\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":91092,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91090\/revisions\/91092"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/91091"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91090"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91090"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91090"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}