{"id":90803,"date":"2025-07-22T12:05:22","date_gmt":"2025-07-22T12:05:22","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=90803"},"modified":"2025-07-22T12:05:22","modified_gmt":"2025-07-22T12:05:22","slug":"perparim-gjeka-shqiperia-midis-hapi-rruge-te-fortit-dhe-hapi-rruge-te-mencurit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/07\/22\/perparim-gjeka-shqiperia-midis-hapi-rruge-te-fortit-dhe-hapi-rruge-te-mencurit\/","title":{"rendered":"P\u00ebrparim Gjeka\/ SHQIP\u00cbRIA MIDIS &#8220;HAPI RRUG\u00cb T\u00cb FORTIT&#8221; DHE &#8220;HAPI RRUG\u00cb T\u00cb MENCURIT&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>I. M\u00ebsime historike<\/p>\n<p>Shum\u00eb kryengritje e shum\u00eb gjak u derdh para e n\u00eb vigjilje t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb e fillimit t\u00eb shtetit shqiptar, por themelimi i tij n\u00eb 1912 u b\u00eb vet\u00ebm kur u njoh dhe u mb\u00ebshtet si udh\u00ebheq\u00ebs nj\u00eb personalitet i men\u00e7ur dhe i spikatur si Ismail Qemali, me lidhjet e duhura nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe orientimin e sakt\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e duhur. Edhe konsolidimi i shtetit shqiptar u b\u00eb nga organizimi dhe mbledhja e m\u00eb t\u00eb men\u00e7urve t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Kongresin e Lushnj\u00ebs n\u00eb Janar 1920. Problemet me shtetin ton\u00eb filluan q\u00eb kur t\u00eb fort\u00ebt, t\u00eb eturit p\u00ebr pushtet filluan t\u00eb imponojn\u00eb veten mbi t\u00eb tjer\u00ebt duke filluar me Esat Toptanin e Ahmet Zogun, pastaj Fan Nolin q\u00eb erdhi n\u00eb pushtet n\u00ebp\u00ebrmjet dhun\u00ebs e m\u00eb pas p\u00ebrs\u00ebri Zogu q\u00eb e rimori dhe e konsolidoi pushtetin n\u00ebp\u00ebrmjet dhun\u00ebs;<\/p>\n<p>Enver Hoxha u soll n\u00eb krye t\u00eb komunist\u00ebve me imponim nga jugosllav\u00ebt, e fitoi pushtetin me gjak kund\u00ebrshtar\u00ebsh politik\u00eb dhe e mbajti me gjak duke vrar\u00eb shok\u00ebt e vet, duke i hapur rrug\u00eb Ramiz Alis\u00eb po me dhun\u00eb e gjak me eliminimin e Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut;<\/p>\n<p>Sali Berisha iu imponua L\u00ebvizjes s\u00eb Dhjetorit dhe Partis\u00eb Demokratike si lider pasi fal\u00ebnderoi edhe publikisht &#8220;shokun Ramiz&#8221; p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e demokracis\u00eb, e mbajti dhe konsolidoi pushtetin me dhun\u00eb brenda dhe jasht\u00eb PD me p\u00ebrjashtime nga drejtimi i partis\u00eb dhe p\u00ebrndjekje t\u00eb figurave t\u00eb spikatura t\u00eb asaj l\u00ebvizjeje dhe institucioneve t\u00eb shtetit t\u00eb ri demokratik si deputeti N. Ceka, kryetari i PD E. Selami, Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kasacionit Z. Brozi, kryetari i Sindikatave A. Hajdari, kryetari i Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb Z. Hoxha etj. deri te gjakosja e zgjedhjeve n\u00eb 1996; Fatos Nano erdhi n\u00eb pushtet pas dhun\u00ebs s\u00eb trazirave t\u00eb firmave piramidale e r\u00ebnies s\u00eb shtetit n\u00eb Jug;<\/p>\n<p>Edvin Rama erdhi n\u00eb politik\u00eb si imponim i lobit Sorosist dhe i p\u00ebrkedhelur i lobit komunist si djali i Kristaqit dhe i Net\u00ebs, nip Blloku, me sepat\u00eb n\u00eb dor\u00eb si kryebashkiak dhe me bllok n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr eliminimin politik t\u00eb figurave t\u00eb men\u00e7ura t\u00eb Partis\u00eb Socialiste duke p\u00ebrfunduar me figura me arsimim t\u00eb pak\u00ebt e t\u00eb dyshimt\u00eb si E. Veliaj, E. Spiropali, B. Balluku etj. Pushteti i t\u00eb fortit t\u00eb lagjes t\u00eb dominuar nga ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb fytyra e shtetit autokratik q\u00eb ka nd\u00ebrtuar Rama, e prandaj Shqip\u00ebria nuk b\u00ebn p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>II. Politika aktuale<\/p>\n<p>Mentaliteti i t\u00eb fortit n\u00eb politik\u00ebn shqiptare ka z\u00ebn\u00eb rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella n\u00eb subkoshienc\u00ebn e popullit dhe vota m\u00eb shum\u00eb marrin pik\u00ebrisht ata lider\u00eb q\u00eb japin imazhin e t\u00eb fortit dhe kush perceptohet m\u00eb i forti merr pushtetin e radh\u00ebs. K\u00ebtij mentaliteti p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk i kan\u00eb shp\u00ebtuar as metonj\u00ebsit e rinj p\u00ebr lider\u00eb politik\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet e fundit; me dor\u00eb t\u00eb hekurt, pra metaforikisht me sepat\u00eb n\u00eb dor\u00eb dominojn\u00eb dominionet e tyre politike dhe eliminojn\u00eb pa m\u00ebshir\u00eb ose filtrojn\u00eb organet drejtuese me yesman-\u00eb q\u00eb nga A. Lapaj, A. Shehaj, A. Qorri etj.<br \/>\nMentaliteti dhe praktika e forc\u00ebs me st\u00ebrkemb\u00ebsha e k\u00ebrc\u00ebnime u manifestua edhe n\u00eb zgjidhjen e problemit t\u00eb mandatit t\u00eb deputetit Lapaj-Shabani. <\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht ky mentalitet i imponimit dhe forc\u00ebs mbi men\u00e7urin\u00eb dhe zot\u00ebsin\u00eb politike, nj\u00eb imitim i sh\u00ebmtuar i lider\u00ebve politik\u00eb historik\u00eb e b\u00ebn t\u00eb pashpres\u00eb shpres\u00ebn se ndryshimi i trajektores s\u00eb zhvillimit t\u00eb vendit do t\u00eb vij\u00eb nga politika aktuale. Manifestimi i forc\u00ebs mbi men\u00e7urin\u00eb nga \u00e7do lider politik nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se manifestim i dob\u00ebsis\u00eb, frik\u00ebs dhe mosbesimit t\u00eb tyre te vetja se v\u00ebrtet mund t\u00eb b\u00ebhen me mjete demokratike lider\u00eb t\u00eb kombit.<\/p>\n<p>Mendoni sikur Ismail Qemal Vlora t\u00eb frik\u00ebsohej sepse dikush tjet\u00ebr do kishte arritur m\u00eb shpejt n\u00eb Vlor\u00eb dhe do shpallte pavar\u00ebsin\u00eb. Edhe n\u00ebse e shpallte nuk do i njihej, as nga shumica e popullit dhe as nga fuqit\u00eb e m\u00ebdha. Ishte pik\u00ebrisht ai sepse kishte p\u00ebrbashkuar shumic\u00ebn e atdhetar\u00ebve t\u00eb kombit n\u00eb nj\u00eb ide dhe n\u00eb plan konkret t\u00eb dakorduar ose t\u00eb n\u00ebnkuptuar me gjith\u00eb faktor\u00ebt politik\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit. Fuqia e tij, ishte fuqi e but\u00eb, fuqi e men\u00e7uris\u00eb, talentit, vendosm\u00ebris\u00eb, shumices, epok\u00ebs.<\/p>\n<p>Mandela, Gandi, Ibrahim Rugova, e pak t\u00eb ngjash\u00ebm me ta erdh\u00ebn n\u00eb krye si rezultat i men\u00e7uris\u00eb natyrale ndri\u00e7uese, sakrific\u00ebs njer\u00ebzore, karizm\u00ebs politike, thjesht\u00ebsis\u00eb deri n\u00eb p\u00ebrulje para popullit dhe di\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb pak e theksojn\u00eb, por q\u00eb flet qart\u00eb p\u00ebr karakterin e tyre; mendoni sikur Rugova t\u00eb luftonte pas krah\u00ebve Adem Demacin ose t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb spikatur n\u00eb luft\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00ebse ideali dhe q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt, interesi i gjithkujt \u00ebsht\u00eb e duhet t\u00eb jet\u00eb t\u00eb shoh\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm t\u00eb kontribuojn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb e t\u00eb shk\u00eblqejn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn platform\u00eb, q\u00eb t\u00eb rritet fuqia e but\u00eb e ides\u00eb q\u00eb rr\u00ebmben zemrat e popullit, q\u00eb krijon frym\u00ebn e fitores.<\/p>\n<p>\u00c7do rrug\u00eb tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb qorre, edhe n\u00ebse arrihet t\u00eb merret pushteti nga dikush me rrug\u00ebn e forc\u00ebs, forc\u00ebs s\u00eb paras\u00eb, makiavelizmit politik apo bashk\u00ebpunimit t\u00eb paprincipt\u00eb me t\u00eb keqen, rruga p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb ishte qorre p\u00ebr prosperitetin e vendit ton\u00eb, ashtu si ka treguar historia.<\/p>\n<p>III. Faktor\u00ebt e tjer\u00eb politik\u00eb<\/p>\n<p>Regjimet me tipare autokratike deri diktatoriale si ky aktuali n\u00eb Shqip\u00ebri nuk bien vet\u00ebm vete, duhet nj\u00eb shtytje, nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb, nj\u00eb protest\u00eb, nj\u00eb organizim. Aq sa i fort\u00eb dukej shteti i Ramizit, aq shpejt ra nga fuqia e but\u00eb e organizuar e student\u00ebve, intelektual\u00ebve dhe pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb dhjetorin e 90 deri marsin 92.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb reprezalje b\u00ebnte makineria serbe e Milloshevicit n\u00eb Kosov\u00ebn e pas 1989-s aq m\u00eb tep\u00ebr rritej fuqia e but\u00eb e organizimit paralel e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs me Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs e Rugov\u00ebn si president i zgjedhur i saj, me arsimin paralel, qeverin\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim, kontributin e diaspor\u00ebs etj.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb \u00e7do sistem force, sipas ligjit t\u00eb trete t\u00eb Njutonit ka p\u00ebrplasje forcash n\u00eb fakt me t\u00eb nj\u00ebjtin intensitet, vet\u00ebm se ushtrohen mbi objekte t\u00eb ndryshme prandaj nuk kan\u00eb fuqi dhe rezultat t\u00eb barabart\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm, forca q\u00eb ushtron makineria shtet\u00ebrore shtyp\u00ebse e pushtetit aktual edhe n\u00ebse b\u00ebhet akoma m\u00eb e fort\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrballohet nga nj\u00eb shoq\u00ebri amorfe q\u00eb shp\u00ebrndahet, nj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb emigracion, nj\u00eb pjes\u00eb afrohet e ngjitet me pushtetin, e pjesa tjet\u00ebr ul m\u00eb tep\u00ebr kurrizin e duron goditje edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, edhe ato goditje q\u00eb do duhej t\u00eb shp\u00ebrndaheshin pak a shum\u00eb uniforme mbi t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo pjes\u00eb e shtypur e shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe tharmi i p\u00ebrballjes me pushtetin, e q\u00eb ndahet n\u00eb tre pjes\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi politike: <\/p>\n<p>a). shoq\u00ebria e angazhuar civile dhe shtresa e mesme e ndershme, profesionist\u00eb t\u00eb zhveshur nga mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara n\u00eb karriere me meritokraci <\/p>\n<p>b. Sip\u00ebrmarr\u00ebsit e mes\u00ebm dhe t\u00eb vegj\u00ebl q\u00eb preken nga konkurrenca e pandershme e oligopoleve, r\u00ebn\u00ebqafja e shtetit me taksa e tatime pafre, p\u00ebrfshir\u00eb mossubvencionimin e duhur dhe moskrijimin e kushteve zhvillimore ekonomike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e shpopullimin e vendit, <\/p>\n<p>c. Pun\u00ebtor\u00eb e fshatar\u00eb q\u00eb u rriten perdite \u00e7mimet e list\u00ebs baz\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs dhe nuk rrisin dot f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb normalitet e dinjitet. <\/p>\n<p>K\u00ebta tre faktor\u00eb politik\u00eb n\u00eb tentativ\u00eb, me sa kam kam v\u00ebzhguar e kam marr\u00eb takime k\u00ebt\u00eb vit me p\u00ebrfaq\u00ebsues nga t\u00eb gjith\u00eb shtresat, kan\u00eb k\u00ebto sjellje dhe karakteristika t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrballjen me regjimin: <\/p>\n<p>1. mungon besimi se ky regjim mund t\u00eb shembet me forc\u00ebn e fuqis\u00eb s\u00eb but\u00eb, edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb spikatur e m\u00eb t\u00eb avancuar brenda vendit nuk e kan\u00eb at\u00eb rebelizmin, optimizmin dhe shk\u00ebndij\u00ebn brenda vetes q\u00eb mund ta rrezatonin e ndiznin shpres\u00eb te nj\u00eb numer m\u00eb i madh grupor. <\/p>\n<p>2. T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e konstatimeve dhe ankesave ndaj regjimit, por pak p\u00ebrballje konkrete me protesta t\u00eb organizuara, me denoncime n\u00eb media, me ndjekje n\u00eb rrug\u00eb ligjore etj. Nuk ka ide dhe plan konkret t\u00eb shpalosur se si mund t\u00eb arrihet fuqia e madhe e but\u00eb. <\/p>\n<p>3. Nuk ka organizime t\u00eb spikatura dhe solidaritet midis sitengjashm\u00ebve brenda tre grupimeve t\u00eb p\u00ebrmendura por edhe midis tyre e bashk\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr problemin madhor, ndryshimin e regjimit. Ka rivalitete e paragjykime, ka mosbesim reciprok.<\/p>\n<p>IV. Zgjidhje politike<\/p>\n<p>Nga parashtrimet e m\u00ebsip\u00ebrme dalin disa parakushte p\u00ebr zgjidhje politike.<\/p>\n<p>1. Duhet kuptuar se esht\u00eb praktikisht e pamundur an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE edhe n\u00ebse Shqip\u00ebria kalon me sukses kapitujt teorik\u00eb t\u00eb negociatave me k\u00ebt\u00eb qeveri e cila ka p\u00ebrkeq\u00ebsuar indikator\u00ebt baz\u00eb; zgjedhje te lira, shtet i s\u00eb drejt\u00ebs me radh\u00eb 10 vje\u00e7are n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, rritje dhe jo luftim i qeveris\u00eb korrupsionit, administrat\u00eb e fryr\u00eb joproduktive, struktur\u00eb ekonomike jorentabile me borxh publik e deficit buxhetor t\u00eb lart\u00eb, rritje dhe jo ulje e varf\u00ebris\u00eb, munges\u00eb fuqie pun\u00ebtore dhe munges\u00eb konkurrence n\u00eb ekonomi, pron\u00eb t\u00eb pazgjidhura dhe mbivendosje pronash, sistem sh\u00ebndet\u00ebsor, arsimor kaotik, infrastruktur\u00eb urbane t\u00eb munguar etj. Prandaj kontradikta zgjidhet vetem me qeveri te re. <\/p>\n<p>2. Ndryshimi i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb mund t\u00eb vij\u00eb vet\u00ebm si rezultat i ngjizjes dhe ushtrimit t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb but\u00eb popullore &#8211; t\u00eb organizuar nga nj\u00eb form\u00eb e demokracis\u00eb s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb prej nj\u00eb grupi t\u00eb men\u00e7ur intelektual\u00ebsh n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb plot\u00eb me tre faktor\u00ebt politik\u00eb n\u00eb tentativ\u00eb; shoq\u00ebri civile shtres\u00eb e mesme e ndershme, sip\u00ebrmarrje e ndershme, pun\u00ebtor\u00eb me k\u00ebrkesa ndaj jet\u00ebs, dhe jo prej lider\u00ebve politik\u00eb t\u00eb fort\u00eb e jo t\u00eb men\u00e7ur.<\/p>\n<p>3. Duke qen\u00eb se brenda vendit \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb shpresa dhe shpirti rebel, shk\u00ebndija duhet t\u00eb vij\u00eb nga diaspora, e cila ka par\u00eb m\u00eb mir\u00eb jasht\u00eb, nuk e ka frik\u00eb regjimin dhe nuk mund t\u00eb pajtohet me zhvillimin aktual.<\/p>\n<p>4. Lider\u00ebt politik\u00eb opozitar\u00eb aktual\u00eb dhe partit\u00eb e tyre, edhe pse t\u00eb vet\u00ebm e t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb nuk arrit\u00ebn dhe nuk mund t\u00eb arrijn\u00eb rotacion politik edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, ata kan\u00eb fuqi elektorale dhe ndjek\u00ebs fanatik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb aset opozitar, prandaj do duhej t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb frontin opozitar t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb but\u00eb n\u00eb veprim, por pa rol protagonist.<\/p>\n<p>5. Fuqia e but\u00eb opozitare do duhej t\u00eb kanalizohej te k\u00ebrkesa politike p\u00ebr mosnjohje t\u00eb k\u00ebtij lloj sistemi politik ku praktikisht nuk ka ndarje pushtetesh, por kryeministri \u00ebsht\u00eb autokrati q\u00eb dirigjon, ndikon dhe vendos; kanalizim p\u00ebr ndryshim t\u00eb rregullave t\u00eb loj\u00ebs politike me baz\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe meritokracin\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb republik\u00eb t\u00eb popullit, p\u00ebr popullin dhe me popullin.<\/p>\n<p>6. Ajo q\u00eb i mungon k\u00ebsaj iniciative opozitare q\u00eb do p\u00ebrb\u00ebnte indin p\u00ebrbashkues dhe flak\u00ebndez\u00ebs t\u00eb opozicionit t\u00eb ri, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo trupe e nd\u00ebrgjegjshme njer\u00ebzish t\u00eb men\u00e7ur, q\u00eb e kupton situat\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme pak a shum\u00eb nj\u00eblloj dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00eb japin p\u00ebr vendin e jo p\u00ebr veten e tyre. Mungesa tjet\u00ebr jan\u00eb financimet e ndershme nga sipermarres brenda e jashte vendit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb q\u00eb i ka ardhur koha, si karburant dhe lubrifikant p\u00ebr pun\u00eb konkrete me m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz p\u00ebr bashkimin e tyre. Bashkimi b\u00ebn fuqin\u00eb, bashkimi i but\u00eb (pa ego te forta personale) b\u00ebn fuqin\u00eb e but\u00eb q\u00eb i duhet vendit m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb. Po nuk u b\u00eb nga brezi yn\u00eb q\u00eb jemi akoma t\u00eb lidhur me tok\u00ebn, fisin dhe vendin ton\u00eb, rreziku i shfarosjes komb\u00ebtare nuk \u00ebsht\u00eb imagjinat\u00eb.<\/p>\n<p>22 korrik 2025<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I. M\u00ebsime historike Shum\u00eb kryengritje e shum\u00eb gjak u derdh para e n\u00eb vigjilje t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb e fillimit t\u00eb shtetit shqiptar, por themelimi i tij n\u00eb 1912 u b\u00eb vet\u00ebm kur u njoh dhe u mb\u00ebshtet si udh\u00ebheq\u00ebs nj\u00eb personalitet i men\u00e7ur dhe i spikatur si Ismail Qemali, me lidhjet e duhura nd\u00ebrkomb\u00ebtare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":90804,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-90803","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90803","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90803"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90803\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":90805,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90803\/revisions\/90805"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90804"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90803"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90803"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90803"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}