{"id":90751,"date":"2025-07-19T15:48:52","date_gmt":"2025-07-19T15:48:52","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=90751"},"modified":"2025-07-19T15:48:52","modified_gmt":"2025-07-19T15:48:52","slug":"forcat-speciale-me-te-mira-ne-bote","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/07\/19\/forcat-speciale-me-te-mira-ne-bote\/","title":{"rendered":"Forcat speciale m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb bot\u00eb*"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrgatiti: Simon Ulndreu<\/p>\n<p>Nj\u00ebsit\u00eb speciale st\u00ebrviten m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt dhe vet\u00ebm luft\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb i bashkohen ekipit. Nj\u00ebsit\u00eb speciale zot\u00ebrojn\u00eb misione jasht\u00ebzakonisht t\u00eb rrezikshme p\u00ebr jet\u00ebn e tyre dhe shpeshher\u00eb edhe p\u00ebr jet\u00ebn e publikut.<br \/>\nLista e forcave speciale nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb dhe disa vende kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb nj\u00ebsi speciale. Ato hyjn\u00eb n\u00eb veprim kur gj\u00ebrat agravojn\u00eb shum\u00eb. Sulmet terroriste, lirimi i pengjeve ose lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar jan\u00eb disa nga specialitetet e tyre.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb renditje zyrtare t\u00eb nj\u00ebsive m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb bot\u00eb. Megjithat\u00eb, nj\u00eb konkurs nd\u00ebrkomb\u00ebtar zhvillohet n\u00eb Gjermani \u00e7do kat\u00ebr vjet n\u00eb &#8220;Konfer\u00e8nc\u00ebn e Loj\u00ebrave Olimpike t\u00eb Forcave Speciale\u201d.<br \/>\nLista e m\u00ebposhtme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fragment i p\u00ebrmbledhur i forcave speciale, t\u00eb vler\u00ebsuara nga ky konkurim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiturat n\u00eb bot\u00eb, :<\/p>\n<p>1. GSG9 dhe SEK, Bayern i Jugut, Gjermani.<br \/>\n&#8220;Grenzschutzgruppe 9&#8221; (GSG 9) e Policis\u00eb Federale Gjermane, e cila organizon edhe &#8220;Loj\u00ebrat Olimpike t\u00eb Forcave Speciale&#8221;, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga nj\u00ebsit\u00eb speciale m\u00eb t\u00eb forta n\u00eb bot\u00eb. Nj\u00ebsia u formua n\u00eb vitin 1972 n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb vrasjes s\u00eb 11 atlet\u00ebve izraelit\u00eb n\u00eb Loj\u00ebrat Olimpike t\u00eb Mynihut n\u00eb vitin 1972. Ajo p\u00ebrdoret kryesisht kund\u00ebr sulmeve terroriste, pengmarrjeve dhe p\u00ebr \u00e7aktivizimin e bombave. Nj\u00eb nga operacionet m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb speciale ishte \u00e7lirimi i pengjeve nga avioni i Lufthansa &#8220;Landshut&#8221; n\u00eb Mogadishu n\u00eb vitin 1977. Avioni ishte rr\u00ebmbyer nga terrorist\u00ebt palestinez\u00eb. Nj\u00eb nj\u00ebsi tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme elitare gjermane \u00ebsht\u00eb Forca Elit\u00eb e Operacioneve Speciale (SEK). Ajo kufton kryesisht krimet e r\u00ebnda t\u00eb dhunshme(si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pengmarrja) dhe mb\u00ebshtet policin\u00eb n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta operacionale.<\/p>\n<p>2. Task Force Argus, Zvic\u00ebr. Nj\u00ebsia speciale zvicerane Argus e policis\u00eb kantonale n\u00eb Aargau u krijua n\u00eb vitet 1970 si nj\u00eb nj\u00ebsi anti-terroriste, kur organizatat terroriste ekstremiste t\u00eb krahut t\u00eb majt\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb kryen sulme t\u00eb p\u00ebrgjakshme.  Nj\u00ebsia mban kontakte shum\u00eb t\u00eb ngushta edhe me Forcat Elit\u00eb &#8220;Cobra&#8221; n\u00eb Austri.<\/p>\n<p>3. GIGN, Franc\u00eb<br \/>\nE krijuar zyrtarisht n\u00eb vitin 1974, GIGN, Nj\u00ebsia Speciale e Xhandarm\u00ebris\u00eb Komb\u00ebtare Franceze (Groupe d&#8217;intervention de la Gendarmerie Nationale), gjithashtu krenohet me disa nga luft\u00ebtar\u00ebt elit\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Fusha e saj e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebrfshin luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit, shp\u00ebtimin e pengjeve dhe mbrojtjen personale t\u00eb personaliteteve speciale.  Kandidat\u00ebt (nga radh\u00ebt e xhandarm\u00ebris\u00eb) duhet t\u00eb kryejn\u00eb nj\u00eb vrapim 8000 metra me \u00e7ant\u00eb shpine dhe arm\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb maksimumin e 60 minutave, si dhe duhet t\u00eb arrijn\u00eb 300 ulje-ngritje n\u00eb tok\u00eb, 100 ulje-ngritje n\u00eb paralele dhe 25 t\u00ebrheqje vertikale n\u00eb hekur. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, ata duhet t\u00eb kryejn\u00eb nj\u00eb test t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb noti.<br \/>\nSipas deklaratave t\u00eb veta, nj\u00ebsia ka kryer m\u00eb shum\u00eb se 1800 misione dhe ka liruar m\u00eb shum\u00eb se 600 pengje q\u00eb nga themelimi i saj. N\u00eb Franc\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndaluar t\u00eb publikohen fytyrat e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ekipit GIGN.<\/p>\n<p>4. Sayeret Matkal, Izrael.<br \/>\nSayeret Matkal \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi speciale e ushtris\u00eb izraelite, e cila p\u00ebrve\u00e7 luftimit t\u00eb terrorizmit dhe shp\u00ebtimit t\u00eb pengjeve, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse edhe p\u00ebr operacionet e inteligjenc\u00ebs. Ekzistenca e nj\u00ebsis\u00eb ishte e fsheht\u00eb q\u00eb nga viti 1958 deri n\u00eb 1976. Vet\u00ebm pas k\u00ebtij viti mund t\u00eb aplikohej zyrtarisht n\u00eb forcat speciale. Trajnimi jasht\u00ebzakonisht i v\u00ebshtir\u00eb zgjat 20 muaj dhe monitorohet nga mjek\u00eb dhe psikolog\u00eb. Gjat\u00eb dekadave, Sayeret Matkal ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb operacione t\u00eb shumta anti-terroriste dhe shp\u00ebtime pengjesh. Nj\u00eb nga misionet m\u00eb t\u00eb famshme t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb ishte Operacioni Entebbe: N\u00eb vitin 1976, 106 pasagjer\u00eb t\u00eb &#8220;Air France&#8221; u shp\u00ebtuan pasi u rr\u00ebmbyen nga terrorist\u00ebt e organizat\u00ebs terroriste palestineze PLO, n\u00eb aeroportin Entebbe t\u00eb Ugand\u00ebs.<\/p>\n<p>5. Navy Seals, SHBA.<br \/>\n\u201cNavy Seals\u201d me fam\u00eb bot\u00ebrore jan\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi speciale e marin\u00ebs amerikane. Forca elitare asgj\u00ebsoi liderin radikal terrorist islamik Osama bin Laden.  &#8220;Seal&#8221; \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgatitur p\u00ebr ooeracione t\u00eb kombinuara nga &#8220;Toka&#8221;, &#8220;Ajri&#8221; dhe &#8220;Deti&#8221;. St\u00ebrvitja e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb 3 faza, ku trajnimi baz\u00eb zgjat 9 jav\u00eb. Faza 2 p\u00ebrfshin st\u00ebrvitjen e zhytjes dhe Faza 3 \u00ebsht\u00eb trajnimi i k\u00ebmb\u00ebsoris\u00eb. N\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn &#8220;Java e Ferrit&#8221; t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb trajnimit, kandidat\u00ebt dyshohet se jan\u00eb shtyr\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e tyre t\u00eb vet\u00ebdijes, p\u00ebrmes munges\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb gjumit dhe alternimit t\u00eb ushtrimeve ushtarake t\u00eb sforcuara.<br \/>\nN\u00eb \u201cKonferenc\u00ebn e Lojrave Olimpike\u201d vite m\u00eb par\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb edhe Forcat e Marin\u00ebs dhe p\u00ebrfunduan vet\u00ebm n\u00eb nivelin mbi mesatar, si\u00e7 raportonte revista gjermane e lajmeve \u201cFocus\u201d.  Si rezultat, efektiv\u00ebt thuhet se ishin t\u00ebrbuar n\u00eb dy pijetore n\u00eb Bon dhe nga zhg\u00ebnjimi i plot\u00eb kan\u00eb thyer mobiljet. M\u00ebsohet se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Ambasada amerikane ka paguar d\u00ebmin.<\/p>\n<p>6. SAS, Mbret\u00ebria e Bashkuar.<br \/>\nSh\u00ebrbimi Special Ajror i Ushtris\u00eb Britanike (SAS) ekziston q\u00eb nga viti 1941, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb nga komandat m\u00eb t\u00eb vjetra elitare n\u00eb bot\u00eb. Ekzistenca e SAS u mbajt sekret ose u mohua zyrtarisht p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Trupat u b\u00ebn\u00eb fam\u00ebkeqe kur shp\u00ebtuan pengjet n\u00eb ambasad\u00ebn iraniane n\u00eb Lond\u00ebr n\u00eb vitin 1980 &#8211; operacioni i suksessh\u00ebm u zhvillua p\u00ebrpara nj\u00eb turme t\u00eb madhe gazetar\u00ebsh. Pas k\u00ebsaj, qeveria hoqi dor\u00eb nga fshehja e nj\u00ebsis\u00eb speciale p\u00ebr publikun. Nj\u00ebsia p\u00ebrb\u00ebhet nga tre regjimente, me rreth 500 trupa. Pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e procesit t\u00eb pranimit t\u00eb kandidat\u00ebve, p\u00ebrfshin nj\u00eb kurs trajnimi 6-javor n\u00eb xhung\u00ebl.<\/p>\n<p>7. Nj\u00ebsia Speciale Alfa, Rusi.<br \/>\nNj\u00ebsia speciale ruse Alfa ose &#8220;Alpha Group&#8221; \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret t\u00eb brendsh\u00ebm rus. Ajo p\u00ebrdoret kryesisht p\u00ebr t\u00eb luftuar terrorizmin. Ekzistenca e nj\u00ebsis\u00eb u b\u00eb e njohur vet\u00ebm pas ndarjes s\u00eb Bashkimit Sovjetik n\u00eb vitet 1990. Thuhet se nj\u00ebsia p\u00ebrb\u00ebhet nga rreth 700 trupa. Dihet shum\u00eb pak p\u00ebr st\u00ebrvitjen e tyre, por hamend\u00ebsohet se ajo \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb fizikisht dhe mend\u00ebrisht.<\/p>\n<p>8. Unidad de Operaciones Especiales, Spanj\u00eb.<br \/>\nForcat speciale spanjolle &#8220;Unidad de Operaciones Especiales&#8221;(UOE) u themeluan n\u00eb vitin 1967 dhe jan\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi e Marin\u00ebs spanjolle q\u00eb ka qen\u00eb pjes\u00eb e forc\u00ebs elitare spanjolle &#8220;Forca e Luft\u00ebs Speciale Detare&#8221; (FGNE) q\u00eb nga viti 2009. Ky ekip special p\u00ebrdoret kryesisht n\u00eb det t\u00eb hapur, por UOE operon her\u00eb pas here edhe n\u00eb tok\u00eb. Ashtu si n\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb speciale, st\u00ebrvitja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ashp\u00ebr, me nj\u00eb mesatare prej 70-80 p\u00ebrqind t\u00eb kursant\u00ebve t\u00eb d\u00ebshtuar. Kjo \u00ebsht\u00eb shkalla m\u00eb e lart\u00eb e braktisjes brenda forcave t\u00eb armatosura spanjolle. Pajisjet p\u00ebrfshijn\u00eb pushk\u00eb sulmi, mitraloz\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe pushk\u00eb snajper. Nj\u00ebsia p\u00ebrdoret gjithashtu n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr t\u00eb luftuar terrorizmin, p\u00ebr shembull n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kund\u00ebr organizat\u00ebs terroriste baske Eta, e cila sot nuk ekziston m\u00eb.<\/p>\n<p>9. Task Force Cobra, Austri.<br \/>\nFircat komando Cobra(Eko Cobra) nga Austria mund t\u00eb konkurroj\u00eb me forcat speciale m\u00eb t\u00eb forta n\u00eb bot\u00eb: N\u00eb vitin 2015, Cobra fitoi &#8220;Konferenc\u00ebn e Lojrave Olimpike&#8221;(CTC).  Nj\u00ebsia speciale u themelua n\u00eb vitin 1978 si Xhandarm\u00ebri, n\u00eb vitin 2002 u riem\u00ebrua Cobra dhe n\u00eb vitin 2013 u b\u00eb nj\u00eb ristrukturim organizativ, ku &#8220;Eko Cobra&#8221; u b\u00eb pjes\u00eb e Drejtoris\u00eb p\u00ebr Nj\u00ebsit\u00eb Speciale. Ekipi p\u00ebrdoret, p\u00ebr lirimin e pengjeve, vrasjet e klasifikuara dhe n\u00eb zonat e antiterrorit.  Gjithashtu, nj\u00ebsia mb\u00ebshtet policin\u00eb n\u00eb rastet e rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb lart\u00eb. N\u00eb vitin 2004, zyrtar\u00ebt e &#8220;Eko Cobra&#8221; ishin n\u00eb gjendje t\u00eb arrestonin nj\u00eb nga kumbar\u00ebt m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm mafioz t\u00eb Turqis\u00eb. N\u00eb vitin 1996, nj\u00ebsia speciale i dha fund rr\u00ebmbimit t\u00eb nj\u00eb avioni nd\u00ebrsa ai ishte ende n\u00eb aj\u00ebr; asnj\u00eb forc\u00eb tjet\u00ebr elitare nuk ka arritur ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<br \/>\nAplikimi p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb k\u00ebt\u00ea forc\u00eb, mund t\u00eb b\u00ebhet nga \u00e7do punonj\u00ebs policie, me dy vite sh\u00ebrbim n\u00eb terren. Femrat jan\u00eb gjithashtu pjes\u00eb e &#8220;Eko Cobra&#8221;, megjith\u00ebse duksh\u00ebm m\u00eb rrall\u00eb se meshkujt. N\u00eb testin e p\u00ebrzgjedhjes, nj\u00eb litar i gjat\u00eb tre metra duhet t\u00eb ngjitet pa p\u00ebrdorur k\u00ebmb\u00ebt. \u00c7do vit, efektiv\u00ebt duhet t\u00eb kryejn\u00eb nj\u00eb test fitnesi. Shumica prej tyre jan\u00eb gjithashtu shum\u00eb atletik\u00eb apo edhe sportist\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre private.<\/p>\n<p>10. SSG, Pakistan.<br \/>\nGrupi i Sh\u00ebrbimeve Speciale t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Pakistanit (SSG) mund t\u00eb rivalizoj\u00eb forcat speciale m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb bot\u00eb. Specialitetet e trupave jan\u00eb: kund\u00ebr-terrorizmi, operacionet jasht\u00eb shtetit p\u00ebr mbrojtjen nga t\u00eb huajt, zbulimi dhe lufta jokonvencionale.  Nj\u00ebsia njihet edhe si &#8220;Black Storcks&#8221; p\u00ebr shkak t\u00eb kapel\u00ebs s\u00eb tyre.  SSG u themelua n\u00eb vitet 1950. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, nj\u00ebsia u p\u00ebrdor n\u00eb situatat luftarake dhe ato t\u00eb antterrorit n\u00eb Afganistan dhe Sri Lanka. Personeli ushtarak me t\u00eb pakt\u00ebn 5 vjet sh\u00ebrbim dhe mosha 25-39 vje\u00e7 kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb aplikojn\u00eb. Procesi i p\u00ebrzgjedhjes \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i v\u00ebshtir\u00eb dhe p\u00ebrqindja e braktisjes \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb (85-90%). Nd\u00ebr t\u00eb tjera, an\u00ebtar\u00ebt trajnohen p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb mjesht\u00ebr n\u00eb xhudo dhe karate. N\u00eb kurset e avancuara t\u00eb trajnimit, efektiv\u00ebt b\u00ebjn\u00eb trajnime t\u00eb plota n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, n\u00eb male, n\u00eb d\u00ebbor\u00eb dhe n\u00eb aj\u00ebr, duke p\u00ebrdorur snajperin, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb situatave dhe nivelit t\u00eb specializimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Burimi*:<br \/>\nhttps:\/\/mobil.news.at\/a\/spezialeinheiten-weltweit-11775556<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgatiti: Simon Ulndreu Nj\u00ebsit\u00eb speciale st\u00ebrviten m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt dhe vet\u00ebm luft\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb i bashkohen ekipit. Nj\u00ebsit\u00eb speciale zot\u00ebrojn\u00eb misione jasht\u00ebzakonisht t\u00eb rrezikshme p\u00ebr jet\u00ebn e tyre dhe shpeshher\u00eb edhe p\u00ebr jet\u00ebn e publikut. Lista e forcave speciale nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb dhe disa vende kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":90752,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-90751","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90751","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90751"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90751\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":90754,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90751\/revisions\/90754"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90752"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90751"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90751"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90751"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}