{"id":90638,"date":"2025-07-14T13:08:52","date_gmt":"2025-07-14T13:08:52","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=90638"},"modified":"2025-07-14T13:08:52","modified_gmt":"2025-07-14T13:08:52","slug":"sonila-meco-beni-kujdes-shqiperia-kantier-ndertimi-qytetaret-nuk-jane-me-perdorues-te-ketij-territori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/07\/14\/sonila-meco-beni-kujdes-shqiperia-kantier-ndertimi-qytetaret-nuk-jane-me-perdorues-te-ketij-territori\/","title":{"rendered":"Sonila Me\u00e7o\/ B\u00ebni kujdes! Shqip\u00ebria kantier nd\u00ebrtimi. Qytetar\u00ebt nuk jan\u00eb m\u00eb p\u00ebrdorues t\u00eb k\u00ebtij territori."},"content":{"rendered":"<p>\u00c7do sjellje e deklarat\u00eb publike po v\u00ebrteton se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk po ndodhin nd\u00ebrhyrje urbane, por nj\u00eb riformatim politik i territorit.<br \/>\nPropaganda po \u00e7artet me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb ta shpall\u00eb si zhvillim e modernizim t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs, por \u00e7do veprim ul\u00ebret thelbin: p\u00ebrqendrim pushteti, met\u00ebr p\u00ebr met\u00ebr katror.<\/p>\n<p>Shembjet n\u00eb Theth, \u201c\u00e7lirimi\u201d i hap\u00ebsirave publike n\u00eb Vlor\u00eb e m\u00eb pas kryq e t\u00ebrthor Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs logjik\u00eb. T\u00eb mos mbetet asnj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e pa kontrolluar, e pa menaxhuar, e pa p\u00ebrdorur nga pushteti.<\/p>\n<p>Ky mandat i ri i plotfuqish\u00ebm i pushtetit u mbajt me sforco publike n\u00eb premtimin p\u00ebr integrim t\u00eb shpejt\u00eb europian, por edhe mbi garancin\u00eb p\u00ebr falje gjobash, legalizime, zgjidhje problemesh pron\u00ebsie. Me vot\u00eb t\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb me rr\u00ebmbime e mashtrime, farsa nuk priti as 100 dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u201cvarrosur\u201d n\u00eb g\u00ebrmadha \u00e7do premtim.<\/p>\n<p>BE-ja nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb standard urban. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb arkitektur\u00eb politike q\u00eb funksion n\u00ebn trar\u00eb t\u00eb qart\u00eb: e drejta, konsensusi dhe transparenca. Kur asnj\u00ebri prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb funksional, \u00e7do veprim, sado estetik n\u00eb dukje \u00ebsht\u00eb d\u00ebrrm\u00eb ndaj integrimit.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kapje t\u00eb territorit, pak r\u00ebnd\u00ebsi ka n\u00ebse nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb kthehet n\u00eb livadh, pedonale apo resort. Ajo q\u00eb duhet t\u00eb vlej\u00eb \u00ebsht\u00eb kush vendos, si vendos dhe mbi \u00e7far\u00eb mekanizmash kontrolli vepron vendimi. <\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrhyrjet mbi territor nuk jan\u00eb produkt i dialogut me komunitetin, nuk kalojn\u00eb p\u00ebrmes gjykatave, nuk kan\u00eb verifikim publik mbi pron\u00ebsin\u00eb apo analiz\u00eb t\u00eb ndikimit social. Ato \u201clegjitimohen\u201d nga nj\u00eb qend\u00ebr unike vendimmarrjeje, me zbatim vertikal dhe me kontroll t\u00eb plot\u00eb politik mbi \u00e7do zyr\u00eb t\u00eb pushtetit lokal.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb zallamahi, atletet e bardha n\u00eb samite dhe gjunj\u00ebzimi prej argati ndaj kryeministres italiane kan\u00eb prodhuar nj\u00eb tez\u00eb unike \u201cpro\u201d europiane p\u00ebr kancelerit\u00eb e mjaftuara me stabilitet e mos kok\u00eb\u00e7arje nga Ballkani. <\/p>\n<p>Nj\u00eb nga manovrat m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb autokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi t\u00eb paraqitet si e vetmja mendje racionale n\u00eb nj\u00eb vend irracional. Edi Rama e ka nd\u00ebrtuar me kujdes k\u00ebt\u00eb narrativ\u00eb p\u00ebrpara nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, t\u00eb papjekur, emocional\u00eb, q\u00eb nuk din\u00eb t\u00eb organizohen, q\u00eb nuk marrin vesh me t\u00eb mir\u00eb. Opozita \u00ebsht\u00eb destruktive, tribale dhe se ai \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb mund t\u2019i udh\u00ebheq\u00eb shqiptar\u00ebt drejt \u201cmodernitetit\u201d, edhe me forc\u00eb, edhe me rregull, edhe me ca doza spektak\u00ebl.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb justifikim klasik paternalist (q\u00eb mjesht\u00ebrisht i \u00ebsht\u00eb sugjeruar kryepushtetarit nga ata q\u00eb e din\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb Brukseli i lodhur nga krizat e brendshme e zgjerimet) p\u00ebr t\u00eb legjitimuar p\u00ebrqendrimin e pushtetit n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb vetme. Duke shp\u00ebrfillur k\u00ebsisoj n\u00ebn hund\u00ebn e BE-s\u00eb \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr transparenc\u00eb, kontroll institucional dhe ndarje pushtetesh.<\/p>\n<p>Kur kryeministri thot\u00eb se \u00e7do p\u00ebrpjekje zhvillimi e modernizimi \u201ce b\u00ebj me ligj\u201d, ai zakonisht i referohet ligjeve q\u00eb vet\u00eb shumica e tij i ka votuar pa debat, pa kund\u00ebrshtim dhe pa ndjeshm\u00ebri sociale. Ai krijon rregullin, pastaj e p\u00ebrdor si justifikim p\u00ebr forc\u00ebn.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb aksioni i lemerisur i k\u00ebtyre dit\u00ebve n\u00eb kulm sezoni turistik \u00ebsht\u00eb modeli klasik i liderit q\u00eb krijon boshll\u00ebk institucional p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah veten si t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por ky konstrukt nuk mund t\u2019i qendroj\u00eb arkitektur\u00ebs europiane. Madje ngjan si ato nd\u00ebrtimet pa leje, me d\u00ebrrasa, q\u00eb i shemb me gjysm\u00eb rruspe. Sepse asnj\u00eb shoq\u00ebri demokratike nuk q\u00ebndron mbi iden\u00eb se populli \u00ebsht\u00eb injorant dhe lideri i ndritsh\u00ebm, por mbi institucione q\u00eb nuk varen nga ndri\u00e7imi personal i askujt.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb ende mbahet kjo katrahur\u00eb si nd\u00ebrtim pa leje n\u00eb portat e Europ\u00ebs me \u201cvjeljen\u201d e vot\u00ebs shqiptar\u00ebve pavar\u00ebsisht mashtrimit p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs. Ka di\u00e7ka t\u00eb pashpjegueshme dhe nj\u00ebherazi thell\u00ebsisht shqiptare n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e votojn\u00eb dhe duartrokasin nj\u00eb pushtet q\u00eb i mashtron, i p\u00ebrbuz dhe i l\u00eb pas. Ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm raport elektoral, por nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie psikologjike, q\u00eb normalizon talljen, z\u00ebvend\u00ebson dinjitetin me p\u00ebrfitim personal \u00e7asti. <\/p>\n<p>Ndaj Europa nis e beson p\u00ebrrall\u00ebn e stabilitetit, sepse ka nj\u00eb gogol t\u00eb but\u00eb n\u00eb pseudo demokraci, q\u00eb quhet vetn\u00ebnshtrim me vot\u00eb. Nuk ndodh nj\u00ebher\u00eb. Nuk ndodh n\u00eb panik. Ndodh ngadal\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb heshtur mes nj\u00eb pushteti q\u00eb nuk respekton qytetarin dhe nj\u00eb qytetari q\u00eb ka vendosur t\u00eb mos k\u00ebrkoj\u00eb m\u00eb respekt. <\/p>\n<p>Q\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb sillet si sundimtar, nuk mjafton vet\u00ebm d\u00ebshira e tij e as lobet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Duhet edhe pranimi i nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb nuk e ndien m\u00eb as pesh\u00ebn e z\u00ebrit t\u00eb vet, as turpin e n\u00ebnshtrimit pa dinjitet. <\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, Shqip\u00ebria ec\u00ebn drejt Europ\u00ebs jo si nj\u00eb vend q\u00eb p\u00ebrmbush standardet, por si nj\u00eb alibi e p\u00ebrdorshme p\u00ebr stabilitetin rajonal. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rol, kryeministri yn\u00eb me atlete t\u00eb bardha tolerohet jo sepse nd\u00ebrton institucione, por sepse i kontrollon me efikasitet. Tolerohet edhe nga nj\u00eb popull q\u00eb hesht, jo nga miratimi, por nga lodhja dhe normalizimi i s\u00eb padrejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Aksionet e fundit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga cepat e yllit n\u00eb bluz\u00ebn e fushat\u00ebs s\u00eb rilindjes, estetika autoritariste q\u00eb i lejon regjimit t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb pamjen urbane, nd\u00ebrhyrjet arkitekturore dhe ndryshimet hap\u00ebsinore p\u00ebr t\u00eb imponuar nj\u00eb ide t\u00eb vet\u00ebn t\u00eb modernitetit, progresit dhe \u201crendit\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtyp pluralizmin dhe llogaridh\u00ebnien, favorizon klient\u00ebt e pushtetit n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit, q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb justifikuar imponimin e forc\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb rruga drejt Europ\u00ebs.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb kuturisje e gjat\u00eb n\u00eb vend, me pasaport\u00eb gati n\u00eb xhep dhe me fytyr\u00ebn e kthyer nga nj\u00eb e ardhme q\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb i ngjan t\u00eb kaluar\u00ebs. Ama kurthit t\u00eb stabilitetit t\u00eb rrem\u00eb krijuar nga pushteti i dilet vet\u00ebm me nj\u00eb shqis\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb dhe bindjen se Europa nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Brukseli.<br \/>\nEuropa \u00ebsht\u00eb ideja se pushteti ka kufij dhe qytetari, dinjitet.<br \/>\nMu aty nisin ndryshimet e v\u00ebrteta.<br \/>\nJo n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e iluzioneve, por n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e vet\u00ebdijes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7do sjellje e deklarat\u00eb publike po v\u00ebrteton se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk po ndodhin nd\u00ebrhyrje urbane, por nj\u00eb riformatim politik i territorit. Propaganda po \u00e7artet me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb ta shpall\u00eb si zhvillim e modernizim t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs, por \u00e7do veprim ul\u00ebret thelbin: p\u00ebrqendrim pushteti, met\u00ebr p\u00ebr met\u00ebr katror. Shembjet n\u00eb Theth, \u201c\u00e7lirimi\u201d i hap\u00ebsirave publike n\u00eb Vlor\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":90639,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-90638","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90638"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90638\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":90640,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90638\/revisions\/90640"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90639"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}