{"id":90093,"date":"2025-06-22T09:55:34","date_gmt":"2025-06-22T09:55:34","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=90093"},"modified":"2025-06-22T09:55:34","modified_gmt":"2025-06-22T09:55:34","slug":"hasan-bello-kur-shqiperia-ishte-i-vetmi-vend-pa-ministri-drejtesie-ne-bote","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/06\/22\/hasan-bello-kur-shqiperia-ishte-i-vetmi-vend-pa-ministri-drejtesie-ne-bote\/","title":{"rendered":"Hasan Bello\/ Kur Shqip\u00ebria ishte i vetmi vend pa Ministri Drejt\u00ebsie n\u00eb bot\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 6 shtator 1966, p\u00ebr t\u00eb rritur kontrollin e PPSh-s\u00eb mbi organet e drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb mbledhjen e Byros\u00eb Politike u vendos t\u00eb suprimohej Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb. Kjo reform\u00eb administrative krahas arsyeve ekonomike dhe financiare t\u00eb kriz\u00ebs q\u00eb kishte p\u00ebrfshir\u00eb regjimin komunist, frym\u00ebzohej nga motive politike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, Enver Hoxha shpalosi haptazi mendimin p\u00ebr t\u00eb rritur kontrollin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Nj\u00eb politik\u00eb e till\u00eb binte ndesh edhe me vet\u00eb ligjet e miratuara nga regjimi komunist. N\u00eb Kushtetut\u00eb dhe n\u00eb ligjin p\u00ebr funksionimin dhe organizimin e drejt\u00ebsis\u00eb, formalisht, gjykatat konsideroheshin si organe t\u00eb pavarura. Kjo mbledhje ishte parapregatitur shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara dhe ishte diskutuar dhe nga ekspert\u00eb t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore, t\u00eb cil\u00ebt kishin sjell\u00eb mendimin e tyre konform\u00eb orientimit q\u00eb ishte imponuar nga lart. <\/p>\n<p>Ky akt ishte i paprecedent\u00eb n\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb shtetit shqiptar. Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb kishte ekzistuar edhe n\u00eb periudh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, kur vendi ishte i pushtuar nga Italia (1939-1943) dhe Gjermania (1943-1944). Por absurditeti i k\u00ebsaj reforme q\u00ebndron edhe p\u00ebr faktin se suprimimi i Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nuk kishte ndodhur n\u00eb asnj\u00eb shtetit t\u00eb kampit socialist. Ai sh\u00ebnonte k\u00ebshtu t\u00eb parin eksperiment me pasoja t\u00eb dhimbshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare t\u00eb k\u00ebsaj periudhe. <\/p>\n<p>Me suprimimin e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, kompetencat e saj i kaluan Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Kjo krijoi nj\u00eb mbivendosje t\u00eb pushtetit ekzekutiv mbi pushtetin gjyq\u00ebsor\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi udh\u00ebheqjes politike. Nj\u00eb veprim i till\u00eb i dha nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb institucionit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb individit p\u00ebrball\u00eb represionit t\u00eb diktatur\u00ebs dhe mekanizmave t\u00eb kontrollit (sh\u00ebrbimit sekret, prokuroris\u00eb, policis\u00eb). N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb jan\u00eb t\u00eb dokumentuara nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm rastesh kur drejtues partiak\u00eb apo vet\u00eb diktatori nd\u00ebrhyjn\u00eb pran\u00eb gjykatave me urdhra konkret\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e d\u00ebnimeve t\u00eb ashpra ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me suprimimin e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ishte edhe eleminimi i avokatis\u00eb. Institucioni i avokatis\u00eb edhe kur ekzistonte ishte n\u00ebn trysnin\u00eb e strukturave t\u00eb regjimit komunist. Kjo konstatohet edhe nga inspektimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, e cila kishte v\u00ebrejtur se procedimi penal zhvillohej n\u00ebn presionin e hetuesve, t\u00eb cil\u00ebt i b\u00ebnin t\u00eb akuzuarve pyetje sugjestionuese; ushtronin dhun\u00eb fizike dhe psikologjike p\u00ebr t\u00eb pranuar faje t\u00eb cilat ata nuk i kishin kryer. Sipas k\u00ebtyre inspektimeve avokat\u00ebt pengoheshin n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb tyre, u kufizohej koha dhe survejohej biseda me t\u00eb d\u00ebnuarit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1976 pas kalimit t\u00eb nj\u00eb periudhe gati 30 vje\u00e7are ndryshimet q\u00eb kishin ndodhur brenda vendit i imponuan regjimit komunist hartimin e nj\u00eb Kushtetute t\u00eb re. Vendimi i Byros\u00eb Politike p\u00ebr suprimimin e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe avokatis\u00eb 10 vjet para miratimit t\u00eb k\u00ebsaj Kushtetute, e kishte vendosur pushtetin gjyq\u00ebsor totalisht n\u00ebn kontrollin e partis\u00eb, duke theksuar p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb e saj dhe t\u00eb lidershipit komunist mbi \u00e7do pushtet tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb edhe sot kemi probleme me sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues p\u00ebr paaft\u00ebsin\u00eb dhe keqadministrimin e shtetit. K\u00ebtu nuk duhet harruar edhe nj\u00eb arsye tjet\u00ebr: p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb, por jo t\u00eb gjith\u00eb e duan&#8230;!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 6 shtator 1966, p\u00ebr t\u00eb rritur kontrollin e PPSh-s\u00eb mbi organet e drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb mbledhjen e Byros\u00eb Politike u vendos t\u00eb suprimohej Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb. Kjo reform\u00eb administrative krahas arsyeve ekonomike dhe financiare t\u00eb kriz\u00ebs q\u00eb kishte p\u00ebrfshir\u00eb regjimin komunist, frym\u00ebzohej nga motive politike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, Enver Hoxha shpalosi haptazi mendimin p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":90094,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-90093","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90093","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90093"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90093\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":90095,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90093\/revisions\/90095"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90094"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90093"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90093"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90093"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}