{"id":89612,"date":"2025-06-02T17:52:15","date_gmt":"2025-06-02T17:52:15","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=89612"},"modified":"2025-06-02T17:52:15","modified_gmt":"2025-06-02T17:52:15","slug":"avokat-besart-logu-a-duhet-te-ike-sali-berisha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/06\/02\/avokat-besart-logu-a-duhet-te-ike-sali-berisha\/","title":{"rendered":"Avokat Besart Logu\/ A duhet t\u00eb ik\u00eb Sali Berisha?"},"content":{"rendered":"<p>Rezultati i zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 11 Majit nuk prodhoi nj\u00eb mazhoranc\u00eb t\u00eb djatht\u00eb. Dikush nxiton t\u00eb gjej\u00eb shkakun tek Partia Demokratike dhe dikush tjet\u00ebr tek mungesa e rregullave t\u00eb nj\u00eb gare t\u00eb ndershme e n\u00eb kushte t\u00eb barabarta p\u00ebr pal\u00ebt pjesmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>Regjimi ramist<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij arsyetimi do t\u00eb na duhet t\u2019a ndajm\u00eb; a ka instaluar Edi Rama nj\u00eb regjim t\u00eb tipit putinist\/erdoganist? N\u00ebse jo, at\u00ebher\u00eb edhe analiza mbaron k\u00ebtu. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, do t\u00eb na duhet t\u00eb arsyetojm\u00eb n\u00eb kushte e rrethana specifike.<br \/>\nPara se t\u00eb vijm\u00eb tek rezultati i 11 Majit, duhet t\u00eb kthehemi n\u00eb retrospektiv\u00eb, jo shum\u00eb larg, pothuaj kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb. Konjuktura nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos ajo amerikane, ishte duksh\u00ebm n\u00eb favor t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Lobi sorosian, si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, kishte arritur t\u00eb deportonte n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb politik\u00ebs amerikane. Vet\u00eb Sekretari i Shtetit Antony Blinken kishte lidhje familjare me Xhorxh Soroso. Babai i tij, Donald Blinken dhe gruaja Vera, financuan Arkivat e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Hapur Vera &#038; Donald Blinken n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Qendrore (ECU), e cila p\u00ebrmban nj\u00eb koleksion dixhital t\u00eb dokumenteve historike hungareze. N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb Soros Foundations Net\u00ebork m\u00eb 2002, babai i Blinken renditet i treti n\u00eb list\u00ebn e Bordit t\u00eb t\u00eb Besuarve, pas kryetarit Soros dhe Aryeh Neier. Donald Blinken ka qen\u00eb Ambasador i SHBA n\u00eb Hungari nga 1994 deri m\u00eb 1998, pik\u00ebrisht kur Soros po p\u00ebrgatiste terrenin atje, ku ai e gruaja e tij kishin lidhje t\u00eb ngushta me qeverin\u00eb socialiste. Blogu i p\u00ebrditsh\u00ebm Hungarian Spectrum, i cili p\u00ebrmend Sorosin midis donator\u00ebve t\u00eb tij, ishte entuziast p\u00ebr Blinken si Sekretar Shteti i mundsh\u00ebm pas zgjedhjeve m\u00eb 2020, sepse \u2018Hungaria nuk do t\u00eb lihej n\u00eb harres\u00eb gjat\u00eb kat\u00ebr apo ndoshta tet\u00eb viteve t\u00eb ardhsh\u00ebm n\u00eb \u00cbashington\u2019. Pasi Blinken u konfirmua si Sekretar Shteti, gazeta hungareze Magyar Nemzet e quante \u2018Lajm i madh p\u00ebr George Soros\u2019. Kaq mjafton p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si nisi rikthimi i Sali Berish\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Shpallja non grata nga rrethi i ngusht\u00eb i Xhorxh Soros diktonte nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb si individ por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt. Kjo sepse goditja e tij pas tet\u00eb vitesh nga largimi n\u00eb drejtimin e PD tregonte se ndaj kujt kishte makth Edi Rama, porosit\u00ebsi i non grat\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Izolimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk mjaftonte. Duhej izolim edhe i br\u00ebndsh\u00ebm. Lufta politike br\u00ebnda llojit p\u00ebr drejtimin e PD si dhe lufta gjyq\u00ebsore p\u00ebr legjitimimin e drejtuesit mori koh\u00eb t\u00eb art\u00eb p\u00ebr riorganizmin e PD si dhe shkaktoi jo pak kosto n\u00eb opinion ku PD shfaqej si nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb i interesonte vet\u00ebm halli i saj. M\u00eb tej, procedimi penal me akuz\u00ebn e korrupsionit, si nj\u00eb form\u00eb e relativizimit t\u00eb korrupsionit galopant qeveritar, ishte nj\u00eb tjet\u00ebr mekaniz\u00ebm q\u00eb e b\u00ebnte PD t\u00eb mos rikthehej si alternativ\u00eb q\u00eb premtonte ndryshimin por si nj\u00eb e ngjashme e PS ku votuesi pragmtasit t\u00eb mendonte \u201cP\u00ebr sa koh\u00eb jan\u00eb nj\u00ebsoj, po zgjedh k\u00ebto me t\u00eb cil\u00ebt kam krijuar lidhje\u201d. Pra, stimulimi i nj\u00eb comfort zone q\u00eb e b\u00ebnte Ram\u00ebn si t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe ku rrotacioni politik nuk sillte ndonj\u00eb ndryshim ve\u00e7se ik nj\u00eb pal\u00eb dhe hajde nj\u00eb tjet\u00ebr e ngjashme me t\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ngritja e retorik\u00ebs se \u201cAta jan\u00eb nj\u00ebsoj\u201d do t\u00eb nxiste krijimin e partive te reja q\u00eb do t\u00eb premtonin ndryshimin e sistemit. Retorik\u00eb q\u00eb do t\u2019a pamund\u00ebsonte krijimin e nj\u00eb fronti t\u00eb madh opozitar me pretendimin se ata vet\u00eb ishin ndryshimi! N\u00eb fakt, synohej krijimi m\u00eb vete i nj\u00eb xhepi votash t\u00eb pak\u00ebnaqurish me qeverin\u00eb me q\u00ebllim fragmentarizimin e vot\u00ebs opozitare duke pamund\u00ebsuar k\u00ebshtu PD q\u00eb t\u00eb prodhonte mandate deputet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Edi Rama, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e dirigjentit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre mekanizmave politik, pa se asnj\u00ebra prej tyre nuk po e dob\u00ebsonte Sali Berish\u00ebn. Madje, krijuan efektin e kund\u00ebrt. Sali Berisha vet\u00ebm rritej si figur\u00eb dhe rradh\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike, e rithemeluar tashm\u00eb, sa vinin e shtoheshin. Dy skanerat elektoral, 6 marsi i 2022 dhe 14 maji i 2023 e provojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Sali Berisha po konsolidonte pozitat e kreut t\u00eb opozit\u00ebs, partis\u00eb dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vend. Gjendur n\u00eb t\u00eb tilla kushte, lobi q\u00eb synonte dob\u00ebsimin e Sali Berish\u00ebs dhe defaktorizimin e Partis\u00eb Demokratike, si e vetmja forc\u00eb qeveris\u00ebse q\u00eb konkuron Partin\u00eb Socialiste, kaloi n\u00eb Planin B. Izolimin fizik t\u00eb Sali Berish\u00ebs, tashm\u00eb kreut faktit t\u00eb opozit\u00ebs. M\u00eb dat\u00eb 30 dhjetor t\u00eb vitit 2023, me vendim t\u00eb gjyqtares Irena Gjoka, Sali Berisha vendoset n\u00ebn mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. P\u00ebr afro nj\u00eb vit, partia q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb organizohej p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb drejtimin e vendit, futet n\u00eb nj\u00eb spirale t\u00eb pafundme k\u00ebrkesash e aksionesh sa politike aq dhe juridike me q\u00ebllim rikthimin e normalitetit politik e institucional t\u00eb saj. Vet\u00ebm m\u00eb  27 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2024 Berisha del nga arresti sht\u00ebpiak  dhe me 3 janar t\u00eb vitit 2025 Apeli i GJKKO rikthen mas\u00ebn e \u201cdetyrim paraqitje\u201d dy her\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm 3 muaj koh\u00eb<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka \u00e7far\u00eb parashtruam m\u00eb lart ishin zhvillimet e br\u00ebndshme 4 vje\u00e7are n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb ambientet e paraburgimit po krijohej nj\u00eb qeveri dhe grup parlamentar paralel i PS, p\u00ebr shkak t\u00eb arrestimeve nga korrupsioni dhe bashk\u00ebpunimit me bot\u00ebn e krimit, Partia Demokratike rrekej t\u2019i kthehej normalitetit e funksionalitetit t\u00eb saj. Harxhim kohe, energjish dhe nervash t\u00eb cilat n\u00eb kushte tjera do t\u2019a b\u00ebnte PD t\u00eb shfaqej si parti alternative dhe konkuruese e denj\u00eb e PS.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb planin e jasht\u00ebm, zgjedhjet presidenciale t\u00eb 5 n\u00ebntorit n\u00eb SHBA i fiton Partia Republikane me kandidatin Donald Trump, antisorosian i deklaruar. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe kthesa e madhe e cila do t\u00eb reflektonte ndryshime t\u00eb ndjeshme jo vet\u00ebm n\u00eb politik\u00ebn amerikane por edhe m\u00eb gjer\u00eb, sidomos n\u00eb vendet ku drejtohen nga politikan\u00eb t\u00eb sponsorizuar nga Lobi Soros. Ky ogur i mir\u00eb, b\u00ebri q\u00eb Partia Demokratike t\u00eb nxitonte t\u00eb ngrinte urat e bashk\u00ebpunimit me insitutcionet amerikane. Lidhja e dy kontratave t\u00eb bashk\u00ebpunimit, me Chris Lacivita dhe Carlos Trujillo, i dhan\u00eb PD dimensione tjera, ose m\u00eb sakt\u00eb, ato t\u00eb m\u00ebparshme por t\u00eb c\u00ebnuara e mohuara nga dyshja Biden-Blinken. Chris Lacivita, arkitetkti i fitores s\u00eb Donald Trump, q\u00eb suportoi PD gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale si dhe Carlos Trujillo, ish avokat i Trump n\u00eb proceset e iniciuara nga porkuror\u00ebt e em\u00ebruar nga Soros, q\u00eb po troket n\u00eb dyert q\u00eb mbylli Lobi Soros, jan\u00eb dy garancit\u00eb se PD ka rr\u00ebzuar barrierat politike q\u00eb shkatuan izolimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar formalizuar p\u00ebrmes aktit non grata t\u00eb ish Sekretarit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Por, me gjith\u00eb kthes\u00ebn e madhe dhe rilidhjen e kontakteve me DASH e Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, dukej se koha nuk ishte n\u00eb favorin e Sali Berish\u00ebs. Ishte pothuaj e pamundur q\u00eb Shqip\u00ebria, e jo m\u00eb \u00e7\u00ebshtja e PD, t\u00eb kryesonte axhend\u00ebn e administrat\u00ebs Trump-Rubio. Lufta ushtarake n\u00eb Ukrain\u00eb dhe n\u00eb Lindjen e Mesme, lufta tregtare me Kin\u00ebn por dhe me Evrop\u00ebn, negociatat me Iranin p\u00ebr programin b\u00ebrthamor, Groenlanda, Kanadaja, e mbi t\u00eb gjitha rikonceptimi i politik\u00ebs s\u00eb jashtme si dhe riorganizmi i sh\u00ebrbimit diplomatik, b\u00ebn\u00eb q\u00eb p\u00ebr tre muaj mos t\u00eb kishim rezultate konkrete p\u00ebrve\u00e7se mesazheve se lidhja e marr\u00ebdh\u00ebnieve me PD dhe Sali Berish\u00ebn \u00ebsht\u00eb fakt. Ato jan\u00eb t\u00eb konsoliduara dhe frytdh\u00ebn\u00ebse. Kjo u pa edhe n\u00eb reagimin e Ambasad\u00ebs Amerikane p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 Majit ku u vu re mungesa e nj\u00eb urimi p\u00ebr fituesin e zgjedhjeve. Reagim q\u00eb provoi at\u00eb q\u00eb ka deklaruar PD gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe: Edi Rama ndodhet n\u00eb nj\u00eb izolim faktik nga partneri yn\u00eb strategjik Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithsesi, elementi koh\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb favorin e Partis\u00eb Demokratike. Nga rilidhja e kontakteve n\u00eb shpeshtimin e tyre, shum\u00eb shpejt do t\u00eb kemi rezultate konkrete. Zgjedhjet e 11 Majit vet\u00ebm sa shtuan list\u00ebn e argumenteve se si Edi Rama ka instaluar nj\u00eb regjim dhe se sa imediat \u00ebsht\u00eb rrezimi i tij i cili p\u00ebr nga p\u00ebrmasat q\u00eb ka marr\u00eb nuk realizohet shpejt e mbi t\u00eb gjitha pa suportin e partner\u00ebve. Duket qart\u00eb se dy kontratat e lidhura me kompanit\u00eb amerikane, ndryshe nga sa i propagandon qeveria, ishin dhe jan\u00eb jetike p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike. Fal\u00eb tyre u b\u00eb e mundur q\u00eb politika amerikane, e jo vet\u00ebm, t\u00eb kthej\u00eb syt\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur rr\u00ebnimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb demokracis\u00eb, q\u00eb me aq mund e kosto e nd\u00ebrtuam.<\/p>\n<p>Neni \u201cBasha\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb 11 dhjetor t\u00eb vitit 2021, n\u00eb 31-vjetorin e themelimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha mblodhi 4935 delegat\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb PD dhe disa mij\u00ebra an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ku miratoi statutin e ri. Nnj\u00eb nd\u00ebr ndryshimet e b\u00ebra ishte edhe ai p\u00ebr Kryetarine Partis\u00eb. Konkretisht, neni 46, n\u00eb vija t\u00eb p\u00ebrgjithshme parashikon se \u201cKryetarit t\u00eb PD-s\u00eb i mbaron mandati kur humbet zgjedhjet parlamentare dhe nuk ka t\u00eb drejt\u00eb rikandidimi&#8230;\u201d. Nj\u00eb rregullim q\u00eb provon frym\u00ebn e demokracis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb subjekt partiak dhe q\u00eb vendos k\u00ebshtu nj\u00eb precedent t\u00eb pad\u00ebgjuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb 30 vjet pluraliz\u00ebm politik.<\/p>\n<p>Kryesisht, Nenin \u201cBasha\u201d kan\u00eb filluar t\u2019a artikulojn\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me Partin\u00eb Demokratike. Po k\u00ebrkohet llogari se \u201cP\u00ebrse nuk e solle PD n\u00eb pushtet\u201d nga ata q\u00eb nuk e kan\u00eb votuar Partin\u00eb Demokratike. Jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr zhvillimet e br\u00ebndshme n\u00eb parti ata q\u00eb e kan\u00eb goditur m\u00eb shum\u00eb at\u00eb. Dhe kjo retorik\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb aspak e rast\u00ebsishme. Ajo \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebkordinuar nga propaganda qeveritare e cila prodhon \u00e7do dit\u00eb tituj q\u00eb orientojn\u00eb debatin publik tek PD me q\u00ebllim shmangien e v\u00ebmendjes nga masakra zgjedhore dhe nisjen e nj\u00eb operacioni t\u00eb ri t\u00eb goditjes s\u00eb Sali Berish\u00ebs. Nuk do t\u2019ia arrijn\u00eb. Masakra zgjedhore prevalon mbi \u00e7do rregullim statutor q\u00eb lidhet vet\u00ebm me an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb e PD. Masakra zgjedhore \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb komb\u00ebtare e Partis\u00eb Demokratike dhe kjo i ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebr barr\u00eb Sali Berish\u00ebs q\u00eb t\u2019a faktoj\u00eb e t\u2019ia b\u00ebj\u00eb t\u00eb ditur opinionit shqiptar dhe atij t\u00eb huaj se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kishte zgjedhje por fars\u00eb zgjedhore. Kush nxiton t\u00eb gjej\u00eb shkaktarin e rezultatin t\u00eb 11 Majit tek PD dhe jo tek vullneti i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb manipuluar zgjedhjet, po b\u00ebn loj\u00ebn e k\u00ebtij t\u00eb fundit. Masakra zgjedhore \u00ebsht\u00eb vula q\u00eb do t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebrfundimisht Edi Ram\u00ebn nga skena politike. Standartet mbi t\u00eb cilat po rind\u00ebrton marr\u00ebdh\u00ebniet SHBA, nd\u00ebr t\u00eb tjera kan\u00eb si gur\u00eb themeli zgjedhjet e lira e demokratike. Prandaj PD duhet t\u00eb ngrej\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim n\u00eb rrafshin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe se marrja me \u00e7\u00ebshtje sekondare vet\u00ebm sa e vret k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb.<\/p>\n<p>Mision i pap\u00ebrfunduar<\/p>\n<p>M\u00eb lart soll\u00ebm n\u00eb rend kronologjik sulmet ndaj Sali Berish\u00ebs dhe tentativ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb defaktorizuar PD si alternativ\u00eb qeveris\u00ebse. Izolimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i br\u00ebndsh\u00ebm dhe ai fizik i Sali Berish\u00ebs, ishin mekanizmat politik e juridik q\u00eb p\u00ebrdori Lobi Soros n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs; t\u00eb qeverisjes i vet\u00ebm dhe i pashqet\u00ebsuar nga askush. Por, fuqizimi i Sali Berish\u00ebs, konfirmimi i PD n\u00eb tre pal\u00eb zgjedhje si forc\u00eb e par\u00eb opozitare, prishi projektin p\u00ebr minimin e pluralizmit dhe parlamentarizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebrbetimi i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr ta nxjerr\u00eb PD me rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb \u201997, pra me 25 deputet\u00eb, ishte k\u00ebmban\u00eb alarmi se \u00e7far\u00eb skenari kriminal po p\u00ebrgatitej nga Lobi Soros. Kujtojm\u00eb k\u00ebtu se kjo deklarat\u00eb u b\u00eb nga kreu i qeveris\u00eb n\u00eb Asamblen\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, m\u00eb 8 shtator t\u00eb vitit 2024. Periudh\u00eb ku zgjedhjet presidenciale n\u00eb Amerik\u00eb nuk ishin mbajtur ende dhe ku padron\u00ebt e tij g\u00ebzonin akoma superpushtet.<\/p>\n<p>Imagjinoni p\u00ebr nj\u00eb moment n\u00ebse: zgjedhjet n\u00eb SHBA t\u2019i fitonin demokrat\u00ebt. Nd\u00ebrkoh\u00eb k\u00ebtej, vul\u00ebn do t\u2019a mbante Lulzim Basha, e sigurt q\u00eb PD do t\u00eb degradonte n\u00eb 10-12 deputet\u00eb. Rithemelimi me nj\u00eb logo tjet\u00ebr do t\u00eb nxirrte jo m\u00eb shum\u00eb se 20-30 deputet\u00eb. Nd\u00ebrsa Agron Shehaj, Lapaj, Shabani e Qori, si pasoj\u00eb e vazhdimit t\u00eb konfliktit n\u00eb PD, do t\u00eb p\u00ebrfitonin e nxirrnin rreth 15-20 deputet\u00eb. Pra, nj\u00eb opozit\u00eb shum\u00ebngjyr\u00ebshe, \u00ebndrra n\u00eb sirtar e Edi Ram\u00ebs! Nj\u00eb konfigurim q\u00eb nuk do t\u00eb mund ti ushtronte presion qeveris\u00eb si dhe do i mund\u00ebsonte Edi Ram\u00ebs t\u2019a zgjidhte ai opozit\u00ebn q\u00eb duhej. Fatmir\u00ebsisht, ky skenar i zi ra! Fal\u00eb Sali Berish\u00ebs, Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb sot partia e dyt\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb vend ku n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb funksionale \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ushtron trysni mbi qeverin\u00eb, q\u00eb mban kontakte me partner\u00ebt dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb pal\u00eb n\u00eb \u00e7do tryez\u00eb negocimi.<\/p>\n<p>Nuk duhet ngurruar dhe duhet t\u2019a themi, madje me t\u00eb madhe: Sali Berisha mbajti PD n\u00eb sken\u00ebn politike! Projekti kriminal p\u00ebr defaktorizmin e k\u00ebsaj force politike d\u00ebshtoi dhe kjo fal\u00eb luft\u00ebs q\u00eb i priu lideri i saj. Konjukturat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, bandat, gjykatat, mediat dhe \u00e7do instrument tjet\u00ebr politk, juridik, financiar e mediatik nuk p\u00ebrballohen leht\u00eb n\u00ebse i ke kund\u00ebr. Koha provoi se n\u00eb regjimin e instaluar nga Edi Rama, vet\u00ebm nj\u00eb lider i sprovuar mund t\u2019ia dal\u00eb. \u00c7do profil tjet\u00ebr, sado i dashur e me reputacion t\u00eb jet\u00eb, vet\u00ebm sa do i shtonte jet\u00eb regjimit ramist. Prandaj, misioni i Sali Berish\u00ebs nuk mbaron k\u00ebtu. Ai duhet t\u2019a \u00e7oj\u00eb m\u00eb tej at\u00eb, deri n\u00eb rr\u00ebzimin e plot\u00eb t\u00eb regjimit t\u00eb pinjoll\u00ebve t\u00eb diktatur\u00ebs. Rezultati i zgjedhjeve t\u00eb 11 Majit, q\u00eb nxjerr PD forc\u00ebn e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vend, ishte nj\u00eb betej\u00eb e fituar n\u00eb luft\u00ebn me regjimin ramist. Kush mendon se regjimet rr\u00ebzohen p\u00ebr tre muaj, e ka gabim. Nj\u00ebjt\u00eb m\u00eb thyrjen e izolimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar,  t\u00eb br\u00ebndsh\u00ebm, e sidomos atij fizik, n\u00eb thelb, 11 Maji ishte nj\u00eb fitore q\u00eb vendoset n\u00eb gjerdanin e sfidave t\u00eb fituara t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Mund t\u00eb duket pak por \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm q\u00eb misioni t\u00eb vazhdoj\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, ikja e Sali Berish\u00ebs nga drejtimi i PD n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment delikat do t\u00eb ishte akti m\u00eb i lart\u00eb i tradh\u00ebtis\u00eb q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebhej Shqip\u00ebris\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi si dhe demokrat\u00ebve e atyre qe e besuan n\u00eb ve\u00e7anti. N\u00eb kushtet n\u00eb t\u00eb cilat ndodhet vendi, opozit\u00ebs, e ve\u00e7an\u00ebrisht Partis\u00eb Demokratike, nuk i duhen n\u00eb krye t\u00eb saj njer\u00ebz t\u00eb urt\u00eb e fjal\u00ebpak, aq m\u00eb keq profile djaloshari, por i nevojiten profile luft\u00ebtari t\u00eb sprovuar q\u00eb nuk i tremben betejave, qofshin k\u00ebto edhe p\u00ebrball\u00eb superfuqis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs. T\u2019i thuash Sali Berish\u00ebs ik, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nuk merr vesh nga politika apo nxiton nga d\u00ebshira e madhe p\u00ebr ta par\u00eb PD n\u00eb pushtet, dhe n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, po b\u00ebn loj\u00ebn e Edi Ram\u00ebs me apo pa vet\u00ebdije. Lufta me regjimin nuk ka mbaruar, ka akoma beteja p\u00ebr t\u00eb fituar. Dhe lufta zgjat! Prandaj, n\u00eb krye t\u00eb PD duhen luft\u00ebtar\u00eb dhe jo gjithollog\u00eb divani, kafenesh apo banaqesh televizive!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rezultati i zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 11 Majit nuk prodhoi nj\u00eb mazhoranc\u00eb t\u00eb djatht\u00eb. Dikush nxiton t\u00eb gjej\u00eb shkakun tek Partia Demokratike dhe dikush tjet\u00ebr tek mungesa e rregullave t\u00eb nj\u00eb gare t\u00eb ndershme e n\u00eb kushte t\u00eb barabarta p\u00ebr pal\u00ebt pjesmarr\u00ebse. Regjimi ramist N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij arsyetimi do t\u00eb na duhet t\u2019a ndajm\u00eb; a [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":89613,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-89612","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89612","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89612"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89612\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":89614,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89612\/revisions\/89614"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89613"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89612"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89612"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89612"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}