{"id":89421,"date":"2025-05-25T09:54:38","date_gmt":"2025-05-25T09:54:38","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=89421"},"modified":"2025-05-25T09:54:38","modified_gmt":"2025-05-25T09:54:38","slug":"shqiptarja-mira-murati-po-ndryshon-njerezimin-permes-nje-inteligjence-artificiale-etike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/05\/25\/shqiptarja-mira-murati-po-ndryshon-njerezimin-permes-nje-inteligjence-artificiale-etike\/","title":{"rendered":"Shqiptarja\/ Mira Murati po ndryshon njer\u00ebzimin p\u00ebrmes nj\u00eb Inteligjence Artificiale \u201cetike\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Shp\u00ebrthimi i OpenAI si nj\u00eb nd\u00ebr kompanit\u00eb e t\u00eb ardhmes dhe shum\u00eb shpejt nj\u00eb prej m\u00eb t\u00eb vlefshmeve n\u00eb bot\u00eb, nuk erdhi pa buj\u00ebn e individ\u00ebve.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb Sam Altman, drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i kompanis\u00eb, q\u00ebndronte pas saj dhe ishte imazhi, por dikur n\u00eb sfond, nj\u00eb vajz\u00eb me shikim t\u00eb zbeht\u00eb dhe shprehi t\u00eb mistershme e t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen.<\/p>\n<p>Ai shp\u00ebrthim n\u00eb treg i OpenAI, n\u00eb fakt ishte shp\u00ebrthimi i saj.<\/p>\n<p>Mira Murati, vlonjatja simpatike dikur drejtoresh\u00eb operacionale e kompanis\u00eb dhe nj\u00eb ish-drejtuese n\u00eb Tesla \u2013 produkt i manjatit Elon Musk \u2013 doli m\u00eb vete dhe u dor\u00ebhoq pas suksesit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb ChatGPT bot\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Por kur t\u00eb tjer\u00eb mendonin se figura e saj do t\u00eb zbehej, n\u00eb fakt ajo vet\u00ebm sa u forcua.<\/p>\n<p>Fortune, revista prestigjioze amerikane, e specializuar n\u00eb fush\u00ebn e biznesit dhe me zyra n\u00eb New York, e ka kuptuar dhe Mira Muratin, e pati renditur nd\u00ebr 100 grat\u00eb m\u00eb t\u00eb pushtetshme n\u00eb bot\u00eb n\u00eb radhitjen e tyre vjetore.<\/p>\n<p>Murati zuri vendin e 57 n\u00eb bot\u00eb, sipas radhitjes s\u00eb Fortune.<\/p>\n<p>\u201cAshtu si\u00e7 OpenAI shp\u00ebrtheu n\u00eb sken\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ashtu b\u00ebri edhe drejtoresha e teknologjis\u00eb, Mira Murati. Deri n\u00eb l\u00ebshimin e ChatGPT, chatbot-it gjenerues t\u00eb mund\u00ebsuar nga AI i startup-it, teknologia kishte qen\u00eb n\u00ebn radar. Tani ai po cil\u00ebsohet si nj\u00eb nga figurat kryesore q\u00eb form\u00ebson t\u00eb ardhmen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruar t\u00eb AI n\u00eb bot\u00ebn e biznesit\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky p\u00ebrshkrimi i par\u00eb q\u00eb Fortune i ka b\u00ebr\u00eb Muratit, t\u00eb lindur e rritur n\u00eb Shqip\u00ebri dhe suksesit t\u00eb saj t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e larguar nga kompania, por Fortune nuk e eklipsonte ndikimin q\u00eb ajo ka pasur, duke specifikuar se suksesi ishte pjes\u00ebrisht edhe i saji personal.<\/p>\n<p>\u201cChatGPT arriti 100 milion\u00eb p\u00ebrdorues aktiv\u00eb mujor\u00eb n\u00eb vet\u00ebm dy muaj dhe ka sjell\u00eb nj\u00eb revolucion t\u00eb plot\u00eb teknologjik n\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb vit, me startup-e dhe kompani t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb zhvillojn\u00eb produkte dhe strategji t\u00eb mund\u00ebsuara nga AI\u201d.<\/p>\n<p>Dikur kompania vlente 30 miliard\u00eb dollar\u00eb. Por sot, fal\u00eb edhe Muratit dhe pun\u00ebs q\u00eb ajo ka kryer, OpenAI vlen rreth 300 miliard\u00eb, sipas llogaritjeve t\u00eb fundit t\u00eb investitor\u00ebve.<\/p>\n<p>Fortune pati shkruar edhe p\u00ebr ndikimin e saj jasht\u00eb normales n\u00eb nj\u00eb kompani me at\u00eb lloj rritjeje:<\/p>\n<p>\u201cNdikimi i Muratit n\u00eb OpenAI \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, pasi ajo ishte e ngarkuar me udh\u00ebheqjen e ekipeve t\u00eb saj t\u00eb k\u00ebrkimit, produkteve dhe siguris\u00eb. Por me k\u00ebt\u00eb fuqi vjen edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe: Ish-inxhinierja e Tesl\u00ebs ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb m\u00eb shum\u00eb rregullimit t\u00eb produkteve t\u00eb AI-s\u00eb, por si\u00e7 ndodh shpesh me teknologjit\u00eb e reja, zhvillimi dhe p\u00ebrvet\u00ebsimi po ecin shum\u00eb m\u00eb shpejt se politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit\u201d.<\/p>\n<p>Thinkin Machines Lab<br \/>\nFundi i di\u00e7kaje n\u00ebnkupton fillimin e nj\u00eb etape tjet\u00ebr. K\u00ebshtu ndodhi edhe p\u00ebr Muratin.<\/p>\n<p>Ajo krijoi pas largimit nga OpenAI Thinking Machines Lab, nj\u00eb startup i ri n\u00eb fush\u00ebn e Inteligjenc\u00ebs Artificiale, i cili e vendos s\u00ebrish n\u00eb radar Muratin.<\/p>\n<p>Murati kishte vendosur prej zanafill\u00ebs nj\u00eb dysheme t\u00eb domosdoshme investimesh. Ajo donte t\u00eb kapte shifr\u00ebn prej 2 miliard\u00eb dollar\u00ebsh. Dhe n\u00eb fakt thuajse e ka arritur k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Di\u00e7ka e till\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije, do ta \u00e7onte vler\u00ebn e kompanis\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb mbi 10 miliard\u00eb dollar\u00eb. Pra, diku aty ku OpenAi e nisi.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e investimit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe Shqip\u00ebria, me nj\u00eb investim prej 10 milion\u00eb dollar\u00ebsh nga buxheti i shtetit, si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e re p\u00ebr zhvilluar kapitalin, t\u00eb cilin vendi nuk e ka eksperiemntuar m\u00eb par\u00eb dhe po e b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb me kompanin\u00eb e krijuar nga Murati.<\/p>\n<p>\u201cPo nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb lloj t\u00eb ri t\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale \u2013 nj\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit mund t\u2019i besojn\u00eb, ta form\u00ebsojn\u00eb dhe ta kuptojn\u00eb\u201d, tha Murati n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb lidhur me kompanin\u00eb e saj t\u00eb re. \u201cNuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e njer\u00ebzve, por p\u00ebr amplifikimin e asaj q\u00eb na b\u00ebn unik\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00ebn e biznesit n\u00eb fakt, ajo njihet si nj\u00eb magnet p\u00ebr talentin dhe kapitalin. Ajo arrin t\u00eb gjej\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb zot\u00eb, t\u00eb sjell\u00eb investime t\u00eb pamatshme. Por edhe t\u00eb drejtor\u00eb si asnj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, sjell etik\u00ebn n\u00eb bot\u00ebn e AI.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shum\u00eb startup-e n\u00eb gar\u00ebn e Inteligjenc\u00ebs Artificiale, q\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb arritjen e inteligjenc\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme artificiale (AGI), qasja e Muratit \u00ebsht\u00eb m\u00eb pragmatike dhe etike.<\/p>\n<p>Thinking Machines Lab po thekson sigurin\u00eb, p\u00ebrdorimin dhe AI-n\u00eb q\u00eb p\u00ebrshtatet me nevojat individuale dhe kontekstin shoq\u00ebror. V\u00ebrejtjet e saj publike sugjerojn\u00eb se kompania mund t\u00eb jet\u00eb duke eksploruar mjete q\u00eb kombinojn\u00eb arsyetimin simbolik me t\u00eb m\u00ebsuarit e thell\u00eb \u2013 ndoshta duke ndjekur nj\u00eb qasje hibride ndaj arkitektur\u00ebs s\u00eb AI-s\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Di\u00e7ka q\u00eb n\u00eb fakt t\u00eb tjer\u00ebt nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe dallimi i madh me njeriun ky \u00ebsht\u00eb, pra se AI nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm i njer\u00ebzish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar nevojat dhe pyetjet q\u00eb dikujt mund t\u2019i lindin, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb manual se si t\u00eb b\u00ebsh gj\u00ebrat.<\/p>\n<p>Kthimi i v\u00ebmendjen p\u00ebr nga q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb Mira Murati k\u00ebrkon dhe me Thinking Machines Lab n\u00eb fakt, duket se po e b\u00ebn\u2026dhe po e b\u00ebn mir\u00eb.<br \/>\nNga (AP)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shp\u00ebrthimi i OpenAI si nj\u00eb nd\u00ebr kompanit\u00eb e t\u00eb ardhmes dhe shum\u00eb shpejt nj\u00eb prej m\u00eb t\u00eb vlefshmeve n\u00eb bot\u00eb, nuk erdhi pa buj\u00ebn e individ\u00ebve. Natyrisht q\u00eb Sam Altman, drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i kompanis\u00eb, q\u00ebndronte pas saj dhe ishte imazhi, por dikur n\u00eb sfond, nj\u00eb vajz\u00eb me shikim t\u00eb zbeht\u00eb dhe shprehi t\u00eb mistershme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":89422,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-89421","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89421","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89421"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89421\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":89423,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89421\/revisions\/89423"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89422"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89421"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89421"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89421"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}