{"id":89268,"date":"2025-05-19T12:56:02","date_gmt":"2025-05-19T12:56:02","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=89268"},"modified":"2025-05-19T12:56:02","modified_gmt":"2025-05-19T12:56:02","slug":"ministri-gjerman-i-mbrojtjes-pistorius-duke-drejtuar-tankun-gjermania-do-te-beje-ushtrine-konvencionale-me-te-fuqishme-te-evropes-po-si-qendron-puna-me-ushtrite-e-tjera-evropiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/05\/19\/ministri-gjerman-i-mbrojtjes-pistorius-duke-drejtuar-tankun-gjermania-do-te-beje-ushtrine-konvencionale-me-te-fuqishme-te-evropes-po-si-qendron-puna-me-ushtrite-e-tjera-evropiane\/","title":{"rendered":"Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ushtrin\u00eb konvencionale m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb Evrop\u00ebs, po si q\u00ebndron puna me ushtrit\u00eb e tjera evropiane?"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Jasht\u00ebm i Gjermanis\u00eb b\u00ebri thirrje p\u00ebr shpenzime t\u00eb mbrojtjes prej pes\u00eb p\u00ebr qind t\u00eb PBB. Edhe vendet e tjera evropiane po rrisin masivisht buxhetet e tyre ushtarake.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb ushtrit\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb Evrop\u00ebs?<br \/>\nPolonia &#8211; bastioni lindor i NATO-s: Polonia ka investuar shum\u00eb n\u00eb forcat e saj t\u00eb armatosura prej vitesh &#8211; me synimin p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb fuqia m\u00eb e fort\u00eb tok\u00ebsore n\u00eb Evrop\u00eb. Vitin e kaluar, 4.12 p\u00ebr qind e prodhimit ekonomik shkoi p\u00ebr buxhetin e mbrojtjes. Q\u00ebllimi i deklaruar i shtetit m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb krahun lindor t\u00eb NATO-s: parandalimi efektiv i Rusis\u00eb. Ushtria polake aktualisht ka rreth 150,000 ushtar\u00eb n\u00eb ushtrin\u00eb profesionale dhe mbrojtjen territoriale. Deri n\u00eb vitin 2035, numri pritet t\u00eb rritet n\u00eb 300,000. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ushtria polake dhe mbrojtja ajrore po modernizohen: m\u00eb shum\u00eb se 600 tanke luftarake &#8211; t\u00eb porositura te Koreja e Jugut dhe SHBA, &#8211; si dhe raketa HIMARS, dron\u00eb. N\u00eb t\u00eb ardhmen, avion\u00eb luftarak\u00eb F-35 do t\u00eb forcojn\u00eb ushtrin\u00eb polake dhe mbrojtjen ajrore. Kurse marina polake konsiderohet mjaft e dob\u00ebt.<\/p>\n<p>Gjermania: Nga hezituese n\u00eb lidere? Me rritjen e paralajm\u00ebruar t\u00eb shpenzimeve t\u00eb mbrojtjes n\u00eb pes\u00eb p\u00ebr qind t\u00eb prodhimit t\u00eb brendsh\u00ebm bruto, Gjermania do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb me p\u00ebrmasa historike. Q\u00eb nga fundi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, Republika Federale ishte mb\u00ebshtetur n\u00eb bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, diplomacin\u00eb dhe nj\u00eb &#8220;kultur\u00eb t\u00eb kufizimit ushtarak&#8221;. Pika e kthes\u00ebs u sh\u00ebnua nga fjalimi i ashtuquajtur &#8220;Zeitenwende&#8221;- kthesa epokale e kancelarit Olaf Scholz m\u00eb 27 shkurt 2022, tre dit\u00eb pas pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtij fjalimi, qeveria federale vuri n\u00eb dispozicion nj\u00eb fond special prej 100 miliard\u00eb eurosh p\u00ebr Bundeswehr-in.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, shpenzimet e rregullta t\u00eb mbrojtjes arrit\u00ebn n\u00eb rreth 90 miliard\u00eb euro, ose rreth 2.1 p\u00ebr qind t\u00eb PBB-s\u00eb. Nj\u00eb rritje n\u00eb pes\u00eb p\u00ebrqind do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb buxhet t\u00eb mbrojtjes prej mbi 160 miliard\u00eb euro n\u00eb vit n\u00eb t\u00eb ardhmen. Bundeswehr aktualisht ka rreth 182.000 ushtar\u00eb aktiv\u00eb. Ministria e Mbrojtjes synon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb personel prej t\u00eb pakt\u00ebn 203.000 deri n\u00eb vitin 2031, megjith\u00ebse n\u00eb disa raste diskutohet edhe nj\u00eb objektiv prej 240.000.<\/p>\n<p>Franca: Fuqi nukleare me pretendim global: Franca \u00ebsht\u00eb e vetmja fuqi b\u00ebrthamore n\u00eb BE dhe ndjek nj\u00eb strategji t\u00eb prezenc\u00ebs globale dhe pavar\u00ebsis\u00eb ushtarake. Rreth 203.000 ushtar\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb ushtri, plus 175.000 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00ebsive paraushtarake si xhandarm\u00ebria dhe 26.000 rezervist\u00eb. Me aeroplanmbajt\u00ebsen me energji b\u00ebrthamore Charles de Gaulle dhe n\u00ebndet\u00ebset strategjike, marina Franceze zot\u00ebron komponent t\u00eb fuqish\u00ebm parandalues \u200b\u200bb\u00ebrthamor. Avion\u00ebt luftarak\u00eb Rafale synojn\u00eb ep\u00ebrsin\u00eb ajrore dhe jan\u00eb gjithashtu t\u00eb pajisur p\u00ebr t\u00eb mbajtur arm\u00eb b\u00ebrthamore. Q\u00eb nga marrja e detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2017, Presidenti Emmanuel Macron e ka arritur rritjen e konsiderueshme n\u00eb buxhetin e mbrojtjes. N\u00eb nj\u00eb fjalim dramatik televiziv n\u00eb fillim t\u00eb marsit, presidenti informoi popullat\u00ebn n\u00eb detaje p\u00ebr &#8220;k\u00ebrc\u00ebnimin rus&#8221; q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon Evrop\u00ebn. Prandaj, buxheti francez i mbrojtjes thuajse duhet t\u00eb dyfishohet.<\/p>\n<p>Britania e Madhe: E shum\u00ebarmatosur por e c\u00ebnueshme: Me nj\u00eb objektiv prej rreth 2.4 p\u00ebrqind t\u00eb PBB-s\u00eb, Britania e Madhe gjithashtu d\u00ebshiron t\u00eb rris\u00eb shpenzimet e saj t\u00eb mbrojtjes, duke u fokusuar n\u00eb teknologjin\u00eb e lart\u00eb: dron\u00ebt, inteligjenc\u00ebn artificiale dhe sistemet lazer. Marina Mbret\u00ebrore, me dy aeroplanmbajt\u00ebse, nga t\u00eb cilat zakonisht vet\u00ebm nj\u00eb \u00ebsht\u00eb operacionale, dhe Forcat Ajrore konsiderohen si shum\u00eb moderne. Shtylla e forcave ajrore jan\u00eb avion\u00ebt luftarak\u00eb F35B nga SHBA, nga t\u00eb cil\u00ebt qeveria synon t\u00eb blej\u00eb gjithsej 138.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, forcat e armatosura britanike jan\u00eb relativisht t\u00eb vogla, me rreth 140,000 ushtar\u00eb aktiv\u00eb (4000 syresh jan\u00eb Gurkhas, nepalez\u00eb n\u00eb forcat britanike). Ndryshe nga shum\u00eb vende t\u00eb BE-s\u00eb, aktualisht nuk planifikohet  rritje e konsiderueshme e ushtar\u00ebve. Kryeministri Keir Starmer thekson vazhdimisht besnik\u00ebrin\u00eb ndaj aleanc\u00ebs dhe aft\u00ebsin\u00eb operacionale globale. Pajisjet ushtarake t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe jan\u00eb m\u00eb t\u00eb varura nga teknologjia amerikane sesa shum\u00eb vende t\u00eb BE-s\u00eb. Kjo vlen edhe p\u00ebr arm\u00ebt b\u00ebrthamore t\u00eb vendosura n\u00eb n\u00ebndet\u00ebse.<br \/>\nItali: Fuqi detare, fuqi tok\u00ebsore me nevoj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi: Italia me 1.49% t\u00eb prodhimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm bruto n\u00eb vitin 2024 \u00ebsht\u00eb ende shum\u00eb n\u00ebn objektivin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkuar prej t\u00eb pakt\u00ebn dy p\u00ebrqind. Megjithat\u00eb, me 165.000 ushtar\u00eb aktiv\u00eb, dy aeroplanmbajt\u00ebse dhe nj\u00eb forc\u00eb ajrore t\u00eb fuqishme (Eurofighter, F-35), vendi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga peshat e r\u00ebnda ushtarake t\u00eb Evrop\u00ebs. Forcat tok\u00ebsore, megjithat\u00eb, konsiderohen t\u00eb vjet\u00ebruara dhe kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr reforma. Kjo \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb ndryshoj\u00eb: Kryeministri Giorgia Meloni d\u00ebshiron ta b\u00ebj\u00eb Italin\u00eb fuqin\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb tankeve n\u00eb Evrop\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim tek Rheinmetall u porosit\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se 1000 tanke kryesore beteje dhe multifunksional\u00eb. Strategjikisht, Italia fokusohet n\u00eb rajonin e Mesdheut dhe sigurimin e rrug\u00ebve tregtare globale.<\/p>\n<p>Nuk ndryshon ekuilibri global<br \/>\nProgramet e armatimit shum\u00eb miliard\u00ebshe n\u00eb Evrop\u00eb nuk do t\u00eb ndryshojn\u00eb shum\u00eb n\u00eb afat t\u00eb mes\u00ebm renditjen globale t\u00eb fuqive ushtarake. SHBA kryeson qart\u00ebsisht n\u00eb renditje, e ndjekur nga Rusia,  Kina dhe India. Fuqia e par\u00eb evropiane, Britania e Madhe, vjen vet\u00ebm n\u00eb vendin e gjasht\u00eb. Franca renditet n\u00eb vendin e n\u00ebnt\u00eb, Gjermania aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin e nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb.<\/p>\n<p>Platforma &#8220;Global Firepower&#8221; vler\u00ebson p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mbi 60 tregues, nga numri i tankeve dhe aft\u00ebsit\u00eb detare deri te madh\u00ebsia e popullsis\u00eb n\u00eb mosh\u00eb ushtarake, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb krahasueshme fuqin\u00eb ushtarake globale.<\/p>\n<p>Lexo artikullin e DW: https:\/\/www.dw.com\/sq\/cilat-jan%C3%AB-ushtrit%C3%AB-m%C3%AB-t%C3%AB-fuqishme-t%C3%AB-evrop%C3%ABs\/a-72574482<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Jasht\u00ebm i Gjermanis\u00eb b\u00ebri thirrje p\u00ebr shpenzime t\u00eb mbrojtjes prej pes\u00eb p\u00ebr qind t\u00eb PBB. Edhe vendet e tjera evropiane po rrisin masivisht buxhetet e tyre ushtarake. Cilat jan\u00eb ushtrit\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb Evrop\u00ebs? Polonia &#8211; bastioni lindor i NATO-s: Polonia ka investuar shum\u00eb n\u00eb forcat e saj t\u00eb armatosura prej vitesh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":89269,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-89268","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89268","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89268"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89268\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":89270,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89268\/revisions\/89270"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89269"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89268"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89268"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89268"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}