{"id":89255,"date":"2025-05-18T18:30:42","date_gmt":"2025-05-18T18:30:42","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=89255"},"modified":"2025-05-18T18:30:42","modified_gmt":"2025-05-18T18:30:42","slug":"andi-mustafaj-plani-a-demokrat-ne-zemer-demokrat-ne-koke-demokrat-ne-bote","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/05\/18\/andi-mustafaj-plani-a-demokrat-ne-zemer-demokrat-ne-koke-demokrat-ne-bote\/","title":{"rendered":"Andi Mustafaj\/ PLANI A: Demokrat n\u00eb zem\u00ebr, demokrat n\u00eb kok\u00eb, demokrat n\u00eb bot\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Pa e ndihmuar shum\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, po rrekemi t\u00eb p\u00ebrthithim n\u00eb perceptim dhe mendim nj\u00eb tronditje t\u00eb madhe, s\u00eb pari shoq\u00ebrore, e vet\u00ebm pas saj edhe politike, p\u00ebr gjendjen katastrofike q\u00eb la pas ky raund zgjedhor. Ndoshta \u00ebsht\u00eb pa dashakeq\u00ebsi dhe krejt\u00ebsisht n\u00eb natyr\u00ebn njer\u00ebzore m\u00ebnyra se si po p\u00ebrplasemi tek nj\u00ebri-tjetri, p\u00ebrtej partive, n\u00eb endje t\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb fajtorit tek viktima, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb si shoq\u00ebri, edhe k\u00ebsaj radhe nuk mund\u00ebm. <\/p>\n<p>Kjo p\u00ebr\u00e7artje kaotike e retorik\u00ebs, mendimit dhe veprimit buron me siguri nga d\u00ebshp\u00ebrimi i natyrsh\u00ebm i momentit, nxit\u00ebs i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrgjigje t\u00eb shpejta, p\u00ebr rrug\u00eb t\u00eb shkurtra. Prej t\u00eb nj\u00ebjtit kaos, e prej fatalitetit tashm\u00eb faktik n\u00eb t\u00eb cilin gjendet vendi, buron po ashtu nevoja p\u00ebr p\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb madhe. P\u00ebrgjegjshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb larg gjuetis\u00eb s\u00eb shtrigave a gjyq\u00ebsis\u00eb, dhe kurrsesi s\u2018mund t\u00eb reflektohet ajo n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb lehta ndaj problemeve komplekse. P\u00ebrgjegjshm\u00ebria nuk jet\u00ebzohet n\u00eb p\u00ebr\u00e7arje, por n\u00eb nj\u00eb trup politik dhe shoq\u00ebror q\u00eb sh\u00ebrohet s\u00eb pari me vet\u00ebdije, s\u00eb dyti me veprim.<\/p>\n<p>Le ta mendojm\u00eb si nj\u00eb proces sekuencial, ku hallka e radh\u00ebs q\u00eb siguron vazhdim\u00ebsin\u00eb e procesit, \u00ebsht\u00eb identifikimi i asaj q\u00eb duhet t\u00eb vij\u00eb, i asaj p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi nevoj\u00eb sot. E sotmja th\u00ebrret p\u00ebr hap\u00ebsira, p\u00ebr ndarje detyrash, p\u00ebr organizim. M\u00ebsimi i par\u00eb i k\u00ebtij p\u00ebrjetimi politik \u00ebsht\u00eb pamjaftueshm\u00ebria si parti fryme. I kemi arritur tanim\u00eb limitet e asaj q\u00eb kjo filozofi mund t\u00eb prodhoj\u00eb. Duhet q\u00eb organizimi t\u00eb jet\u00eb pik\u00eb qendrore. Si\u00e7 thoshte Monnet, aty ku mbizot\u00ebron organizimi, sundon fuqia e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>1. Demokrat n\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n<p>Paralelizuar me nj\u00eb kontekst lufte, mund t\u00eb themi q\u00eb kemi ushtar\u00eb p\u00ebrball\u00eb trimave tan\u00eb. Nj\u00eb trim e mund nj\u00eb ushtar. Edhe 10 trima fitojn\u00eb mbi 10 ushtar\u00eb. Por vjen nj\u00eb moment, kur numri i ushtar\u00ebve b\u00ebn q\u00eb organizimi, disiplina etj. i shnd\u00ebrrojn\u00eb ushtar\u00ebt n\u00eb ushtri, duke i pajisur me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar mbi tuf\u00ebn e trimave.<\/p>\n<p>Partia ka sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr hap\u00ebsira funksionale jo vet\u00ebm q\u00eb njer\u00ebz t\u00eb rinj (jo doemos n\u00eb mosh\u00eb) ta tregojn\u00eb veten, por edhe q\u00eb t\u00eb rregullohen problemet ku m\u00eb shum\u00eb e ku m\u00eb pak t\u00eb identifikuara dhe t\u00eb njohura tashm\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u krijuar k\u00ebto hap\u00ebsira pa tensione, duhet s\u00eb pari, q\u00eb deputet\u00ebt t\u00eb heqin t\u00eb gjith\u00eb dor\u00eb nga postet n\u00eb parti, qofshin k\u00ebto poste politike si drejtues qarqesh, drejtues forumesh apo drejtues t\u00eb organizatave partnere. <\/p>\n<p>Duhet menduar nj\u00eb struktur\u00eb e re, m\u00eb e vog\u00ebl, por e manovrueshme, e efektshme n\u00eb veprim dhe rezultat. Ajo duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjet realitetit n\u00eb burime njer\u00ebzore, faktit q\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb kan\u00eb emigruar, \u00e7ka imponon shk\u00ebputjen nga struktura klasike tradicionale partiake me v\u00ebllim n\u00eb form\u00eb, por zbraz\u00ebti n\u00eb p\u00ebrmbajtje.<\/p>\n<p>Sfida e list\u00ebs s\u00eb sakt\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb themelore dhe urgjente p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmbushur brenda nj\u00eb harku kohor nj\u00eb vje\u00e7ar. Ajo mbetet baza e paz\u00ebvend\u00ebsueshme, pa t\u00eb cilin asnj\u00eb hap tjet\u00ebr nuk mund t\u00eb mendohet me realiz\u00ebm. Militanti \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i mir\u00ebfunksionimit t\u00eb nj\u00eb partie politike. Vet\u00ebm duke e njohur at\u00eb sakt\u00ebsisht, mund t\u00eb mendohen strategjit\u00eb e duhura qytet m\u00eb qytet, fshat m\u00eb fshat.<\/p>\n<p>Arkaizmi funksional i partis\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjet dinamizmit dixhital t\u00eb koh\u00ebs, ndaj lind po ashtu me urgjenc\u00eb nevoja p\u00ebr t\u00eb krijuar sisteme t\u00eb plota dixhitale t\u00eb partis\u00eb, t\u00eb pajisura me mbrojtje t\u00eb lart\u00eb kund\u00ebr \u00e7do nd\u00ebrhyrjeje t\u00eb paautorizuar dhe sulmi kibernetik.<\/p>\n<p>Duhet menduar nj\u00eb struktur\u00eb, e cila do t\u00eb krijoj\u00eb kushtet p\u00ebr hovin e dyt\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb af\u00ebrt. N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb efektshm\u00ebris\u00eb, vigjilenc\u00ebs dhe rendimentit, nj\u00eb hap themelor \u00ebsht\u00eb kalimi nga  organizimi me departamente n\u00eb nj\u00eb ekip m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb rreth kryetarit. Nj\u00eb kabinet i v\u00ebrtet\u00eb me rreth 15 an\u00ebtar\u00eb, drejtuesit e t\u00eb cilit z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb n\u00eb rol dhe produktivitet 26 departamentet aktuale. <\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, organizimi nuk mund t\u00eb quhet i till\u00eb pa nj\u00eb proces t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes efikase t\u00eb roleve dhe caktimit optimal t\u00eb detyrave. Vet\u00ebm nj\u00eb proces i till\u00eb, i rrezatimit t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb duhur n\u00eb vendet e duhura, p\u00ebrshtatur me talentet, ekspertiz\u00ebn dhe eksperienc\u00ebn e tyre, kthehet n\u00eb katalizator t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb partis\u00eb. I till\u00eb proces duhet t\u00eb nis\u00eb nga p\u00ebrzgjedhja e nj\u00eb drejtuesi p\u00ebr burimet njer\u00ebzore i stilit Head Hunter, i cili t\u00eb v\u00ebzhgoj\u00eb profilet e ndryshme an\u00ebtar\u00eb ose jo t\u00eb PD dhe t\u00eb propozoj\u00eb plane p\u00ebr ta. Kush shihet si mund\u00ebsi p\u00ebr deputet, kush p\u00ebr bashki, kush p\u00ebr administrat\u00eb dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb. <\/p>\n<p>2. Demokrat n\u00eb kok\u00eb. <\/p>\n<p>Deputet\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrdorin t\u00eb gjitha hap\u00ebsirat institucionale p\u00ebr ta p\u00ebrqendruar aksionin e tyre aty ku jan\u00eb m\u00eb t\u00eb efektsh\u00ebm. \u00c7el\u00ebsi q\u00ebndron n\u00eb pasqyrimin e pasojave t\u00eb degradimit t\u00eb qeverisjes socialiste n\u00eb t\u00eb till\u00eb form\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u2018i perceptojn\u00eb dhe dakord\u00ebsojn\u00eb jo sepse i thot\u00eb nj\u00eb parti opozitare, por sepse jan\u00eb faktike dhe t\u00eb p\u00ebrjetuara nga secili prej tyre. N\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij q\u00ebllimi, trysnia n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat e ligjshme dhe instancat e grupit parlamentar duhet t\u00eb vij\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb rritje gjat\u00eb viteve t\u00eb ardhshme. <\/p>\n<p>Forcimi i nj\u00eb ure lidh\u00ebse t\u00eb linj\u00ebs s\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb PD gjat\u00eb dhe pas fushat\u00ebs \u00ebsht\u00eb kusht themelor p\u00ebr d\u00ebshmin\u00eb e v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb kauzave dhe betej\u00ebs. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb fillim n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, por vet\u00ebm dhe domosdoshm\u00ebrisht vazhdim\u00ebsi. Kjo n\u00ebnkupton s\u00eb pari se problemet e denoncuara nga PD gjat\u00eb fushat\u00ebs duhen mbajtur parreshtur n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb opinionit publik, me theksin te rritja e kostos s\u00eb jetes\u00ebs. S\u00eb dyti, deputet\u00ebt duhet t\u00eb depozitojn\u00eb n\u00eb Kuvend projektligjet p\u00ebr realizimin e t\u00eb gjith\u00eb premtimeve t\u00eb programit ton\u00eb elektoral, duke manifestuar zotimin e PD p\u00ebr realizimin e tyre me \u00e7do kusht dhe p\u00ebrtej \u00e7do mund\u00ebsie.<\/p>\n<p>Barr\u00ebn kryesore t\u00eb detyr\u00ebs denoncuese t\u00eb s\u00eb keqes e mban grupi parlamentar, i cili ka edhe tribun\u00ebn publike m\u00eb t\u00eb dukshme e q\u00eb \u00ebsht\u00eb aula e parlamentit, duke e l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu partin\u00eb t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrqendruar n\u00eb nd\u00ebrtimin e komunikimit kapilar n\u00eb terren. Grupi parlamentar ka gjithashtu statusin dhe cil\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur ura bashk\u00ebpunimi me shoq\u00ebrin\u00eb civile, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Gjith\u00eb ky angazhim shkon krahas pun\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve p\u00ebr dokumentimin e vjedhjes s\u00eb zgjedhjeve dhe paraqitjes s\u00eb fakteve n\u00eb institucionet komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku ata, si flamurtar\u00ebt tan\u00eb n\u00eb fushat\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs tashm\u00eb, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb hyrjeje.<\/p>\n<p>Duhet \u00e7elur menj\u00ebher\u00eb debati p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore me objektiv vendosjen e sistemit t\u00eb plot\u00eb ose t\u00eb korrektuar mazhoritar, nj\u00eb sistem ky i zbatuar nga vendosja e pluralizmit, n\u00eb vitin 1991 e deri n\u00eb vitin 2008, i cili ka prodhuar pranueshm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga pal\u00ebt politike pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb zgjedhje. Kjo p\u00ebrvoj\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb argument i mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Partia Demokratike duhet ta konsideroj\u00eb detyr\u00eb komb\u00ebtare hetimin e plot\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb patronazhimit. P\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebmeve q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb demokracis\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb sistemi i patronazhimit duhet t\u00eb njihet nj\u00ebsoj si sigurimi i shtetit, i rijet\u00ebzuar tanim\u00eb nga autokracia moderne e Ram\u00ebs, po aq sa si paraleliz\u00ebm krahasimor me mafian n\u00eb Italin\u00eb jugore, e cila ndon\u00ebse n\u00eb sy t\u00eb shtetit, dukej sikur askush nuk e shihte.<\/p>\n<p>Valenc\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb garat zgjedhore ka natyrshm\u00ebria e kandidaturave politike, th\u00ebn\u00eb ndryshe, mb\u00ebshtetja e profileve q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt organike dhe si produkt i rrug\u00ebtimit t\u00eb tyre politik, jan\u00eb n\u00eb dinamizmin e gar\u00ebs dhe legjitimojn\u00eb p\u00ebr rrjedhoj\u00eb pretendimin p\u00ebr postin. Nuk do t\u00eb vonoj\u00eb gara e parakohshme e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ku n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebsaj valence, Doktor Alimehmeti duhet t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u00eb till\u00eb gar\u00eb, e cila do t\u00eb ishte vazhdim i angazhimit politik n\u00eb dinamik\u00ebn e tij. Duke qen\u00eb tashm\u00eb pozitive dinamika e tij, ajo ve\u00e7se do t\u00eb zmadhonte forc\u00ebn vepruese. N\u00eb kushtet e sotme politike t\u00eb vendit e ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb opozit\u00ebs, askush nuk duhet t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhel\u00eb egon e vet duke krijuar disbalanc\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrjetim t\u00eb gjithansh\u00ebm t\u00eb trysnis\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre dit\u00ebve post-zgjedhore, u p\u00ebrplas\u00ebm edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb murin e lart\u00eb dhe t\u00eb fortifikuar t\u00eb propagand\u00ebs, \u00e7ka e kthen gjith\u00eb diskursin dhe veprimtarin\u00eb politike n\u00eb post-racionale. \u00cbsht\u00eb alarmues dhe jasht\u00eb \u00e7do logjike t\u00eb sh\u00ebndetshme, unisoni i agresionit mediatik ndaj t\u00eb cilit duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjemi \u00e7do her\u00eb q\u00eb faj\u00ebsojn\u00eb ne p\u00ebr vjedhjet e Ram\u00ebs. Antipropaganda do t\u00eb ishte e vetmja p\u00ebrgjigje shteruese ndaj k\u00ebtij realiteti irracional, nj\u00eb fush\u00eb ku duhet t\u00eb punojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Puna e nisur muaj m\u00eb par\u00eb nga Departamenti Brain Gain p\u00ebr antipropagand\u00ebn p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7uar p\u00ebrpara. Fatkeq\u00ebsisht ajo \u00ebsht\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsuar, sot askush nuk ka m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mbyll syt\u00eb p\u00ebrpara r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n<p>3. Demokrat n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Thyerjen e murit propagandistik nd\u00ebrkomb\u00ebtar ne vet\u00ebm sa filluam ta cekim dhe menj\u00ebher\u00eb pam\u00eb benefitet e saj. Kemi q\u00ebndruar t\u00eb izoluar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mendonim se miqt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dinin \u00e7far\u00eb b\u00ebhej brenda saj. <\/p>\n<p>Me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb luajtur sipas rregullave dhe p\u00ebr t\u00eb mos d\u00ebmtuar imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb u p\u00ebrpim\u00eb n\u00eb loj\u00ebn pa skrupuj, pa norma dhe pa moral t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Stabilokracia apo Shqip\u00ebria e fasadave nuk mund t\u00eb mbes\u00eb m\u00eb \u00e7mimi q\u00eb paguajm\u00eb p\u00ebr nderin p\u00ebrtej der\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. <\/p>\n<p>Diaspora \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e dyt\u00eb tek e cila ne ende nuk kemi shkuar duke e ndjer\u00eb v\u00ebrtet si t\u00eb till\u00eb. Rruga drejt saj duhet t\u00eb nis\u00eb nga ngritja e nj\u00eb ekipi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me diaspor\u00ebn. Sfida e k\u00ebtij ekipi \u00ebsht\u00eb e madhe, por mund t\u00eb nis\u00eb nga propozimet p\u00ebr plot\u00ebsimin e kuadrit ligjor lidhur me nd\u00ebrtimin e nj\u00eb regjistri t\u00eb sakt\u00eb jete e deri te votimi. Gjith\u00eb puna m\u00eb pas duhet t\u00eb organizohet duke u orientuar nga nj\u00eb analiz\u00eb e sh\u00ebndetshme.<\/p>\n<p>Nevojitet gjithashtu em\u00ebrimi i nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me jasht\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb spikatura si negociator. Partia Demokratike i ka t\u00eb gjitha burimet njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb diplomaci t\u00eb fuqishme n\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Propaganda e Ram\u00ebs shtrihet gjer\u00ebsisht jasht\u00eb vendit, \u00e7ka imponon tek ne detyrimin ndaj kombit p\u00ebr thyerjen e propagand\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt shum\u00eb t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsuar t\u00eb veprimtaris\u00eb son\u00eb opozitare. Duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb plot\u00eb strategjike n\u00eb lidhje me pranin\u00eb e mesazhit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn njer\u00ebzore t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet n\u00ebn trysnin\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe llogaridh\u00ebnies. Liria si kusht p\u00ebr zhvillimin edhe n\u00eb politik\u00eb, prodhon efekt krejt t\u00eb kund\u00ebrt n\u00ebse nuk takohet kurrkund me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb. Rrjedhimisht, nuk mund t\u00eb presim shum\u00eb n\u00eb vijim pa vendosur letra misioni me indikator\u00eb performancash p\u00ebr secil\u00ebn detyr\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb objektive veprimtaria e \u00e7donj\u00ebrit. Indikator\u00ebt e performanc\u00ebs duhet t\u00eb jen\u00eb publik\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb interesohet. Llogaridh\u00ebnia n\u00eb t\u00eb gjitha shkall\u00ebt \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb rikrijuar besimin, por edhe p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb trysni t\u00eb brendshme mbi p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb prirur p\u00ebr t\u00eb kryer detyrat q\u00eb u ngarkohen.<\/p>\n<p>Kryesia e PD organizohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga k\u00ebto tre shtylla t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb veprimtaris\u00eb.<\/p>\n<p>Revolucioni b\u00ebhet nga njer\u00ebz t\u00eb uritur p\u00ebr fitore, nga njer\u00ebz t\u00eb uritur p\u00ebr liri, nga njer\u00ebz t\u00eb uritur p\u00ebr drejt\u00ebsi. Nuk ka vend p\u00ebr dyshime se ne jemi t\u00eb till\u00eb, por vet\u00ebdija nuk mjafton, \u00e7asti k\u00ebrkon edhe d\u00ebshmi. <\/p>\n<p>Situata, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet partia k\u00ebrkon maturi dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. N\u00eb Partin\u00eb Demokratike nuk ka njer\u00ebz t\u00eb tep\u00ebrt, aq m\u00eb pak zgjidhje magjike. Jemi vendosur pa t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb thik\u00ebn e rrezikshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2018u kategorizuar si besnik\u00eb ose kryengrit\u00ebs, nj\u00eb ndarje jo naive, por dashakeq\u00ebsisht e thjesht\u00ebzuar dhe p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse, gati primitive n\u00eb mend\u00ebsi politike. Kjo, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs dhe tempit m\u00eb t\u00eb cilin i p\u00ebrgjigjemi k\u00ebng\u00ebs s\u00eb sirenave, me refrenin p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e kryetarit t\u00eb Partis\u00eb.<\/p>\n<p>4. N\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrfundimit.<\/p>\n<p>K\u00ebnga e sirenave \u00ebsht\u00eb s\u00eb pari, jo m\u00eb pak se doza e radh\u00ebs e mjegullnaj\u00ebs s\u00eb propagand\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb verboj\u00eb arsyen mbi at\u00eb \u00e7far\u00eb e mbyt edhe propagand\u00ebn, tjet\u00ebrsimi i vullnetit zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri, me t\u00eb gjitha format, p\u00ebrtej \u00e7do frike p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebrpara \u00e7do ligji. S\u00eb dyti, ajo k\u00ebrkon t\u2019i mbivendoset problemeve t\u00eb v\u00ebrteta. \u201cHiqeni, &#8211; na thon\u00eb, &#8211; \u00e7do gj\u00eb do shkoj\u00eb mir\u00eb&#8230;!\u201d.<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqja e Kryetarit p\u00ebrpara p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb konfirmim dhe pranim se zgjedhjet ishin t\u00eb lira dhe na vendos ne n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb thell\u00eb inkoherence, pav\u00ebrtet\u00ebsie dhe nj\u00eb humbjeje m\u00eb dometh\u00ebnese, asaj mbi propagand\u00ebn dhe p\u00ebrball\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb kauzave. Zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ishin t\u00eb lira, m\u00eb keq, ato kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb deformuara nga bandat kriminale, patronazh-sigurimi, manipulimi n\u00eb rrjete e media e shum\u00eb faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. <\/p>\n<p>S\u00eb dyti, nj\u00eb akt dor\u00ebheqjeje i kryetarit t\u00eb demokrat\u00ebve do t\u00eb zhb\u00ebnte triumfin ton\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm mbi veten, t\u00eb arritur p\u00ebrmes gjith\u00eb peripecive politike t\u00eb viteve t\u00eb fundit. Ne nuk mund t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb pik\u00ebn 0, kaosin e sht\u00ebpis\u00eb pa kok\u00eb, e cila p\u00ebrhumbur n\u00eb gjetjen e liderit, devijon nga \u00e7do urgjenc\u00eb organizimi n\u00eb secil\u00ebn prej tre shtyllave t\u00eb shpjeguara. Kjo do t\u00eb ishte vet\u00ebm fitore e regjimit. <\/p>\n<p>S\u00eb treti, ka n\u00eb fakt nj\u00eb kontrast t\u00eb fort\u00eb, &#8211; mes shum\u00eb t\u00eb till\u00ebve, &#8211; midis nesh dhe atyre, katarsisi i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr marrjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsive p\u00ebr partin\u00eb, kjo edhe kur vjen fjala tek lidershipi. N\u00ebse ka nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb sot i takon vet\u00ebm kryetarit t\u00eb PD, \u00ebsht\u00eb dirigjimi i k\u00ebtij organizimi t\u00eb brendsh\u00ebm me q\u00ebllim krijimin e kushteve q\u00eb gjith\u00e7ka do t\u00eb pasoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb natyrshm\u00ebrisht frut i pun\u00ebs dhe merit\u00ebs, edhe kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e lidershipit.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7asti i dor\u00ebzimit ndaj k\u00ebng\u00ebs s\u00eb sirenave, por i Planit A, i krijimit t\u00eb hap\u00ebsirave, i ndarjes s\u00eb detyrave, i rritjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb. Historia po na v\u00ebzhgon, le t\u00eb tregojm\u00eb se jemi n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e duhur p\u00ebrball\u00eb saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pa e ndihmuar shum\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, po rrekemi t\u00eb p\u00ebrthithim n\u00eb perceptim dhe mendim nj\u00eb tronditje t\u00eb madhe, s\u00eb pari shoq\u00ebrore, e vet\u00ebm pas saj edhe politike, p\u00ebr gjendjen katastrofike q\u00eb la pas ky raund zgjedhor. Ndoshta \u00ebsht\u00eb pa dashakeq\u00ebsi dhe krejt\u00ebsisht n\u00eb natyr\u00ebn njer\u00ebzore m\u00ebnyra se si po p\u00ebrplasemi tek nj\u00ebri-tjetri, p\u00ebrtej partive, n\u00eb endje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":89256,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-89255","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89255","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89255"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89255\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":89258,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89255\/revisions\/89258"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89256"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89255"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89255"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89255"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}