{"id":89191,"date":"2025-05-16T10:31:53","date_gmt":"2025-05-16T10:31:53","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=89191"},"modified":"2025-05-16T10:31:53","modified_gmt":"2025-05-16T10:31:53","slug":"gjeneral-piro-ahmetaj-samiti-europes-ne-16-maj-privilegj-dhe-sfide-serioze-e-rsh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/05\/16\/gjeneral-piro-ahmetaj-samiti-europes-ne-16-maj-privilegj-dhe-sfide-serioze-e-rsh\/","title":{"rendered":"Gjeneral Piro Ahmetaj: \u201cSamiti Europ\u00ebs n\u00eb 16 Maj, privilegj dhe sfid\u00eb serioze e RSh\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb gjer\u00ebsisht e mir\u00ebnjohur, nes\u00ebr, dt. 16 Maj, Tirana ka nderin t\u00eb mik\u00ebpres takimin e 6 t\u00eb Komunitetit Politik Europian. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim (Samit n\u00eb vijim) do marrin pjes\u00eb krer\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb 47 vendeve t\u00eb kontinentit, pavar\u00ebsisht n\u00ebse jan\u00eb apo jo an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian.<br \/>\nKujtojme se kjo platform\u00eb u krijua me iniciativ\u00ebn e presidentit francez Macron, vet\u00ebm 6 muaj mbas agresionit neo-nazist q\u00eb Rusia-Putiniste nd\u00ebrmori kund\u00ebr sovranitetit t\u00eb Ukrain\u00ebs si dhe ndaj rendit global, vlerave t\u00eb demokracis\u00eb, interesave gjeopolitik\u00eb dhe fuqis\u00eb ushtarake t\u00eb Aleanc\u00ebs Euroatlantike (NATO).<br \/>\n\u00c7\u00ebshtjet kryesore q\u00eb do t\u00eb diskutohen nga 47 lider\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb paqja n\u00eb Ukrain\u00eb, ekonomia, migrimi, fuqizimi i rolit t\u00eb rinis\u00eb, me synim p\u00ebr t\u00eb nxitur dialogun, besimin dhe bashk\u00ebpunimin midis t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebve t\u00eb kontinentit ton\u00eb, nga Londra n\u00eb Kiev e nga Oslo n\u00eb Ankara.<br \/>\nQ\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, n\u00ebnvizoj\u00a0 se \u201corganizimin e k\u00ebtij Samiti n\u00eb Tiran\u00eb\u201d e \u00e7moj si: \u201csi kurajo serioze dhe sfid\u00eb q\u00eb i b\u00ebn nder Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Kjo: \u201cjo vet\u00ebm p\u00ebr pesh\u00ebn gjeopolitike, por edhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb mund t\u00eb mbajn\u00eb shpatullat e nj\u00eb vendi relativisht t\u00eb vog\u00ebl, si RSh\u201d.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb Samiti i par\u00eb i k\u00ebtij niveli n\u00eb vendet e Ballkanit, si dhe n\u00eb momente historike t\u00eb integrimit t\u00eb RSh me BE. Pra, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij Samiti, Tirana zyrtare do t\u00eb vendoset n\u00eb \u201ctop-news\u201d t\u00eb medias, kancelarive, ekspert\u00ebve\/koleg\u00ebve n\u00eb 47 vendet e Komunitetit Europian, p\u00ebrfshi Ballkanin.<br \/>\nN\u00eb kapacitetin e \u201cSenior Ekspertit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, Rajonit dhe USA\/NATO-s\u00eb\u201d, n\u00eb vijim po adresoj nj\u00eb p\u00ebrmbledhje rreth pesh\u00ebs gjeopolitike dhe sfidave t\u00eb k\u00ebtij takimi:<br \/>\nS\u00eb dyti, pa asnj\u00eb m\u0113dyshje zhvillimi i k\u00ebtij Samiti n\u00eb Tiran\u00eb konfirmon edhe p\u00ebrkushtimin e Shqip\u00ebris\u00eb ndaj axhend\u00ebs s\u00eb integrimit n\u00eb BE, pasi \u201cRSh demonstron mb\u00ebshtetje t\u00eb pakusht\u00ebzuar ndaj t\u00eb gjitha angazhimeve dhe projekteve t\u00eb Komunitetit Europian n\u00eb interes t\u00eb paqes, siguris\u00eb si dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje pa asnj\u00eb kompromis deri n\u00eb fitoren e Ukrain\u00ebs, ndaj s\u00eb keqes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ose Rusis\u00eb-Putiniste\u201d.<br \/>\nOrganizimi i k\u00ebtij takimi n\u00eb Tiran\u00eb, po ashtu, konfirmon v\u00ebm\u00ebndje gjeopolitike t\u00eb shtuar. Si i till\u00eb, do duhet p\u00ebrsh\u00ebndetur pasi kjo ngjarje i b\u00ebn nder flamurit ton\u00eb komb\u00ebtar, interesave dhe procesit t\u00eb integrimit n\u00eb BE.<br \/>\nUroj t\u00eb jem gabim, por ndoshta do duhet qart\u00ebsuar edhe nj\u00eb pik\u00ebpyetje \u201ccinike\u201d: a ekspozohet, apo A\/sa rrezikon RSh nga organizimi i k\u00ebtij Takimi n\u00eb Tiran\u00eb? P\u00ebrtej mendjeve t\u00eb ndryshkura, 34 vjet mbas rr\u00ebzimit t\u00eb komunizmit, shpresoj t\u00eb kemi zhvilluar nj\u00eb vet\u00ebdije komb\u00ebtare se: \u201cashtu si NATO, edhe BE nuk jan\u00eb kurr\u00ebse nj\u00eb organizat\u00eb bamir\u00ebsie q\u00eb dhurojn\u00eb ndihma falas apo mb\u00ebshtetje politike\u201d.\u00a0<br \/>\nNd\u00ebrsa p\u00ebr sa: \u201cekspozimin e RSh n\u00eb mb\u00ebshtetjen pa kompromis t\u00eb Ukrain\u00ebs\u201d, theksoj se sigurisht RSh ka interesa gjeopolitike shtes\u00eb, p\u00ebrtej vendeve t\u00eb tjera t\u00eb NATO\/BE. Kjo pasi, nj\u00eb \u201cfitore e Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa do t\u00eb ishte fatale p\u00ebr rendin global, Komunitetin Europian, Aleanc\u00ebn Euroatlantike, \u201cdo t\u00eb ishte edhe m\u00eb tragjike p\u00ebr interesat komb\u00ebtare t\u00eb RSh n\u00eb Ballkan, Mesdhe dhe n\u00eb Adriatik\u201d!<br \/>\nS\u00eb treti, organizimi i k\u00ebsaj ngjarjeje madhore n\u00eb Tiran\u00eb e gjej si: \u201cmund\u00ebsi e shk\u00eblqyer p\u00ebr t\u00eb promovuar pesh\u00ebn q\u00eb mban RSh n\u00eb paqen, stabilitetin demokratik si dhe axhend\u00ebn e integrimit t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d. Nga ana tjet\u00ebr, kjo ngjarje e kthen Tiran\u00ebn zyrtare n\u00eb qendr\u00ebn e gravitetit p\u00ebr zhvillimin e projekteve ekonomike t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta si dhe ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve konvencionale dhe atyre asimetrike, si dhe \u201cterrorizmit, mbrojtjes kibernetike, emergjencave, ekstremizmit, krimit t\u00eb organizuar, etj\u201d!<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb rast, sjell n\u00eb memorjen strategjike rolin aktiv dhe performanc\u00ebn dinjitoze t\u00eb RSh n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb; solidaritetin e pakusht\u00ebzuar ndaj angazhimeve t\u00eb USA\/NATO; mb\u00ebshtetjen p\u00ebr refugjat\u00ebt si dhe kontributet m\u00eb shum\u00eb se modeste q\u00eb vijon t\u2019i jap\u00eb Ukrain\u00ebs martire. Nd\u00ebrkoh\u00eb kjo ngjarje do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb edhe si eksperienc\u00eb e shk\u00eblqyer p\u00ebr organizimin e Samitit t\u00eb NATO-s n\u00eb 2027, bashke me t\u00eb edhe vizit\u00ebn e Presidentit Trump n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nTh\u00ebn\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, sigurisht p\u00ebr si-k\u00ebto ngjarje me pesh\u00eb gjeopolitike, KURR\u00cbSESI nuk vlejn\u00eb as privatizimi i axhend\u00ebs s\u00eb integrimit por as cinizmat bollshevike mbi \u201cgjendjen s\u00eb opozit\u00ebs pas humbjes madh\u00ebshtore dhe m\u00ebkatare nj\u00ebher\u00ebsh t\u00eb 11 Majit\u201d, si dhe as shp\u00ebrdorimi i Institucioneve dhe fuqis\u00eb s\u00eb mbipushtetit, POR: \u201cvet\u00ebm dashuria, nderimi p\u00ebr vendin, vizioni dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e lart\u00eb shtet\u00ebrore ndaj interesave komb\u00ebtare, besimi n\u00eb vlerat demokratike si dhe \u2018bekimi ndaj partneritetit strategjik me SHBA, NATO-n dhe BE\u201d.<br \/>\nDuke p\u00ebrsh\u00ebndetur inisjator\u00ebt dhe organizator\u00ebt e k\u00ebtij takimi n\u00eb Tiran\u00eb, do t\u00eb duhet q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb axhend\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb mbetet: \u201cmodernizimi i Sistemit t\u00eb Siguris\u00eb dhe Mbrojtjes Komb\u00ebtare, pra i konceptit, strukturave, kapaciteteve, balancat e pushteteve si dhe kultur\u00ebn euroatlantike t\u00eb bashk\u00ebpunimit\u201d.<br \/>\nS\u00eb kat\u00ebrti, gjetjet dhe mesazhet e Samitit do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb edhe si mesazhe Euroatlantike ndaj 6 vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor: \u201cp\u00ebr t\u00eb mos u (sh)p\u00ebrdorur p\u00ebr interesat e Putinizmit; t\u00eb mos frym\u00ebzojn\u00eb radikal\u00ebt e tipit Dodik n\u00eb Bosnj\u00eb; as axhend\u00ebn e pushtetar\u00ebve t\u00eb korruptuar dhe grupeve kriminale; si dhe t\u00eb mos k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb ushtarakisht statusque gjeopolitik dhe interesat e USA\/NATO p\u00ebr paqen e rajonit\u201d!<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb rast, do t\u00eb sillja n\u00eb kujtes\u00eb se: \u201cmarr\u00ebveshjet p\u00ebr paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb funksionuar, pa shtruar si themele nj\u00eb paket\u00eb masash t\u00eb mir\u00ebbesimit reciprok\u201d. Krimea mbetet nj\u00eb m\u00ebsim i madh, mbasi marr\u00ebveshja e Minsk\/2015, jo vet\u00ebm nuk \u201cprodhoi paqe, por ende po shpaguhet me gjakun e qytetar\u00ebve ukrainas dhe rus\u00eb\u201d.! Prandaj, p\u00ebr aktor\u00ebt zyrtar\u00eb, faktor\u00ebt relevante dhe ekpert\u00ebt\/koleg\u00ebt n\u00eb 47 vendet do t\u00eb sugjeroja:\u201cp\u00ebr t\u00eb forcuar m\u00eb tej kohezionin midis vlerave; mb\u00ebshtetje pa asnj\u00eb kompromis Ukrain\u00ebn deri n\u00eb fitoren ndaj Rusis\u00eb, por edhe p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e fuqis\u00eb ushtarake n\u00eb mbrojtje t\u00eb paqes, vlerave demokratike dhe interesave gjeopolitik\u00eb t\u00eb BE\/NATO n\u00eb Europe\u201d!<br \/>\nS\u00eb fundmi, duke u uruar mir\u00ebseardhjen kryetar\u00ebve t\u00eb 47 Shteteve si dhe suksese stafeve organizatore, besoj se gjetjet e k\u00ebtij Samiti do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjuar dhe zhvilluar nj\u00eb Leadership t\u00eb Ri, me vision dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb, vullnet, solidaritet si dhe projekte p\u00ebr modernizimin e aft\u00ebsive ushtarake p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me rreziqet konvencionale si dhe k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj siguris\u00eb, paqes, prosperitetit dhe stabilitetin demokratik n\u00eb Komunitetin Europian, p\u00ebrfshi vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor.<br \/>\nPo ashtu, nga Tirana, n\u00eb 16 Maj, do t\u00eb ndahen mesazhe t\u00eb forta p\u00ebr 47 vendet e Komunitetit Europian (p\u00ebrfshi RSh), q\u00eb nd\u00ebrsa \u201cNeo-Stalinist\u00ebt e Kremlinit, Kim-Jong, Shtetet apo Organizatat Terroriste; Dodik\u00ebt e droguar nga interesat e Kremlinit, jo vet\u00ebm vijojne t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb sovranitetin e Ukrain\u00ebs, paqen n\u00eb Lindjen e Mesme, sigurin\u00eb n\u00eb Europe si dhe axhend\u00ebn e integrimit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, por sfidojn\u00eb seriozisht vlerat demokratike, interesat dhe fuqin\u00eb e Aleanc\u00ebs Euroatlantike (SHBA\/NATO\/BE)\u201d. Prandaj do t\u00eb duhet q\u00eb bashk\u00ebrisht: \u201cjo vet\u00ebm t\u00eb mb\u00ebshtesin me deklarata diplomatike Ukrain\u00ebn, n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb p\u00ebr jet\u00eb a vdekje me t\u00eb keqen e p\u00ebrbashk\u00ebt, por t\u00eb marrin barr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar kohezionin, si dhe p\u00ebr t\u00eb modernizuar sistemin e siguris\u00eb n\u00eb p\u00ebrballjen me neo-nazist\u00ebt e rinj q\u00eb po k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb q\u00eb nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, interesat euroatlantike, vlerat demokratike dhe interesat jetike t\u00eb qytetar\u00ebve\u201d.<br \/>\nPo ashtu, shpresoj q\u00eb mesazhet e k\u00ebtij Samiti t\u2019ju sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb rinjve dhe elitave m\u00ebndjehapura t\u00eb 47 vendeve t\u00eb Europ\u00ebs se: \u201cpaqja mbetet misioni i vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb siguria t\u00eb konsumohet p\u00ebrtej historis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjakshme, n\u00eb interes t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb jet\u00ebs, prosperitetit t\u00eb qytetar\u00ebve si dhe perspektiv\u00ebs Euroatlantike edhe p\u00ebr 6 vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d.<br \/>\n*\u00a0Autori \u00ebsht\u00eb Gjeneral \u00ae\ufe0f Piro Ahmetaj:\u00a0<br \/>\nSenior Ekspert p\u00ebr SK, Rajonin dhe NATO-n,\u00a0<br \/>\nZv\/President i K\u00ebshillit t\u00eb Atlantikut;\u00a0dhe ish:\u00a0<br \/>\nK\u00ebshilltar p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare n\u00eb PD,\u00a0<br \/>\nK\u00ebshilltar i Presidentit,\u00a0Zv\/ShShPFA,\u00a0<br \/>\nP\u00ebrfaq\u00ebsues Ushtarak n\u00eb SHAPE\/NATO.\u00a0<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb gjer\u00ebsisht e mir\u00ebnjohur, nes\u00ebr, dt. 16 Maj, Tirana ka nderin t\u00eb mik\u00ebpres takimin e 6 t\u00eb Komunitetit Politik Europian. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim (Samit n\u00eb vijim) do marrin pjes\u00eb krer\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb 47 vendeve t\u00eb kontinentit, pavar\u00ebsisht n\u00ebse jan\u00eb apo jo an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian. Kujtojme se kjo platform\u00eb u krijua me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":89192,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-89191","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89191","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89191"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89191\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":89193,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89191\/revisions\/89193"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89192"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89191"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89191"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89191"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}