{"id":88952,"date":"2025-05-07T20:54:33","date_gmt":"2025-05-07T20:54:33","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=88952"},"modified":"2025-05-07T20:54:33","modified_gmt":"2025-05-07T20:54:33","slug":"ja-pse-unaza-e-marteses-mbahet-ne-gishtin-e-katert-te-dores-se-majte-legjendat-dhe-gojimet-qe-rreken-te-pohojne-te-verteten-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/05\/07\/ja-pse-unaza-e-marteses-mbahet-ne-gishtin-e-katert-te-dores-se-majte-legjendat-dhe-gojimet-qe-rreken-te-pohojne-te-verteten-2\/","title":{"rendered":"Ja pse unaza e martes\u00ebs mbahet n\u00eb gishtin e kat\u00ebrt t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb, legjendat dhe gojimet q\u00eb rreken t\u00eb pohojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Nga Albert Vataj<\/p>\n<p>Unaza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol i p\u00ebrgjithmonsh\u00ebm q\u00eb materializon nj\u00eb bashkim nd\u00ebrmjet dy partner\u00ebve n\u00eb martes\u00eb. Unaza n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rreth i pathyesh\u00ebm, i cili n\u00eb shum\u00eb kultura ka kuptimin e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb. Unazat p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb simbolizuar nj\u00eb lidhje apo ndodhi q\u00eb nuk do t\u00eb marr\u00eb fund kurr\u00eb. N\u00eb kuadrin e martes\u00ebs shk\u00ebmbimi i unazave ka kuptimin e bashkimit dhe t\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs martesore.<br \/>\nN\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bot\u00ebs, unaza e martes\u00ebs mbahet n\u00eb gishtin e kat\u00ebrt t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb. A ka mundur nd\u00ebk\u00ebnd pyetja se pse pik\u00ebrisht ndodh k\u00ebshtu dhe pa gjas\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar, megjith\u00ebse shum\u00eb\u00e7ka me koh\u00ebn i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar adaptimeve dhe risive. A e keni pyetur ndonj\u00ebher\u00eb veten p\u00ebrse pik\u00ebrisht gishti i kat\u00ebrt i dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb \u00ebsht\u00eb gishti i unaz\u00ebs? Padyshim q\u00eb kureshtia na ka shtytur n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb hamend\u00ebsime dhe legjenda q\u00eb rreken t\u00eb zgjidhin k\u00ebt\u00eb enigm\u00eb. Koh\u00eb pas kohe njer\u00ebzit kan\u00eb hulumtuar dhe prodhuar alibi t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe kan\u00eb p\u00ebrpunuar gojimet e ndryshme q\u00eb flasin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kulturat dhe traditat e ndryshme bashkohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb simbolik\u00eb. Ka di\u00e7ka hyjnore, mitologjike, okulte, anatomike, astrologjike, zbulojimi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb shum\u00ebsin\u00eb sprovave.<br \/>\nN\u00eb fakt gjith\u00e7ka nisi p\u00ebrpara se mjek\u00ebsia shkencore t\u00eb zbulonte sesi funksionon sistemi i qarkullimit t\u00eb gjakut. N\u00eb shekullin e 16, njer\u00ebzit besonin se nj\u00eb en\u00eb gjaku n\u00eb gishtin e kat\u00ebrt t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb shkonte drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb zem\u00ebr. P\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb dhe lidhjes me zemr\u00ebn, iu vendos emri p\u00ebrshkrues \u201cvena amoris\u201d, q\u00eb nga latinishtja p\u00ebrkthehet vena e dashuris\u00eb. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebr, \u201cekspert\u00ebt\u201d e fush\u00ebs se martes\u00ebs than\u00eb se do t\u00eb ishte kuptimplot\u00eb q\u00eb unaza e martes\u00ebs t\u00eb mbahej pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb gisht. P\u00ebr nj\u00eb \u00e7ift t\u00eb martuar, padyshim q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb sublime e shprehjes s\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri- tjetrin.<br \/>\nMegjithat\u00eb, ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti p\u00ebr shum\u00eb vende dhe kultura t\u00eb tjera, pasi nuk jan\u00eb pak ata q\u00eb zgjedhin ta mbajn\u00eb unaz\u00ebn n\u00eb gishtin e kat\u00ebrt t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n<p>Ja disa arsye:<\/p>\n<p>Liria e zgjedhjes \u2013 Nuk ekziston nj\u00eb ligj q\u00eb thot\u00eb se duhet me patjet\u00ebr ta mbani unaz\u00ebn e martes\u00ebs n\u00eb gishtin e majt\u00eb. N\u00ebse preferoni ta mbani n\u00eb dor\u00ebn e djatht\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejta juaj.<br \/>\nKultura t\u00eb ndryshme, tradita t\u00eb ndryshme \u2013 Sipas portalit \u201cWedding Details\u201d, shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Europ\u00ebn qendrore dhe veriore e mbajn\u00eb unaz\u00ebn n\u00eb gishtin e djatht\u00eb. Austria, Danimarka, Polonia dhe Gjermania jan\u00eb disa prej k\u00ebtyre vendeve. N\u00eb Gjermani, \u00e7iftet vendosin unaz\u00eb floriri n\u00eb gishtin e dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb p\u00ebrpara martes\u00ebs. Pasi martohen e zhvendosin at\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e djatht\u00eb, si simbol i unitetit.<br \/>\nArsye sh\u00ebndet\u00ebsore \u2013 Artriti reumatoid apo s\u00ebmundje t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme mund t\u00eb shkatojn\u00eb enjtje t\u00eb gishtave dhe kjo e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta vendos\u00ebsh apo heq\u00ebsh unaz\u00ebn. P\u00ebr t\u00eb evituar dhimbje apo probleme t\u00eb tjera unaza vendoset n\u00eb dor\u00ebn e djatht\u00eb.<br \/>\nM\u00ebngjerash\u00ebt \u2013 Mbajtja e unaz\u00ebs n\u00eb gishtin e dor\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb mund t\u00eb thot\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb nj\u00eb person \u00ebsht\u00eb m\u00ebngjerash.<\/p>\n<p>Legjenda kineze e dometh\u00ebnies<br \/>\nBashkoni gisht\u00ebrinjt\u00eb dhe zbuloni p\u00ebrse unaza e martes\u00ebs mbahet mu n\u00eb gishtin e unaz\u00ebs<\/p>\n<p>Nj\u00eb legjend\u00eb kineze ka arritur t\u00eb shpjegoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb bind\u00ebse: Gishti i madh p\u00ebrfaq\u00ebson prind\u00ebrit. Gishti tregues p\u00ebrfaq\u00ebson v\u00ebllez\u00ebrit, motrat dhe miqt\u00eb. Gishti i mes\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebson veten tuaj. Gishti unaz\u00eb (gishti i kat\u00ebrt) p\u00ebrfaq\u00ebson bashk\u00ebshortin\/en tuaj. Gishti i vog\u00ebl p\u00ebrfaq\u00ebson f\u00ebmij\u00ebt tuaj. Tani bashkoni duart p\u00ebll\u00ebmb\u00eb me p\u00ebll\u00ebmb\u00eb , bashko gishtat e mesit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb drejtuar ndaj vetes suaj, si\u00e7 tregohet edhe prova q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni duke bashkuar gishtat e dy duarve.<br \/>\nTani p\u00ebrpiquni q\u00eb gishtat e m\u00ebdhenj (prind\u00ebrit) ti largoni nga nj\u00ebri-tjetri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paralele, do t\u00eb vini re se k\u00ebta gishta ndahen ,sepse prind\u00ebrit tuaj nuk jan\u00eb t\u00eb destinuar t\u00eb rrojn\u00eb me ju deri n\u00eb vdekjen tuaj, bashkoni s\u00ebrish gishtat. E nj\u00ebjta m\u00ebnyr\u00eb dhe me gishtat tregues ( v\u00ebllez\u00ebrit, motrat dhe miqt\u00eb) dhe do t\u00eb vini re q\u00eb dhe k\u00ebta do t\u00eb ndahen, sepse secili nga ata shkojn\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb fatit t\u00eb tyre, bashkoni s\u00ebrish gishtat.<br \/>\nTani p\u00ebrpiquni q\u00eb t\u00eb ndani gishtat e vegj\u00ebl (f\u00ebmij\u00ebt) dhe do t\u00eb vini re q\u00eb dhe k\u00ebta do t\u00eb ndahen, sepse f\u00ebmij\u00ebt rriten dhe kur jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019ia dalin t\u00eb vet\u00ebm at\u00ebhere dhe ata largohen, bashkoni s\u00ebrish gishtat. Se fundmi prova p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb gishtat e unaz\u00ebs (gishti i kat\u00ebrt) do t\u00eb p\u00ebrpiq\u00ebni p\u00ebr ti ndar\u00eb por do t\u00eb habiteni kur t\u00eb vini re se nuk jeni dot n\u00eb gjendje p\u00ebr ti ndar\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb fatit q\u00eb nj\u00eb \u00e7ift \u00ebsht\u00eb i destinuar q\u00eb t\u00eb jen\u00eb s\u00eb bashku deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse unaza mbahet n\u00eb gishtin e kat\u00ebrt.<br \/>\nTing\u00ebllon e pabesueshme, mir\u00ebpo raporti i gjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb gishtit tregues dhe gishtit t\u00eb unaz\u00ebs mund t\u00eb tregoj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ju, mir\u00ebpo ekzistojn\u00eb edhe d\u00ebshmi shkencore t\u00eb cilat e konfirmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt gishtin e unaz\u00ebs e kan\u00eb t\u00eb gjat\u00ebsi pothuajse sa edhe gishtin tregues, me siguri do t\u00eb jen\u00eb besnik\u00eb ndaj lidhjes por edhe n\u00eb martes\u00eb, kan\u00eb treguar rezultatet e hulumtimit N\u00eb krahasim me ata t\u00eb cil\u00ebve gishti i unaz\u00ebs u \u00ebsht\u00eb m\u00eb i gjat\u00eb se gishti tregues, kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb shanse t\u00eb tradhtojn\u00eb.<br \/>\nHulumtimi i b\u00ebr\u00eb n\u00eb Oksford, tek 600 meshkuj dhe femra, konstaton q\u00eb gishti i unaz\u00ebs i cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb i gjat\u00eb se gishti tregues, \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e nivelit t\u00eb shtuar t\u00eb testosteronit, hormon gjenital i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb lidhje direkte me elanin seksual n\u00eb periudh\u00ebn derisa kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb barkun e n\u00ebn\u00ebs. Shum\u00eb faktor\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb sjelljen e njeriut (ndikimi i ambientit, p\u00ebrvoja jet\u00ebsore) andaj ndikimet t\u00eb cilat jan\u00eb krijuar q\u00eb n\u00eb barkun e n\u00ebn\u00ebs nuk mund t\u00eb ken\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb sjelljen seksuale. Prandaj, gjat\u00ebsie e gishtit t\u00eb unaz\u00ebs gjithashtu do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ekzistojn\u00eb gjasa q\u00eb t\u00eb b\u00ebheni t\u00eb pasur, t\u00eb ekzekutoni n\u00eb ndonj\u00eb instrument, t\u00eb \u00e7mendeni apo t\u00eb p\u00ebrfundoni n\u00eb burg. Edhe nj\u00eb kuriozitet \u2013 femrat me gishtin m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb unaz\u00ebs kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb b\u00ebhen lesbike.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb tregon gjat\u00ebsia e gishtit t\u00eb unaz\u00ebs tek meshkujt<\/p>\n<p>Duart e mashkullit me gishta t\u00eb gjat\u00eb, pik\u00ebrisht ato me gisht t\u00eb unaz\u00ebs m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se gishti tregues, mund t\u00eb flasin p\u00ebr nivel m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb agresivitetit, prirje p\u00ebr marrje me sport, por edhe p\u00ebr rrezik nga l\u00ebndimet. Ekspert\u00ebt norvegjez\u00eb kan\u00eb realizuar nj\u00eb studim me 1 000 meshkuj n\u00eb mosh\u00eb mesatare, nd\u00ebrsa, ve\u00e7 t\u00eb tjerash, \u00ebsht\u00eb treguar se meshkujt q\u00eb jan\u00eb t\u00eb prir\u00eb t\u2019i l\u00ebndojn\u00eb gjunj\u00ebt, e kan\u00eb gishtin e unaz\u00ebs duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb madh se gishti tregues. Nd\u00ebrkaq, gjasat p\u00ebr l\u00ebndim t\u00eb gjunj\u00ebve te k\u00ebta meshkuj jan\u00eb 78%.<br \/>\nDisa studime t\u00eb m\u00ebparshme kan\u00eb treguar se n\u00ebp\u00ebrmjet duarve t\u00eb meshkujve mund ta p\u00ebrcaktojm\u00eb prirjen e tyre ndaj agresivitetit, si edhe p\u00ebr fuqin\u00eb sportive dhe gjindshm\u00ebrin\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, studime t\u00eb tjera kan\u00eb gjetur lidhshm\u00ebri edhe me ndikimin e tyre n\u00eb sh\u00ebndet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb prirja p\u00ebr artrit. Rezultatet e k\u00ebtyre studimeve, ekspert\u00ebt i shpjegojn\u00eb me an\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb testosteronit. K\u00ebshtu, meshkujt q\u00eb kan\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebtij hormoni, e kan\u00eb edhe gishtin e unaz\u00ebs m\u00eb t\u00eb madh se gishti tregues, nd\u00ebrsa, ve\u00e7 t\u00eb tjerash, kjo i b\u00ebn t\u00eb jen\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb brisht\u00eb. Shikuar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, meshkujt kan\u00eb gisht tregues relativisht m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr se gishti i unaz\u00ebs, nd\u00ebrsa te femrat kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e shfaqur. Shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb ekspozimi m\u00eb i vog\u00ebl ndaj testosteronit n\u00eb mit\u00ebr.<\/p>\n<p>Karakteristikat e personit sipas raporteve t\u00eb gjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb gishtit t\u00eb unaz\u00ebs<\/p>\n<p>Krahasojeni gishtin e unaz\u00ebs me gishtin tregues dhe zbuloni karakterin tuaj.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb b\u00ebhemi paksa t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm dhe t\u00eb interesuar kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb thot\u00eb gjat\u00ebsia e gishtit t\u00eb unaz\u00ebs p\u00ebr personalitetin ton\u00eb. Rezulton se ekzistojn\u00eb tre \u201ctipa\u201d kryesor\u00eb t\u00eb gishtit t\u00eb unaz\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt zbulojn\u00eb se cilat jan\u00eb tiparet dhe karakteristikat e personalitetit ton\u00eb. Hidhini nj\u00eb sy gishtit tuaj t\u00eb unaz\u00ebs dhe krahasojeni gjat\u00ebsin\u00eb e tij me at\u00eb t\u00eb gishtit tregues e m\u00eb posht\u00eb shihni shpjegimin p\u00ebr rastin tuaj.<\/p>\n<p>Sharmante dhe racionale<\/p>\n<p>N\u00ebse gishti juaj i unaz\u00ebs<br \/>\n\u00ebsht\u00eb m\u00eb i gjat\u00eb se gishti tregues, ju jeni nj\u00eb person sharmant. Gjithashtu jeni nj\u00eb person q\u00eb i shp\u00ebtoni problemeve dhe dini t\u00eb dilni nga \u00e7do situat\u00eb. Mund t\u00eb b\u00ebheni agresiv por jeni gjithashtu edhe tip shum\u00eb i ndjesh\u00ebm ndaj t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb sigurt dhe efikas<\/p>\n<p>N\u00ebse gishti juaj i unaz\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb i shkurt\u00ebr se gishti tregues, ju jeni nj\u00eb person i sigurt dhe dini sesi t\u2019i b\u00ebni gj\u00ebrat. Ju p\u00eblqeni t\u00eb punoni vet\u00ebm sepse kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb efektive p\u00ebr arritjen e q\u00ebllimeve tuaja. Megjithat\u00eb, jeni padyshim nj\u00eb njeri egoist. Ju vler\u00ebsoni ato q\u00eb kemi por p\u00ebrpiqeni gjithmon\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Paq\u00ebsore dhe e shoq\u00ebrueshme<\/p>\n<p>N\u00ebse gishti juaj i unaz\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj i gjat\u00eb sa ai tregues, jeni tip paqeruajt\u00ebs, q\u00eb ka tendenc\u00ebn t\u00eb shmang konfliktet. D\u00ebshironi t\u00eb keni marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me k\u00ebdo, jeni besnike dhe partner i kujdessh\u00ebm. Megjithat\u00eb, ka nj\u00eb an\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb te ju q\u00eb del n\u00eb pah n\u00ebse dikush ju b\u00ebn t\u00eb tregoni an\u00ebn tuaj m\u00eb t\u00eb keqe.<\/p>\n<p>T\u00eb tjera kureshti dhe p\u00ebrplot\u00ebsime<\/p>\n<p>Unaza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol i materializuar q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb kujtuar angazhimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm. N\u00eb disa grupe unazat simbolizojn\u00eb fuqin\u00eb e magjis\u00eb dhe personi q\u00eb e mban posedon disa fuqi t\u00eb caktuara prej saj. Sipas tyre, fuqia magjike e unaz\u00ebs vjen si pasoj\u00eb e materialit t\u00eb unaz\u00ebs dhe nd\u00ebrthurjes s\u00eb bot\u00ebve reale me at\u00eb shpirt\u00ebrore.<br \/>\nN\u00eb kuptimin fetar, unaza simbolizon p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb dhe perfeksionin e Zotit. Ashtu sikurse unaza, as Zoti nuk ka fillim dhe mbarim. P\u00ebr shum\u00eb shekuj materiali me t\u00eb cil\u00ebn unaza ishte b\u00ebr\u00eb ose prezenca n\u00eb t\u00eb e nj\u00eb guri t\u00eb \u00e7muar, tregonte shum\u00eb p\u00ebr shkall\u00ebn dhe pozicionin shoq\u00ebror t\u00eb mbart\u00ebsit.<br \/>\nUnazat n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin gjithashtu edhe privilegjet mbret\u00ebrore. Kur mbreti i dhuronte nj\u00eb unaz\u00eb dikujt, at\u00ebher\u00eb kjo n\u00ebnkuptonte se ai e merrte at\u00eb n\u00ebn mbrojtje. Nj\u00eb dokument i vulosur me emblem\u00ebn e unaz\u00ebs s\u00eb mbretit kishte kuptimin e sovranitetit t\u00eb fronit mbret\u00ebror. N\u00eb nj\u00eb unaz\u00eb dallohet qarku i plot\u00ebsuar i jet\u00ebs. Ashtu sikurse dit\u00ebt dhe vitet tona p\u00ebrs\u00ebriten vazhdimisht n\u00eb ciklin e pafund t\u00eb jet\u00ebs dhe vdekjes ashtu edhe unaza ka kuptimin e nj\u00eb cikli fuqie dhe plot\u00ebsimi.<br \/>\nDisa e shohin unaz\u00ebn si shembullin tipik t\u00eb rimish\u00ebrimit. T\u00eb tjer\u00eb ndihen t\u00eb qet\u00eb kur p\u00ebrdorin nj\u00eb unaz\u00eb, pasi p\u00ebr ta ajo ka kuptimin e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hajmali kund\u00ebr t\u00eb k\u00ebqijave. Unazat shihen si nj\u00eb burim uniteti nga shum\u00eb njer\u00ebz. Shk\u00ebmbimi i unazave n\u00eb fillimet e tij mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb simbol i shk\u00ebmbimit t\u00eb nj\u00eb karakteristike t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb bashk\u00ebsive primitive. Njer\u00ebzit mbajn\u00eb unaza p\u00ebr t\u00eb deklaruar solidarizimin e tyre me vendime q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb persona t\u00eb af\u00ebrt me ta. Nga ana tjet\u00ebr mendohet se m\u00eb p\u00ebrpara njer\u00ebzit mbanin unaza edhe p\u00ebr t\u00eb kujtuar ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si p\u00ebr shembull fitimi i nj\u00eb kampionati sportiv.<br \/>\nPra, duke mbajtur unaza t\u00eb nj\u00ebjta pjes\u00ebtar\u00ebt e skuadr\u00ebs bashkoheshin p\u00ebrpara nj\u00eb q\u00ebllimi t\u00eb caktuar. Kur ne vendosim nj\u00eb unaz\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e majt\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie mes trupit dhe jet\u00ebs son\u00eb dhe e forcojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje n\u00ebp\u00ebrmjet specifikimit t\u00eb nj\u00eb gishti t\u00eb caktuar. Kur ne vendosim nj\u00eb unaz\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e djatht\u00eb p\u00ebrqendrohemi n\u00eb an\u00ebn ton\u00eb krijuese dhe aspektin e t\u00eb dhuruarit, t\u00eb ndarit e gj\u00ebrave me t\u00eb tjer\u00ebt, por edhe k\u00ebto m\u00eb t\u00eb specifikuara n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb gishtit t\u00eb vendosur. Me an\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb ne marrim energji, nd\u00ebrsa me t\u00eb djatht\u00ebn japim. K\u00ebto bashkohen n\u00eb balanc\u00ebn e t\u00eb qen\u00ebt t\u00eb dyja nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr ne.<br \/>\nT\u00eb dyja duart mund t\u00eb mendohen si nj\u00eb ekuilib\u00ebr nd\u00ebrmjet bot\u00ebs dhe fuqis\u00eb s\u00eb brendshme, e cila na duhet p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara duke krijuar struktur\u00ebn e bot\u00ebs s\u00eb jashtme. \u00cbsht\u00eb interesant fakti q\u00eb p\u00ebr unazat kultura t\u00eb ndryshme kan\u00eb perceptime t\u00eb ndryshme, disa mendojn\u00eb se unaza e martes\u00ebs duhet t\u00eb vihet n\u00eb dor\u00ebn e majt\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e bot\u00ebs mendon se duhet t\u00eb vihet n\u00eb dor\u00ebn e djatht\u00eb. Secili gisht p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb vetvete cil\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb cilat gjithmon\u00eb jan\u00eb pozitive edhe pse ndonj\u00ebher\u00eb teprohet me karakteristikat e tyre.<br \/>\nJupiteri apo gishti tregues ka lidhje me besimin te vetja, me ambicien, me aft\u00ebsit\u00eb drejtuese dhe ndonj\u00ebher\u00eb ka edhe kuptim fetar ose spiritualist. Duke e v\u00ebn\u00eb unaz\u00ebn n\u00eb gishtin Jupiter n\u00eb p\u00ebrqendrohemi m\u00eb shum\u00eb tek aspektet e jashtme t\u00eb jet\u00ebs, n\u00eb lidhjet me personat e tjer\u00eb dhe me ndarjen e fuqis\u00eb. Personat Jupiter jan\u00eb t\u00eb prirur q\u00eb t\u00eb marrin role ekzekutive dhe q\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb bien n\u00eb sy. N\u00eb gishtin tregues unazat vendosen edhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb motivim nga t\u00eb mirat materiale dhe financiare.<br \/>\nSaturni apo gishti i mesit quhet timoni i ekuilibrit t\u00eb personalitetit midis t\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb gabuar\u00ebs, midis t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe g\u00ebnjeshtr\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb gisht gjenden cil\u00ebsit\u00eb tona humane dhe universale t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, ligjit dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tjera. Cil\u00ebsia m\u00eb kryesore e Saturnit \u00ebsht\u00eb tendenca q\u00eb kan\u00eb personat p\u00ebr t\u00eb kritikuar veten dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur sekrete.<br \/>\nApollo ose gishti i unaz\u00ebs ka cil\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira dhe m\u00eb pozitive, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse ai preferohet shum\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol me r\u00ebnd\u00ebsi. Apollo p\u00ebrfaq\u00ebson mbi t\u00eb gjitha krijimtarin\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs dhe jo vet\u00ebm n\u00eb art. Gishti i unaz\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebson kultivimin e dashuris\u00eb dhe bukuris\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha format e saj, por ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb natyr\u00eb. Apollo \u00ebsht\u00eb energjia pozitive q\u00eb gjendet brenda secilit prej nesh dhe q\u00eb ndikon n\u00eb gjendjen ton\u00eb shpirt\u00ebrore gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs.<br \/>\nM\u00ebrkuri ose gishti i vog\u00ebl shpreh energjin\u00eb p\u00ebr t\u00eb komunikuar. Mendojeni M\u00ebrkurin si anten\u00ebn e trupit tuaj, e cila jep dhe merr sinjal. Gishti i vog\u00ebl p\u00ebrmban aft\u00ebsit\u00eb tuaja komunikuese jo vet\u00ebm n\u00eb aspektin verbal, por n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet. M\u00ebrkuri p\u00ebrfaq\u00ebson intuit\u00ebn ton\u00eb, m\u00ebnyr\u00ebn sesi ne i perceptojm\u00eb t\u00eb gjitha informacionet e t\u00eb dh\u00ebnat dhe gjendjen shpirt\u00ebrore me t\u00eb cil\u00ebn ne do t\u2019i p\u00ebrcjellim ato. Unaza n\u00eb gishtin e vog\u00ebl manifeston inteligjenc\u00eb t\u00eb past\u00ebr dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt mbahet nga shum\u00eb persona q\u00eb konsiderohen t\u00eb pushtetsh\u00ebm. Gishti i madh \u00ebsht\u00eb i vetmi gisht, i cili nuk mbart nj\u00eb em\u00ebr nga per\u00ebndit\u00eb e lashta greke. Ai p\u00ebrfaq\u00ebson vullnetin personal dhe universal.<br \/>\nVullneti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsi q\u00eb e kemi nga vet\u00eb nd\u00ebrtimi yn\u00eb njer\u00ebzor, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vullnetin e caktuar q\u00eb na duhet n\u00eb rrethana t\u00eb ve\u00e7anta. Ajo q\u00eb duhet t\u00eb keni parasysh \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kujdeseni ta vini unaz\u00ebn n\u00eb gishtin q\u00eb mendoni se ju p\u00ebrfaq\u00ebson m\u00eb s\u00eb miri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Albert Vataj Unaza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol i p\u00ebrgjithmonsh\u00ebm q\u00eb materializon nj\u00eb bashkim nd\u00ebrmjet dy partner\u00ebve n\u00eb martes\u00eb. Unaza n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rreth i pathyesh\u00ebm, i cili n\u00eb shum\u00eb kultura ka kuptimin e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb. Unazat p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb simbolizuar nj\u00eb lidhje apo ndodhi q\u00eb nuk do t\u00eb marr\u00eb fund kurr\u00eb. N\u00eb kuadrin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":88953,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-88952","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88952","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88952"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88952\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":88955,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88952\/revisions\/88955"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88953"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88952"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88952"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88952"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}