{"id":88846,"date":"2025-05-04T08:48:48","date_gmt":"2025-05-04T08:48:48","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=88846"},"modified":"2025-05-04T08:48:48","modified_gmt":"2025-05-04T08:48:48","slug":"milaim-nela-faji-i-politikes-apo-elitave-a-kemi-elite-intelektuale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/05\/04\/milaim-nela-faji-i-politikes-apo-elitave-a-kemi-elite-intelektuale\/","title":{"rendered":"Milaim Nela\/ FAJI I POLITIK\u00cbS APO ELITAVE? A KEMI ELIT\u00cb INTELEKTUALE?"},"content":{"rendered":"<p>\u201cDetyra e intelektual\u00ebve \u00ebsht\u00eb t\u00eb sjellin formulat morale, politike e shoq\u00ebrore q\u00eb konkretizojn\u00eb d\u00ebshirat e paqarta t\u00eb turmave. Pa rolin e elitave drejtuese dhe sh\u00ebnjimin e rrug\u00ebs q\u00eb duhet ndjekur l\u00ebvizjet popullore sh\u00ebnd\u00ebrrohen n\u00eb aventurore. Po t\u00eb l\u00ebshohet n\u00eb qarkullim nj\u00eb ide e drejt\u00eb kjo do t\u00eb ndiqet nga masat.\u201d<\/p>\n<p>&#8211; T.G. Wells &#8211;<\/p>\n<p>Ky fragment \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga nj\u00eb nga penat e men\u00e7ura Britanike i shkruar gati para 150 vitesh. E solla k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb ngacmuar sado pak mendimin dhe debatin p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka po ngjet n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nSot si shoq\u00ebri shqiptare ne kemi arritur n\u00eb depresion shoq\u00ebror edhe p\u00ebr faktin se ose nuk kemi elita si\u00e7 i p\u00ebrshkruan T.G. Wells n\u00eb shekullin e 19t\u00eb ose elitat tona intelektuale jan\u00eb n\u00eb mpirje t\u00eb mendimit ose totalisht t\u00eb ndrydhura.<br \/>\nN\u00eb periudhen e rilindjes por edhe n\u00eb koh\u00ebn e Zogut kishim nj\u00eb shtres\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb num\u00ebr por me nj\u00eb ndikim shum\u00eb t\u00eb madh n\u00eb rrethet intelektuale t\u00eb koh\u00ebs.<br \/>\nKam parasysh ketu jo vet\u00ebm gjigant\u00ebt e Rilindjes Komb\u00ebtare si Sami Frash\u00ebri, Pashko Vasa, Faik Konica e t\u00eb tjer\u00eb por edhe ato t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar si fjala vjen, Hafiz Ali Kor\u00e7a, Branko Merxhani, Mit\u2019hat dhe Mehdi Frash\u00ebri por edhe shum\u00eb figura t\u00eb shquara t\u00eb mendimit estetik e politik shqiptar t\u00eb koh\u00ebs.<br \/>\nRegjimi Stalinist i Enver Hoxh\u00ebs perve\u00e7 se kishte karakter aventurier ishte duksh\u00ebm edhe n\u00ebn ndkimin e fqinj\u00ebve verior\u00eb t\u00eb asaj kohe sepse mbi t\u00eb gjitha ishte pjell\u00eb e tyre<br \/>\nElitat e trash\u00ebguara nga epoka e monarkis\u00eb zogiste u shkat\u00ebrruan thuajse plot\u00ebsisht. Pjesa m\u00eb e madhe u vran\u00eb e u burgos\u00ebn e nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e tyre arriti t\u00eb arratiset. Shum\u00eb pak prej k\u00ebtyre t\u00eb fundit arrit\u00ebn t\u00eb shkruajn\u00eb di\u00e7ka por edhe ajo pak vep\u00ebr e tyre deri n\u00eb vitin 1990 nuk arriti t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nN\u00eb Kosov\u00eb megjith\u00ebse n\u00ebn pushtim, ishte i njohur p\u00ebr lexuesin shqiptar si Fishta, Konica apo edhe Lasgush Poradeci apo Mitrush Kuteli.<br \/>\nVet\u00ebm element\u00eb sporadike t\u00eb shkoll\u00ebs komuniste krijuan nj\u00eb far\u00eb stature dhe kuptuan q\u00eb ajo q\u00eb ndodhte n\u00eb Shqip\u00ebri ishte katastrof\u00eb por nuk pat\u00ebn fuqi reaguese e aq m\u00eb pak t\u00eb krijonin ide q\u00eb t\u00eb ndiqeshin nga masat. Kjo ishte pothuajse e pamundur.<\/p>\n<p>Kosova n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt ishte m\u00eb fatlume. Periudha pas Rankovi\u00e7it dhe sidomos pas hapjes s\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs krijoi nj\u00eb elit\u00eb q\u00eb dalngadal\u00eb u b\u00eb jo vet\u00ebm lokomotiva e mendimit intelektual q\u00eb rezononte me nevojat e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs por arriti q\u00eb p\u00ebr 20 vjet si askund tjet\u00ebr ta udh\u00ebhiqt\u00eb popullin e saj drejt \u00e7lirimit nga pushtimi Serb.<br \/>\nPa k\u00ebt\u00eb elite intelektuale Kosova pa dyshimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl do ishte edhe sot s\u00ebrish n\u00ebn pushtim.<br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebri pas r\u00ebnies s\u00eb sistemit komunist jo vet\u00ebm nuk u shfryt\u00ebzua hap\u00ebsira e liris\u00eb q\u00eb u krijua p\u00ebr ta rritur mendimin intelektual n\u00eb p\u00ebrputhje me sfidat q\u00eb k\u00ebrkonte koha apo kishte nevoj\u00eb shoq\u00ebria shqiptare por edhe ajo cil\u00ebsi q\u00eb kishte shkolla shqiptare brenda kornizave t\u00eb sistemit stalinist p\u00ebsoi nj\u00eb degradim t\u00eb friksh\u00ebm.<br \/>\nElita q\u00eb doli nga sistemi i kaluar nuk arriti t\u00eb \u00e7lirohet nga skemat vetcensuruese t\u00eb atij sistemi.<br \/>\nEdhe sot pas 35 vitesh t\u00eb menduarit nuk ka ndryshuar.<br \/>\nAkoma fjala vjen ne shqiptaret nuk kuptojm\u00eb se lufta e dyt\u00eb bot\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri ka qen\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb civile dhe shumic\u00ebn e viktimave (edhe k\u00ebto m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb dhjet\u00ebfishuara n\u00eb num\u00ebr) i ka prodhuar jo p\u00ebrballja me pushtuesin por vrasja e nj\u00ebri-tjetrit apo v\u00ebllavrasja.<br \/>\nNiveli i arsimit universitar sot n\u00eb Shqip\u00ebri ka p\u00ebsuar nj\u00eb regres t\u00eb friksh\u00ebm. E k\u00ebt\u00eb e v\u00ebrtetojn\u00eb edhe auditet dhe testet nd\u00ebrkomb\u00ebtare si ai i PISA-s.<br \/>\nShkolla dhe niveli i m\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuar n\u00eb \u00e7do nivel q\u00eb nga arsimi fillor deri n\u00eb at\u00eb pasuniversitar.<br \/>\nSot n\u00eb Shqip\u00ebri shum\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb tituj shkencor\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb iu vjen turp edhe t&#8217;i shkruajn\u00eb n\u00eb publik sepse i kan\u00eb marr\u00eb jo vet\u00ebm pa merit\u00eb por edhe nga institucione pa asnj\u00eb lloj kredibiliteti komb\u00ebtar apo nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<br \/>\nSot n\u00eb kemi tendenc\u00ebn t\u00eb faj\u00ebsojm\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka politik\u00ebn apo individ\u00eb t\u00eb caktuar, disa prej tyre aventurier\u00eb t\u00eb rrezikshem q\u00eb p\u00ebrdorin pushtetin e tyre vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb dhe p\u00ebrfitimet e tyre personale por n\u00eb aspektin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm.<br \/>\nFaji n\u00ebse mund ta quajm\u00eb t\u00eb till\u00eb apo p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb e secilit prej nesh por para s\u00eb gjithash e elitave intelektuale q\u00eb n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb zhvilluar udh\u00ebheqin mendimin publik dhe marrin shoq\u00ebrin\u00eb pas vetes duke e udh\u00ebhequr n\u00eb drejtimin e duhur t\u00eb zhvillimit e t\u00eb p\u00ebrparimit t\u00eb kombit.<br \/>\nQ\u00eb kemi d\u00ebshtuar tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e dukshme por pyetja q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb a do ta marrim kthes\u00ebn e shum\u00ebpritur apo do vazhdojm\u00eb t\u00eb faj\u00ebsojme politik\u00ebn s\u00eb cil\u00ebs i kemi l\u00ebshuar edhe fush\u00ebn q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e saj?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cDetyra e intelektual\u00ebve \u00ebsht\u00eb t\u00eb sjellin formulat morale, politike e shoq\u00ebrore q\u00eb konkretizojn\u00eb d\u00ebshirat e paqarta t\u00eb turmave. Pa rolin e elitave drejtuese dhe sh\u00ebnjimin e rrug\u00ebs q\u00eb duhet ndjekur l\u00ebvizjet popullore sh\u00ebnd\u00ebrrohen n\u00eb aventurore. Po t\u00eb l\u00ebshohet n\u00eb qarkullim nj\u00eb ide e drejt\u00eb kjo do t\u00eb ndiqet nga masat.\u201d &#8211; T.G. Wells &#8211; Ky [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":88847,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-88846","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88846","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88846"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88846\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":88848,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88846\/revisions\/88848"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88847"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88846"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88846"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88846"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}