{"id":88696,"date":"2025-04-28T12:43:00","date_gmt":"2025-04-28T12:43:00","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=88696"},"modified":"2025-04-28T12:43:00","modified_gmt":"2025-04-28T12:43:00","slug":"cfare-ndodh-pasi-papa-ndahet-nga-kjo-jete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/04\/28\/cfare-ndodh-pasi-papa-ndahet-nga-kjo-jete\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb ndodh pasi Papa ndahet nga kjo jet\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Vdekja e nj\u00eb Pape sh\u00ebnon fillimin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ngjarjesh, q\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt Konklavit dhe drejt zgjedhjes s\u00eb Pasardh\u00ebsit t\u00eb ri t\u00eb Sh\u00ebn Pjetrit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull, p\u00ebrshkruhen hapat drejt zgjedhjes s\u00eb nj\u00eb Pape t\u00eb ri<br \/>\nR.SH. \u2013 Vatikan<br \/>\nVdekja e nj\u00eb Pape v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nj\u00eb zinxhir ngjarjesh \u2013 tradita, q\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb momentet nga vdekja e Pap\u00ebs dhe funerali i tij deri n\u00eb fillimin e Konklavit dhe n\u00eb zgjedhjen e pasardh\u00ebsit. Por \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Vatikan gjat\u00eb k\u00ebsaj \u201cSede Vacante\u201d, ose &#8220;Seli Vakante&#8221;?<br \/>\nNdryshimet kryesore t\u00eb vitit 1996: \u201cUniversi Dominici Gregis\u201d<br \/>\nE shpallur nga Papa shenjt Gjon Pali II m\u00eb 22 shkurt 1996, n\u00eb Solemnitetin e Katedr\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Pjetrit, Kushtetuta Apostolike \u201cUniversi Dominici Gregis\u201d rishikoi dhe p\u00ebrdit\u00ebsoi normat n\u00eb fuqi deri at\u00ebher\u00eb, lidhur me trash\u00ebgimin\u00eb apostolike n\u00eb Selin\u00eb e Sh\u00ebn Pjetrit, e cila, m\u00eb par\u00eb, ndiqte rregullat e p\u00ebrcaktuara nga Kushtetuta Apostolike \u201cRomano Pontifici Eligendo\u201d (1975) e Pap\u00ebs shenjt Pali VI.<br \/>\nDokumenti ndahet n\u00eb dy pjes\u00eb:<br \/>\n&#8211; E para p\u00ebrmban normat mbi Selin\u00eb Vakante, pra, mbi periudh\u00ebn nd\u00ebrmjet fundit t\u00eb mbar\u00ebshtimit t\u00eb Kish\u00ebs nga Papa i ndjer\u00eb dhe zgjedhjes s\u00eb pasardh\u00ebsit t\u00eb tij.<br \/>\n&#8211; E dyta p\u00ebrshkruan procedurat p\u00ebr p\u00ebrgatitjen dhe zgjedhjen e Pap\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs.<br \/>\nRishikimi i k\u00ebtyre normave u motivua nga &#8220;nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi p\u00ebr situat\u00ebn e ndryshuar n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jeton Kisha sot dhe nga nevoja p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb parasysh rishikimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs kanonike&#8230; frym\u00ebzuar nga Koncili II i Vatikanit. &#8230;N\u00eb formulimin e normave t\u00eb reja, duke marr\u00eb parasysh nevojat e koh\u00ebs son\u00eb, jam kujdesur t\u00eb mos devijoj n\u00eb thelb nga tradita e urt\u00eb dhe e nderuar, ndjekur deri m\u00eb sot&#8221;, shkruan Gjon Pali II. (f. 4-5 UDG)<br \/>\nKushtetuta konfirmon pjes\u00ebrisht rregulloret para-ekzistuese p\u00ebr zgjedhjen e Pap\u00ebs s\u00eb ri.<br \/>\nPikat kryesore<br \/>\nKolegji i Kardinajve mbetet organi p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zgjedhjen e Pap\u00ebs, duke ndjekur nj\u00eb tradit\u00eb mij\u00ebvje\u00e7are t\u00eb sanksionuar n\u00eb norma kanonike t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuara:<br \/>\n\u201cN\u00ebse, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb doktrin\u00eb feje q\u00eb pushteti i Atit t\u00eb Shenjt\u00eb Pap\u00eb rrjedh drejtp\u00ebrdrejt nga Krishti, Vikari i t\u00eb cilit ai \u00ebsht\u00eb mbi tok\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjithashtu p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi se nj\u00eb pushtet i till\u00eb suprem n\u00eb Kish\u00eb i atribuohet atij n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb zgjedhjeje legjitime, t\u00eb pranuar prej tij, s\u00eb bashku me shugurimin ipeshkvnor\u201d. (f. 5 UDG)<br \/>\nN\u00eb dat\u00ebn e 21 prillit 2025, Kolegji kishte 135 kardinaj me t\u00eb drejt\u00eb vote (\u201cUniversi Dominici Gregis\u201d vendos nj\u00eb limit prej 120), 108 prej t\u00eb cil\u00ebve u em\u00ebruan nga Papa Fran\u00e7esku, dhe 117 pa t\u00eb drejt\u00eb vote.<br \/>\nAta, q\u00eb mbushin 80 vje\u00e7 n\u00eb dit\u00ebn e fillimit t\u00eb\u00a0Sede Vacante, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga votimet. Megjithat\u00eb, kardinajt\u00eb mbi 80 vje\u00e7 mund t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb takimet p\u00ebrgatitore (Kongregacionet e P\u00ebrgjithshme, q\u00eb i paraprijn\u00eb zgjedhjes).<br \/>\nKolegji i Zgjedh\u00ebsve p\u00ebrb\u00ebhet ekskluzivisht nga kardinaj:<br \/>\n\u201cN\u00eb ta, pothuajse n\u00eb nj\u00eb sintez\u00eb t\u00eb mrekullueshme, shprehen dy aspektet, q\u00eb karakterizojn\u00eb figur\u00ebn dhe detyr\u00ebn e Pap\u00ebs Romak: Romak, sepse ai identifikohet si Ipeshkvi i Kish\u00ebs n\u00eb Rom\u00eb dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngusht\u00eb me klerin e k\u00ebtij qyteti, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga kardinajt\u00eb me titull presbiteral dhe diakonal t\u00eb Rom\u00ebs, si edhe nga kardinajt\u00eb ipeshkvij t\u00eb Selive suburbikare (pra, periferike); Pap\u00eb i Kish\u00ebs Universale, sepse ai \u00ebsht\u00eb i thirrur t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb duksh\u00ebm Bariun e paduksh\u00ebm, q\u00eb e udh\u00ebheq t\u00eb gjith\u00eb grigj\u00ebn n\u00eb kullotat e jet\u00ebs s\u00eb amshuar. Gjithashtu, universaliteti i Kish\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebsohet mir\u00eb n\u00eb vet\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e Kolegjit t\u00eb Kardinajve, ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb an\u00ebtar\u00eb nga \u00e7do kontinent\u201d (f. 6 UDG).<br \/>\nKonklavi, si &#8220;institucion i lasht\u00eb&#8221;, konfirmohet si vendi p\u00ebr zgjedhjen e Pap\u00ebs s\u00eb ri. Gjon Pali II riafirmoi struktur\u00ebn e tij thelb\u00ebsore dhe vendosi q\u00eb t\u00eb gjitha procedurat zgjedhore t\u00eb zhvillohen ekskluzivisht n\u00eb Kapel\u00ebn Sikstine t\u00eb Pallatit Apostolik. Ashtu si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, pranohet nevoja p\u00ebr ta mbrojtur zgjedhjen e Pap\u00ebs Romak nga ndikimet e jashtme dhe p\u00ebr t&#8217;ia besuar at\u00eb nj\u00eb organi zgjedhor t\u00eb kualifikuar dhe t\u00eb paracaktuar. Procedurat e Konklavit synojn\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb sigurojn\u00eb lirin\u00eb, por edhe t\u00eb garantojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e gjykimit t\u00eb \u00e7do kardinali zgjedh\u00ebs, duke i mbrojtur ata nga kurioziteti i tep\u00ebrt dhe nga presionet e pap\u00ebrshtatshme.<br \/>\nKushtetuta \u201cUniversi Dominici Gregis\u201d b\u00ebri tre ndryshime kryesore:<br \/>\n1. Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebzgjatjes s\u00eb zgjedhjeve, rezidenca e kardinajve zgjedh\u00ebs dhe e atyre, q\u00eb sigurojn\u00eb zhvillimin e duhur t\u00eb zgjedhjeve, \u00ebsht\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Sh\u00ebn Mart\u00ebs n\u00eb Qytetin e Vatikanit (f.42 UDG). M\u00eb par\u00eb, kardinajve nuk u lejohej t\u00eb largoheshin nga Kapela Sikstine gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebzgjatjes s\u00eb procesit t\u00eb votimit.<br \/>\n2. Kardinajt\u00eb zgjedh\u00ebs mund t\u2019i shprehin votat p\u00ebr zgjedhjen e Pap\u00ebs vet\u00ebm p\u00ebrmes nj\u00eb votimi t\u00eb fsheht\u00eb (f. 9 UDG). Kjo shfuqizoi mund\u00ebsit\u00eb, q\u00eb jepnin rregulloret e m\u00ebparshme p\u00ebr zgjedhjen me aklamacion, ose me frym\u00ebzim (quasi ex inspiratione), t\u00eb cilat u konsideruan jo m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb pasqyruar mendimet e nj\u00eb organi zgjedhor kaq t\u00eb gjer\u00eb dhe t\u00eb larmish\u00ebm. U shfuqizua edhe zgjedhja me kompromis (per compromissum) si e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u zbatuar, pasi mund t\u00eb \u00e7onte edhe n\u00eb nj\u00eb lloj pap\u00ebrgjegj\u00ebsie nd\u00ebrmjet zgjedh\u00ebsve, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk ishin t\u00eb detyruar t\u00eb shprehnin nj\u00eb vot\u00eb personale (f. 9 UDG). Sipas k\u00ebsaj metode zgjedhjeje, n\u00ebse disa turne votimi nuk arrinin t\u00eb propozonin nj\u00eb kandidat me shumic\u00ebn e k\u00ebrkuar, kardinajt\u00eb zgjedh\u00ebs mund t\u00eb binin dakord unanimisht p\u00ebr nj\u00eb kompromis, duke miratuar nj\u00eb kriter t\u00eb ndrysh\u00ebm shumice.<br \/>\n3. P\u00ebrsa i p\u00ebrket numrit t\u00eb votave t\u00eb k\u00ebrkuara p\u00ebr zgjedhjen e vlefshme t\u00eb Pap\u00ebs s\u00eb ri, paragrafi 75 i \u201cUniversi Dominici Gregis\u201d, fillimisht, p\u00ebrcaktonte se pas votimit t\u00eb 33-t\u00eb ose t\u00eb 34-t\u00eb, n\u00ebse nuk arrihej konsensusi, p\u00ebr votimet e ardhshme mjaftonte arritja e shumic\u00ebs absolute (50+1%). Por, kjo dispozit\u00eb u ndryshua nga Papa Benedikti XVI n\u00ebp\u00ebrmjet Motu Proprio-s \u201cAliquibus mutationibus in normis de electione Romani Pontificis\u201d, n\u00ebnshkruar m\u00eb 11 qershor 2007 dhe miratuar m\u00eb 26 qershor t\u00eb atij viti. Papa i nderit ktheu rregullin tradicional p\u00ebr zgjedhjen e vlefshme t\u00eb Pap\u00ebs s\u00eb ri, me nj\u00eb shumic\u00eb e kualifikuar prej dy t\u00eb tretash t\u00eb votave.<br \/>\nSelia Vakante<br \/>\nTermi &#8220;Sede Vacante&#8221; (Selia Vakante, pra, e lir\u00eb, nga latinishtja) i referohet periudh\u00ebs nd\u00ebrmjet fundit t\u00eb mbar\u00ebshtimit t\u00eb Kish\u00ebs Katolike nga nj\u00eb Pap\u00eb dhe zgjedhjes s\u00eb pasardh\u00ebsit t\u00eb tij. Kjo periudh\u00eb rregullohet nga Kushtetuta Apostolike &#8220;Universi Dominici Gregis&#8221;, publikuar nga Papa shenjt Gjon Pali II m\u00eb 22 shkurt 1996.<br \/>\nKush e &#8220;administron&#8221; Selin\u00eb Vakante?<br \/>\nSipas dispozitave, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb Selia Apostolike \u00ebsht\u00eb vakante, mbar\u00ebshtimi i Kish\u00ebs i besohet Kolegjit t\u00eb Kardinajve. Megjithat\u00eb, autoriteti i tyre kufizohet vet\u00ebm n\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb zakonshme, ose urgjente dhe n\u00eb p\u00ebrgatitjen p\u00ebr zgjedhjen e Pap\u00ebs s\u00eb ri. Kolegji i Kardinajve merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb gjitha detyrat e pushtetit civil t\u00eb Pap\u00ebs lidhur me qeverisjen e Qytetit t\u00eb Vatikanit. Megjithat\u00eb, ai nuk ka juridiksion mbi \u00e7\u00ebshtjet ekskluzivisht prerogativ\u00eb e Pap\u00ebs, gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.<br \/>\n\u00c7far\u00eb ndodh me krer\u00ebt e Kuries Romake gjat\u00eb Selis\u00eb Vakante?<br \/>\nMe vdekjen e Pap\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb krer\u00ebt e Dikastereve t\u00eb Kuries Romake japin dor\u00ebheqjen me disa p\u00ebrjashtime, q\u00eb synojn\u00eb ruajtjen e funksionimit t\u00eb rregullt t\u00eb Vatikanit.<br \/>\nAta q\u00eb i mbajn\u00eb detyrat e tyre jan\u00eb: Kardinali Kamerleng (Kardinali Kevin Farrell), i cili ka detyr\u00ebn e mbik\u00ebqyrjes dhe administrimit t\u00eb t\u00eb mirave dhe t\u00eb drejtave tok\u00ebsore t\u00eb Selis\u00eb Apostolike gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Selis\u00eb Vakante; Kryependestari (Kardinali Angelo De Donatis); Vikari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr Dioqez\u00ebn e Rom\u00ebs (Kardinali Baldassare Reina); Kryeprifti i Bazilik\u00ebs s\u00eb Vatikanit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Vikar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr Qytetin e Vatikanit (Kardinali Mauro Gambetti); L\u00ebmoshtari i Shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij (Kardinali Konrad Krajewski); Z\u00ebvend\u00ebsi p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Sekretaris\u00eb s\u00eb Shtetit (Kryeipeshkvi Edgar Pe\u00f1a Parra); Sekretari p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Shtetet (Kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher); si edhe Mjeshtri i Kremtimeve Liturgjike Papnore (Kryeipeshkvi Diego Giovanni Ravelli). Mbeten n\u00eb detyr\u00eb edhe Sekretar\u00ebt e Dikastereve.<br \/>\n\u00c7far\u00eb b\u00ebn Kolegji i Kardinajve gjat\u00eb Selis\u00eb Vakante?<br \/>\nGjat\u00eb Selis\u00eb Vakante, Kolegji i Kardinajve (t\u00eb cil\u00ebt mblidhen t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Rom\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur i pengon sh\u00ebndeti i keq) mblidhet n\u00eb dy lloje Kongregacionesh (mbledhjesh apo asamblesh) Kardinalore:<br \/>\n1. Kongregacione t\u00eb P\u00ebrgjithshme: n\u00eb to merr pjes\u00eb i gjith\u00eb Kolegji Kardinalor (duke p\u00ebrfshir\u00eb kardinajt\u00eb mbi mosh\u00ebn e lejuar (80 vje\u00e7) p\u00ebr zgjedhjen e Pap\u00ebs s\u00eb ri). K\u00ebto Kongregacione t\u00eb P\u00ebrgjithshme mbahen n\u00eb Pallatin Apostolik dhe kryesohen nga Dekani i Kolegjit (Kardinali Giovanni Battista Re). N\u00ebse Dekani dhe zv.Dekani nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb kryesojn\u00eb, e merr p\u00ebrsip\u00ebr detyr\u00ebn kardinali m\u00eb i vjet\u00ebr me t\u00eb drejt\u00eb vote.<br \/>\n2. Kongregacione t\u00eb Ve\u00e7anta. K\u00ebto p\u00ebrb\u00ebhen nga:<br \/>\n&#8211; Kardinali Kamerleng i Kish\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb Romake dhe nga tre kardinaj, nj\u00eb nga secili Urdh\u00ebr (ipeshkvnor, meshtarak, diakonal), t\u00eb zgjedhur me short nga kardinajt\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb vote;<br \/>\n&#8211; Tre kardinajt\u00eb ndihm\u00ebs t\u00eb Kamerlengut sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr tri dit\u00eb, pas t\u00eb cilave z\u00ebvend\u00ebsohen nga tre t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrzgjedhjeje t\u00eb re me short. Ky proces vazhdon edhe gjat\u00eb zgjedhjes s\u00eb Pap\u00ebs;<br \/>\n&#8211; Kongregacioni i Ve\u00e7ant\u00eb merret me pun\u00ebt e p\u00ebrditshme t\u00eb zakonshme, nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb serioze duhet t&#8217;i referohen Kongregacionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<br \/>\nCilat jan\u00eb vendimet m\u00eb urgjente, q\u00eb merren nga Kongregacionet e P\u00ebrgjithshme?<br \/>\nKongregacionet e P\u00ebrgjithshme (t\u00eb mbajtura para fillimit t\u00eb procesit zgjedhor) duhet t\u00eb diskutojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb mbi vendimet kryesore t\u00eb m\u00ebposhtme (duke p\u00ebrjashtuar procedurat, q\u00eb lidhen me vdekjen e Pap\u00ebs):<br \/>\n&#8211; T\u00eb p\u00ebrgatisin pritjen e kardinajve n\u00eb Domus Sanctae Marthae dhe t\u00eb p\u00ebrshtasin Kapel\u00ebn Sikstine p\u00ebr procedurat zgjedhore;<br \/>\n&#8211; T\u2019u caktojn\u00eb dy klerik\u00ebve t\u00eb shquar dhe me autoritet moral detyr\u00ebn e dy reflektimeve p\u00ebr kardinajt\u00eb mbi sfidat aktuale t\u00eb Kish\u00ebs dhe zgjedhjen e Pap\u00ebs s\u00eb ri, si edhe t\u00eb caktojn\u00eb dat\u00ebn p\u00ebr k\u00ebto reflektime;<br \/>\n&#8211; T\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb Unaz\u00ebn e Peshkatarit dhe Vul\u00ebn e Plumbit t\u00eb p\u00ebrdorura nga Papa i ndjer\u00eb;<br \/>\n&#8211; T\u00eb caktojn\u00eb dat\u00ebn dhe or\u00ebn p\u00ebr fillimin e procesit t\u00eb votimit.<br \/>\n\u00c7far\u00eb ndodh menj\u00ebher\u00eb para fillimit t\u00eb zgjedhjeve?<br \/>\nZgjedhjet paraprihen nga nj\u00eb kremtim solemn eukaristik me mesh\u00ebn kushtimore \u201cPro Eligendo Papa\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn marrin pjes\u00eb kardinajt\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb vote. Pasdite, kardinajt\u00eb zgjedh\u00ebs vazhdojn\u00eb me nj\u00eb procesion solemn drejt Kapel\u00ebs Sikstine, ku fillon Konklavi p\u00ebr zgjedhjen e Pap\u00ebs s\u00eb ri.<br \/>\nN\u00eb fund t\u00eb procesionit, brenda Kapel\u00ebs Sikstine, \u00e7do kardinal zgjedh\u00ebs b\u00ebn betimin, si\u00e7 p\u00ebrcaktohet n\u00eb paragrafin 53 t\u00eb \u201cUniversi Dominici Gregis\u201d. P\u00ebrmes k\u00ebtij betimi, ata zotohen, n\u00ebse zgjidhen, t\u00eb p\u00ebrmbushin me besnik\u00ebri Munus Petrinum (sh\u00ebrbes\u00ebn pjetrine) si Barinj t\u00eb Kish\u00ebs Universale. Gjithashtu, zotohen t\u00eb ruajn\u00eb sekretin absolut p\u00ebr gjith\u00e7ka lidhet me zgjedhjen e Pap\u00ebs Romak dhe t\u00eb mos mb\u00ebshtesin asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb jashtme n\u00eb zgjedhje.<br \/>\nM\u00eb pas, Mjeshtri i Kremtimeve Liturgjike Papnore shpall \u201cextra omnes\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb individ\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt nuk marrin pjes\u00eb n\u00eb Konklav, duhet t\u00eb largohen nga Kapela Sikstine. Mbeten vet\u00ebm Mjeshtri dhe kleriku i caktuar p\u00ebr t\u00eb mbajtur meditimin e dyt\u00eb. Ky meditim ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb bie mbi zgjedh\u00ebsit dhe me domosdoshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Kish\u00ebs Universale, duke mbajtur vet\u00ebm Zotin para syve (paragrafi 52).<br \/>\nPasi t\u00eb mbaroj\u00eb meditimi, si kleriku ashtu edhe Mjeshtri i Kremtimeve Liturgjike Papnore largohen. Kardinajt\u00eb zgjedh\u00ebs thon\u00eb lutjet sipas \u201cOrdo Sacrorum Rituum Conclavis\u201d dhe d\u00ebgjojn\u00eb kardinalin Dekan, i cili i pyet n\u00ebse jan\u00eb gati t\u00eb votojn\u00eb apo u nevojiten sqarime lidhur me rregullat dhe procedurat e p\u00ebrcaktuara n\u00eb \u201cUniversi Dominici Gregis\u201d.<br \/>\nMasat e siguris\u00eb dhe parandalimi i nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb jashtme<br \/>\nT\u00eb gjitha procedurat zgjedhore zhvillohen ekskluzivisht n\u00eb Kapel\u00ebn Sikstine, brenda Pallatit Apostolik t\u00eb Vatikanit, i cili mbetet plot\u00ebsisht i mbyllur deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e zgjedhjeve.<br \/>\nKushtetuta Apostolike e Pap\u00ebs shenjt Gjon Pali II thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb siguruar sekretin e plot\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka ndodh gjat\u00eb Konklavit dhe p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, q\u00eb lidhet drejtp\u00ebrdrejt, ose t\u00ebrthorazi, me zgjedhjen e Pap\u00ebs. Dokumenti jep holl\u00ebsit\u00eb e t\u00eb gjitha masave paraprake p\u00ebr t\u00eb garantuar konfidencialitetin dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar nd\u00ebrhyrjet e jashtme (paragraf\u00ebt 51-61).<br \/>\nGjat\u00eb gjith\u00eb procesit zgjedhor, kardinajt\u00eb zgjedh\u00ebs nuk lejohen t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb letra, ose t\u00eb b\u00ebjn\u00eb biseda, p\u00ebrfshir\u00eb telefonatat, p\u00ebrve\u00e7 rasteve urgjente t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Ata nuk lejohen t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb, ose t\u00eb marrin mesazhe t\u00eb \u00e7do lloji, t\u00eb lexojn\u00eb gazeta a revista t\u00eb \u00e7do natyre, ose t\u00eb ndjekin transmetime radiofonike a televizive.<br \/>\nNumri i votave t\u00eb k\u00ebrkuara dhe shumica e nevojshme p\u00ebr zgjedhje<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vlefshme nj\u00eb Pap\u00eb t\u00eb ri, k\u00ebrkohet nj\u00eb shumic\u00eb prej dy t\u00eb tretash t\u00eb votave t\u00eb zgjedh\u00ebsve t\u00eb pranish\u00ebm. N\u00ebse numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i zgjedh\u00ebsve nuk \u00ebsht\u00eb i pjes\u00ebtuesh\u00ebm me tre, \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm nj\u00eb votim shtes\u00eb (paragrafi 62 i Universi Dominici Gregis). N\u00ebse zgjedhja e Pap\u00ebs fillon pasditen e dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Konklavit, votohet vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb. N\u00eb dit\u00ebt e m\u00ebvonshme, mbahen dy votime paradite dhe dy pasdite.<br \/>\nProcedurat p\u00ebr votim p\u00ebrshkruhen me holl\u00ebsi n\u00eb Kushtetut\u00ebn \u201cUniversi Dominici Gregis\u201d, ku p\u00ebrfshihen edhe dispozitat p\u00ebr zgjedh\u00ebsit e s\u00ebmur\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt votojn\u00eb nga dhomat e tyre n\u00eb Domus Sanctae Marthae. Pasi num\u00ebrohen votat, t\u00eb gjitha flet\u00ebt e votimit digjen.<br \/>\n\u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse nuk arrihet shumica e k\u00ebrkuar?<br \/>\nN\u00ebse pas tri dit\u00ebsh votimi zgjedh\u00ebsit nuk arrijn\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebr nj\u00eb kandidat, parashikohet nj\u00eb pushim deri n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr lutje, diskutim t\u00eb lir\u00eb nd\u00ebrmjet votuesve dhe k\u00ebshillim t\u00eb shkurt\u00ebr shpirt\u00ebror me kardinalin Protodiakon (Kardinali Dominique Mamberti). Votimi rifillon dhe, n\u00ebse pas shtat\u00eb votimesh t\u00eb tjera, nuk zgjidhet ende Papa i ri, b\u00ebhet nj\u00eb pushim tjet\u00ebr. Ky proces p\u00ebrs\u00ebritet pas shtat\u00eb votimesh t\u00eb tjera t\u00eb pasuksesshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Kamerlengu konsultohet me kardinajt\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e vijimit t\u00eb Konklavit.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se neni 75 i \u201cUniversi Dominici Gregis\u201d u ndryshua nga Motu Proprio i Pap\u00ebs Benedikti XVI m\u00eb 26 qershor 2007, i cili ktheu rregullin tradicional, q\u00eb, p\u00ebr zgjedhjen e vlefshme t\u00eb Pap\u00ebs s\u00eb ri, k\u00ebrkon nj\u00eb shumic\u00eb prej dy t\u00eb tretash t\u00eb votuesve t\u00eb pranish\u00ebm. Ky rregull u konfirmua edhe n\u00eb Motu Proprio-n e Pap\u00ebs Benedikti XVI, m\u00eb 25 shkurt 2013, ku sqarohet se votat duhet t\u00eb llogariten n\u00eb baz\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsve t\u00eb pranish\u00ebm, q\u00eb votojn\u00eb.<br \/>\n\u00c7far\u00eb ndodh menj\u00ebher\u00eb pasi zgjidhet Papa i ri?<br \/>\nSapo t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar zgjedhja e Pap\u00ebs s\u00eb ri, i fundit nga kardinajt\u00eb Diakon\u00eb th\u00ebrret Sekretarin e Kolegjit t\u00eb Kardinajve dhe Mjeshtrin e Kremtimeve Liturgjike Papnore n\u00eb Kapel\u00ebn Sikstine.<br \/>\nDekani i Kolegjit, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zgjedh\u00ebsve, k\u00ebrkon p\u00eblqimin e kandidatit t\u00eb zgjedhur me fjal\u00ebt e m\u00ebposhtme: &#8220;A e pranoni zgjedhjen tuaj kanonike si Pap\u00eb?&#8221; Pas marrjes s\u00eb p\u00eblqimit, pyet: &#8220;Me \u00e7far\u00eb emri d\u00ebshironi t\u00eb quheni?&#8221; Funksionet e noterit, me dy Zyrtar\u00eb Ceremonier\u00eb si d\u00ebshmitar\u00eb, kryhen nga Mjeshtri i Kremtimeve Liturgjike Papnore, i cili harton dokumentin e pranimit dhe regjistron emrin e zgjedhur.<br \/>\nNga ky \u00e7ast, kandidati i zgjedhur fiton autoritet t\u00eb plot\u00eb dhe suprem mbi Kish\u00ebn universale. Konklavi p\u00ebrfundon menj\u00ebher\u00eb. Kardinajt\u00eb zgjedh\u00ebs i shprehin nderimin dhe i premtojn\u00eb bindje Pap\u00ebs s\u00eb sapozgjedhur, duke fal\u00ebnderuar Zotin.<br \/>\nKardinali Protodiakon u njofton besimtar\u00ebve zgjedhjen dhe emrin e Pap\u00ebs s\u00eb ri me shprehjen e famshme: \u201cAnnuntio vobis gaudium magnum; Habemus Papam\u201d. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, Papa i ri jep Bekimin Apostolik Urbi et Orbi nga Lozha e Bazilik\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Pjetrit (UDG f. 87-91).<br \/>\nHapi i fundit, q\u00eb k\u00ebrkohet nga Kushtetuta, parashikon q\u00eb, pas ceremonis\u00eb solemne t\u00eb p\u00ebrurimit t\u00eb papnis\u00eb, brenda nj\u00eb kohe t\u00eb p\u00ebrshtatshme, Papa i ri t\u00eb hyj\u00eb zyrtarisht n\u00eb Kryebazilik\u00ebn Patriarkale t\u00eb Sh\u00ebn Gjonit n\u00eb Lateran, sipas ritit t\u00eb caktuar.<br \/>\nNga vaticannews.va<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vdekja e nj\u00eb Pape sh\u00ebnon fillimin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ngjarjesh, q\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt Konklavit dhe drejt zgjedhjes s\u00eb Pasardh\u00ebsit t\u00eb ri t\u00eb Sh\u00ebn Pjetrit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull, p\u00ebrshkruhen hapat drejt zgjedhjes s\u00eb nj\u00eb Pape t\u00eb ri R.SH. \u2013 Vatikan Vdekja e nj\u00eb Pape v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nj\u00eb zinxhir ngjarjesh \u2013 tradita, q\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb momentet nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":88697,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-88696","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88696","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88696"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88696\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":88698,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88696\/revisions\/88698"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88697"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88696"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88696"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88696"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}