{"id":88613,"date":"2025-04-25T21:04:19","date_gmt":"2025-04-25T21:04:19","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=88613"},"modified":"2025-04-25T21:04:19","modified_gmt":"2025-04-25T21:04:19","slug":"ilir-seci-ndertimi-i-shpise-se-andrrave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/04\/25\/ilir-seci-ndertimi-i-shpise-se-andrrave\/","title":{"rendered":"Ilir Seci\/ ND\u00cbRTIMI I SHPIS\u00cb S\u00cb ANDRRAVE\u2026"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit, nga Europa e deri n\u00eb Amerik\u00ebn e Veriut, ekziston nji and\u00ebrr e p\u00ebrbashk\u00ebt: me nd\u00ebrtue nji shpi t\u00eb madhe dhe t\u00eb bukur n\u00eb vendlindje. Konsiderohet si simbol i suksesit, si nji m\u00ebnyr\u00eb me u tregue familjes, te afermeve dhe miqve n\u00eb Shqipni se tana ato vite sakrificash dhan\u00eb rezultat. Por nga kjo and\u00ebrr jo rrall\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb ma shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt sesa vet\u00eb personi q\u00eb ka punue dhe sakrifikue aq shum\u00eb p\u00ebr me e ba realitet.<br \/>\n\u2026Dikush i kaloi 30 vjet n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr shembull tue ba dy pun\u00eb, erdhi djalosh 20-30 vje\u00e7ar me floket ka\u00e7urrela dhe buzeqeshje t\u00eb fildisht\u00eb nga vezullimi i dhamb\u00ebve dhe iu desh\u00ebn ma pak vite se mosha q\u00eb pat kur erdh ne Amerik\u00eb, p\u00ebr me i humb\u00eb t\u00eb dyja, flok\u00ebt edhe dhamb\u00ebt\u2026Te dyja, flok\u00eb dhe dhamb\u00eb mbas 20-25 vitesh iu desh me i rregullue n\u00eb vendlindje\u2026mbolli flok\u00ebt n\u00eb nji klinik\u00eb q\u00eb ia sugjeruen miqt\u00eb ne Tiran\u00eb si dhe i ndreqi dhamb\u00ebt te nji dentist q\u00eb ia gjet\u00ebn te afermit\u2026Me entuziasmin e ngjallun nga floket e mbjelluna dhe dhambet e rregulluem, pa humb\u00eb koh\u00ebn nisi me dvet\u00eb per arkitekt\u00eb p\u00ebr me ba projektin e shpis\u00eb se andrrueme\u2026Njajt\u00eb si\u00e7 ia pat\u00ebn gjet\u00eb kirurgun plastik dhe dentistin, ia gjet\u00ebn edhe arkitektin\u2026vet\u00ebm a ke pare. Andrra ishte me ndertue nji shpi t\u00eb madhe ne vendlindje, nji shpi t\u00eb bollshme si ato shpiat q\u00eb kishte pa njihere kur punonte transportues me nji kompani q\u00eb bante dergesa mobiljesh luksoze n\u00eb zona t\u00eb pasuna\u2026Aty i kishte ra rasti me hy n\u00eb disa shpia madheshtore, shpia disakat\u00ebshe me shum\u00eb dhoma gjumi e sallone, ballkone me pamje nga lind e nga perendon dielli&#8230;Iu pervesh punes edhe ma shume dhe me kalimin e viteve dergonte paret me ndertue shpin\u00eb e andrrave, shpin\u00eb q\u00eb u ba qellim jete, krenaria dhe g\u00ebzimi i tij, caku ku imagjinonte me u struk\u00eb nji dit\u00eb\u2026<br \/>\nMos me pague qira apartmenti apo taksat e nalta per shpi private ne New York, jetoi si superintendent,(kujdestar pallati), ne Bronx ku ia dhan\u00eb nji apartament t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb bodrum,(basement), ku kishte per detyre me la shkallet e me hjeke mbeturinat nga dy her\u00eb n\u00eb dit\u00eb\u2026Mbas shum\u00eb pune e dergesa paresh ma n\u00eb fund shpia e andrrave u ndertue, por ai mund e vizitonte vetem njiher\u00eb n\u00eb disa vjet, edhe at\u00ebhere p\u00ebr pushime t\u00eb shkurtra sepse e kishte te zorshme me bashk\u00ebrendue lejet n\u00eb dy punet q\u00eb bante si dhe kujdestarine e pallatit n\u00eb tjetr\u00ebn an\u00eb\u2026.Shpia ishte ndertue por nuk mund ta gezonte\u2026Me t\u00eb njajtin afsh si kishte anderrue ndertimin e shpise tash filloi me anderrue moshen e pensionit\u2026\u201dKur te dal ne pension kam me e g\u00ebzue.\u201d\u2026N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb kalendar\u00ebt nderroheshin ne mur, planet per pushime ne Shqipni anulloheshin dhe vetem njiher\u00eb n\u00eb disa vjet bahej mbare me shkue te shpia e andrrave\u2026dhe kur shkonte atje v\u00ebrente se shpia nuk ishte ma madh\u00ebshtore sa e imagjinonte ma p\u00ebrpara\u2026Bojnat kudo ishin zbeh\u00eb, mobiliet kishin hup\u00eb shk\u00eblqimin dhe n\u00eb mure kishin fillue me u shfaq\u00eb plasa\u2026Pyeti se ku ishte ai djali, kusherini i baxhanakut t\u00eb cilit ia kishte lan\u00eb n\u00ebn kujdes shpin\u00eb n\u00eb katund\u2026\u201dU ba do koh\u00eb q\u00eb ka shkue ne Angli\u201d &#8211; i than\u00eb, &#8211; \u201cdhe ka perfundue n\u00eb burg ku ka me ndejte nja 4-5 vjet.\u201d<br \/>\nPyeti n\u00ebp\u00ebr te aferm dhe ilaka mos gjente dikend me i kqyr\u00eb mbas shpis\u00eb s\u00eb andrrave por ma kot\u2026\u201dKu me gjet\u00eb k\u00ebnd se krejt rinia kane ik\u00eb jasht\u00eb dhe vetem pleq kemi mbete.\u201d &#8211; i than\u00eb\u2026Sa ishte aty deshi me ba riparime e me mbylle plasat, por kur kerkoi t\u00eb zotin e kompanise q\u00eb ia kishte ndertue shpine i thane se kishte shkue ne Bruksel te djemte e nuk kthehej ma\u2026Dikur gjeti nji kompani tjeter e kur erdhen me pa pun\u00ebn ata i kerkuen me fole me arkitektin q\u00eb kish ba projektin\u2026e thirri ne numrin q\u00eb kishte por nuk i doli\u2026bani do telefonata e si perfundim i than\u00eb se arkitekti kishte shkue n\u00eb Finlande ku priste me marr\u00eb letrat\u2026Ndertuesi ik\u00eb\u2026Arkitekti ik\u00eb\u2026atij iu nd\u00ebrmend\u00ebn udhet e zbrazuna te katundit si dhe shkolla 8-vje\u00e7are e mbyllun para 10 vitesh se s\u2019kishte ma nxan\u00ebs\u2026mbloja,(\u00e7atia), e shembun e shkolles ia s\u00ebmbonte zemr\u00ebn sa here e shihte\u2026dhe s\u00ebmbimit te zemr\u00ebs i druhej ma shume se gjithshkaje tjet\u00ebr sepse kohet e fundit kishte dal\u00eb me probleme n\u00eb zem\u00ebr e mjeku n\u00eb Amerike i kishte than\u00eb me u ruejt\u00eb ma s\u00eb shumti prej tronditjeve te medha emocionale\u2026prandaj vitet e fundit i kishte shmange vizitat ne vendlindje sepse e trondiste braktisja e vendit\u2026po ikte kush mundej\u2026heren e mbrame kur ishte atje dhe pa \u00e7atin\u00eb e shkolles t\u00eb shembun u trondit aq shume sa e kapi aritmia, rrahjet e zemr\u00ebs ushtonin si helikat e freskueses n\u00eb zheg\u2026me frike e \u00e7uen te spitali i vet\u00ebm ne qender te rrethit ku kish vet\u00ebm disa infermiere t\u00eb reja me disa kursant\u00eb sepse si\u00e7 u than\u00eb aty mjeket dhe infermieret me vjetersi kan\u00eb shkue n\u00eb Gjermani\u2026E shoqja e kqyri idhsh\u00ebm tue ia kujtue do biseda qe kishin ba ne Amerike kur ajo i kishte thane me u krahasue me pensionist\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb te cilet kur i aviten moshes se pensionit kqyrin per shpia ma t\u00eb vogla ose per komunitete pensionist\u00ebsh ku jeta asht ma e thjesht\u00eb\u2026E shoqja i kish thane sa her\u00eb :  &#8211; \u201cJeta asht e shkurt\u00eb o burr\u00eb dhe e paparashikueshme. Hajt te planifikojme p\u00ebr t\u00eb ardhmen, por pa harrue me jetue sot. N\u00eb vend se me nd\u00ebrtue nji shpi t\u00eb madhe ne vendlindje q\u00eb ma shum\u00eb ka me ndejte bosh, pse mos me investue n\u00eb sh\u00ebndet dhe siguri financiare\u2026\u201d<br \/>\nEdhe pse nuk ia pranonte ne sy t\u00eb shoqes,<br \/>\npermbrenda n\u00eb shpirt i jepte t\u00eb drejte kur ajo vazhdonte &#8211; \u201cO burr\u00eb shpi e madhe nuk domethan\u00eb sip\u00ebrfaqe, por domethane e madhe zem\u00ebrplot\u00eb, e bekueme me njer\u00ebzit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb\u2026mos kujto se jam ba e pandjeshme p\u00ebr Shqipnin\u00eb\u2026kurr\u00eb, por nuk harroj me e jetue jet\u00ebn ton\u00eb kudo q\u00eb t\u00eb jena\u2026me jetue me men\u00e7uri, me jetue plot\u00ebsisht dhe mos me  sakrifikue q\u00eb andrrat  tona me u ba realitet i dikujt tjet\u00ebr\u2026Nuk ban me sakrifikue p\u00ebr nji t\u00eb ardhme q\u00eb mundet mos me ardh\u00eb kurr\u00eb\u2026e di q\u00eb ke d\u00ebshir\u00eb me u than\u00eb  fmijeve, te afermeve dhe miqve : &#8211; \u201cUn\u00eb ia dola&#8221;&#8230;Ia dole por me \u00e7far\u00eb kostoje?\u201d<br \/>\n\u2026Kishte te drejt\u00eb e shoqja\u2026shpia e andrrave ne vendlindje ma shume rrinte bosh\u2026dhe si shpia e tyne kishte sa tjera ne katund te tyne e ngjeti ne tan\u00eb Shqipnin\u00eb\u2026vendi mbushun me shpia madheshtore q\u00eb ndeznin dritat dhe gjallnoheshin me njerez vet\u00ebm disa jav\u00eb n\u00eb vit sepse pronaret jetonin jasht\u00eb\u2026tash edhe vet\u00eb atdheu ishte ba si shpia e tij\u2026shpia e anderrueme me u banue disa jav\u00eb n\u00eb vit\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit, nga Europa e deri n\u00eb Amerik\u00ebn e Veriut, ekziston nji and\u00ebrr e p\u00ebrbashk\u00ebt: me nd\u00ebrtue nji shpi t\u00eb madhe dhe t\u00eb bukur n\u00eb vendlindje. Konsiderohet si simbol i suksesit, si nji m\u00ebnyr\u00eb me u tregue familjes, te afermeve dhe miqve n\u00eb Shqipni se tana ato vite sakrificash dhan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":88614,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-88613","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88613","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88613"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88613\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":88616,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88613\/revisions\/88616"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88614"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88613"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88613"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88613"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}