{"id":88486,"date":"2025-04-16T18:03:58","date_gmt":"2025-04-16T18:03:58","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=88486"},"modified":"2025-04-16T18:03:58","modified_gmt":"2025-04-16T18:03:58","slug":"mbyllje-ambasadash-e-konsullatash-shkurtime-fondesh-per-nato-n-dhe-organizatat-nderkombetare-cfare-po-planifikon-departamenti-i-shtetit-dhe-cilat-perfaqesi-pritet-te-mbyllen-ne-ballkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/04\/16\/mbyllje-ambasadash-e-konsullatash-shkurtime-fondesh-per-nato-n-dhe-organizatat-nderkombetare-cfare-po-planifikon-departamenti-i-shtetit-dhe-cilat-perfaqesi-pritet-te-mbyllen-ne-ballkan\/","title":{"rendered":"Mbyllje ambasadash e konsullatash, shkurtime fondesh p\u00ebr NATO-n dhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare: \u00e7far\u00eb po planifikon Departamenti i Shtetit dhe cilat p\u00ebrfaq\u00ebsi pritet t\u00eb mbyllen n\u00eb Ballkan?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli<\/p>\n<p>Dy gazetat e r\u00ebnd\u00ebsishme amerikane \u201cNew York Times\u201d dhe \u201cWashington Post\u201d njoftojn\u00eb se qeveria e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr shkurtimin e buxhetit t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit p\u00ebr 50 p\u00ebr qind. Po ashtu administrata po planifikon mbylljen e 10 ambasadave dhe 17 konsullatave, si dhe reduktimin ose bashkimin e stafit t\u00eb disa p\u00ebrfaq\u00ebsive t\u00eb tjera diplomatike jasht\u00eb vendit. \u201cNew York Times\u201d dhe \u201cWashington Post\u201d i referohen nj\u00eb dokumenti t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit. <\/p>\n<p>Pjes\u00eb e planeve \u00ebsht\u00eb edhe reduktimi i shpenzimeve p\u00ebr ndihm\u00ebn humanitare, sh\u00ebndetin global dhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare si Kombet e Bashkuara dhe NATO. Dokumenti rekomandon mbylljen e dy ambasadave t\u00eb vogla n\u00eb Evrop\u00eb \u2014 n\u00eb Luksemburg dhe Malt\u00eb \u2014 si dhe mbylljen e misioneve diplomatike n\u00eb Grenad\u00eb dhe Maldive. Shumica e konsullatave t\u00eb rekomanduara p\u00ebr t\u2019u mbyllur ndodhen n\u00eb Europ\u00eb dhe p\u00ebrfshijn\u00eb disa destinacione turistike t\u00eb preferuara nga amerikan\u00ebt. Pes\u00eb prej konsullatave ndodhen n\u00eb Franc\u00eb \u2014 n\u00eb Bordeaux (Bordo), Lyon, Marsej\u00eb, Rennes dhe Strasburg. Dy jan\u00eb n\u00eb Gjermani \u2014 n\u00eb D\u00fcsseldorf dhe Leipzig. Dy t\u00eb tjera, Mostar dhe Banjalluk\u00eb, ndodhen n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb. Dokumenti sugjeron gjithashtu mbylljen e konsullatave n\u00eb Selanik, Greqi; Firence, Itali; Ponta Delgada, Portugali; dhe Edinburg. Jasht\u00eb Evrop\u00ebs, rekomandohet mbyllja e edhe kat\u00ebr konsullatave t\u00eb tjera: n\u00eb Douala, Kamerun; Medan, Indonezi; Durban, Afrik\u00eb e Jugut; dhe Busan, Kore e Jugut. Gjasht\u00eb nga ambasadat q\u00eb dokumenti propozon p\u00ebr mbyllje ndodhen n\u00eb Afrik\u00eb: n\u00eb Republik\u00ebn e Afrik\u00ebs Qendrore, Eritre, Gambi, Lesoto, Republik\u00ebn e Kongos dhe Sudanin e Jugut. Rekomandohet q\u00eb funksionet e tyre t\u2019u kalojn\u00eb ambasadave n\u00eb vende fqinje.<\/p>\n<p>\u201cWashington Post\u201d shkruan: \u201c\u00c7do plan p\u00ebr shkurtime drastike t\u00eb financimeve dhe eliminim t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs pritet ta d\u00ebmtoj\u00eb edhe m\u00eb tej moralin n\u00eb Departamentin e Shtetit, ku shum\u00eb nga punonj\u00ebsit e zakonsh\u00ebm kan\u00eb pritur q\u00eb rikthimi i Trump n\u00eb detyr\u00eb do t\u00eb sillte nj\u00eb tronditje t\u00eb madhe. \u2018Pyetja q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb: nga pika e ul\u00ebt e moralit aktual, a mund t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb pik\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt?\u2019 \u2013 tha Ronald E. Neumann, nj\u00eb ish-diplomat karriere q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si ambasador n\u00eb Algjeri, Bahrein dhe Afganistan\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u201cNew York Times\u201d n\u00ebnvizon: \u201cN\u00ebse do t\u00eb zbatoheshin, shkurtimet e propozuara do t\u00eb n\u00ebnkuptonin q\u00eb Shtetet e Bashkuara do t\u00eb kishin nj\u00eb prani m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl diplomatike se Kina n\u00eb Europ\u00eb, ku aktualisht p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb amerikane i tejkalojn\u00eb ato kineze, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb mbledhura nga Instituti Lowy, nj\u00eb institut p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme me seli n\u00eb Sidnei. Po ashtu, kjo do t\u00eb thoshte q\u00eb Shtetet e Bashkuara do t\u00eb mbeteshin edhe m\u00eb prapa krahasuar me pranin\u00eb kineze n\u00eb Afrik\u00eb dhe Azin\u00eb Lindore, ku misionet kineze aktualisht jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shumta se ato amerikane\u201d.<\/p>\n<p>Dokumenti, shkruan \u201cThe New York Times\u201d, p\u00ebrshkruan gjithashtu nj\u00eb shkurtim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb financimit p\u00ebr misionet paqeruajt\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke p\u00ebrmendur si arsye \u201cd\u00ebshtime t\u00eb fundit t\u00eb misioneve\u201d, pa dh\u00ebn\u00eb detaje t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli Dy gazetat e r\u00ebnd\u00ebsishme amerikane \u201cNew York Times\u201d dhe \u201cWashington Post\u201d njoftojn\u00eb se qeveria e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr shkurtimin e buxhetit t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit p\u00ebr 50 p\u00ebr qind. Po ashtu administrata po planifikon mbylljen e 10 ambasadave dhe 17 konsullatave, si dhe reduktimin ose bashkimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":88487,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-88486","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88486","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88486"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88486\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":88488,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88486\/revisions\/88488"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88487"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88486"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88486"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88486"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}