{"id":88290,"date":"2025-04-07T11:03:55","date_gmt":"2025-04-07T11:03:55","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=88290"},"modified":"2025-04-07T11:03:55","modified_gmt":"2025-04-07T11:03:55","slug":"per-miqesine-me-popullin-hebre-rama-nderohet-me-medalje-presidenciale-nga-izraeli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/04\/07\/per-miqesine-me-popullin-hebre-rama-nderohet-me-medalje-presidenciale-nga-izraeli\/","title":{"rendered":"P\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb me popullin hebre\/ Rama nderohet me medalje presidenciale nga Izraeli"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama \u00ebsht\u00eb nderuar sot nga Presidenti i Izraelit me medaljen presidenciale, urdhri m\u00eb i lart\u00eb civil i Izraelit.<br \/>\nKy \u00e7mim u akordohet personaliteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm bot\u00ebror n\u00eb politik\u00eb, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vjen si nderim p\u00ebr shembullin q\u00eb shqiptar\u00ebt i lan\u00eb bot\u00ebs duke mos dor\u00ebzuar asnj\u00eb hebre, toleranc\u00ebn fetare dhe etnike.<br \/>\nGjat\u00eb nj\u00eb konference t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr mediat, presidenti i vendit shprehu mir\u00ebnjohje p\u00ebr popullin shqiptar dhe kryeministrin Rama p\u00ebr mb\u00ebshtetjen ndaj popullit hebre.<br \/>\n\u201cNder i madh t\u2019u uroj mir\u00ebseardhjen n\u00eb rezidenc\u00ebn presidenciale dhe tu jap medalje presidenciale t\u00eb nderit t\u00eb Izraelit, urdhri m\u00eb i lart\u00eb civil i Izraelit. Kjo medalje nderon ata si ju q\u00eb kan\u00eb ndri\u00e7uar bot\u00ebn me udh\u00ebheqje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshmuar miq\u00ebsin\u00eb e guximshme me popullin hebre.<br \/>\nKodi shqiptar i bes\u00ebs, betimi i shenjt\u00eb i nderit mbrojtjes dhe integritet ndihet n\u00eb k\u00ebt\u00eb holl. Besa ka udh\u00ebhequr kombin shqiptar, gjat\u00eb Holokaustit, shqiptar\u00ebt ishin simbol nderi dhe kurajo q\u00eb u dhan\u00eb streh\u00eb hebrenjve q\u00eb arratiseshin nga pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb Europ\u00ebs. Kjo thirrje integriteti e nderi e popullit tuaj gjen jehon\u00eb fort n\u00eb udh\u00ebheqjen tuaj\u201d, tha presidenti Isaac Herzog.<br \/>\nFjala e plot\u00eb e Presidentit t\u00eb Izraelit:\u00a0<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb nder kaq i madh t\u2019ju uroj mir\u00ebseardhjen t\u00eb dyve, ju kryeministri Edi Rama dhe zonj\u00ebs Linda Rama, si dhe gjith\u00eb delegacionit tuaj n\u00eb rezidenc\u00ebn presidenciale n\u00eb Jeruzalem e t\u2019ju jap ju zoti Kryeminist\u00ebr, Medaljen Presidenciale t\u00eb Nderit t\u00eb Izraelit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb urdhri m\u00eb i lart\u00eb civil i Izraelit.<br \/>\nMedalja Presidenciale e Nderit t\u00eb Izraelit nderon ata si ju, q\u00eb kan\u00eb ndri\u00e7uar bot\u00ebn me udh\u00ebheqjen e tyre t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, qart\u00ebsin\u00eb morale dhe vlerat demokratike dhe ata q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshmuar miq\u00ebsin\u00eb e tyre t\u00eb guximshme me popullin hebre dhe shtetin e Izraelit.<br \/>\nZoti Kryeminist\u00ebr, i dashur miku im Edi!<br \/>\nKodi shqiptar i bes\u00ebs, betimi i shenjt\u00eb i nderit, mbrojtjes dhe integritetit ndihet mjaft i pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb holl. Besa ka udh\u00ebhequr kombin shqiptar dhe ka mbajtur pishtarin e drit\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzimit n\u00eb or\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb err\u00ebta, gjat\u00eb Holokaustit.<br \/>\nPopulli shqiptar ishte nj\u00eb simbol nderi dhe kuraje. Me kuraj\u00eb ata iu dhan\u00eb streh\u00eb grave, burrave hebrenj, t\u00eb cil\u00ebt arratiseshin nga pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs dhe duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, ndihmuan n\u00eb mbrojtjen dhe ruajtjen e njer\u00ebzimit p\u00ebrball\u00eb krimeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha midis q\u00ebnieve njer\u00ebzore.<br \/>\nKjo thirrje integriteti e nderi rr\u00ebnjosur thell\u00eb n\u00eb popullin tuaj, gjen jehon\u00eb fort n\u00eb udh\u00ebheqjen tuaj sot, gjen jehon\u00eb n\u00eb angazhimin tuaj ndaj toleranc\u00ebs, humanizmit dhe drejt\u00ebsis\u00eb sociale, gjen jehon\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimin tuaj t\u00eb pakompromis\u00eb kund\u00ebr antisemitizmit dhe urrejtjes.<br \/>\nM\u00eb duhet t\u2019ju them se un\u00eb personalisht u mall\u00ebngjeva gjat\u00eb vizit\u00ebs sime n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb shtator nga dhimbshuria juaj dhe dhurata prek\u00ebse p\u00ebr Idit Ohel, maman\u00eb e Alon Ohel, i cili ende mbahet n\u00eb bodrumet e Hamasit n\u00eb shkelje t\u00eb \u00e7do parimi njer\u00ebzor dhe etik. Ne duhet ta kthejm\u00eb at\u00eb dhe \u00e7do peng tjet\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi.<br \/>\nZoti kryeminist\u00ebr, i dashur miku im Edi!<br \/>\nSi artist, ju keni aft\u00ebsin\u00eb unike ta shihni bot\u00ebn, jo vet\u00ebm si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, por si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb cil\u00ebsi vizionare, kjo p\u00ebrb\u00ebn shum\u00eb p\u00ebr kombin tuaj, edhe kaq shum\u00eb p\u00ebr lidhjet q\u00eb kombet tona ndajn\u00eb aktualisht.<br \/>\nLidhja jon\u00eb po thellohet n\u00eb kaq shum\u00eb fusha dhe sfera. Fluturimi i ri i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb midis Tiran\u00ebs dhe Tel Avivit po thjeshton shum\u00eb udh\u00ebtimin dhe po ndihmon shk\u00ebmbimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<br \/>\nDua t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoj Sundor Airline q\u00eb e ka shtyr\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb zhvillim. Dua t\u2019ju falenderoj personalisht, kryeminist\u00ebr q\u00eb personalisht i mikprit\u00ebt izraelit\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt iu bashkuan fluturimit p\u00ebrurues me kaq ngroht\u00ebsi e bujari, saq\u00eb nuk ndalen s\u00eb shkruari n\u00eb WhatsApp, se sa e mrekullueshme ishte kjo gj\u00eb.<br \/>\nDua t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoj Qendr\u00ebn Mjek\u00ebsore Sheba dhe Qeverin\u00eb Shqiptare p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb projekt t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mjek\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nDua t\u2019ju falenderoj ju, i dashur Edi, dhe mikun ton\u00eb t\u00eb dashur, profesor \u00a0Yitshak Kreiss, q\u00eb \u00ebsht\u00eb drejtuesi ekzekutiv i Sheba-s p\u00ebr \u00e7uarjen e k\u00ebsaj gj\u00ebje p\u00ebrpara.<br \/>\nDua t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb mbledhur k\u00ebtu p\u00ebr \u00e7uarjen p\u00ebrpara m\u00eb tej t\u00eb bashk\u00ebpunimit midis kombeve tona n\u00eb m\u00ebnyra kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Sigurisht, vizioni i partneritetit dhe miq\u00ebsis\u00eb son\u00eb shkon p\u00ebrtej vet\u00ebm dy kombeve. Ai mish\u00ebron modelin e partneritetit midis etnive e besimeve fetare, e ja pse kemi me ne sot udh\u00ebheq\u00ebs kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm fetar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb ndihmojn\u00eb ta transformojn\u00eb Mesdheun Lindor nga nj\u00eb rajon konflikti, n\u00eb nj\u00eb korridor bashk\u00ebpunimi e nd\u00ebrlidhjeje, e n\u00eb nj\u00eb model tolerante paqeje p\u00ebr Lindjen e Mesme, Europ\u00ebn e deri n\u00eb Indi e m\u00eb tej n\u00eb Lindjen e larg\u00ebt n\u00eb Azin\u00eb Juglindore e p\u00ebrtej.<br \/>\nTradita hebreje na m\u00ebson se bota q\u00ebndron mbi tri shtylla t\u00eb barabarta: Drejt\u00ebsia, e V\u00ebrteta dhe Paqja.<br \/>\nKombi juaj, i dashur Edi, duroi nj\u00eb diktatur\u00eb t\u00eb tmerrshme p\u00ebr 50 vjet.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme sesi u kthye n\u00eb nj\u00eb demokraci energjike bazuar n\u00eb drejt\u00ebsi dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb ju po e \u00e7oni p\u00ebrpara me kaq shum\u00eb sukses. Besoj po ashtu se k\u00ebto vlera drejt\u00ebsie s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e paqeje dhe sinergjia midis tyre, jan\u00eb baza e udh\u00ebheqjes suaj dhe baza e miq\u00ebsis\u00eb Shqip\u00ebri-Izrael, q\u00eb ju keni ndihmuar t\u00eb fark\u00ebtoni m\u00eb tej.<br \/>\nEdhe nj\u00ebher\u00eb, \u00ebsht\u00eb nder dhe k\u00ebnaq\u00ebsia ime m\u00eb e madhe q\u00eb t\u2019ju akordoj Medaljen Presidenciale t\u00eb Nderit t\u00eb Izraelit.<br \/>\nS\u00eb fundi, T\u00eb dashur miq, asnj\u00eb fjal\u00eb e asnj\u00eb takim, nuk mund t\u00eb jet\u00eb i plot\u00eb k\u00ebto dit\u00eb pa thirrjen urgjente p\u00ebr lirimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb t\u00eb gjitha pengjeve tona, t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebrsa flasim, torturohen, n\u00eb k\u00ebt\u00eb krim t\u00eb neveritsh\u00ebm dhe n\u00eb vazhdim\u00ebsi kund\u00ebr njer\u00ebzimit, t\u00eb gjith\u00eb ata, deri tek i fundit.<br \/>\nE mbyll me shpres\u00ebn se miq\u00ebsia midis kombeve tona do t\u00eb mbetet nj\u00eb fanar vullneti t\u00eb mir\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre koh\u00ebrave sfiduese t\u00eb v\u00ebshtira. Le t\u00eb na kujtoj\u00eb se z\u00ebrat p\u00ebr dinjitet e kuraj\u00eb jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm dhe se nj\u00eb e ardhme e gjall\u00eb, e sigurt dhe e paqt\u00eb p\u00ebr popujt e rajonit ton\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e mundur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama \u00ebsht\u00eb nderuar sot nga Presidenti i Izraelit me medaljen presidenciale, urdhri m\u00eb i lart\u00eb civil i Izraelit. Ky \u00e7mim u akordohet personaliteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm bot\u00ebror n\u00eb politik\u00eb, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vjen si nderim p\u00ebr shembullin q\u00eb shqiptar\u00ebt i lan\u00eb bot\u00ebs duke mos dor\u00ebzuar asnj\u00eb hebre, toleranc\u00ebn fetare dhe etnike. Gjat\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":88291,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-88290","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88290","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88290"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88290\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":88292,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88290\/revisions\/88292"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88291"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88290"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88290"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88290"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}