{"id":87520,"date":"2025-03-11T11:41:21","date_gmt":"2025-03-11T11:41:21","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=87520"},"modified":"2025-03-11T11:41:21","modified_gmt":"2025-03-11T11:41:21","slug":"ilir-levonja-rrahjet-publike-dhe-vdekja-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/03\/11\/ilir-levonja-rrahjet-publike-dhe-vdekja-publike\/","title":{"rendered":"Ilir Levonja\/ Rrahjet publike dhe vdekja publike"},"content":{"rendered":"<p>Ngjarja q\u00eb dominoi internetin dje, ishin ca pamje t\u00eb sh\u00ebmtuara se si nj\u00eb grup t\u00eb rinjsh godisnin pa m\u00ebshir\u00eb nj\u00eb moshatarin e tyre. Mir\u00ebpo akoma m\u00eb e sh\u00ebmtuar ishte indiferenca e atyre mjeteve n\u00eb varg nga pas q\u00eb rrinin e v\u00ebshtronin. Mund t\u00eb kishin protestuar duke i r\u00ebn\u00eb fort borive, mund t\u00eb kishin telefonuar policin\u00eb, mund edhe t\u00eb zbrisnin n\u00ebse v\u00ebrtet\u00eb ishin burra ata q\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb timon, por askush nuk e b\u00ebri. Nj\u00eb indeferenc\u00eb sociale e till\u00eb ndodh vet\u00ebm n\u00eb vendet e bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb. Dhe akoma m\u00eb e sh\u00ebmtuar ishte logjika q\u00eb n\u00eb ato pak studio ku edhe u p\u00ebrmend, se, pse n\u00eb vendet e huaja nuk ndodhin gj\u00ebra t\u00eb tilla.? Tashm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mjet shfaj\u00ebsimi, m\u00ebnyr\u00eb leht\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga laku dhe p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vetes se m\u00eb q\u00eb ndodhin diku tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb normale edhe tek ne. Na lind kjo e drejt\u00eb, t\u00eb rrahim edhe ne. Ato tabale plastike i thyheshin kok\u00ebs nj\u00eb robi t\u00eb gjall\u00eb, pavarsisht shkakut, pavarsisht postulatit shqiptar p\u00ebrse m\u00eb shikon? Prap\u00eb gjindja i k\u00ebnaqej shfaqes. Problemi n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb m\u00eb vdekja e mir\u00ebsjelljes, respekti social, t\u00eb drejtat e njeriut, por si e si ta posht\u00ebrojm\u00eb sa m\u00eb ul\u00ebt shoqi-shoqin. Dhe kjo i ka arsyet e veta dhe ato jan\u00eb t\u00eb shumta. Mir\u00ebpo sociolog\u00ebt z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb periferi t\u00eb emisoneve publike pasi adrelina q\u00eb ndron tek politika. Dhe vdekja jon\u00eb sociale ka z\u00ebn\u00eb fill bash aty tek gjimanzist\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt sot nuk kan\u00eb m\u00eb ideale por i k\u00ebnaqen supremacis\u00eb s\u00eb dhun\u00ebs. Kjo ndodh e gjitha p\u00ebr shkak t\u00eb vdekjes s\u00eb pushtetit t\u00eb arsimit. Sado t\u00eb nxjerrim duhm\u00ebn kolektive rrjeteve sociale p\u00ebr respektin e figur\u00ebs s\u00eb m\u00ebsuesit, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb ndryshe, m\u00ebsuesin a m\u00ebsuesen si figur\u00eb i kemi varur n\u00eb litar, kurse arsmin e kemi pushkatuar. Faji \u00ebsht\u00eb kolektiv, nga prindi, nga shteti por edhe nga vet m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsi. Nga prindi pasi pajtohet dhe jep lek p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb diplom\u00ebn apo p\u00ebr t\u00eb rehatuar me nj\u00eb vend pun\u00eb f\u00ebmij\u00ebn. Nga shteti po e po, pasi i ka mbushur zyrat me burokrat\u00eb partish, aq sot pavarsisht statur\u00ebs dalin dhe b\u00ebjn\u00eb protesta publike n\u00eb favor t\u00eb iks shefi. Nga m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsi, pasi jan\u00eb shtuar me shumic\u00eb pedagog\u00ebt q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb drek\u00eb me mish qengji, p\u00ebr nj\u00eb grusht eurosh, i firmosin librezat pa gajle fare. Koridoret e fakulteteve i ka mbytur poltika aq sa sot sekretaret b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrdin\u00eb qoft\u00eb nga bindjet, qoft\u00eb si seksere, qoft\u00eb si k\u00ebshilluese arsimore. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe tek sh\u00ebndet\u00ebsia, k\u00ebshtu edhe tek fuqia shtet\u00ebrore ku justifikimi bajat se, kam f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ushqyer, \u00ebsht\u00eb sot dor\u00ebzimi total publik i shqiptarit. Dhe mbi t\u00eb gjitha, hallka m\u00eb vrastare e shqiptar\u00ebve n\u00eb demokraci, \u00ebsht\u00eb politika, ku vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri njer\u00ebzit e konsiderojn\u00eb a e konceptojn\u00eb aderimin aty, nj\u00ebsoj si mercenari zanatin e vet. Si p\u00ebrfundim, ne rrahim sepse edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera rrihen. Vjedhim pasi edhe p\u00ebrpara nesh kan\u00eb vjedhur. Mjaft t\u00eb justifikohemi. Kaq. T\u00eb tjerat i di Zoti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ngjarja q\u00eb dominoi internetin dje, ishin ca pamje t\u00eb sh\u00ebmtuara se si nj\u00eb grup t\u00eb rinjsh godisnin pa m\u00ebshir\u00eb nj\u00eb moshatarin e tyre. Mir\u00ebpo akoma m\u00eb e sh\u00ebmtuar ishte indiferenca e atyre mjeteve n\u00eb varg nga pas q\u00eb rrinin e v\u00ebshtronin. Mund t\u00eb kishin protestuar duke i r\u00ebn\u00eb fort borive, mund t\u00eb kishin telefonuar policin\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":87521,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-87520","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87520","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87520"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87520\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":87522,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87520\/revisions\/87522"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87521"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87520"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87520"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87520"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}