{"id":87266,"date":"2025-02-23T18:21:08","date_gmt":"2025-02-23T18:21:08","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=87266"},"modified":"2025-02-23T18:21:08","modified_gmt":"2025-02-23T18:21:08","slug":"avokat-besart-logu-dritehijet-e-reformes-ne-drejtesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/02\/23\/avokat-besart-logu-dritehijet-e-reformes-ne-drejtesi\/","title":{"rendered":"Avokat Besart Logu\/ Drit\u00ebhijet e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi!"},"content":{"rendered":"<p>Foto m\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb faqja e par\u00eb e analiz\u00ebs s\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb atashuar pran\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Sistemin e Drejt\u00ebsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb hartuar n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2015 dhe p\u00ebrmban nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb parareform\u00ebs ku theks i vihet r\u00ebnies s\u00eb besimit t\u00eb opinionit publik tek institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb e k\u00ebsisoj lind nevoja imediate e reformimit duke b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb kushtetut\u00eb, kode, e ligje. <\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj nd\u00ebryrje kirurgjikale, propozohej decentralizimi i organit t\u00eb akuz\u00ebs si dhe ngritja e institucioneve t\u00eb reja t\u00eb cilat do t\u00eb mund\u00ebsonin pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit nga politika. K\u00ebshtu, u ngrit\u00ebn institucionet e reja si ILD, KLGJ, KLP, GJKKO, SPAK dhe BKH. Por, para se t\u00eb konstituoheshin, do t\u00eb duhej fillimisht q\u00eb trupa e prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve t\u00eb kalonin procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar, apo si\u00e7 njihet ndryshe &#8220;vetingun&#8221;, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb institucionet e reja ti p\u00ebrgjigjeshin pritshm\u00ebrive t\u00eb larta t\u00eb opinionit publik ndaj reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. <\/p>\n<p>N\u00ebse shihni n\u00eb fund t\u00eb faqes tek foto e m\u00ebposhtme, jan\u00eb renditur partner\u00ebt e huaj q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb form\u00ebn e konsulenc\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet ekspert\u00ebve t\u00eb tyre. Fakt q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr analiz\u00ebn \u00ebsht\u00eb logo e Fondacionit Shoq\u00ebria e Hapur me mbishkrimin &#8220;Me mb\u00ebshtetje finaciare nga&#8221;. Pra, i gjith\u00eb procesi, duke p\u00ebrfshir\u00eb analiz\u00ebn, propozimet, hartimin e ligjeve dhe implementimin e tyre \u00ebsht\u00eb mbuluar financiarisht nga Fondacioni Soros. Se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson lobi Soros dhe cil\u00ebt jan\u00eb politkan\u00ebt e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, besoj nuk ka vend p\u00ebr koment. Se \u00e7far\u00eb veprimtarie kishte pasur gjat\u00eb presidenc\u00ebs Biden dhe se si institucionet amerikane flisnin e vepronin p\u00ebr llogari t\u00eb k\u00ebtij lobi, gjith\u00ebkush \u00ebsht\u00eb azhurnuar me zhvillimet e fundit n\u00eb USA sa i p\u00ebrket administrimit t\u00eb fondeve t\u00eb USAID.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb lexues t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb kujdessh\u00ebm t\u00eb zhvillimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb i njohur fakti se deri n\u00eb vitin 2013, vit kur PS erdhi n\u00eb pushtet, i vetmi politikan pa ndikim n\u00eb gjyq\u00ebsor ishte vet\u00eb ai, Edi Rama. Kjo nisur edhe nga m\u00ebnyra e organizimit t\u00eb gjyq\u00ebsorit n\u00eb periudh\u00ebn e parareform\u00ebs ku Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm zgjidhej nga Kuvendi, pra politika, dhe se ishte ai autoriteti p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr em\u00ebrimin, transferimin dhe vler\u00ebsimin e trup\u00ebs s\u00eb prokur\u00ebve, ku an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese zgjidheshin po nga Kuvendi dhe se autoriteti p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb kontrollonte veprimtarin\u00eb e gjykat\u00ebsve t\u00eb t\u00eb treja shkall\u00ebve t\u00eb gjykimit, p\u00ebrfshir\u00eb dhe sistemin e karrier\u00ebs, ishte KLD e cila drejtohej nga Presidenti (q\u00eb zgjidhej nga politika), Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb (pjes\u00eb e ekzekutivit), 3 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb zgjedhur nga Kuvendi, 9 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb zgjedhur nga Konferenca Gjyq\u00ebsore dhe Zv.Kryetari q\u00eb zgjidhej nga Presidenti nga rradh\u00ebt e an\u00ebtar\u00ebve q\u00eb vinin t\u00eb votuar nga Kuvendi. Pra, si gjykatat ashtu dhe prokurorit\u00eb, t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve, ishin n\u00ebn ndikimin direkt apo indirekt t\u00eb politik\u00ebs. Duke qen\u00eb se Edi Rama, deri para se t\u00eb b\u00ebhej kryeminist\u00ebr, ishte nj\u00eb politikan lokalist (kryetar bashkie) dhe filloi ta rris\u00eb profilin politik pas marrjes s\u00eb drejtimit t\u00eb PS n\u00eb periudh\u00eb opozite, nuk kishte se si t\u00eb &#8220;ndikonte&#8221; n\u00eb gjyq\u00ebsor prandaj reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ishte prioritet i prioriteteve. Kjo duket dhe nga data e hartimit t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, qershor 2015. Nd\u00ebrkoh\u00eb, komisioni i posa\u00e7\u00ebm parlamentar ishte ngritur q\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2014.<\/p>\n<p>N\u00ebse dikush, gjith\u00e7ka \u00e7far\u00eb parashtruam m\u00eb lart nuk i cil\u00ebson si fakte por si aludime, ajo \u00e7far\u00eb ndodhi pas votimit unanim t\u00eb ndryshimeve kushtetuese provon se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ishte projekt i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kapur gjyq\u00ebsorin. KPK dhe KPA, dy shkall\u00ebt e vetingut, ishin gijotina ramiste p\u00ebr t\u00eb qepur nj\u00eb gjyq\u00ebsor q\u00eb i rrinte atij m\u00eb s\u00eb mir\u00eb. P\u00ebrb\u00ebrja e k\u00ebtyre institucioneve, me ish juriste t\u00eb kryeministris\u00eb, ish koleg\u00eb t\u00eb Engjell Aga\u00e7it gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb avokatis\u00eb, familjar\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kabinetit t\u00eb Ram\u00ebs dhe eksponent\u00eb q\u00eb vinin nga familje ekstremisht t\u00eb majta, b\u00ebnin q\u00eb vendimmarrjet e tyre t\u00eb ishin t\u00eb lexueshme e t\u00eb parashikueshme n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb subjektit q\u00eb po vetohej. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2024, KPK mbylli veprimtarin\u00eb ku p\u00ebr 7 vite funksionim, nga 712 vendime n\u00eb total, ka marr\u00eb 242 vendime shkarkimi dhe 101 vendime p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e vetingut p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjeve (gjys\u00ebm shkarkim). Pra, pothuaj gjysma e prokuror\u00ebve, gjyqtar\u00ebve dhe ndihm\u00ebsave ligjor kan\u00eb dal\u00eb nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb mos mjaftonte e gjitha kjo skem\u00eb, zbatimi i vetingut nisi n\u00eb rradh\u00eb hierarkike nga lart &#8211; posht\u00eb. Kjo b\u00ebri q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb vakancave t\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb funksioni p\u00ebr gati kat\u00ebr vite Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Vet\u00ebm n\u00eb janar t\u00eb vitit 2021, pas plot\u00ebsimit t\u00eb trup\u00ebs gjykuese, Gjykata Kushtetuese doli me njoftimin se ka nisur organizimin e br\u00ebndsh\u00ebm si dhe caktimin e kalendarit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr shqyrtim. Pra, imagjinoni nj\u00eb qeveri q\u00eb ushtron funksionin e saj n\u00eb shkelje flagrante e t\u00eb vazhduar t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe i ka vendosur \u00e7el\u00ebsin autoritetit q\u00eb vler\u00ebson kushtetushm\u00ebrin\u00eb e akteve dhe b\u00ebn interpretimin p\u00ebrfundintar t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Kjo pra ka ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2017-2021.<\/p>\n<p>Hapi i rradh\u00ebs, n\u00eb funksion t\u00eb skem\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb kapjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ishte konstituimi i institucioneve t\u00eb reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb ku an\u00ebtar\u00eb e drejtues t\u00eb tyre u b\u00ebn\u00eb ish hartuesit e nivelit t\u00eb lart\u00eb. Nj\u00eb konflikt i hapur interesi, pasi hartuesi i shkrirjes s\u00eb institucioneve t\u00eb vjetra nuk mund t\u00eb ishte drejtues i atyre t\u00eb reja. Praktikisht, kjo solli q\u00eb KLGJ dhe KLP t\u00eb binin n\u00eb duart e ish rrogtar\u00ebve t\u00eb Fondacionit Soros. Nuk duhet harruar fakti se KLGJ ishte organi q\u00eb z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsoi KLD nd\u00ebrsa KLP mori shum\u00eb kompetenca t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb decentralizimit t\u00eb k\u00ebtij institucioni. Pra, duket qart\u00eb se fati i trup\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve varej tashm\u00eb nga njer\u00ebz q\u00eb kishin distanc\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me politik\u00ebn n\u00eb raport nga sa ishte para implementimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. <\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se an\u00ebtar\u00ebt e SPAK do t\u00eb zgjidheshin nga KLP dhe ato t\u00eb GJKKO nga KLGJ, kapja e dy institucioneve kolegjiale do t\u00eb mund\u00ebsonte realizimin e plot\u00eb dhe p\u00ebrfundimtar t\u00eb q\u00ebllimit se p\u00ebrse u b\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi: nj\u00eb arm\u00eb n\u00eb duart e pushtetit p\u00ebr t\u00eb goditur opozit\u00ebn, si e vetmja mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb siguruar mandatin e kat\u00ebrt. Kjo shpjegon edhe faktin pse \u00ebsht\u00eb vjedhur kaq barabrisht dhe pa asnj\u00eb kujdes apo frik\u00eb nga zbatimi i ligjit. Precedenti i Evis Berberit t\u00eb ARRSH dhe i 5D t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, ku i jepnin tendera vetes s\u00eb tyre, jan\u00eb rastet m\u00eb flagrante se si zyrtar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar nga ngritja e SPAK dhe se mund t\u00eb ishin subjektet e saj. Nga ana tjet\u00ebr, procedimi i lider\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, provon ekzistenc\u00ebn e k\u00ebsaj arme q\u00eb iu dha Edi Ram\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, nga Fondacioni Soros, me suportin e partner\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt koha provoi se ishin nj\u00eb k\u00ebnet\u00eb sorosiane mbuluar me dollar\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/b55fa3f3-2d8b-4427-a7f3-6ed7bb74a6fa-300x213.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"213\" class=\"alignnone size-medium wp-image-87267\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/b55fa3f3-2d8b-4427-a7f3-6ed7bb74a6fa-300x213.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/b55fa3f3-2d8b-4427-a7f3-6ed7bb74a6fa-1024x725.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/b55fa3f3-2d8b-4427-a7f3-6ed7bb74a6fa-768x544.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/b55fa3f3-2d8b-4427-a7f3-6ed7bb74a6fa-860x609.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/b55fa3f3-2d8b-4427-a7f3-6ed7bb74a6fa.jpeg 1070w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Foto m\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb faqja e par\u00eb e analiz\u00ebs s\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb atashuar pran\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Sistemin e Drejt\u00ebsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb hartuar n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2015 dhe p\u00ebrmban nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb parareform\u00ebs ku theks i vihet r\u00ebnies s\u00eb besimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":87268,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-87266","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87266","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87266"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87266\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":87270,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87266\/revisions\/87270"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87268"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87266"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87266"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87266"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}