{"id":87187,"date":"2025-02-21T09:16:34","date_gmt":"2025-02-21T09:16:34","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=87187"},"modified":"2025-02-21T09:16:34","modified_gmt":"2025-02-21T09:16:34","slug":"fatmir-konja-tash-me-gjilpan-jo-me-gershan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/02\/21\/fatmir-konja-tash-me-gjilpan-jo-me-gershan\/","title":{"rendered":"Fatmir Konja\/ Tash me gjilpan, jo me g\u00ebrshan"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;V&#8221;-ja e gishtave u bo g\u00ebrshan &#8220;, tha Albin Kurti n\u00eb nj\u00eb takim me zgjedh\u00ebsit gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e 9 shkurtit. E kishte fjal\u00ebn p\u00ebr aktet e qeveris\u00eb s\u00eb drejtuar prej tij kund\u00ebr korrupsionit. Ndoshta ishte edhe nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj komenteve mediatike se n\u00eb periudh\u00ebn para zgjedhjeve nuk po i ndaheshin nga dora lopata dhe g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt p\u00ebr t\u00eb p\u00ebruruar investimet e kryera nga qeveria e drejtuar prej tij. Simbolika e g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebve iu bashk\u00ebngjit n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolit &#8220;VV&#8221; p\u00ebr t\u00eb fituar &#8220;500k \u2764\ufe0f&#8221;. Me gjas\u00eb u p\u00eblqye nga votuesit e bindur t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij, por votuesit e pavendosur nuk i shkuan pas fijes euforis\u00eb dhe mujsharis\u00eb s\u00eb Kurtit, i cili k\u00ebrkoi gjith\u00e7ka ose asgj\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, Kurti dhe Vet\u00ebvendosja, t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet me fitore plebishitare kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb, i kishin p\u00ebrdorur &#8220;g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt&#8221; rregullisht kund\u00ebr \u00e7do mund\u00ebsie bashk\u00ebpunimi me kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, deri edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsisht t\u00eb interesit shtet\u00ebror, ku spikat \u00e7\u00ebshtja e koordinimit me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb lidhur me procesin e dialogut me Serbin\u00eb. Revanshi i Kurtit, i yshtur nga numrat n\u00eb Kuvend, nuk u la asnj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb partive t\u00eb tjera politike p\u00ebr t&#8217;u d\u00ebgjuar dhe p\u00ebr t\u00eb kontribuuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb. Jo vet\u00ebm kaq, po edhe n\u00eb momente kritike t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve edhe ashtu t\u00eb tendosura me kancelarit\u00eb per\u00ebndimore, nuk nd\u00ebrmori asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb konsultim t\u00eb sinqert\u00eb me faktor\u00ebt politik\u00eb t\u00eb vendit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Kurti b\u00ebri copash me &#8220;g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt&#8221; e tij edhe kostumin e dikujt q\u00eb nga baza e zgjedh\u00ebsve t\u00eb Vet\u00ebvendosjes thirrej &#8220;Albin baba&#8221;, duke mos i respektuar, e shpeshher\u00eb duke i tallur kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj sjelljeje, edhe pse ka marr\u00eb dyfishin e votave t\u00eb partis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb n\u00eb radh\u00eb, partit\u00eb opozitare jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bllok kund\u00ebr tij dhe asnj\u00ebra prej tyre nuk po jep asnj\u00eb shenj\u00eb se mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb bisedime p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb qeveri me Kurtin kryeminist\u00ebr. Sikur t\u00eb mos mjaftoj\u00eb kjo, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kancelarive per\u00ebndimore duket se nuk kan\u00eb nd\u00ebrmend t\u00eb mb\u00ebshtesin krijimin e nj\u00eb qeverie t\u00eb re t\u00eb drejtuar nga Kurti, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb se ka prej tyre q\u00eb po p\u00ebrcjellin mesazhe q\u00eb e minojn\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. Tanim\u00eb, shum\u00eb m\u00eb gjer\u00eb se n\u00eb rrethet politike apo diplomatike, po p\u00ebrpiqet t\u00eb z\u00ebr\u00eb rr\u00ebnj\u00eb ideja se nj\u00eb qeveri e re me kryeminist\u00ebr Albin Kurtin nuk do t\u00eb shihej si partnere e besueshme as e Brukselit, e as e Uashingtonit. Nuk \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt t\u00eb themi se rival\u00ebt politik\u00eb jan\u00eb duke pritur edhe ndonj\u00eb nd\u00ebrhyrje direkte nga p\u00ebrtej Atlantikut p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar p\u00ebrfundimisht p\u00ebrpjekjet e Kurtit p\u00ebr nj\u00eb qeveri t\u00eb re t\u00eb nd\u00ebrtuar prej tij. Duhet shtuar fakti se rr\u00ebzimin e Kurtit e d\u00ebshirojn\u00eb nj\u00ebheraz, por p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, edhe qeverit\u00eb e Beogradit dhe t\u00eb Tiran\u00ebs. K\u00ebt\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn dhe emrin e kreut t\u00eb saj, me shum\u00eb eleganc\u00eb nuk e p\u00ebrmendi kurrkund as ish-drejtori i VOA, Elez Biberaj n\u00eb analiz\u00ebn e para dy dit\u00ebve mbi iden\u00eb e tij se marr\u00ebdh\u00ebnia e ve\u00e7ant\u00eb e Kosov\u00ebs me SHBA, n\u00ebn qeverisjen Kurti \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb nd\u00ebrlikuar. \u00cbsht\u00eb fakt se aventurieri politik i Tiran\u00ebs i ka b\u00ebr\u00eb boll d\u00ebme Kosov\u00ebs me nismat e nd\u00ebrmarra p\u00ebr t\u00eb siguruar kredo politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr qeverin\u00eb e tij. Th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto, Albin Kurtit i duhet t\u00eb hedh\u00eb tutje g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt, dhe t\u00eb p\u00ebrpiqet tanim\u00eb me gjilp\u00ebr\u00eb t&#8217;i qep\u00eb vetes nj\u00eb kostum t\u00eb ri, t\u00eb nj\u00eb politikani jo vet\u00ebm t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr kompromis me opozit\u00ebn p\u00ebr krijimin e nj\u00eb qeverie t\u00eb re, por t\u00eb p\u00ebrulur para nevoj\u00ebs urgjente q\u00eb ka Kosova p\u00ebr nj\u00eb z\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebve politik\u00eb t\u00eb vendit p\u00ebrball\u00eb sfidave dhe rrethanave t\u00eb reja gjeopolitike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;V&#8221;-ja e gishtave u bo g\u00ebrshan &#8220;, tha Albin Kurti n\u00eb nj\u00eb takim me zgjedh\u00ebsit gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e 9 shkurtit. E kishte fjal\u00ebn p\u00ebr aktet e qeveris\u00eb s\u00eb drejtuar prej tij kund\u00ebr korrupsionit. Ndoshta ishte edhe nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj komenteve mediatike se n\u00eb periudh\u00ebn para zgjedhjeve nuk po i ndaheshin nga dora lopata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":87188,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-87187","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87187","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87187"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87187\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":87189,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87187\/revisions\/87189"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87188"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87187"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87187"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87187"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}