{"id":87135,"date":"2025-02-18T19:37:46","date_gmt":"2025-02-18T19:37:46","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=87135"},"modified":"2025-02-18T19:37:46","modified_gmt":"2025-02-18T19:37:46","slug":"lili-sula-arsimi-shqiptar-nga-analfabetizmi-ka-kaluar-ne-nje-stad-me-te-dhimbshem-po-pergjaket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/02\/18\/lili-sula-arsimi-shqiptar-nga-analfabetizmi-ka-kaluar-ne-nje-stad-me-te-dhimbshem-po-pergjaket\/","title":{"rendered":"Lili Sula\/ Arsimi shqiptar nga analfabetizmi ka kaluar n\u00eb nj\u00eb stad m\u00eb t\u00eb dhimbsh\u00ebm, po p\u00ebrgjaket !"},"content":{"rendered":"<p>Arsimi shqiptar nga turpi i analfabetizmit ka kaluar ne nj\u00eb stad shum\u00eb t\u00eb dhimbsh\u00ebm: ai po p\u00ebrgjaket me histori konfliktesh, aksidentesh, vrasjesh e vet\u00ebvrasjesh t\u00eb vijueshme; arsimi i f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb ka sh\u00ebnuar rekordet m\u00eb t\u00eb zeza t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij, por asnj\u00eb institucion nuk ndjehet e nuk shprehet e aq m\u00eb pak t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Klima e dhun\u00ebs dhe bullizimit ka sh\u00ebnuar nj\u00eb zinxhir ngjarjesh shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb arsimin parauniversitar publik dhe jopublik. Goditja me thik\u00eb e 17 vje\u00e7arit n\u00eb shkoll\u00ebn Gjergj Kastrioti, n\u00eb fshatin Baz\u00eb t\u00eb Matit gjat\u00eb or\u00ebs s\u00eb  fizkultur\u00ebs me pasoja t\u00eb r\u00ebnda, pason konfliktin mes dy bashk\u00ebmoshatar\u00ebve t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme Cakran Fier ku dy 17 vje\u00e7ar\u00ebt u plagos\u00ebn me mjet\u00eb prer\u00ebse.<\/p>\n<p>K\u00ebto ngjarje kulmojn\u00eb n\u00eb  tragjedin\u00eb  e Gjirokastr\u00ebs ku gjimnazistja 17 vje\u00e7are, Irsa M. nx\u00ebn\u00ebse e shkoll\u00ebs Siri Shapllo i dha fund jet\u00ebs, sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb medie, p\u00ebr shkak t\u00eb bullizimit nga mjedisi shkollor, sepse ishte e varf\u00ebr. Ngjarja e kobshme e Gjirokastr\u00ebs pason at\u00eb t\u00eb 15-vje\u00e7arit Martin C. n\u00eb nj\u00eb hark kohor n\u00eb m\u00eb pak se tre muaj duke i ngulur thell\u00eb vul\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb turpit strukturave drejtuese t\u00eb  ministris\u00eb s\u00eb arsimit dhe ministres O. Manastirliu dhe duke sh\u00ebnuar p\u00ebrfundimisht kalbjen dhe dekompozimin e nj\u00eb sistemi t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Izolimi dhe ankthi q\u00eb ndjente Irsa, t\u00eb shprehura n\u00eb letr\u00ebn para se t\u2019i jepte fund jet\u00ebs:  \u2018\u2019O Zot, p\u00ebrse po vuaj k\u00ebshtu vall\u00eb? Un\u00eb jam kjo q\u00eb jam dhe miqt\u00eb dhe shok\u00ebt k\u00ebrkoj t\u00eb m\u00eb respektojn\u00eb. Por ata tallen m\u00eb mua. Un\u00eb ndihem kaq e vetmuar n\u00eb vetmin\u00eb time. Nuk m\u00eb vjen turp p\u00ebr veshjen time. Kaq mund\u00ebsi kan\u00eb prind\u00ebrit e mi&#8230; Po p\u00ebrse u dashka t\u00eb jem kaq e ve\u00e7uar? Ku t\u00eb ankohem? Kujt t\u2019i drejtohem? Kujt t\u2019ia hap zemr\u00ebn time? Tek askush nuk kam besim&#8230;.\u2019\u2019 jan\u00eb akuz\u00eb e fuqishme ndaj  shtetit dhe posa\u00e7\u00ebrisht ministris\u00eb s\u00eb arsimit, znj. O. Manastirliut q\u00eb e ka kallur arsimin n\u00eb institucion frike e pasigurie p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb prononcim institucional dhe, si n\u00eb raste t\u00eb tjera, asnj\u00eb shprehje apo mbajtje p\u00ebrgjegj\u00ebsie nuk pati p\u00ebr ikjen nga kjo jet\u00eb t\u00eb gjimnazistes nga Gjirokastra.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb reagim nga institucionet e arsimit as p\u00ebr shuarjen e jet\u00ebs n\u00eb mosh\u00eb 20 vje\u00e7are t\u00eb studentes Megi Xh. n\u00eb aksident rrugor, aksident p\u00ebr t\u00eb cilin mediet njoftojn\u00eb se n\u00eb segmentin rrugor fatal \u00ebsht\u00eb derdhur vaj q\u00ebllimsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndodhur aksidente.<\/p>\n<p>Masat e vetme jan\u00eb fotot dhe regjistrimet entuziaste mediatike p\u00ebr t\u00eb qarkulluar qindra her\u00eb n\u00eb rrjete sociale.<\/p>\n<p>Heshtja e diktuar nga O. Manastirliu p\u00ebr t\u00eb mos reaguar p\u00ebr ngjarje t\u00eb mynxyrshme, si p\u00ebr rastin e shkoll\u00ebs Fan Noli edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, nuk kursen as dhimbjen e vrasjes s\u00eb adoleshent\u00ebve, duke  shtypur ngjarje kaq t\u00eb r\u00ebnda qe as n\u00eb vendet e bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb nuk ndodhin t\u00eb tilla, kaq fatale dhe kaq t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura.<\/p>\n<p>Sot f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb mbushin sallat e kuvendeve t\u00eb rilindjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, mjediset e shkollave b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb  t\u00eb pasigurta; me rritje t\u00eb theksuar t\u00eb numrit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb konflikte me pasoja t\u00eb r\u00ebnda fizike dhe psikologjike. Shkolla jon\u00eb nuk ofron mb\u00ebshtetjen e duhur psikologjike dhe programe k\u00ebshillimi, duke mos identifikuar dhe adresuar problemet emocionale dhe sociale q\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohen me kalimin e koh\u00ebs. Nga ana tjet\u00ebr, nx\u00ebn\u00ebsit e perceptojn\u00eb si mas\u00eb nd\u00ebshkuese dhe disiplinore sh\u00ebrbimin psikosocial duke shenj\u00ebstruar k\u00ebshtu munges\u00ebn e profesionalizmit t\u00eb trup\u00ebs m\u00ebsimore dhe administrative.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e arsimit t\u00eb testimit PISA m\u00eb 2022 kan\u00eb theksuar rritjen e nivelit t\u00eb konfliktualitetit n\u00eb shkolla, t\u00eb dhun\u00ebs fizike mes nx\u00ebn\u00ebsve, t\u00eb bullizmit, por ende asnj\u00eb mas\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb q\u00eb shkolla t\u00eb siguroj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb sigurt dhe miq\u00ebsor p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit dhe bashk\u00ebjetes\u00eb t\u00eb paqt\u00eb mes tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebto ngjarje e t\u00eb tjera denoncime b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe strukturat n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb saj po shkelin m\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb cilat mbrohen nga  Konventa nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebs, neni 3., ku shprehet se \u2018\u2019Shtetet Pal\u00eb marrin masa q\u00eb institucionet, sh\u00ebrbimet dhe qendrat q\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr kujdesin dhe mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me normat e caktuara nga autoritetet kompetente, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, t\u00eb sh\u00ebndetit, t\u00eb numrit dhe aft\u00ebsive t\u00eb personelit t\u00eb tyre si dhe t\u00eb kontrollit t\u00eb duhur.\u2019\u2019<\/p>\n<p>Gjithashtu, Ligji p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebs, Neni 18, pika g, p\u00ebrcakton shprehimisht p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit e t\u00eb strukturave arsimore parauniversitare q\u00eb \u2018\u2019t\u00eb ngren\u00eb mekanizma efikase p\u00ebr parandalimin, trajtimin brenda shkoll\u00ebs dhe raportimin tek autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb situatave t\u00eb dhun\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato nd\u00ebrmjet vet\u00eb f\u00ebmij\u00ebs brenda shkoll\u00ebs (bulizmi).\u2019\u2019<\/p>\n<p>E k\u00ebta mekanizma rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb fals, por asesi efikas\u00eb.<\/p>\n<p>Shtrohen pyetjet: Kush e monitoron sh\u00ebrbimin psiko-social dhe a ka ndonj\u00eb raport mbi pun\u00ebn e deritanishme, q\u00eb ndryshe, do t\u00eb thot\u00eb: pse numri i punonj\u00ebsve mb\u00ebshtet\u00ebs \u00ebsht\u00eb rritur n\u00ebp\u00ebr shkolla, nd\u00ebrsa  dhuna, konfliktet e bullizimi vet\u00ebm shtohen ?<\/p>\n<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ndodhet aktualisht n\u00eb MAS dhe AKAP p\u00ebr verifikimin e performanc\u00ebs s\u00eb oficer\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb shkolla, ndaj i b\u00ebj thirrje q\u00eb t\u00eb  ushtroj\u00eb detyr\u00ebn e tij me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb dhe paanshm\u00ebri, pasi pesha dhe roli i oficer\u00ebve te siguris\u00eb \u00ebsht\u00eb vendimtare n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave te f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjithashtu i b\u00ebj thirrje Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit t\u00eb verifikoj\u00eb edhe em\u00ebrimet politike pa konkurs dhe procedur\u00eb t\u00eb stisura n\u00ebn petkun e ristrukturimit, q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Zyrat vendore t\u00eb arsimit parauniversitar (ZVAP) dhe drejtorit\u00eb arsimore rajonale n\u00eb rrehet Tiran\u00eb, Durr\u00ebs, Fier, Lezh\u00eb,  Kor\u00e7\u00eb t\u00eb deklaruara publikisht nga Paria Demokratike m\u00eb 1 shkurt 2025.<\/p>\n<p>Arsimi shqiptar po shkon nga humnera n\u00eb humner\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve dhe institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse vet\u00ebm sa i kan\u00eb p\u00ebrligjur kobet e humbjes s\u00eb jet\u00ebve t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve e t\u00eb rinjve dhe rezultatet d\u00ebrrmuese t\u00eb testimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Arsimi yn\u00eb e ka humbur q\u00ebllimsh\u00ebm misionin thelb\u00ebsor t\u00eb edukimit dhe formimit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb ardhsh\u00ebm duke mos i p\u00ebrgatitur ata p\u00ebr jet\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb menduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alternative, duke mos i aft\u00ebsuar p\u00ebr tregun e pun\u00ebs, por duke investuar n\u00eb dearsimimin e nx\u00ebn\u00ebsve &#8211; ndaj sot 47 % e nx\u00ebn\u00ebsve shkruajn\u00eb e lexojn\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi. Dhe dihet, se diktaturat dhe shtetet autokratike, p\u00ebrpos sofistikimit t\u00eb propagand\u00ebs i kushtojn\u00eb v\u00ebmendje err\u00ebsimit t\u00eb mendjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve e popullit, shtypja e t\u00eb cil\u00ebve do t\u2019u kthehet shum\u00eb shpejt n\u00eb uragan p\u00ebrmbys\u00ebs.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/b042286c-6cef-46c3-a341-c00ae3bf8490-300x225.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"225\" class=\"alignnone size-medium wp-image-87136\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/b042286c-6cef-46c3-a341-c00ae3bf8490-300x225.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/b042286c-6cef-46c3-a341-c00ae3bf8490-1024x768.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/b042286c-6cef-46c3-a341-c00ae3bf8490-768x576.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/b042286c-6cef-46c3-a341-c00ae3bf8490-860x645.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/b042286c-6cef-46c3-a341-c00ae3bf8490.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arsimi shqiptar nga turpi i analfabetizmit ka kaluar ne nj\u00eb stad shum\u00eb t\u00eb dhimbsh\u00ebm: ai po p\u00ebrgjaket me histori konfliktesh, aksidentesh, vrasjesh e vet\u00ebvrasjesh t\u00eb vijueshme; arsimi i f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb ka sh\u00ebnuar rekordet m\u00eb t\u00eb zeza t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij, por asnj\u00eb institucion nuk ndjehet e nuk shprehet e aq m\u00eb pak t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":87137,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-87135","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87135","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87135"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87135\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":87138,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87135\/revisions\/87138"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87137"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87135"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87135"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87135"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}