{"id":87131,"date":"2025-02-18T19:32:38","date_gmt":"2025-02-18T19:32:38","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=87131"},"modified":"2025-02-18T19:32:38","modified_gmt":"2025-02-18T19:32:38","slug":"jamarber-malltezi-10-arsye-pse-spak-duhet-te-shkrihet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/02\/18\/jamarber-malltezi-10-arsye-pse-spak-duhet-te-shkrihet\/","title":{"rendered":"Jamarb\u00ebr Malltezi\/ 10 arsye pse SPAK duhet t\u00eb shkrihet"},"content":{"rendered":"<p>1. T\u00eb 3 drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs jan\u00eb n\u00eb burg dhe n\u00eb procese gjyq\u00ebsore. Natyrisht q\u00eb nuk ndodhi rast\u00ebsisht, por me miratim nga Soros dhe kukullat e tij. Shqip\u00ebria ka detyruar komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb miratoj\u00eb 3 rezoluta kund\u00ebr kapjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb saj p\u00ebr q\u00ebllime politike. Zv. Presidenti JD Vance n\u00eb Munich para 3 dit\u00ebsh deklaroi se: \u201cju nuk mundeni t\u00eb burgosni liderin e opozit\u00ebs dhe t\u00eb thoni se po fitoni mandat demokratik\u201c. Kjo ishte p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, pasi vendi tjet\u00ebr q\u00eb ka burgosur lider\u00ebt e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb Bjellorusia. Edi Rama n\u00eb Kongresin e PS m\u00eb 09.04.2022 urdh\u00ebroi SPAK t\u00eb nis\u00eb procedim penal ndaj Sali Berish\u00ebs. Pas urdhrit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, m\u00eb 29.04.2022 SPAK nisi hetimin 30-vje\u00e7ar t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe n\u00eb 3 brezni, duke hetuar deri mbesat ende t\u00eb palindura t\u00eb Sali Berish\u00ebs. A ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi SPAK p\u00ebr keqp\u00ebrdorimin politik nga Edi Rama?<br \/>\n2. A ka ndokush p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr amnistin\u00eb e dosjeve 184 dhe 339 q\u00eb \u00e7udit\u00ebn gjith\u00eb Evrop\u00ebn? Ato q\u00eb \u00e7udit\u00ebn Evrop\u00ebn u fal\u00ebn nga SPAK, sepse hajdut\u00ebt ishin me biografi t\u00eb mir\u00eb dhe iu kthyen prokurorive t\u00eb rretheve, ku u mbyll\u00ebn. SPAK nuk guxoi t\u00eb hetoj\u00eb krimin zgjedhor pasi ishin Edi Rama, Ulsi Manja etj., ndaj nuk mbajti p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndon\u00ebse ligji e detyron. A duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga SPAK q\u00eb e ka tag\u00ebr ligjor, por e injoroi?<br \/>\n3. \u201cAf\u00ebrmendsh q\u00eb gjykatat vendosin si\u00e7 k\u00ebrkojm\u00eb ne\u201c u shpreh Altin Dumani. Dhe \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, afro 95% t\u00eb rasteve gjykata vendosin si\u00e7 k\u00ebrkon SPAK. Pse? Sepse me ligjet q\u00eb miratoi Edi Rama pa konsensus, ka miratuar t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb SPAK t\u00eb kontrolloj\u00eb \u00e7do gjyqtar dhe \u00e7do familjar t\u00eb \u00e7do gjyqtari. Q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment gjyqtar\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb pavarur, por t\u00eb shantazhuesh\u00ebm. Sipas Konvent\u00ebs s\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, \u00e7do njeri ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb gjykohet nga nj\u00eb gjykat\u00eb e pavarur, por a \u00ebsht\u00eb i pavarur gjyqtari t\u00eb cilit nj\u00ebra pal\u00eb (SPAK) i kontrollon \u00e7do komunikim t\u00eb tijin dhe gjith\u00eb rrethit t\u00eb tij familjar? P\u00ebr \u00e7do shqet\u00ebsim t\u00eb cilitdo familjari, SPAK mund t\u00eb shantazhoj\u00eb gjyqtarin q\u00eb n\u00eb teori duhet t\u00eb ishte i pavarur nga t\u00eb dyja pal\u00ebt n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor. A \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb SPAK (nj\u00ebra pal\u00eb n\u00eb proces) t\u00eb kontrolloj\u00eb gjyqtarin q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb vendim? A nuk duhet adresuar kjo shkelje?<br \/>\n4. A mund t\u00eb vijoj\u00eb si prokuror n\u00eb SPAK nj\u00eb ish-hetues i komunizmit q\u00eb ka ngritur akuza p\u00ebr agjitacion dhe propagand\u00eb apo p\u00ebr cenim t\u00eb moralit komunist? Por Arben Kraja vijon aty. Dhe biles, ulet n\u00eb restorante me nj\u00eb kryetar bashkie q\u00eb \u00ebsht\u00eb subjekt i SPAK, nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb gjyqtar u shkarkua se n\u00eb nj\u00eb pritje tek ambasada britanike kishte takuar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb Erion Veliajn. Pra, kemi standarde t\u00eb dyfishta apo dyfytyr\u00ebsi? Dhe i nj\u00ebjti ish-hetues i komunizmit kishte mbes\u00ebn dhe nipin t\u00eb dy drejtor\u00eb tek Erion Veliaj, t\u00eb cilin kinse po i nj\u00ebjti prokuror po \u201ce hetonte prej 4 vitesh p\u00ebr incenerator\u00ebt\u201d. A t\u00eb b\u00ebjm\u00eb strucin sikur nuk shohim, apo t\u00eb flasim tro\u00e7 q\u00eb ky person \u00ebsht\u00eb pisll\u00ebk p\u00ebr SPAK?<br \/>\n5. A mund t\u00eb vijoj\u00eb n\u00eb SPAK prokurori Alfred Shehu, q\u00eb g\u00ebnjeu gjith\u00eb opinionin publik n\u00eb 2021 sikur n\u00eb makin\u00ebn e trafikantit Mehmet Greca nuk kishte materiale zgjedhore? Nd\u00ebrsa, fill pas zgjedhjeve, kur e \u00e7oi n\u00eb gjykat\u00eb, i nj\u00ebjti prokuror listoi q\u00eb n\u00eb at\u00eb makin\u00eb kishte para, lista zgjedhore dhe karta identiteti t\u00eb personave. Pra, u keqp\u00ebrdor nga Edi Rama p\u00ebr zgjedhjet e 2021. Cili njeri i lir\u00eb e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb gj\u00eb?<br \/>\n6. A mund t\u00eb vijoj\u00eb n\u00eb SPAK pa u hetuar prokurorja Millonai, q\u00eb amnistoi gjyqtaren e Bandave t\u00eb Elbasanit, e cila porosiste deri dhe vrasje gazetar\u00ebsh? A duhet hetuar sesi kjo prokurore pretendon se ka bler\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb 2017 me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se \u00e7mimi i referenc\u00ebs (e ndoshta m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt edhe se kostoja) dhe se zhvilluesi e ka pritur 8 vjet q\u00eb t\u00eb paguaj\u00eb k\u00ebstet? A e ka pasur t\u00eb dashur apo ndonj\u00eb interes tjet\u00ebr q\u00eb zhvilluesi edhe ia shet n\u00ebn \u00e7mimin e referenc\u00ebs edhe ta pres\u00eb 8 vjet? Nuk meriton publiku p\u00ebrgjigje?<br \/>\n7. A duhet t\u00eb ket\u00eb hetim p\u00ebr pretendimin e prokurorit Dumani q\u00eb ka bler\u00eb 2 apartamente dhe 1 dyqan me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb se kostoja vet\u00ebm me rrog\u00eb shteti? Se doli q\u00eb vetingu ia ka kaluar brenda 24 or\u00ebsh pa asnj\u00eb verifikim. A ka nevoj\u00eb p\u00ebr hetim t\u00eb paansh\u00ebm, apo nuk lejohet?<br \/>\n8. A jan\u00eb shenjtor\u00eb prokuror\u00ebt apo jan\u00eb njer\u00ebz? Kush do t\u2019i hetoj\u00eb? Apo jan\u00eb t\u00eb d\u00ebrguarit e Zotit dhe ne njer\u00ebzit nuk lejohet t\u00eb ngrem\u00eb akuza? U depozitua kall\u00ebzim penal p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe mosnd\u00ebrprerje t\u00eb gjendjes s\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb ndaj Iran\u00ebs me 3 mbiemra dhe 2 prokuror\u00ebve q\u00eb mashtruan p\u00ebr Sali Berish\u00ebn. Prokurorja Jella, q\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb mbes\u00eb e Ulsi Manj\u00ebs, vendosi \u201cmosfillim procedimi penal\u201c. Po pse t\u00eb mos filloj\u00eb procedimi penal? Dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb kall\u00ebzim i rrem\u00eb, ballafaqohet kall\u00ebzuesi me ligjin. Depozitova kall\u00ebzim penal p\u00ebr falsifikim dokumentesh ndaj 2 prokuror\u00ebve Kraja-Millonai, por prokurori Ols Dado vendosi \u201cmosfillim t\u00eb procedimit penal\u201c. Pse k\u00ebta nuk mund t\u00eb procedohen? Jan\u00eb shenjtor\u00eb? Apo jan\u00eb mbi ligjin?<br \/>\n9. Depozitova kall\u00ebzim penal p\u00ebr Edi Ram\u00ebn q\u00eb ka shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn (t\u00eb v\u00ebrtetuar me vendim gjykate t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb) me d\u00ebm mbi 340,000 euro, q\u00eb ka refuzuar t\u00eb zbatoj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs dhe ka kryer veprime q\u00eb bien ndesh me vendimin e gjykat\u00ebs. Por p\u00ebrs\u00ebri prokurori Maksuti vendosi \u201cmosfillim t\u00eb procedimit penal\u201d. Pse? 340,000 euro u mbajt\u00ebn nga Buxheti i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, dhe ish-juristja e bashkis\u00eb iku e la pun\u00ebn nga shp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs flagrant q\u00eb kreu Edi Rama, pasi p\u00ebrb\u00ebnte vep\u00ebr penale. Por SPAK vendos \u201cmosfillim procedimi penal\u201d. A \u00ebsht\u00eb Edi Rama mbi ligjin?<br \/>\n10. Dy her\u00eb kam depozituar kall\u00ebzim penal p\u00ebr Taulant Ball\u00ebn, q\u00eb ka kryer kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb, i cili i ka kushtuar mbi 1 milion euro para publike SPAK-ut q\u00eb u detyrua t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb deri n\u00eb 12.000 faqe n\u00eb Itali vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb amnistuar Taulantin dhe p\u00ebrs\u00ebri d\u00ebshroi.<br \/>\nPor dy her\u00eb SPAK vendos \u201cmosfillim procedimi penal\u201d p\u00ebr Taulant Ball\u00ebn. A duhet t\u00eb p\u00ebrballet Taulantu me ligjin, apo \u00ebsht\u00eb mbi ligjin? N\u00eb p\u00ebrgjimet SKY ECC t\u00eb ardhura nga partner\u00ebt evropian\u00eb, Taulant Balla del n\u00eb p\u00ebrgjime duke b\u00ebr\u00eb pazare me bandat e Elbasanit.<br \/>\nAi e deklaroi se brenda vitit do t\u00eb arrestoj\u00eb personat q\u00eb ia k\u00ebrkoi banda e Elbasanor dhe SPAK e mbajti fjal\u00ebn, brenda 1 viti e 1 muaji i arrestoi personat e k\u00ebrkuar. Ndon\u00ebse k\u00ebto p\u00ebrgjigje kan\u00eb dal\u00eb, SPAK iu n\u00ebnshtrua urdhrit t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos vepruar ndaj Taulantit para zgjedhjeve t\u00eb 2025. A na duhet nj\u00eb prokurori q\u00eb i sh\u00ebrben partis\u00eb-shtet me regji, apo prokurori e pavarur?<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, Edi Rama deklaroi se PS garanton SPAK. Ne dinim q\u00eb gjy\u00ebsori \u00ebsht\u00eb i pavarur dhe e garanton ligji dhe Kushtetuta, jo kryeministri. Kur del se kryeministri i ka urdh\u00ebruar si n\u00eb 2022 dhe SPAK iu n\u00ebnshtrua, kur del se sa her\u00eb kall\u00ebzohet Edi Rama, SPAK vendos \u201cmosfillim procedimi penal\u201d dhe n\u00eb fund del se garantor i SPAK qenka Edi dhe Partia, at\u00ebher\u00eb nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb shtet ligjor, por me parti-shtet dhe nj\u00eb prokurori politike. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht arsyeja pse duhet shkrir\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/26ec2d2d-ac3a-4c11-bfde-a3e35d0807e3-300x190.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"190\" class=\"alignnone size-medium wp-image-87132\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/26ec2d2d-ac3a-4c11-bfde-a3e35d0807e3-300x190.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/26ec2d2d-ac3a-4c11-bfde-a3e35d0807e3-1024x649.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/26ec2d2d-ac3a-4c11-bfde-a3e35d0807e3-768x486.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/26ec2d2d-ac3a-4c11-bfde-a3e35d0807e3-860x545.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/26ec2d2d-ac3a-4c11-bfde-a3e35d0807e3.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>1. T\u00eb 3 drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs jan\u00eb n\u00eb burg dhe n\u00eb procese gjyq\u00ebsore. Natyrisht q\u00eb nuk ndodhi rast\u00ebsisht, por me miratim nga Soros dhe kukullat e tij. Shqip\u00ebria ka detyruar komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb miratoj\u00eb 3 rezoluta kund\u00ebr kapjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb saj p\u00ebr q\u00ebllime politike. Zv. Presidenti JD Vance n\u00eb Munich para [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":87133,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-87131","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87131","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87131"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87131\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":87134,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87131\/revisions\/87134"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87133"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87131"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87131"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87131"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}