{"id":87074,"date":"2025-02-17T17:58:59","date_gmt":"2025-02-17T17:58:59","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=87074"},"modified":"2025-02-17T17:58:59","modified_gmt":"2025-02-17T17:58:59","slug":"irena-dragoti-standardizimi-i-gegerishtes-midis-racionalitetit-dhe-iluzionit-apo-rrezikut-real-per-humbjen-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/02\/17\/irena-dragoti-standardizimi-i-gegerishtes-midis-racionalitetit-dhe-iluzionit-apo-rrezikut-real-per-humbjen-e-saj\/","title":{"rendered":"Irena Dragoti\/ Standardizimi i Geg\u00ebrishtes, midis racionalitetit  dhe iluzionit  apo rrezikut real p\u00ebr humbjen e saj!"},"content":{"rendered":"<p>Debatet apo shkrimet mbi statusin e geg\u00ebrishtes dhe k\u00ebrkesat p\u00ebr standardizimin e saj shpesh serviren si domosdoshm\u00ebri p\u00ebr pasurimin e shqipes dhe ruajtjen e trash\u00ebgimis\u00eb gjuh\u00ebsore. Por nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb e thelluar, si filozofike ashtu edhe gjuh\u00ebsore, tregon se ky pro\u00e7es \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm. N\u00eb vend t\u00eb bashkimit t\u00eb shqiptar\u00ebve rreth nj\u00eb standardi t\u00eb dyt\u00eb, ajo mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb p\u00ebr\u00e7arje, artificialitet gjuh\u00ebsor dhe reduktim t\u00eb natyrshm\u00ebris\u00eb s\u00eb geg\u00ebrishtes si dialekt i gjall\u00eb.<br \/>\nGjuha \u00ebsht\u00eb produkt i evolucionit natyror dhe standardizimi pro\u00e7es q\u00eb ndodh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb natyrale, p\u00ebrmes evoluimit t\u00eb shkrimit e komunikimit ose p\u00ebrmes nd\u00ebrhyrjeve artificiale shtet\u00ebrore. Historia ka treguar se gjuh\u00ebt e standardizuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detyruar kan\u00eb krijuar v\u00ebshtir\u00ebsi. P\u00ebr shembull, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb standardizuar gjuh\u00eb si norvegjishtja solli dy versione paralele (Bokm\u00e5l dhe Nynorsk), pa unitet dhe sot e k\u00ebsaj dite. Nd\u00ebrsa standardizimi i but\u00eb dhe organik me gjuh\u00ebn angleze dhe italiane ka siguruar nj\u00eb ekuilib\u00ebr mes dialekteve dhe gjuh\u00ebs standarde.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, p\u00ebrpjekja p\u00ebr ta konturuar geg\u00ebrishten n\u00eb nj\u00eb standard t\u00eb ri do ishte nj\u00eb lloj artifici p\u00ebr nj\u00eb dialekt q\u00eb tashm\u00eb funksionon shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme t\u00eb t\u00eb folur\u00ebs dhe t\u00eb s\u00eb shkruar\u00ebs.<br \/>\nLind pyetja:<br \/>\n-A ka nevoj\u00eb realisht geg\u00ebrishtja p\u00ebr standardizim ?<br \/>\nNj\u00eb shkrim i para pak dit\u00ebve mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb nj\u00eb revist\u00eb letrare ngulmonte  n\u00eb konkludin se geg\u00ebrishtja duhet t\u00eb mbijetoj\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb kornize me rregulla t\u00eb qarta, p\u00ebrndryshe do t\u00eb humbet. Un\u00eb do ta hidhja posht\u00eb k\u00ebt\u00eb argument p\u00ebr disa rrethana<br \/>\n1-Geg\u00ebrishtja \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb realitet i gjall\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedonin\u00eb e Veriut, Mal t\u00eb Zi dhe n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si n\u00eb komunikimin e p\u00ebrditsh\u00ebm ashtu edhe n\u00eb let\u00ebrsi, muzik\u00eb, film dhe media sociale. Ajo shpesh praktikohet edhe nga tosk\u00ebt n\u00eb krijimtarin\u00eb e tyre.<br \/>\n2- Let\u00ebrsia nd\u00ebr shekuj e ka  pasuruar e sjell\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebt tona geg\u00ebrishten. Shkrimtar\u00eb si Kostandin Kristoforidhi me Gjahun e Mal\u00ebsor\u00ebve, Martin Camaj, Frederik Reshpja, Azem Shkreli, Fishta, Ali Podrimja por edhe autor\u00eb m\u00eb t\u00eb rinj si Ndue Ukaj, dhe t\u00eb tjer\u00eb, kan\u00eb d\u00ebshmuar se geg\u00ebrishtja nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kodifikim t\u00eb detajuar.<br \/>\n3- Standardizimi  nuk \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtim, por kufizim: Ai do t\u00eb impononte kufij mbi gjith\u00eb larmishm\u00ebrin\u00eb e saj natyrore. Disa  t\u00eb folme gege do t\u00eb margjinalizoheshin, duke nd\u00ebrshkuar dhe reduktuar pasurimin e saj!  Nj\u00eb standard i dyt\u00eb do t\u00eb ndante gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb dy kampe me pasoja p\u00ebr identitetin komb\u00ebtar. Bosnja me dy standarde t\u00eb boshnjakishtes apo Serbia me standardin e dyfisht\u00eb ekavian dhe ijekavian, tregon se ndarja e nj\u00eb gjuhe nuk \u00ebsht\u00eb ndihm\u00eb, por problem. Ruajtja e dialekteve t\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb nuk k\u00ebrkon kongrese, por hap\u00ebsira t\u00eb lira kulturore. Pra rruga m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta mbajtur at\u00eb t\u00eb gjall\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb botime n\u00eb geg\u00ebrisht, pa u ndjer\u00eb n\u00ebn presionin e ngurt\u00ebsis\u00eb akademike, programe t\u00eb hapura e fleksib\u00ebl n\u00eb arsim ku student\u00ebt t\u00eb gjitha krahinave ta njohin sa m\u00eb mir\u00eb at\u00eb por jo si gjuh\u00eb e huaj, si dhe t\u00eb p\u00ebrdoret lirisht n\u00eb media e art .<br \/>\nHistoria ka faktuar se gjuh\u00ebt e lira mbijetojn\u00eb m\u00eb gjat\u00eb se ato q\u00eb kornizohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngurt\u00eb.<br \/>\nN\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb standardi t\u00eb ri p\u00ebr geg\u00ebrishten, duhet t\u00eb favorizojm\u00eb nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb hapur dhe m\u00eb t\u00eb lir\u00eb ndaj zhvillimit t\u00eb saj. Gjuha nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konstruksion artificial dhe identiteti kulturor nuk varet nga nj\u00eb standard i ri p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb dialekti geg nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik zhdukjeje. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se geg\u00ebrishtja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e gjall\u00eb se kurr\u00eb. P\u00ebrpjekja p\u00ebr ta \u201cmbrojtur\u201d at\u00eb me standardizim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e panevojshme q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb efekt t\u00eb kund\u00ebrt e q\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjet realitetit t\u00eb dinamik\u00ebs gjuh\u00ebsore. Edhe n\u00eb shtetet evropiane nuk standardizohen t\u00eb gjith\u00eb dialektet. N\u00eb shumic\u00ebn e e shteteve evropiane, gjuha zyrtare \u00ebsht\u00eb e standardizuar n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb vetme, nd\u00ebrsa dialektet mbeten t\u00eb lira dhe t\u00eb paprekura nga normat zyrtare. Disa shembuj:<br \/>\n A-Fr\u00ebngjishtja n\u00eb Franc\u00eb: Dialekte si oksitanishtja, bretonishtja dhe pikardishtja p\u00ebrdoren ende nga komunitetet lokale, por nuk kan\u00eb standardizim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe nuk jan\u00eb pjes\u00eb e sistemit arsimor komb\u00ebtar.<br \/>\n B-Italishtja: Standardi i saj bazohet kryesisht n\u00eb dialektin toskan (n\u00eb ve\u00e7anti firenzez), nd\u00ebrsa dialektet e tjera si napoletanishtja, sicilianishtja apo venecianishtja p\u00ebrdoren n\u00eb nivel rajonal, por nuk kan\u00eb nj\u00eb status zyrtar apo standardizim t\u00eb detyruesh\u00ebm.<br \/>\nModelet me dy ose m\u00eb shum\u00eb standarde (t\u00eb rralla, por ekzistuese) kan\u00eb ndodhur p\u00ebr arsye historike ose politike:<br \/>\n \u2014Serbo-Kroatishtja: Pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb, secili komb krijoi nj\u00eb standard t\u00eb vetin: serbishtja, kroatishtja, boshnjakishtja dhe malazezishtja, ndon\u00ebse ato jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjashme.<br \/>\nDialektet mund t\u00eb standardizohen si gjuh\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta kur dallimet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha si psh Katalanishtja n\u00eb Spanj\u00eb apo Galicianishtja po n\u00eb Spanj\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrjashtimet s\u00ebrish nuk e shmangin pyetjen:<br \/>\n&#8211; A duhet t\u00eb standardizohet \u00e7do dialekt?<br \/>\nP\u00ebrgjigja ime do t\u00eb ishte :- Liria \u00ebsht\u00eb standardi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr \u00e7do dialekt.<br \/>\nN\u00eb vend q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb standard t\u00eb ri p\u00ebr geg\u00ebrishten, duhet t\u00eb pranojm\u00eb se diversiteti gjuh\u00ebsor \u00ebsht\u00eb pasuri, jo nj\u00eb problem duke mos reduktuar  kreativitetin dhe elasticitetin e saj. Prandaj, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb kongres t\u00eb dyt\u00eb, duhet t\u00eb pranojm\u00eb se \u00e7do gjuh\u00eb zyrtare n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr baz\u00eb ka nj\u00eb dialekt si psh:<br \/>\n1- Italishtja \u2013 Standardizimi i saj u bazua kryesisht n\u00eb dialektin toskan, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb variantin e p\u00ebrdorur nga Dante, Petrarka dhe Boka\u00e7io. Ky proces u p\u00ebrshpejtua pas bashkimit t\u00eb Italis\u00eb n\u00eb shekullin XIX.<br \/>\n 2- Gjermanishtja \u2013 Edhe pse gjermanishtja ka nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri dialektesh (si bavareze, saksone, austriake, etj.), standardizimi u bazua n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmjetme, t\u00eb zhvilluar kryesisht nga shkrimtar\u00ebt dhe reformator\u00ebt, si Martin Luteri me p\u00ebrkthimin e Bibl\u00ebs.<br \/>\n 3-Anglishtja \u2013 Anglishtja standarde \u00ebsht\u00eb bazuar kryesisht n\u00eb dialektin e Londr\u00ebs dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Oksfordit dhe Kembrixhit, duke u konsoliduar p\u00ebrmes shtypit dhe arsimit.<br \/>\n 4- Standardizimi i shqipes u b\u00eb n\u00eb Kongresin e Drejtshkrimit t\u00eb vitit 1972, duke u bazuar kryesisht n\u00eb dialektin tosk\u00eb. Kongresi i Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe u bazua n\u00eb parimet e shqipes letrare q\u00eb ishin zhvilluar deri at\u00ebher\u00eb, duke unifikuar variantet letrare t\u00eb Tosk\u00ebrishtes dhe Geg\u00ebrishtes n\u00eb nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb vetme.Kontributin kryesor e dhan\u00eb \u00c7abej dhe Qosja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<br \/>\nDisa  autor\u00eb vendas e t\u00eb huaj kan\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtjen e standardizimit t\u00eb geg\u00ebrishtes n\u00eb veprat e tyre si t\u00eb realizuar psh Janet Byron, gjuh\u00ebtare amerikane ka hulumtuar procesin e standardizimit t\u00eb geg\u00ebrishtes, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se me ortografin\u00eb e vitit 1964 n\u00eb Prishtin\u00eb, geg\u00ebrishtja kishte arritur kulmin e standardizimit t\u00eb saj.<br \/>\nNamik Resuli: Gjuh\u00ebtar tosk\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 1940 ka shkruar mbi t\u00ebrheqjen dhe prestigjin q\u00eb geg\u00ebrishtja kishte p\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsit tosk\u00eb, duke pranuar rolin e saj n\u00eb administrat\u00eb dhe arsim. Nuhi Veselaj: N\u00eb vepr\u00ebn e tij \u201cDrejt standardizimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe\u201d, trajton historikun e koinezimit t\u00eb t\u00eb folmeve brenda dialekteve geg\u00eb dhe tosk\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb sfidat dhe zhvillimet drejt nj\u00eb gjuhe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt komb\u00ebtare.  Dhe si p\u00ebrfundim:<br \/>\n&#8211; Standartizimi i nj\u00eb dialekti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt mes racionalitetit dhe iluzionit, nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ngrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb di\u00e7ka q\u00eb vet\u00eb natyra e saj \u00ebsht\u00eb t\u00eb rrjedh\u00eb. A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb nevoj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb apo vet\u00ebm nj\u00eb manifestim i egoizmit kolektiv t\u00eb nj\u00eb grupi mbi tjetrin? Gjuha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organiz\u00ebm i gjall\u00eb, q\u00eb ndryshon dhe shumohet n\u00eb forma t\u00eb pafundme. Ajo mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ur\u00eb p\u00ebr komunikim, por gjithashtu nj\u00eb mur q\u00eb ndan, duke e b\u00ebr\u00eb njeriun t\u00eb harroj\u00eb se gjuha nuk i p\u00ebrket nj\u00eb krahine, por mendjes dhe shpirtit q\u00eb e p\u00ebrdor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Debatet apo shkrimet mbi statusin e geg\u00ebrishtes dhe k\u00ebrkesat p\u00ebr standardizimin e saj shpesh serviren si domosdoshm\u00ebri p\u00ebr pasurimin e shqipes dhe ruajtjen e trash\u00ebgimis\u00eb gjuh\u00ebsore. Por nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb e thelluar, si filozofike ashtu edhe gjuh\u00ebsore, tregon se ky pro\u00e7es \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm. N\u00eb vend t\u00eb bashkimit t\u00eb shqiptar\u00ebve rreth nj\u00eb standardi t\u00eb dyt\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":87075,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-87074","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87074","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87074"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87074\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":87076,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87074\/revisions\/87076"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87075"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87074"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87074"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87074"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}