{"id":86571,"date":"2025-01-26T10:47:12","date_gmt":"2025-01-26T10:47:12","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=86571"},"modified":"2025-01-26T10:47:12","modified_gmt":"2025-01-26T10:47:12","slug":"maltin-repishti-doktori-i-shquar-shkodran-ne-amerike-vdekja-e-papritur-e-te-cilit-tronditi-komunitetin-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/01\/26\/maltin-repishti-doktori-i-shquar-shkodran-ne-amerike-vdekja-e-papritur-e-te-cilit-tronditi-komunitetin-shqiptar\/","title":{"rendered":"Maltin Repishti, doktori i shquar shkodran n\u00eb Amerik\u00eb, vdekja e papritur e t\u00eb cilit tronditi komunitetin shqiptar"},"content":{"rendered":"<p>Ja si e p\u00ebrshkruan gazetari dhe shkrimtari Shefqet Meko:<\/p>\n<p>I  MREKULLUESHMI, MALTIN REPISHTI<br \/>\n          -Himn nga shpirti, me plot dhimbje, p\u00ebr  Njeriun nga Shkodra q\u00eb nuk lind m\u00eb- <\/p>\n<p>      Maltin Repishti, \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb i ndritsh\u00ebm q\u00eb  kam njohur n\u00eb Minneapolis t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij shekulli. Nj\u00eb djal\u00eb  i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, nj\u00eb shpirt plot buqeta  dashurie dhe respekti, nj\u00eb shkodran me humor q\u00eb ta rr\u00ebfente bot\u00ebn e vet  duke qeshur, nj\u00eb profesionist q\u00eb shk\u00eblqente dhe nuk harronte kurr\u00eb t\u00eb telefononte  pacinet\u00ebt e vet n\u00eb \u00e7do dit\u00eblindje. Dr.Maltin Repishti  d\u00ebshmon nj\u00eb krenari shqiptare t\u00eb pashoqe n\u00eb Amerik\u00eb. Nj\u00eb monument i duksh\u00ebm dhe i paharruar. Ai mbetet  nj\u00eb profil i ndritsh\u00ebm shqiptar n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb amerikane.<br \/>\nRast\u00ebsia na bashkoi n\u00eb Minnesota. Ime shoqe, m\u00eb tha nj\u00eb dit\u00eb se kishte gjetur shqiptar n\u00eb Minneapolis. \u201cNuk ka mund\u00ebsi, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; nuk ka shqiptar\u00eb  k\u00ebtu.\u201d Ajo qeshi dhe m\u00eb shpjegoi: \u201cNj\u00eb  klienti im m\u00eb tha se kisha aksentin si t\u00eb doktorit t\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb shqiptar m\u00eb tha.Doktori m\u00eb  i  mir\u00eb q\u00eb kam pasur\u201d. Ajo m\u00eb zgjati nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr me numrin e Maltin Repishtit. I telefonova dhe lash\u00eb mesazh. Pas dy dit\u00ebsh ra zilja. Nj\u00eb z\u00eb i  \u00ebmb\u00ebl m\u00eb tha: \u201d Un\u00eb jam Maltini Repishti\u2026\u201d Ishte telefonata m\u00eb e bukur q\u00eb kam p\u00ebrjetuar larg Atdheut. Kisha gjetur nj\u00eb mik t\u00eb  rrall\u00eb q\u00eb \u201cm\u00eb shoi\u201d etjen shqiptare.<br \/>\nPrej asaj dite ne mbet\u00ebm miq. Kemi kaluar sa e sa momente t\u00eb bukura me  Dr. Maltin Repishtin, duke kujtuar cop\u00ebza nga Shqip\u00ebria q\u00eb kishim l\u00ebn\u00eb t\u00eb dy pas pa m\u00ebdyshje. Ai ishte student i dhjetorit, por q\u00eb nuk krenohej  p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. \u201cE vetmja gj\u00eb e mir\u00eb e asaj l\u00ebvizje, &#8211; m\u00eb rr\u00ebfente Maltini, &#8211; ishte mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb ikur\u201d. Ai erdhi  n\u00eb Amerik\u00eb me $40.00 dollar\u00eb n\u00eb xhep dhe fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij u b\u00eb nj\u00eb doktor milionier, q\u00eb jetoi gjith\u00eb \u00ebndrrat e veta.<br \/>\nM\u00eb dhemb n\u00eb shpirt ikja e beft\u00eb e  Dr. Maltin Repishtit. Ai ishte njeriu i dimensioneve moderrne dhe shkodrani q\u00eb  sillte humor n\u00eb hap\u00ebsirat e qyteteve binjake n\u00eb Minnesota.P\u00ebr mua,  Maltin Repishti ishte  simbol i nj\u00eb brezi \u00ebnd\u00ebrrimtar\u00ebsh q\u00eb  \u201crr\u00ebmbeu shansin\u201d n\u00eb per\u00ebndim dhe nuk u ndie kurr\u00eb \u201ci ardhur\u201d apo emigrant. Maltini q\u00eb n\u00eb takimin e par\u00eb t\u00eb dukej sikur kishte lindur k\u00ebsaj ane t\u00eb Atlantikut: nj\u00eb intelektual me \u00ebndrra t\u00eb m\u00ebdha dhe fantazi plot drit\u00eb. Ai ndihmoi me dhjet\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb ishin \u201csi Maltini i Shkodr\u00ebs\u201d: t\u00eb suksesh\u00ebm.<br \/>\nNuk do t\u00eb kem dot kurr\u00eb nj\u00eb mik t\u00eb till\u00eb, t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, si Maltin Repishti. Nga af\u00ebr kam lexuar bot\u00ebn e madhe \u00ebnd\u00ebrrimtare t\u00eb k\u00ebtij shkodrani, q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb ndiheshe ndryshe q\u00eb n\u00eb takimin e par\u00eb. Mbeten n\u00eb kujtes\u00ebn time momentet pikante t\u00eb Maltinit, q\u00eb e desh\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb ishin \u201cmiq me Maltinin\u201d, nd\u00ebrsa ai men\u00e7urisht  zgjidhte miqt\u00eb dhe shok\u00ebt q\u00eb deshte. Jam d\u00ebshmitar i sa e sa momenteve ku ai shpaloste \u00e7lit\u00ebrisisht \u00ebnd\u00ebrrimet e veta. Kujtoj kur ai kujdesej n\u00eb Minneapolis p\u00ebr bab\u00ebn e vet t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. \u201cNuk dua t\u00eb ik\u00eb pa m\u00eb par\u00eb mua t\u00eb martuar\u201d &#8211; do t\u00eb m\u00eb thoshte nj\u00eb dit\u00eb me lot n\u00eb sy.<br \/>\nNjeriu lind q\u00eb t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj\u00eb dhe t\u00eb prek\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e vet. N\u00eb fakt, Maltin Repishti i \u201cpreku me dor\u00eb\u201d t\u00ebr\u00eb \u00ebnd\u00ebrrimet dhe projektet e veta. Ashtu si\u00e7 d\u00ebshironte vet\u00eb. Kujtoj: nd\u00ebrsa ishte n\u00eb Gjermani p\u00ebr t\u00eb ndjekur nj\u00eb kampionat bot\u00ebror t\u00eb futbollit, Maltini do m\u00eb telefononte: \u201cShefqet. E gjeta dhe un\u00eb vajz\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb martohem. \u00cbsht\u00eb shqiptare\u2026\u201d E do m\u00eb rr\u00ebfente n\u00eb detaje se si n\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb \u00c7ikago, nj\u00eb vajz\u00eb e bukur kishte \u201cverbuar\u201d v\u00ebshtrimin e qart\u00eb t\u00eb djaloshit Maltin. Kur u kthye, do t\u00eb takoheshim dhe t\u00ebr\u00eb zjarr do t\u00eb m\u00eb rr\u00ebfente: \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb e mrekullueshme. \u00cbsht\u00eb nga ant\u00eb e tua, do t\u00eb martohem. Do t\u00eb b\u00ebj 4 f\u00ebmij\u00eb. Do jen\u00eb dy vajza, dy djem\u2026Kur t\u00eb m\u00eb rriten \u00e7unat, do t\u00eb shikojm\u00eb bashk\u00eb  t\u00eb ndjekim finalet e kampionatit bot\u00ebror, kudo q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00ebp\u00ebr Bot\u00eb, kudo\u2026\u201d Un\u00eb d\u00ebgjoja. Sa shum\u00eb m\u00eb g\u00ebzonin k\u00ebto \u00ebndrra q\u00eb m\u00eb shpaloste nj\u00eb shkodran q\u00eb sapo ishte fejuar. Ndihesha i ngaz\u00eblly\u00ebr  p\u00ebr at\u00eb sinqeritet q\u00eb nuk e kisha par\u00eb askund tjet\u00ebr dhe mezi prisja koh\u00ebn q\u00eb rrokullisej. Dhe un\u00eb d\u00ebshmoj: Dasma shkodrane n\u00eb Minnetonka ishte nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb bukurat dhe m\u00eb madh\u00ebshtoret nga shqiptar\u00ebt e k\u00ebtush\u00ebm. Duke u puthur Lori-Maltini, \u00e7ifti do t\u00eb l\u00ebshonte p\u00ebllumba t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb qiell. Ne dasmor\u00ebt duartrokit\u00ebm plot hare.Ishte nj\u00eb dasm\u00eb monumentale , p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kam botuar kronik\u00ebn tek librim \u201cUn\u00eb, ikanaku Shqiptar\u201d. Sot m\u00eb duket sikur ata p\u00ebllumba t\u00eb bardh\u00eb q\u00eb fluturuan n\u00eb qiell at\u00eb dit\u00eb-martese , tashm\u00eb e \u201csh\u00ebtisin\u201d Maltin Repishtin n\u00eb Univers, mes yjesh pa fund. Nuk mund t\u00eb kontrolloj dhimbjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ikje, kur Maltini duhej q\u00eb t\u00eb shijonte m\u00eb tej at\u00eb q\u00eb kishte projektuar n\u00eb \u00ebndrrimet e veta.<br \/>\nE kam p\u00ebrqafuar fort Maltinin kur u b\u00eb baba p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Minnesota. \u201cPo krijoj familjen time\u201d &#8211; m\u00eb thoshte dhe fytyra i ndriste e qeshura. Iku m\u00eb pas n\u00eb San Diego, Kaliforni ku nd\u00ebrtoi \u201cperandorin\u00eb e tij\u201d. N\u00eb N\u00ebntor 2024, erdhi n\u00eb Minneapolis dhe q\u00ebndruam bashk\u00eb. Ai m\u00eb fliste. M\u00eb rr\u00ebfente se si kishte krijuar familjen e madhe si\u00e7 kishte premtuar: dy vajza, dy djem. Lori, bashk\u00ebshortja, ishte b\u00ebr\u00eb juriste. M\u00eb rr\u00ebfente pa pushim p\u00ebr \u201ck\u00ebshtjell\u00ebn\u201d ku jetonte: se kishte nj\u00eb bah\u00e7e t\u00eb madhe, n\u00eb nj\u00eb kod\u00ebr t\u00eb bukur nga ku v\u00ebshtroje  Paq\u00ebsorin. \u201cKam mbjell\u00eb me duart e mia 130  drur\u00eb frutor\u00eb nga gjith\u00eb bota, edhe nga Shqip\u00ebria\u2026\u201d &#8211; do m\u00eb thoshte. M\u00eb rrefent\u00eb n\u00eb  celular  pamjen nga sateliti, duke m\u00eb befasuar me histori interesante me komshinj amerikan\u00eb. \u201cEjani na vizitoni.Ejani\u2026\u201d &#8211; m\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste her\u00eb pas here.<br \/>\nTakimi i fundit me Maltin Repishtin ishte nj\u00eb \u201crr\u00ebfim pa fund\u201d. E solli Zoti apo shansi? M\u00eb d\u00ebftente udh\u00ebtimet e pafundme me familjen e vet n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. U ndal ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb magjit\u00eb q\u00eb kishte zbuluar n\u00eb ishujt grek\u00eb q\u00eb nuk i kisha d\u00ebgjuar e ai mi rr\u00ebfent\u00eb si p\u00ebrralla. Kishte nj\u00eb etje t\u00eb m\u00eb magjepste me \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kishte par\u00eb n\u00ebp\u00ebr Greqin\u00eb e lasht\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. \u201cJeta duhet shijuar &#8211; m\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste her\u00eb pas her\u00eb dhe pastaj, duke m\u00eb par\u00eb n\u00eb sy , vijonte &#8211; dhe un\u00eb e kam shijuar\u2026 Ja,  kam prer\u00eb biletat p\u00ebr finalet e Kampionatit  Bot\u00ebror t\u00eb Futbollit p\u00ebr vitin 2027\u2026 Do t\u00eb jem me \u00e7unat e mi\u2026\u201d Syt\u00eb shk\u00eblqenin duke rr\u00ebfyer. N\u00eb fytyr\u00ebn e tij sikur shfaqej zemra me t\u00eb rrahurat e saj pa pushim. Pa pushim m\u00eb foli Maltini n\u00eb takimin e fundit, pa pushim\u2026<br \/>\nDr. Maltin Repishti ishte nj\u00eb shat\u00ebrvan \u00ebndrrash  t\u00eb bukura. Me t\u00eb kthehej rinia dhe nuk ndieje asnj\u00eb pesh\u00eb kohe. Maltini, doktori q\u00eb sh\u00ebroi sa e sa dhimbje, q\u00eb shp\u00ebtoi sa e sa jet\u00eb amerikane, q\u00eb platiti dhimbje, dhuroi shpres\u00eb, optimiz\u00ebm, q\u00eb \u201cvaditi\u201dme fjal\u00ebn e vet dashurin\u00eb e kurajon p\u00ebr jet\u00ebn\u2026n\u00eb dhjetor 2024, do t\u00eb m\u00eb telefenonte. Ishte nj\u00eb z\u00eb ndryshe. Nuk m&#8217;u duk Maltini.U drodha.Ishte m\u00ebngjes. Maltini nga San Diego, me at\u00eb z\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte zhytur n\u00eb qindra rr\u00ebfime t\u00eb bukura, befas  do m\u00eb thoshte: \u201cShefqet, jam diagnostikuar me kancer n\u00eb stomak\u2026E kam t\u00eb trash\u00ebguar, por do t\u00eb sh\u00ebrohem\u2026\u201d U drodha. Nuk e besova. M\u00eb shp\u00ebtuan lot. Z\u00ebri i tij m\u00eb trembi. \u201cDo t\u00eb sh\u00ebrohesh mik. Do t\u00eb triumfosh\u2026\u201d &#8211; i thash\u00eb dhe fshiva lot\u00ebt. Maltini \u00ebnd\u00ebrrimtar m\u00eb ka mbetur para syve i till\u00eb: I mrekulluesh\u00ebm! Kur z\u00ebri i dridhur m\u00eb p\u00ebrcillte lajmin trondit\u00ebs, nuk di pse kujtova rr\u00ebfimin e Dr. Repishtit kur sapo ishte fejuar. Me at\u00eb t\u00eb qeshur\u00ebn e vet  si diell m\u00eb tha me krenari: \u201cKam gjetur nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb mrekullueshme. Ti nuk e di, por si d\u00ebshmi  e jasht\u00ebzakonshme e k\u00ebsaj dashurie, b\u00ebra nj\u00eb analiz\u00eb speciale t\u00eb sh\u00ebndetit tim dhe gjith\u00e7ka ishte n\u00eb parametra fantastik\u00eb. B\u00ebra nj\u00eb k\u00ebrkim molekular n\u00eb  b\u00ebrtham\u00ebn e jet\u00ebs qelizore, q\u00eb nuk e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dhe ishte perfekte. Mahnit\u00ebse ishte. Ia rr\u00ebfeva Lorit dhe prind\u00ebrve t\u00eb saj si nj\u00eb garanci e nj\u00eb t\u00eb ardhmeje  t\u00eb sigurt\u00eb e plot \u00ebndrra.\u201d \u2026Maltini kishte b\u00ebr\u00eb aktin qytetar per\u00ebndimor, por jeta ka befasit\u00eb e veta. Doktor Maltini ka  ikur.<br \/>\nKy  janar 2025 e mori Maltinin e dashur. Babain e mrekulluesh\u00ebm. Bashk\u00ebshortin ideal. Profesionistin e shk\u00eblqyer. Shqiptarin dhe njeriun e madh  t\u00eb Shkodr\u00ebs, duke l\u00ebn\u00eb emrin drit\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb: Doktor Maltin Repishti. Kurr\u00eb nuk kisha menduar se do t\u00eb shkruaja p\u00ebr Dasm\u00ebn dhe Ikjen e Maltinit q\u00eb sillte kudo dashuri dhe shpres\u00eb.<br \/>\nNuk e kisha menduar k\u00ebt\u00eb Lamtumir\u00eb Janari p\u00ebr t\u00eb mrekullueshmin Maltin  Repishti.<br \/>\nLamtumir\u00eb mik i rrall\u00eb!Lamtumir\u00eb nga Tirana jon\u00eb!<br \/>\nShefqet Meko<br \/>\nTiran\u00eb, 26 Janar 2025<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ja si e p\u00ebrshkruan gazetari dhe shkrimtari Shefqet Meko: I MREKULLUESHMI, MALTIN REPISHTI -Himn nga shpirti, me plot dhimbje, p\u00ebr Njeriun nga Shkodra q\u00eb nuk lind m\u00eb- Maltin Repishti, \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb i ndritsh\u00ebm q\u00eb kam njohur n\u00eb Minneapolis t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij shekulli. Nj\u00eb djal\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, nj\u00eb shpirt plot buqeta dashurie [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":86572,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-86571","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86571","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86571"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86571\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":86574,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86571\/revisions\/86574"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86572"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86571"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86571"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86571"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}