{"id":86509,"date":"2025-01-24T14:26:55","date_gmt":"2025-01-24T14:26:55","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=86509"},"modified":"2025-01-24T14:26:55","modified_gmt":"2025-01-24T14:26:55","slug":"zef-zefi-viktima-ne-kolonine-penale-te-kafkes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/01\/24\/zef-zefi-viktima-ne-kolonine-penale-te-kafkes\/","title":{"rendered":"Zef Zefi\/ VIKTIMA &#8220;N\u00cb KOLONINE PENALE&#8221; TE KAFKES"},"content":{"rendered":"<p>Franc Kafka tek tregimi me titull &#8220;In der Strafkolonie&#8221;- Ne kolonin\u00eb Penale,(1914) shenon:<br \/>\n&#8220;K\u00ebtu pushon komandanti i dikurshem. Adhuruesit e tij q\u00eb sot nuk duan t\u00eb njihen si t\u00eb till\u00eb, i ndreqen k\u00ebt\u00eb varr dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb gur t\u00eb latuar kan\u00eb gdhendur dedikimin: -profecia thot\u00eb se komandanti mbas ndoca vitesh, ka me u ringrit (rilind). Prej ketu do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb adhuruesit e vet n\u00eb rimarrjen e kolonis\u00eb.<br \/>\nPrisni e shikoni!&#8221;<\/p>\n<p>E keni degjuar k\u00ebt\u00eb shprehje, e keni hasur ndokund t\u00eb shkruar, apo thjesht e keni pertypur me mend kur jeni p\u00ebrplasur me rr\u00ebngje nga realiteti postenverist?<\/p>\n<p>Sipas veshtrimit t\u00eb kritikut letrar parizien Nicolas Truong n\u00eb &#8220;Letra, Shqyrtime dhe Ese&#8221; 2013; shekulli i nant\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb karakterizohet si balzakjan, i njezeti kafkjan, ndersa yni (XXI) duhet konsideruar si shek orwelljan.&#8221;<\/p>\n<p>Por p\u00ebr nj\u00eb lexues t\u00eb kujdessh\u00ebm shqiptar, i cili perve\u00e7 letersis\u00eb s\u00eb bot\u00ebs, e ka koken plot me kasht\u00eb e bar t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb &#8220;soc-iste,&#8221; kritikut emermadh francez do t&#8217;i thoshte; -jo shoku Nikoll\u00eb, pavar\u00ebsisht kronologjis\u00eb historike, vektori Lindo-europian esht\u00eb n\u00eb invers, shekulli orwelljan ka p\u00ebrgatitur kaviet p\u00ebr t&#8217;u trajtuar me sukses n\u00eb letersin\u00eb kafkiane.&#8221;<\/p>\n<p>Tregimi &#8221; N\u00eb Kolonin\u00eb Penale&#8221;, p\u00ebr nga denduria e simbolikave, kumteve dhe shenjimeve do t&#8217;u thosha ua kalon, veprave Procesi, Metamorfoza, Amerika. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb tregim i shkurter, intensiv qe nuk t\u00eb merr ma shum\u00eb se 15-20 minuta nga jeta\u2026<\/p>\n<p>Rehatija do t\u00eb ishte q\u00eb re\u00e7ensa t\u00eb ishte shteruese me bashk\u00eblexues sidomos jurist\u00eb-t\u00eb ep\u00ebrm, pa drojen se demantohet magjia e leximit. Po mbasi kemi par\u00eb &#8220;dal vivo&#8221; provimin vetingut, me k\u00ebt\u00eb droj\u00eb do t\u00eb ndalem skematikisht n\u00eb tri simbolikat qendrore.<\/p>\n<p>-Agregati,<br \/>\n-&#8220;nderkombtari&#8221; kurioz e studjues i te drejtave dhe trajtimeve penale neper vende e popuj<br \/>\n-Aksidenti\u2026<\/p>\n<p>1 I gjith\u00eb tregimi vertitet rreth nj\u00eb agregati, makinerie t\u00eb thjesht\u00eb torture dhe vras\u00ebse. \u00cbsht\u00eb veper e projektuar, ndertuar dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion(krejt\u00ebsisht me forcat e veta) nga ana e komandantit. E perdorur gjithashtu me shum\u00eb efikasitet n\u00eb koh\u00ebn e tij.<br \/>\nKomandanti nuk \u00ebsht\u00eb, sepse ka vdekur, por rron\u2026, sepse i ka l\u00ebn\u00eb shtetit, vepren e tij mekanizmin, agregatin.<br \/>\nVe\u00e7oria e kesaj makinerie ndryshon prej sa dim\u00eb nga historia, kronikat apo rrefimtarit\u00eb p\u00ebr gijotina. Makina e komandantit perpara se me e \u00e7u n\u00eb boten tjeter viktimes i dizajnon, tatuazhon ngadalshem n\u00eb form\u00eb arabeskash t\u00eb stilizuara enkas p\u00ebr st\u00ebrmundim mbi lekur\u00eb ligjin, rregull\u00ebn q\u00eb ka thyer.<br \/>\nAgonia \u00ebsht\u00eb perfekte.<\/p>\n<p>2 &#8220;Nderkombtari&#8221; kureshtar, studjues dhe eksplorator i ligjeve dhe procesve penale neper vende e popuj, ka hasur pashpjegueshem &#8220;ciceronin&#8221; e duhur n\u00eb Kolonin\u00eb Penale q\u00eb po studjon.<br \/>\nGjendet gjithashtu n\u00eb momentin e duhur per studimet e tij, shi n\u00eb trajtimin dhe ekzekutimin e nj\u00eb kundravajt\u00ebsi.<br \/>\nNganj\u00ebher\u00eb duket se narratori, ndryshe eksploratori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alterego e autorit. Po misteri i letersis\u00eb kafkjane s&#8217;i rri k\u00ebsaj klisheje\u2026, sepse ciceroni-i, oficeri-ekzekutor, i cili \u00ebsht\u00eb vetmi z\u00eb n\u00eb Koloni q\u00eb s&#8217;e fsheh adhurimin p\u00ebr komandantin detajet i rrefen me pasion.<\/p>\n<p>3 Aksidenti\u2026<br \/>\n\u2026mbeshtetur n\u00eb aksiomen se per \u00e7do esse, re\u00e7ens\u00eb, kritik\u00eb a shqyrtim t\u00eb nj\u00eb vepre sidomos artistike,duhet konservuar magjia e artit, n&#8217;at\u00eb mas\u00eb, sa \u00e7do lexues t\u00eb takohet vet\u00eb dhe vet\u00ebm p\u00ebr vet\u00ebm me t\u00eb vertetat artistike i pa influencuar nga ndjeshm\u00ebrit\u00eb e opinionet e te tjer\u00ebve, s&#8217;e them dot aksidentin.<\/p>\n<p>-moterzime dhe perkime trand\u00ebse mbas 15 minuteshit t\u00eb leximit:<\/p>\n<p>M\u00eb 1914 shek. XX, Kafka shkroi tregimin N\u00eb Kolonin\u00eb Penale. Nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb se ka shkelur n\u00eb Shqiperin\u00eb dumbabiste t\u00eb kohes, ndon\u00ebse shkrimtari ishte qytetar i Perandoris\u00eb q\u00eb u investua m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsimin e shqiptarve, europjanizimin e tyre. Megjithat\u00eb s&#8217;ka se si t\u00eb eksplorohet m\u00eb sakt\u00eb mbrapshtija. \u2026dhe agonia perfekte.<\/p>\n<p>2 Fiks nj\u00ebqind vjet m\u00eb von\u00eb nga Tregimi, &#8220;dumbabi&#8221; rilindet. Agregati i gijotin\u00ebs, vihet n\u00eb funksion t\u00eb plot\u00eb; dizajnon, arabeska mbi lekuren e \u00e7do kundravajt\u00ebsi ndaj &#8220;drejtimit t\u00eb duhur\u2026&#8221;<br \/>\n&#8220;Nderkombtari\u2026&#8221; kafkjan ka mund\u00ebsi t\u00eb asistoj\u00eb, v\u00ebzhgoj\u00eb dhe mbaj\u00eb shenime mbi t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb ushtron makineria e komandatit, dmth agregati  i cili konsiston n\u00eb dy shtret\u00ebr, dy trina, ndryshe dy Duman\u00eb me \u00e7engela dizajnues.<br \/>\nNjeri Duman e ngerthen dhe tatuazhon nga siper kundravajtesin, tjetri Duman nga posht\u00eb. Duket sikur shtyhen nga forca t\u00eb perkunderta, por t\u00eb dy kan\u00eb t\u00eb njejtin objektiv. Agonin\u00eb perfekte\u2026,asgjesimin.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb perfundimit;<br \/>\nMbas &#8220;aksidentit&#8221; n\u00eb perfytyrimi i lexuesit do t\u00eb mbetet nj\u00eb pershkrim i till\u00eb shtang\u00ebs; dy silueta q\u00eb zvog\u00eblohen n\u00eb breg, edhe pse kerkuan t&#8217;i kacavirren anijes me dh\u00ebmb\u00eb e duar, &#8220;nderkomb\u00ebtari&#8221; i l\u00eb.<br \/>\nJo vet\u00ebm nuk i pret, por nxiton t\u00eb ik\u00eb p\u00ebr tua b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur \u00e7do shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ikur nga Kolonia.<br \/>\nSiluetat jan\u00eb ushtari q\u00eb duhej t\u00eb ekzekutohej i zgjidhur prej zingjireve dhe roja e tij q\u00eb duhej t\u00eb merrej me gjakun e tij teksa sherbente oficerin q\u00eb kryente detyren e inkuizitorit.<\/p>\n<p>&#8220;Nderkombtari&#8221; ka par\u00eb &#8220;aksidentin&#8221; me gjakftoht\u00ebsin\u00eb e studjuesit. Pastaj ka vajtur tek bari me qet\u00ebsi per tu sherbyer n\u00eb oborrin e brend\u00ebsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb cilit gjendej varri i famshem i diktatorit, dhe ka lexuar dedikimin dhe &#8220;profecin\u00eb,&#8221; p\u00ebr rilindjen e komandantit, me apostrofin &#8220;Prisni e shikoni.&#8221;<\/p>\n<p>At\u00ebhere \u00e7far\u00eb e ka tmerruar &#8220;nderkomb\u00ebtarin&#8221; p\u00ebr t\u00eb mos shp\u00ebtuar as viktimen qe duhej t\u00eb vdiste, as rojen e tij?<br \/>\nVarri\u2026? <\/p>\n<p>P\u00ebrfytyroni sikur &#8220;nderkombtari&#8221; kurioz ta kishte pir\u00eb kafen n\u00eb Kolonin\u00eb Penale t\u00eb sorosit, ngjitur me dy dumbabat, dmth dy veprat e artit t\u00eb skulptorit t\u00eb popullit Kristaq Rama.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se nderkombtarin e ka tmerruar dhe e ka b\u00ebr\u00eb kaq t\u00eb pa meshirsh\u00ebm jo varri, jo dumbabi as i vdekuri as i gjalli, po tirania e ruajtur tek \u00e7do banor i Kolonis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Franc Kafka tek tregimi me titull &#8220;In der Strafkolonie&#8221;- Ne kolonin\u00eb Penale,(1914) shenon: &#8220;K\u00ebtu pushon komandanti i dikurshem. Adhuruesit e tij q\u00eb sot nuk duan t\u00eb njihen si t\u00eb till\u00eb, i ndreqen k\u00ebt\u00eb varr dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb gur t\u00eb latuar kan\u00eb gdhendur dedikimin: -profecia thot\u00eb se komandanti mbas ndoca vitesh, ka me u ringrit (rilind). [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":86510,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-86509","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86509","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86509"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86509\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":86512,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86509\/revisions\/86512"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86510"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86509"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86509"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86509"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}