{"id":85983,"date":"2025-01-08T11:52:23","date_gmt":"2025-01-08T11:52:23","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=85983"},"modified":"2025-01-08T11:52:23","modified_gmt":"2025-01-08T11:52:23","slug":"ermal-hoxha-nipi-i-ish-diktatorit-enver-hoxha-eshte-paraqitur-ne-spak-per-dosjen-xibraka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/01\/08\/ermal-hoxha-nipi-i-ish-diktatorit-enver-hoxha-eshte-paraqitur-ne-spak-per-dosjen-xibraka\/","title":{"rendered":"Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb SPAK p\u00ebr dosjen \u201cXibraka\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb SPAK mesdit\u00ebn e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs (6 Janar).<\/p>\n<p>Ermal Hoxha<br \/>\nErmal Hoxha<br \/>\nProkuroria e Posa\u00e7me nuk ka dh\u00ebn\u00eb detaje rreth arsyes s\u00eb thirrjes s\u00eb Ermal Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb q\u00eb nipi i ish-diktatorit ka qen\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr laboratorin e drog\u00ebs n\u00eb Xibrak\u00eb, dosje e cila \u00ebsht\u00eb hapur pas nj\u00eb denocimi t\u00eb kreut t\u00eb Grupit t\u00eb PD-s\u00eb, Gazment Bardhi, i cili pretendon se i p\u00ebrfshir\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Olsi Rama.<\/p>\n<p>Ermal Hoxha u d\u00ebnua nga Gjykata e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb korrik t\u00eb 2017 me 10 vite burgim, por p\u00ebrfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe d\u00ebnimi iu ul n\u00eb 6.8 vite.<\/p>\n<p>Ai u lirua nga burgu rreth nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 13 Shtator 2018, me liri parakohe me kusht nga gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit, Piro Sota.<\/p>\n<p>D\u00ebnimet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e Xibrak\u00ebs<\/p>\n<p>ULJET E D\u00cbNIMEVE<\/p>\n<p>1. Ermal Hoxha \u2013 6 vjet e 8 muaj (10 vjet)<\/p>\n<p>2. Ilir Hyseni \u2013 8 vjet (12 vjet)<\/p>\n<p>3. Cezar Avila \u2013 8 vjet (12 vjet)<\/p>\n<p>4. Valter Moreno \u2013 8 vjet (12 vjet)<\/p>\n<p>5. Genci Xhixha \u2013 8 vjet e 8 muaj (13 vjet)<\/p>\n<p>6. Gentian Gjonaj \u2013 7 vite e 8 muaj (11 vjet)<\/p>\n<p>7. Kelmend Dalipi \u2013 7 vite e 4 muaj (11 vjet)<\/p>\n<p>8. Sajmir Batku \u2013 8 vite e 8 muaj (13 vjet)<\/p>\n<p>9. Arjan Dalipi \u2013 7 vite e 4 muaj (10 vjet)<\/p>\n<p>Laboratori \u2018Xibraka\u2019 <\/p>\n<p>Operacioni \u2018Xibraka\u2019 u zhvillua n\u00eb Elbasan, m\u00eb 14 Janar t\u00eb 2015, ku n\u00eb pranga ran\u00eb 11 persona, mes tyre dhe 2 kolumbian\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga hetimi, i arrestuari Ilir Hyseni ishte personazhi kryesor q\u00eb mbulonte sigurimin e drog\u00ebs jasht\u00eb vendit dhe sjelljen e saj n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb vijim ishte po ai q\u00eb survejonte kalimin e saj n\u00eb vende t\u00eb Europ\u00ebs, kryesisht n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Sipas hetimeve, Ermal Hoxha, ka pasur rolin e financuesit dhe t\u00eb financierit. Ai ishte personi q\u00eb mbulonte likuidimin e drog\u00ebs kur hynte n\u00eb Shqip\u00ebri dhe q\u00eb merrte parat\u00eb nga marr\u00ebsit kur nxirrnin kokain\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>******<\/p>\n<p>NGJARJA :<\/p>\n<p>Prokuroria k\u00ebrkoi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb d\u00ebnimin me 13 vjet vite pas hekurave p\u00ebr Ermal Hoxh\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb total Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda k\u00ebrkoi d\u00ebnimin me 126 vite burgim n\u00eb total p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e grupit t\u00eb strukturuar kriminal q\u00eb trafikonte l\u00ebnd\u00eb narkotike, i njohur si grupi \u201eXibraka\u201c.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor, Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda k\u00ebrkoi konkretisht d\u00ebnimet, si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>I pandehuri Ilir Hyseni t\u00eb d\u00ebnohet me 14 vjet burgim<br \/>\nI pandehuri Genci Xhixa t\u00eb d\u00ebnohet me 15 vjet burgim<br \/>\nI pandehuri Arjan Dalipi t\u00eb d\u00ebnohet me 13 vjet burgim<br \/>\nI pandehuri Cesar Avila t\u00eb d\u00ebnohet me 14 vjet burgim<br \/>\nI pandehuri Valter Moreno t\u00eb d\u00ebnohet me 14 vjet burgim<br \/>\nI pandehuri Ermal Hoxha t\u00eb d\u00ebnohet me 13 vjet burgim<br \/>\nI pandehuri Sajmir Batku t\u00eb d\u00ebnohet me 15 vjet burgim<br \/>\nI pandehuri Gentian Gjonaj t\u00eb d\u00ebnohet me 14 vjet burgim<br \/>\nI pandehuri Kelmend Dalipi t\u00eb d\u00ebnohet me 14 vjet burgim<br \/>\nN\u00eb dat\u00ebn 17.12.2014, ka mb\u00ebrritur n\u00eb Prokurorin\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda nj\u00eb informacion nga ana e autoriteteve gjermane mbi organizimin e nj\u00eb aktiviteti t\u00eb trafikimit t\u00eb nj\u00eb sasie l\u00ebnde narkotike t\u00eb dyshuar si kokain\u00eb nga Shqip\u00ebria drejt Gjermanis\u00eb.  N\u00eb dat\u00ebn 18.12.2014, Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda ka regjistruar procedimin penal nr.335 p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201ctrafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve\u201d e parashikuar nga neni 283\/a i Kodit Penal.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb hetimeve t\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda rezulton e provuar se t\u00eb pandehurit kan\u00eb krijuar  nj\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal p\u00ebr trafikimin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit ata kan\u00eb importuar n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb sasi l\u00ebnde n\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ka qen\u00eb e fshehur kokain\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekstraktimin e saj, ata kan\u00eb ngritur edhe nj\u00eb laborator ku p\u00ebrpunohej l\u00ebnda baz\u00eb q\u00eb p\u00ebrmbante kokain\u00ebn deri sa nxirrej n\u00eb form\u00ebn e saj p\u00ebrfundimtare, e gatshme p\u00ebr t\u2019u shitur n\u00eb treg apo trafikuar.<\/p>\n<p>Prania e kokain\u00ebs n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb l\u00ebnd\u00ebsh q\u00eb ndodheshin t\u00eb depozituara n\u00eb en\u00eb, shishe qelqi, qese, kontenier\u00eb etj, t\u00eb sekuestruara n\u00eb magazin\u00eb, si\u00e7 u p\u00ebrshkrua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar m\u00eb lart, provon plot\u00ebsisht se n\u00eb magazin\u00ebn n\u00eb Xibrak\u00eb ishte ngritur nj\u00eb laborator p\u00ebr ekstraktimin e kokain\u00ebs nga l\u00ebnda ku ishte fshehur m\u00eb par\u00eb, me q\u00ebllim kalimin me leht\u00ebsi t\u00eb kontrolleve n\u00eb pikat doganore.<\/p>\n<p>Akuza<\/p>\n<p>Mes 9 t\u00eb arrestuarve \u00ebsht\u00eb edhe edhe nipi i Enver Hoxh\u00ebs, Ermal Hoxha, akuzuar p\u00ebr \u201cTrafik droge\u201d dhe pjes\u00eb e \u201cgrupit t\u00eb strukturuar kriminal\u201d.<\/p>\n<p>Nipi i Enver Hoxh\u00ebs u arrestua pasi m\u00eb par\u00eb ishte filmuar nga agjent\u00ebt e policis\u00eb n\u00eb laboratorin e drog\u00ebs n\u00eb Xibrak\u00eb t\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<p>Ai kishte vizituar vendin ku p\u00ebrpunohej pluhuri i bardh\u00eb dhe kjo e ka implikuar. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vjehrrit n\u00eb Durr\u00ebs, u gjendur edhe automjeti i tij tip \u201cVolvo\u201d me ngjyr\u00eb blu, e cili iu n\u00ebnshtrua nj\u00eb kontrolli t\u00eb imt\u00ebsish\u00ebm nga ana e specialist\u00ebve t\u00eb antidrog\u00ebs.<\/p>\n<p>Dosja e Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda<\/p>\n<p>Hetimi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda thuhet se ka nisur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb informacioni t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Drejtorin\u00eb e Marr\u00ebdh\u00ebnieve Juridiksionale me Jasht\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme n\u00eb dat\u00eb 17.12.2014 nga ana e autoriteteve gjyq\u00ebsore gjermane mbi organizimin e nj\u00eb aktiviteti t\u00eb trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike. Ky informacion iu p\u00ebrcoll Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, e cila n\u00eb dt. 18.12.2014, regjistroi me iniciativ\u00eb (kryesisht) procedimin penal p\u00ebr \u201ctrafikim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d dhe vijoi hetimet lidhur me personat e dyshuar si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb p\u00ebrfituara gjat\u00eb hetimeve paraprake, t\u00eb zhvilluara n\u00eb bashk\u00ebpunim me Policin\u00eb e Shtetit, n\u00eb dat\u00eb 14.01.2015, prokuroria njofton se u organizua operacioni p\u00ebr arrestimin n\u00eb flagranc\u00eb t\u00eb disa shtetasve, t\u00eb cil\u00ebt gjendeshin n\u00eb ambjentet e nj\u00eb ish-magazine, e cila rezultoi q\u00eb ishte shnd\u00ebrruar nga t\u00eb dyshuarit n\u00eb nj\u00eb laborator p\u00ebr p\u00ebrpunimin e l\u00ebnd\u00ebs narkotike t\u00eb llojit kokain\u00eb. Po ashtu, n\u00eb vijim t\u00eb operacionit, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb p\u00ebrftuara gjat\u00eb hetimeve paraprake t\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, u arrestuan edhe disa persona t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb zona t\u00eb ndryshme, n\u00eb total u arrestuan 9 persona.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb veprimeve paraprake dhe provave materiale t\u00eb zbuluara gjat\u00eb operacionit, personat e arrestuar, dyshohen se kan\u00eb konsumuar element\u00ebt e veprave penale t\u00eb \u201ctrafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve\u201d, t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, \u201cprodhimit dhe fabrikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike dhe psikotrope, \u201cprodhimit, tregtimit dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb prekursor\u00ebve\u201d, \u201cmbajtjes, prodhimit dhe transportimit t\u00eb substancave kimike\u201d si dhe \u201cgrupit t\u00eb strukturuar kriminal\u201d t\u00eb parashikuara nga nenet 283\/a-22, 284\/c, 284\/\u00e7, 285 dhe 333\/a. Nd\u00ebrkoh\u00eb, dy prej tyre akuzohen edhe p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cprodhimit dhe mbajtjes pa leje t\u00eb arm\u00ebve luftarake dhe municionit\u201d t\u00eb parashikuar nga nenet 278\/2 dhe 278\/4 t\u00eb Kodit Penal. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimit, Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda k\u00ebrkon caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr 9 personat\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb akuzuarit:<\/p>\n<p>1. Ilir Hyseni<br \/>\n2. Gentian Gjonaj<br \/>\n3. Kelmend Dalipi<br \/>\n4. Arjan Dalipi<br \/>\n5. Sajmir Batku<br \/>\n6. Ermal Hoxha<br \/>\n7. Kastriot Imeri<br \/>\n8. Cesar Avila<br \/>\n9. Valther Moreno<\/p>\n<p>******<\/p>\n<p>Prokuroria p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda ka krijuar dyshimet e para mbi rolet e t\u00eb arrestuarve nga operacioni policor q\u00eb zbuloi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn nj\u00eb laborator t\u00eb drogave t\u00eb forta n\u00eb Xibrak\u00eb t\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<p>Nga hetimet paraprake ka rezultuar se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal me role t\u00eb ndara. Burime t\u00eb Prokuroris\u00eb b\u00ebn\u00eb me dije se i arrestuari Ilir Hyseni realizonte kontaktet me furnitor\u00ebt dhe bler\u00ebsit fundor\u00eb n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>I arrestuari Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, dyshohet se siguronte mjetet financiare.<br \/>\nPjesa tjet\u00ebr e t\u00eb arrestuarve dyshohet t\u00eb jen\u00eb korrier\u00eb, ndihm\u00ebs dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb niveleve m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<br \/>\nBurime pran\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs konfirmuan q\u00eb grupi i trafikut ka t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb vit q\u00eb vepron n\u00eb Shqip\u00ebri, por aktiviteti i dy muajve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb monitoruar.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga hetimi, i arrestuari Ilir Hyseni \u00ebsht\u00eb personazhi kryesor q\u00eb mbulonte sigurimin e drog\u00ebs jasht\u00eb vendit dhe sjelljen e saj n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ishte po ai q\u00eb survejonte kalimin e saj n\u00eb vende t\u00eb Europ\u00ebs, kryesisht n\u00eb Gjermani. Sipas hetimeve, i arrestuari tjet\u00ebr i k\u00ebtij operacioni, Ermal Hoxha, ka pasur rolin e financuesit dhe t\u00eb financierit.<br \/>\nAi dyshohet se ishte personi q\u00eb mbulonte likuidimin e drog\u00ebs kur hynte n\u00eb Shqip\u00ebri dhe q\u00eb merrte parat\u00eb nga marr\u00ebsit kur nxirrnin kokain\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb SPAK mesdit\u00ebn e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs (6 Janar). Ermal Hoxha Ermal Hoxha Prokuroria e Posa\u00e7me nuk ka dh\u00ebn\u00eb detaje rreth arsyes s\u00eb thirrjes s\u00eb Ermal Hoxh\u00ebs. Kujtojm\u00eb q\u00eb nipi i ish-diktatorit ka qen\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr laboratorin e drog\u00ebs n\u00eb Xibrak\u00eb, dosje e cila \u00ebsht\u00eb hapur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":85984,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85983","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85983","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85983"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85983\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":85986,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85983\/revisions\/85986"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85984"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85983"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85983"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85983"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}