{"id":85744,"date":"2024-12-29T10:08:48","date_gmt":"2024-12-29T10:08:48","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=85744"},"modified":"2024-12-29T10:08:48","modified_gmt":"2024-12-29T10:08:48","slug":"hasan-bello-pse-deshtuan-perpjekjet-per-krijimin-e-nje-shteti-shqiptaro-vlleh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/12\/29\/hasan-bello-pse-deshtuan-perpjekjet-per-krijimin-e-nje-shteti-shqiptaro-vlleh\/","title":{"rendered":"Hasan Bello*\/ Pse d\u00ebshtuan p\u00ebrpjekjet p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti shqiptaro-vlleh"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr shkak t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb tyre hapsinore n\u00eb t\u00eb gjith Gadishullin Ballkanik dhe arsyeve t\u00eb tjera historike, deri n\u00eb Kongresin e Berlinit (1878) aspiratat komb\u00ebtare t\u00eb aromun\u00ebve (ose vlleh\u00ebve), nuk kishin t\u00eb b\u00ebnin aspak me krijimin e shtetit t\u00eb tyre. Por ato ishin p\u00ebrqendruar kryesisht p\u00ebr t\u00eb drejtat e barabarta dhe autonomin\u00eb kulturore e fetare brenda pjes\u00ebs europiane t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb studiuesi, fakti q\u00eb aromun\u00ebt nuk ishin n\u00eb gjendje t\u00eb arrinin shtet\u00ebsin\u00eb, ka ndodhur kryesisht edhe p\u00ebr shkak t\u00eb hendekut t\u00eb madh midis klas\u00ebs intelektuale dhe mas\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb aromun\u00ebve. Kjo popullsi merrej kryesisht me blegtori dhe nuk b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb sedimentare. <\/p>\n<p>N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shek.XIX, me nd\u00ebrhyrjen e Rumanis\u00eb, filloi p\u00ebrhapja e ides\u00eb s\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb shteti komb\u00ebtar aromun n\u00eb Maqedonin\u00eb osmane. Kjo e fundit p\u00ebrfshinte disa qyteza, fshatra apo rajone malore n\u00eb vilajetin e Manastirit dhe t\u00eb Janin\u00ebs. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre jan\u00eb edhe sot n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb Juglindore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion, i cili p\u00ebrshinte edhe malet e Pindit ishte e p\u00ebrqendruar kryesisht popullsia vllehe. <\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb shek.XIX dhe n\u00eb fillim t\u00eb shek.XX aromun\u00ebt u ndodh\u00ebn p\u00ebrball\u00eb procesit asimilues t\u00eb Rumanis\u00eb dhe Greqis\u00eb, t\u00eb cilat arrit\u00ebn q\u00eb t\u00eb krijonin simpatizant\u00ebt e vet brenda tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, qeveria rumune kishte t\u00eb pakt\u00ebn tre projekte p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti autonom aromun. Kjo duke nisur q\u00eb nga nj\u00eb konfederat\u00eb mes grupeve t\u00eb ndryshme etnike n\u00eb Maqedoni deri te krijimi i nj\u00eb shteti shqiptaro-aromun. <\/p>\n<p>P\u00ebr realizimin e k\u00ebtij projekti, Bukureshti investoi jashtzakonisht dhe bashk\u00ebpunoi me princ Albert Gjik\u00ebn, i cili e kishte origjin\u00ebn nga nj\u00eb familje aromune nga Shqip\u00ebria e Jugut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, ai do t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u vendosur n\u00eb fronin e shtetit aromuno-shqiptar. N\u00eb vitin 1905, projekti p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt autonom deshtoi p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit t\u00eb aromun\u00ebve t\u00eb rumanizuar, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkonin autonomin\u00eb e Maqedonis\u00eb dhe nj\u00eb shtet konfederativ, t\u00eb bazuar n\u00eb modelin zviceran. <\/p>\n<p>N\u00eb vitet e Luft\u00ebrave Ballkanike 1912-1913, ashtu si shqiptar\u00ebt edhe vlleh\u00ebt do t\u00eb b\u00ebhen objekt i masakrave dhe spastrimit etnik t\u00eb shteteve ballkanike. N\u00eb Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs 1913, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb k\u00ebtij komuniteti shpreh\u00ebn d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfshiheshin n\u00eb shtetin grek, por n\u00eb at\u00eb t\u00eb sapokrijuar shqiptar. Arsyet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dihen.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vlleh\u00ebve do t\u00eb marin pjes\u00eb edhe n\u00eb Kogresin shqiptar t\u00eb Triestes (27 shkurt-4 mars 1913), i cili u mblodh me nxitjen e Austro-Hungaris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kongres u n\u00ebnshkrua nj\u00eb marr\u00ebveshje miq\u00ebsie dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr vlleh\u00ebt q\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb jetonin brenda shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb pjes\u00eb e vlleh\u00ebve t\u00eb rumanizuar po n\u00eb 1913 do t\u00eb mblidhen n\u00eb Bukuresht dhe do t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb elit\u00ebs politike shqiptare q\u00eb si gjuh\u00eb zyrtare e shtetit shqiptar t\u00eb vendosej aromunishtja, e cila, sipas tyre, ishte m\u00eb e zhvilluar sesa shqipja.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fakt tjet\u00ebr interesant n\u00eb vitet e LPB \u00ebsht\u00eb se vlleh\u00ebt e Pindit, ashtu si shqiptar\u00ebt q\u00eb krijuan Republik\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs n\u00ebn okupimin francez, tentuan t\u00eb krijonin shtetin e tyre. Ata ndryshe nga shqiptar\u00ebt, p\u00ebrdor\u00ebn pranin\u00eb e trupave italiane p\u00ebr t\u00eb krijuar Republik\u00ebn autonome t\u00eb Pindit (korrik-gusht 1917), n\u00ebn protektoratin italian. Kjo njihej gjithashtu edhe si \u201cPrincipato del Pindo\u201d.<br \/>\nPor edhe ky projekt d\u00ebshtoi ashtu si Republika e Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>Vlleh\u00ebt q\u00eb u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e shtetit shqiptar u integruan dhe jetuan normalisht, pa iu n\u00ebnshtruar asnj\u00eb politike diskriminuese si\u00e7 b\u00ebn\u00eb shtetet ballkanike<\/p>\n<p>Autori \u00ebsht\u00eb historian<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr shkak t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb tyre hapsinore n\u00eb t\u00eb gjith Gadishullin Ballkanik dhe arsyeve t\u00eb tjera historike, deri n\u00eb Kongresin e Berlinit (1878) aspiratat komb\u00ebtare t\u00eb aromun\u00ebve (ose vlleh\u00ebve), nuk kishin t\u00eb b\u00ebnin aspak me krijimin e shtetit t\u00eb tyre. Por ato ishin p\u00ebrqendruar kryesisht p\u00ebr t\u00eb drejtat e barabarta dhe autonomin\u00eb kulturore e fetare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":85745,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85744","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85744","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85744"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85744\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":85746,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85744\/revisions\/85746"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85745"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85744"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85744"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85744"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}