{"id":85696,"date":"2024-12-27T21:56:48","date_gmt":"2024-12-27T21:56:48","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=85696"},"modified":"2024-12-27T21:56:48","modified_gmt":"2024-12-27T21:56:48","slug":"albin-kurti-keto-jane-10-arritjet-tona-kryesore-te-perbashketa-per-vitin-2024","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/12\/27\/albin-kurti-keto-jane-10-arritjet-tona-kryesore-te-perbashketa-per-vitin-2024\/","title":{"rendered":"Albin Kurti: K\u00ebto jan\u00eb 10 arritjet tona kryesore t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr vitin 2024:"},"content":{"rendered":"<p>1\ufe0f\u20e3 Liberalizimi i vizave nga Bashkimi Evropian, Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tajvani si dhe njohja e pasaport\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nga dy shtete mosnjoh\u00ebse, Spanja dhe Armenia. Viti 2024 ka qen\u00eb viti i pasaport\u00ebs son\u00eb. Ajo sot renditet m\u00eb lart se kurdoher\u00eb n\u00eb indekset nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb pasaportave dhe sipas Indeksit Henley sivjet \u00ebsht\u00eb n\u00eb mesin e top 10 pasaportave t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrmir\u00ebsimin n\u00eb t\u00eb madh n\u00eb dekad\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p>2\ufe0f\u20e3 K\u00ebt\u00eb vit, filloi regjistrimi dhe inkasimi i energjis\u00eb elektrike n\u00eb kat\u00ebr komunat tona n\u00eb veri, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas m\u00eb shum\u00eb se dy dekadave. Gjat\u00eb k\u00ebtij viti, gjithashtu ka p\u00ebrfunduar me sukses procesi i konvertimit t\u00eb patent\u00eb shofereve ilegal n\u00eb ata t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Jan\u00eb regjistruar mbi 6300 konvertime, shumica prej tyre nga qytetar\u00ebt e kat\u00ebr komunave n\u00eb veri t\u00eb vendit, duke d\u00ebshmuar vullnetin dhe gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr integrim, e cila nuk ka munguar asnj\u00ebher\u00eb nga qytetar\u00ebt, por \u00ebsht\u00eb penguar n\u00eb vazhdim\u00ebsi nga struktura ilegale dhe Beogradi zyrtar. Shum\u00eb prej k\u00ebtyre strukturave ilegale tashm\u00eb jan\u00eb mbyllur, sepse jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebligjshme. Atje tani kemi nj\u00eb situat\u00eb krejt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>3\ufe0f\u20e3 Pas shk\u00ebputjes nga blloku energjetik me Serbin\u00eb, Malin e Zi dhe Maqedonin\u00eb e Veriut dhe bashkimin me bllokun energjetik rregullues me Shqip\u00ebrin\u00eb, inaugurimi i burs\u00ebs ALPEX \u00ebsht\u00eb arritja tjet\u00ebr m\u00eb e madhe n\u00eb pavar\u00ebsimin ton\u00eb energjetik si dhe n\u00eb bashk\u00ebpunimin ton\u00eb komb\u00ebtar. Krahas saj, e kemi p\u00ebrmbyll\u00eb me sukses Ankandin e par\u00eb diellor n\u00eb histori t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr kapacitete t\u00eb reja prej 100MW, t\u00eb cilin e fitoi konsorciumi nga m\u00ebrgata jon\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr &#8220;Orllati&#8221; dhe k\u00ebt\u00eb muaj kemi hapur ankandin e dyt\u00eb p\u00ebr energji t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrishme, t\u00eb par\u00ebn me energji t\u00eb er\u00ebs, me kapacitet gjithashtu 100MW. Sivjet gjithashtu ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi Programi Kompakt i Sfid\u00ebs s\u00eb Korporat\u00ebs s\u00eb Mij\u00ebvje\u00e7arit (MCC) q\u00eb p\u00ebrfshin nj\u00eb investim prej 236.7 milion\u00eb dollar\u00ebsh p\u00ebr energji. Pra, viti 2024 paraqet themelet e forta t\u00eb siguris\u00eb son\u00eb energjetike dhe t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb kapaciteteve t\u00eb reja q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebrball\u00eb krizave t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>4\ufe0f\u20e3 Sh\u00ebndet\u00ebsia publike \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e mir\u00eb, m\u00eb e lir\u00eb dhe me m\u00eb shum\u00eb sh\u00ebrbime. Klinika e Ortopedis\u00eb, Klinika e Onkologjis\u00eb, Urologjis\u00eb, Gjinekologjis\u00eb, Kardiokirurgjis\u00eb, Klinika Emergjente, Blloku Operativ n\u00eb Klinik\u00ebn Torakale, Blloku Operativ n\u00eb Neurokirurgji \u2013 Kirurgji Vaskulare, Reparti i Pediatris\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb, Transfuzioni i Gjakut n\u00eb Gjilan, Klinika e Psikiatris\u00eb s\u00eb F\u00ebmij\u00ebve jan\u00eb transformuar t\u00eb gjitha k\u00ebto rr\u00ebnj\u00ebsisht e t\u00ebr\u00ebsisht. Me udh\u00ebzimin Administrativ \u201cBashk\u00ebpagesat p\u00ebr sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore\u201d disa prej sh\u00ebrbimeve jetike p\u00ebr qytetar\u00eb jan\u00eb pa pages\u00eb ose me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb p\u00ebrballueshme. Kurse me Ligjin p\u00ebr \u00e7mimet e unifikuara t\u00eb barnave dhe miratimit t\u00eb list\u00ebs, duke filluar nga 1 shkurti i vitit 2025, \u00e7mimet e barnave do t\u00eb jen\u00eb shum\u00ebfish m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>5\ufe0f\u20e3 Pensionet jan\u00eb rritur p\u00ebr 20%. Pensionist\u00ebt e mosh\u00ebs, p\u00ebrfituesit e skemave pensionale invalidore dhe t\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb kufizuara tashm\u00eb ve\u00e7se i marrin pensionet e tyre me rritje, kurse nga muaji i ardhsh\u00ebm fillon ekzekutimi i pensioneve me rritje t\u00eb kategorive t\u00eb dala nga lufta. P\u00ebrve\u00e7 rritjes s\u00eb rregullt, t\u00eb gjith\u00eb pensionist\u00ebt tan\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb vit, sikurse vitin e kaluar, e p\u00ebr t\u00eb pest\u00eb her\u00eb me radh\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb mandatit ton\u00eb, k\u00ebt\u00eb muaj do t\u00eb marrin shtes\u00ebn e nj\u00ebhershme prej 100 euro.<\/p>\n<p>6\ufe0f\u20e3 I kemi dyfishuar dhe trefishuar shtesat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht dyfishim t\u00eb shtesave p\u00ebr familjet q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb ose dy f\u00ebmij\u00eb, kurse trefishim p\u00ebr familjet q\u00eb kan\u00eb tre ose m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Po ashtu sikurse vitin e kaluar u kemi ndar\u00eb edhe nj\u00eb mb\u00ebshtetje shtes\u00eb p\u00ebr fundvit n\u00eb vler\u00eb prej 100 euro. Gjithsej p\u00ebr mbi 400 mij\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>7\ufe0f\u20e3 Pas 13 vjet\u00ebve, kemi pag\u00eb t\u00eb re minimale e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dyfish m\u00eb e lart\u00eb. Kurse, fal\u00eb performac\u00ebs s\u00eb mir\u00eb ekonomike k\u00ebt\u00eb vit, do t\u00eb kemi p\u00ebrs\u00ebri rritje t\u00eb pagave n\u00eb sektorin publik. Paga e re Baz\u00eb q\u00eb hyn n\u00eb fuqi n\u00eb vitin 2025 do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr 110 euro m\u00eb shum\u00eb. Rritja do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb dy faza. Faza e par\u00eb fillon n\u00eb janar t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, pra muajin tjet\u00ebr dhe parasheh nj\u00eb rritje prej 55 euro, kurse faza e dyt\u00eb hyn n\u00eb fuqi nga korriku i vitit 2025, p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar totalin prej 110 euro rritje, apo nj\u00eb nj\u00ebsi m\u00eb lart\u00eb t\u00eb koeficientit t\u00eb pag\u00ebs baz\u00eb.<\/p>\n<p>8\ufe0f\u20e3 N\u00eb em\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, paqes dhe ruajtjes s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, e kemi funksionalizuar Institutin p\u00ebr Dokumentimin e Krimeve t\u00eb Kryera gjat\u00eb Luft\u00ebs i cili brenda k\u00ebtij viti ka grumbulluar rreth 190 metra gjat\u00ebsi t\u00eb materialit fizik arkivor dhe rreth 15 terabajt (TB) material digjital (video, audio, foto), q\u00eb dokumentojn\u00eb krimet e kryera gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, nga 67 burime t\u00eb ndryshme. E kemi p\u00ebrzgjedhur konceptin fitues dhe e kemi n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn p\u00ebr hartim t\u00eb Master Planit p\u00ebr Kompleksin Memorial \u201cAdem Jashari\u201d n\u00eb Prekaz. Gjithashtu, kemi marr\u00eb edhe vendimin p\u00ebr themelimin e Muzeut t\u00eb Gjenocidit dhe P\u00ebrpjekjes p\u00ebr Liri.<\/p>\n<p>9\ufe0f\u20e3 Ka p\u00ebrfunduar me sukses procesi i Regjistrimit t\u00eb Popullsis\u00eb, Ekonomive Familjare dhe Banesave, nj\u00eb nd\u00ebrmarrje e jasht\u00ebzakonshme institucionale dhe tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendin ton\u00eb q\u00eb u vler\u00ebsua me nota t\u00eb larta nga ekipet mbik\u00ebqyr\u00ebse t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare partnere, ekspert\u00ebt e Fondit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Popullsin\u00eb, UNFPA dhe Komisioni Ekonomik i Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Evrop\u00eb, UNECE.<\/p>\n<p>\ud83d\udd1f Krahas rritjes s\u00eb numrit t\u00eb ushtar\u00ebve, fuqizimit t\u00eb ushtris\u00eb dhe blerjes s\u00eb armatimeve t\u00eb ndryshme, b\u00ebm\u00eb edhe nj\u00eb hap t\u00eb madh n\u00eb vendosjen e themeleve t\u00eb industris\u00eb son\u00eb t\u00eb mbrojtjes, duke n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb me prodhuesin shtet\u00ebror turk MKE p\u00ebr funksionalizimin e Fabrik\u00ebs s\u00eb Municioneve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>1\ufe0f\u20e3 Liberalizimi i vizave nga Bashkimi Evropian, Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tajvani si dhe njohja e pasaport\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nga dy shtete mosnjoh\u00ebse, Spanja dhe Armenia. Viti 2024 ka qen\u00eb viti i pasaport\u00ebs son\u00eb. Ajo sot renditet m\u00eb lart se kurdoher\u00eb n\u00eb indekset nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb pasaportave dhe sipas Indeksit Henley sivjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":85697,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85696","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85696","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85696"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85696\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":85698,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85696\/revisions\/85698"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85697"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85696"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85696"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85696"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}