{"id":85693,"date":"2024-12-27T21:19:05","date_gmt":"2024-12-27T21:19:05","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=85693"},"modified":"2024-12-27T21:19:05","modified_gmt":"2024-12-27T21:19:05","slug":"tym-i-bardhe-dashamir-shehi-koalicion-me-enkelejd-alubeaj-pol-i-ri-per-zgjedhjet-e-vitit-2025","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/12\/27\/tym-i-bardhe-dashamir-shehi-koalicion-me-enkelejd-alubeaj-pol-i-ri-per-zgjedhjet-e-vitit-2025\/","title":{"rendered":"&#8220;Tym i bardh\u00eb&#8221;\u2013Dashamir Shehi koalicion me Enkelejd Alubeaj: Pol i ri p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2025"},"content":{"rendered":"<p>&#8216;Tym i bardh\u00eb&#8217; p\u00ebr demokracin\u00eb shqiptare, sot hodh\u00ebm &#8216;themelet&#8217; e nj\u00eb koalicioni t\u00eb gjer\u00eb vlerash p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2025!<\/p>\n<p>Ky ishte hapi i par\u00eb i LZHK dhe &#8216;Djathtas 1912&#8217; p\u00ebr krijimin e polit t\u00eb ri opozitar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb aq i domosdosh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e atij numri t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb nuk votojn\u00eb, ose jan\u00eb lodhur me PS dhe PD.<\/p>\n<p>Ftojm\u00eb t\u00eb gjitha subjektet e tjera politike q\u00eb ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat parime, t\u00eb na bashkohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim historik.<\/p>\n<p>Deklarata e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp e LZHK dhe \u2018Djathtas 1912\u2019:<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb nj\u00eb moment ky\u00e7 t\u00eb zhvillimit t\u00eb saj historik. Demokracia dhe sistemi i pushtetit publik po kalojn\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb legjitimitetit, nd\u00ebrsa p\u00ebrfaq\u00ebsimi qytetar mbetet i kufizuar dhe vullneti i qytetar\u00ebve nuk reflektohet n\u00eb pro\u00e7eset e vendimmarrjes.<\/p>\n<p>Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, p\u00ebrmes ndryshimeve t\u00eb fundit n\u00eb ligjin zgjedhor, kan\u00eb krijuar dhe konsoliduar nj\u00eb sistem zgjedhor t\u00eb mbyllur, i cili p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre dekada ka mbajtur vendin n\u00eb nj\u00eb model politik dhe ekonomik t\u00eb d\u00ebshtuar e t\u00eb korruptuar. Kodet Zgjedhore q\u00eb prej vitit 2008 e kan\u00eb nxjerr\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb nga roli i tij kushtetues i kontrollit mbi qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre 34 viteve, Shqip\u00ebria ka mbijetuar fal\u00eb shpres\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj. Por, kjo shpres\u00eb nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb keqp\u00ebrdoret. Shoq\u00ebria shqiptare ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, t\u00eb mb\u00ebshtetur nga nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie i pavarur, q\u00eb nd\u00ebshkon korrupsionin politik dhe lufton krimin e organizuar. P\u00ebrmbushja e k\u00ebtij q\u00ebllimi k\u00ebrkon nj\u00eb angazhim t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb pal\u00ebkundur politik, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb e thell\u00eb dhe m\u00eb transparente me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr p\u00ebrshpejtimin e integrimit evropian. Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij pro\u00e7esi. P\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, k\u00ebrkohet nj\u00eb pakt i ri dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs me qytetar\u00ebt, q\u00eb promovon nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb re politike, me dialog t\u00eb hapur dhe p\u00ebrfshirje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb tyre n\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur grupimet kryesore politike kan\u00eb mbyllur listat zgjedhore dhe kan\u00eb forcuar nj\u00eb sistem q\u00eb favorizon qeverisjen autoritare dhe t\u00eb korruptuar, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb nd\u00ebrmerret nj\u00eb veprim i p\u00ebrbashk\u00ebt dhe i vendosur. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mb\u00ebshtesin hapjen e listave zgjedhore dhe ndajn\u00eb vlerat e demokracis\u00eb duhet t\u00eb bashkohen n\u00eb nj\u00eb koalicion t\u00eb gjer\u00eb dhe t\u00eb fuqish\u00ebm parazgjedhor.<\/p>\n<p>Partia \u201cDjathtas 1912\u201d, LZHK dhe forca t\u00eb tjera politike kan\u00eb p\u00ebrdorur \u00e7do mjet ligjor dhe institucional p\u00ebr t\u00eb garantuar respektimin e s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb zgjedhur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre. P\u00ebrpjekjet tona n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb rikthyer Kodin Zgjedhor n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb hapur listat zgjedhore nuk arrit\u00ebn rezultatin e d\u00ebshiruar. Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb humbur p\u00ebr demokratizimin e vendit dhe p\u00ebr rr\u00ebzimin e nj\u00eb sistemi politik t\u00eb d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr ndryshim mbeten t\u00eb hapura. Shoq\u00ebria shqiptare k\u00ebrkon me urgjenc\u00eb nj\u00eb transformim politik dhe social. Duke u frym\u00ebzuar nga ky moment dhe k\u00ebrkesat e qytetar\u00ebve, ne sot paraqesim publikisht nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb koalicioni t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb bazuar n\u00eb vlerat e demokracis\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe p\u00ebrfshirjes qytetare.<\/p>\n<p>Kjo platform\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb apel p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt dhe faktor\u00ebt politik\u00eb, publik\u00eb dhe qytetar\u00eb q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb Shqip\u00ebrie m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Synimi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmir\u00ebsimi i ofert\u00ebs politike, por edhe konkretizimi i saj n\u00eb nj\u00eb koalicion t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb reflekton k\u00ebrkesat e qytetar\u00ebve p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n<p>Dokumenti q\u00eb prezantojm\u00eb sot synon t\u00eb nxis\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb gjer\u00eb publik dhe politik mbi modalitetet dhe objektivat e k\u00ebtij koalicioni. Ai mbetet i hapur p\u00ebr komente, sugjerime dhe p\u00ebrmir\u00ebsime nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ndajn\u00eb vlerat themelore t\u00eb demokracis\u00eb dhe ndiejn\u00eb urgjenc\u00ebn p\u00ebr transformim.<\/p>\n<p>Pro\u00e7esi i nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebtij koalicioni do t\u00eb jet\u00eb i hapur dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, duke angazhuar politik\u00ebn dhe qytetar\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderit opinionit publik dhe mediave p\u00ebr mb\u00ebshtetjen tuaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishem p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8216;Tym i bardh\u00eb&#8217; p\u00ebr demokracin\u00eb shqiptare, sot hodh\u00ebm &#8216;themelet&#8217; e nj\u00eb koalicioni t\u00eb gjer\u00eb vlerash p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2025! Ky ishte hapi i par\u00eb i LZHK dhe &#8216;Djathtas 1912&#8217; p\u00ebr krijimin e polit t\u00eb ri opozitar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb aq i domosdosh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e atij numri t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb nuk votojn\u00eb, ose [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":85694,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85693","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85693","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85693"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85693\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":85695,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85693\/revisions\/85695"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85694"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85693"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85693"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85693"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}