{"id":85556,"date":"2024-12-23T13:51:56","date_gmt":"2024-12-23T13:51:56","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=85556"},"modified":"2024-12-23T13:51:56","modified_gmt":"2024-12-23T13:51:56","slug":"nuk-jam-krenar-per-detyrat-e-kryera-para-vitit-90-te-per-te-gjithe-ata-qe-me-njohin-dhe-per-ata-qe-nuk-me-njohin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/12\/23\/nuk-jam-krenar-per-detyrat-e-kryera-para-vitit-90-te-per-te-gjithe-ata-qe-me-njohin-dhe-per-ata-qe-nuk-me-njohin\/","title":{"rendered":"Nuk jam krenar p\u00ebr detyrat e kryera para vitit &#8217;90-t\u00eb\/ P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb m\u00eb njohin dhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk m\u00eb njohin!"},"content":{"rendered":"<p>Enver Byty\u00e7i<\/p>\n<p>Shp\u00ebtim Hereni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb patriot i imi nga Kuk\u00ebsi. Ai ka shkruar se \u201cnuk i duron ish-komunist\u00ebt\u201d dhe aludonte se nuk m\u00eb duronte edhe mua \u201csi ish-instruktor n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb t\u00eb rrethit t\u00eb Kuk\u00ebsit.\u201d! B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shkrim timin! Nuk i p\u00eblqente shkrimi dhe merrej me autorin, pra mua. N\u00eb vend t\u00eb replikoja, e fshiva k\u00ebt\u00eb status. Por Shp\u00ebtimi shkroi m\u00eb pas t\u00eb thoshte se \u201ce shkuara nuk fshihet\u201d! Mendonte se po fshija faktin se kam qen\u00eb n\u00eb detyra t\u00eb nivelit t\u00eb mes\u00ebm, po e quaj, n\u00eb nj\u00eb disktrikt t\u00eb humbur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb Kuk\u00ebs. Q\u00eb t\u2019ia heq krejt merakun mikut tim, Shp\u00ebtim Herenit, por edhe disave q\u00eb kan\u00eb komentuar, p\u00ebrfshir\u00eb Xhemali Elezin, po sqaroj sa m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Po! Kam qen\u00eb instruktor n\u00eb sektorin e edukimit n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb t\u00eb rrethit t\u00eb Kuk\u00ebsit. Isha vet\u00ebm 23 vje\u00e7 kur jam emruar n\u00eb at\u00eb detyr\u00eb. Ishte viti 1978 (gusht) Nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb m\u00eb pati thirrur n\u00eb zyr\u00eb shefi i kuadrit i KQ t\u00eb PPSH-s\u00eb, Mihal Bisha, dhe m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb shkoja n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, t\u00eb punoja me rinin\u00eb. Nuk ma pati th\u00ebn\u00eb se cila do t\u00eb ishte detyra. Thjesht m\u00eb tha me rinin\u00eb. As e pyeta, sepse isha i vendosur ta kund\u00ebrshtoja. Jo se nuk m\u00eb p\u00eblqente detyra e sidomos Kor\u00e7a, krahasuar me Kuk\u00ebsin. Por kisha nj\u00eb problem familjar dhe nuk mund shkoja. <\/p>\n<p>Meq\u00eb nuk shkova n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, m\u00eb emruan instruktor partie n\u00eb Kuk\u00ebs. Fillova pun\u00ebn me entusiaz\u00ebm, me at\u00eb vrullin e t\u00eb riut 23 vje\u00e7. Idealist. I bindur se isha \u201ci p\u00ebrzgjedhuri\u201d dhe i nderuar p\u00ebr at\u00eb detyr\u00eb! Nuk kishte ndodhur asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb nj\u00eb 23 vje\u00e7ar t\u00eb ngarkohej me at\u00eb detyre. E p\u00ebrjetova si privilegj dhe madje me prestigj. K\u00ebshtu mendoja asokohe. Natyrisht q\u00eb ndryshe kam menduar m\u00eb von\u00eb e sidomos pas r\u00ebni\u00ebs s\u00eb komunizmit. Por kurr\u00eb nuk kam qen\u00eb mendjemadh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Besoj se nuk jam as sot. Veset krijohen q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e hershme. Jo pas t\u00eb nj\u00ebzetave. P\u00ebrpiqesha t\u00eb isha m\u00eb i miri. Nuk e fsheh, doja t\u00eb b\u00ebja karrier\u00eb gjithashtu! Besoja shum\u00eb te Partia dhe sistemi! Isha i bindur n\u00eb ato q\u00eb na thuheshin! <\/p>\n<p>Por aty isha n\u00eb nj\u00eb aparat t\u00eb Komitetit t\u00eb Partis\u00eb, ku instruktor\u00eb e besa edhe sekretar\u00eb ishin mekanik\u00ebt, xhenerik\u00ebt, saldator\u00ebt, zdruktar\u00ebt, t\u00eb pashkoll\u00ebt n\u00eb shumic\u00eb dhe pash\u00eb me syt\u00eb e mi injoranc\u00ebn. Jo menj\u00ebher\u00eb, por gradualisht. Derisa erdhi nj\u00eb dit\u00eb dhjetori 1981 dhe shefit t\u00eb t\u00eb sektorit statutit i thash\u00eb se \u201cTi punon me metod\u00ebn e \u201952-shit\u201d! Qysh prej asaj kohe punonte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn detyr\u00eb. Kaq mjaftoi dhe nga janari 1982 e deri n\u00eb dhjetor t\u00eb atij viti, un\u00eb isha i pandehuri i organizat\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb t\u00eb Komitetit t\u00eb Partis\u00eb. Aty b\u00ebnte pjes\u00eb sekratri i par\u00eb dhe sekretar\u00ebt e tjer\u00eb. Po p\u00ebr \u00e7far\u00eb gjykohesha? P\u00ebr biografi dhe zbutje t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb klasave. Se kisha hall\u00ebn t\u00eb martuar te kulaku. Se xhaxhai im paska qen\u00eb kund\u00ebr partizan\u00ebve. Madje gjet\u00ebn nj\u00eb gazet\u00eb Tomori t\u00eb vitit 1943, ku shkruhej se xhaxhai im kishte dal\u00eb vullnetar p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr partizan\u00ebve n\u00eb Vlor\u00eb. Se Hajdar Kastrati, i pushkatuar gjoja p\u00ebr sabotim, ishte kumbara dhe probatin i familjes time. Se H. A. i d\u00ebnuar me 22 vite burg gjoja p\u00ebr sabotim, ishte nipi i babait tim. Se babai im ishte i p\u00ebrjashtuar dikur nga partia. Se&#8230; se&#8230; <\/p>\n<p>N\u00eb fakt e kisha kuptuar se isha n\u00eb vendin e gabuar edhe m\u00eb par\u00eb. Sepse kur diskutoja, sekretari i par\u00eb, bashk\u00ebfshtari i Shp\u00ebtimit, m\u00eb thoshte \u201cLeri k\u00ebto intelektualizma\u201d!  Kam nj\u00eb ditar t\u00eb atyre mbledhjeve t\u00eb vitit 1982, t\u00eb cilin e ruaj edhe sot. Preng Vorfi m\u00eb pati th\u00ebn\u00eb, mos i thuaj njeriu se mban ditar, se t\u00eb fusin n\u00eb burg. Myftar Gjana, ndjes\u00eb past\u00eb, e kishte lexuar k\u00ebr\u00eb ditar n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1984, kur isha n\u00eb plazh s\u00eb bashku me familjen dhe i kisha l\u00ebn\u00eb \u00e7el\u00ebsat e sht\u00ebpis\u00eb. M\u00eb thot\u00eb se \u201cti d\u00ebnohesh 20 vjet me at\u00eb ditar\u201d! T\u00eb jem i sinqert\u00eb, mua nuk m\u00eb shkonte n\u00eb mendje kjo. U mata ta zhduk ditarin, por e mbajta midis shum\u00eb dilemash. Por kur mor\u00ebn vendimin t\u00eb m\u00eb nd\u00ebshkonin n\u00eb parti e t\u00eb m\u00eb largonin nga Komiteti m\u00eb d\u00ebrguan n\u00eb Bardhoc \u2013 Morin. Un\u00eb kund\u00ebrshtova. Nikoll Brozi, at\u00eb koh\u00eb sekretar i Komitetit t\u00eb Partis\u00eb, m\u00eb th\u00ebrret kur po hynte t\u00eb pallati e tij, posht\u00eb shkall\u00ebve si n\u00eb ilegalitet, m\u00eb tha: &#8211; Shko n\u00eb Bardhoc, se sot sekretari i par\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr se \u201cN\u00ebse Enver Byty\u00e7i nuk shkon atje ku e ka caktuar partia, t\u2019i b\u00ebhen letrat e t\u00eb futet n\u00eb burg\u201d! M\u00eb tha se n\u00eb mbledhje ishin sekretar\u00ebt, kryetari i komitetit, kryetari i deg\u00ebs Brendshme, prokurori i rrethit, shefi i hetuesis\u00eb etj. <\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb mengjes i kam shkuar n\u00eb zyr\u00eb sekretarit t\u00eb par\u00eb dhe i kam th\u00ebn\u00eb arsyen pse u soll me mua n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. M\u00eb tha se \u201cI ngjan m\u00ebzi pel\u00ebs, por kjo q\u00eb thua ti nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb\u201d! Shkova n\u00eb Bardhoc. Kryetar kooperative. Pas disa muajsh erdhi sekretar i Par\u00eb, Sulejman Bushati. Erdhi edhe n\u00eb kooperativ\u00eb s\u00eb bashku me kryetarin e Komitetit R. B. I raportova dhe sapo mbarova fjal\u00ebn ai m\u00eb tha: \u201cPo kush t\u00eb ka pru ty kryetar kooperativet mor zot? Ti je bylbyl\u201d! I thash\u00eb: \u201cPartia, shoku Sul\u00eb! Pas tri dit\u00ebsh Sula erdhi vet\u00ebm me shoferin n\u00eb Bardhoc. M\u00eb thon\u00eb se po t\u00eb k\u00ebrkon shoku Sul\u00eb. Dola. Ishte n\u00eb makine, n\u00eb nj\u00eb Aero, gri t\u00eb hapur. Shofer Z. Gj. M\u00eb tha \u201chyp n\u00eb makin\u00eb\u201d! Sigurisht q\u00eb hipa. Shkuam n\u00eb dogan\u00eb (Morin). Aty kishte nj\u00eb dhom\u00eb pritjeje. U ul\u00ebm vet\u00ebm un\u00eb dhe ai. Mor\u00ebm nga nj\u00eb kafe dhe nj\u00eb got\u00eb raki. M\u00eb pyeti se pse m\u00eb kishin trajtuar kaq keq?!  \u201cE pash\u00eb, tha dosjen t\u00ebnde. E k\u00ebrkova t\u00eb nes\u00ebrmen e asaj dite q\u00eb erdha te ju, n\u00eb kooperativ\u00eb. M\u00eb thuaj tani di\u00e7ka q\u00eb nuk shkruhet n\u00eb at\u00eb dosje\u201d!<\/p>\n<p>Kishte di\u00e7ka q\u00eb nuk thuhej, por nuk ia thash\u00eb Sul\u00ebs. N\u00eb fund u ngrit\u00ebm dhe udh\u00ebtova bashk\u00eb me sekretarin e par\u00eb t\u00eb Partis\u00eb p\u00ebr n\u00eb Kuk\u00ebs, ku edhe banoja. Doja t\u00eb zbrisja te lagjja ime. Nd\u00ebrkoh\u00eb Sula m\u00eb tha, jo, do shkojm\u00eb t\u00eb pijm\u00eb nj\u00eb kafe n\u00eb turiz\u00ebm. Sigurisht q\u00eb nuk do t\u00eb kund\u00ebrshtoja. Ai b\u00ebri nj\u00eb akt shum\u00eb interesant. Ishte pasdite, kur gjith\u00eb banor\u00ebt kishin dal\u00eb n\u00eb xhiron e qytetit. Sula ndaloi makin\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb xhiros, m\u00eb futi krahun dhe gjat\u00eb gjith\u00eb bulevardit eci me mua n\u00eb krah. E kuptova. Donte t\u2019u thoshte kuk\u00ebsian\u00ebve se un\u00eb nuk isha me biografi t\u00eb keqe. (Po jua ilustroj k\u00ebt\u00eb me vendimin e mas\u00ebs t\u00eb Byros\u00eb t\u00eb Partis\u00eb t\u00eb Rrethit Kuk\u00ebs). Sula, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb \u201cb\u00ebr\u00eb mir\u00eb mua\u201d nuk m\u00eb riktheu n\u00eb Komitet, por ma nd\u00ebrroi detyr\u00ebn, nga kryetar kooperative n\u00eb Morin, sekretar byroje n\u00eb Shtiqen. N\u00eb fakt vet\u00ebm se m\u201di shtoi telashet, isha m\u00eb mir\u00eb n\u00eb Morin!<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb e kam nderuar dhe do ta kujtoj me respekt Sulejman Bushatin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjest fisnik e human! Por ajo q\u00eb ndodhi me mua at\u00ebher\u00eb ishte nje goditje q\u00eb nuk fshihej leht\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr se m\u00eb von\u00eb mora vesh q\u00eb dy jav\u00eb para se t\u00eb fillonte goditja kishte ardhur nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga sektori i kuadrit i KQ t\u00eb PPSH-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Shkoll\u00ebn e Diplomacis\u00eb. Isha 26 vje\u00e7. M\u00eb ishte nd\u00ebrprer\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr! Sot p\u00ebrpiqem ta plot\u00ebsoj at\u00eb \u00ebnd\u00ebrr duke shkruar p\u00ebr diplomacin\u00eb, gjeopolitik\u00ebn etj. Sidomos p\u00ebr Kosov\u00ebn. E di se dikush do t\u00eb thot\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebnd\u00ebrre paske pasur n\u00eb komuniz\u00ebm. Por un\u00eb nuk e mendoja komunizmin ndryshe nga sumica e shqiptar\u00ebve. Besoja.<br \/>\nIsha ende idealist. Dhe pik\u00ebrisht pse isha i till\u00eb fillova shpejt pak nga pak t\u00eb zhg\u00ebnjehem, derisa u b\u00ebra \u201crenegat\u201d, si\u00e7 m\u00eb thoshin disa.<br \/>\nZhg\u00ebnjimi b\u00ebri t\u00eb isha entuziast me fillesat e liberalizimit t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Aq sa n\u00eb mars 1987 i pata th\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebsit t\u00eb Ramiz Alis\u00eb, i cili erdhi n\u00eb Kuk\u00ebs dhe zhvilloi nj\u00eb konsult\u00eb me disa intelektual\u00eb, se n\u00eb 32 fshatra kufitar\u00eb t\u00eb Kuk\u00ebsit gjendja ekonomike e sociale \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e keqe dhe i pata shtruar pyetjen se \u201cDeri kur k\u00ebta njer\u00ebz do t\u00eb jetojn\u00eb me patriotiz\u00ebm\u201d! N\u00ebse Leka Shkurti nuk do t\u00eb m\u00eb p\u00ebrkrahte, do ta kisha keq pun\u00ebn. N\u00eb vitin 1989 m\u00eb thirr\u00ebn t\u00eb jepja llogari p\u00ebr nj\u00eb artikull, jo n\u00eb momentin kur u botua ai artikull, por nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, kur e lexoi Elez Biberaj te Z\u00ebri i Amerik\u00ebs. Mor\u00ebn dhe kryeredaktorin G. Z n\u00eb telefon. Por kur ai u tha se \u201cAt\u00eb artikull e ka vler\u00ebsuar Foto \u00c7ami\u201d, ul\u00ebn kok\u00ebn\u201d!<\/p>\n<p>Kam shkruar artikuj me frym\u00eb liberale n\u00eb medien e koh\u00ebs. Derisa n\u00eb shtator 1990, n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb aktivit t\u00eb Partis\u00eb t\u00eb rrethit, ku i deleguar ishte an\u00ebtari i Byros\u00eb Politike dhe ministri i Mbrojtjes, Ki\u00e7o Mustaqi, dhe ku diskutohej p\u00ebr forcimin e rolit udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb partis\u00eb, nga podiumi i asaj mbledhjeje deklarova: \u201cKa ardhur koha q\u00eb PPSH t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb vullnetarisht nga roli i saj udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb shtet dhe n\u00eb shoq\u00ebri dhe se ideologjia komuniste do t\u00eb duhet t\u00eb zevend\u00ebsohet me ideologjin\u00eb komb\u00ebtare\u201d! U ngrit\u00ebn s\u00eb paku nja dhjet\u00eb pjesmarr\u00ebs n\u00eb mbledhje dhe m\u00eb demaskuan keq. Salla shp\u00ebrtheu me zhurm\u00eb me pyetjen \u201c\u00c7far\u00eb the\u201d? \u2018Buk\u00ebn e kujt ha dhe pun\u00ebn e kujt b\u00ebn? \u2013 ishte pyetja q\u00eb m\u2019u shtrua. M\u00eb nxor\u00ebn nga mbledhja. Nuk fliste as rrinte njeri me mua p\u00ebr tri jav\u00eb. Derisa erdhi si i deleguar i Ramiz Alis\u00eb Lisien Bashkurti dhe n\u00eb nj\u00eb mbledhje tjet\u00ebr me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz m\u00eb mori publikisht n\u00eb mbrojtje. Mora frym\u00eb leht\u00ebsisht. Ishim n\u00eb Kuk\u00ebs, por edhe n\u00eb Tiran\u00eb zor se publikisht do t\u00eb fliste me k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb. Pro\u00e7esverbali i asaj mbledhjeje e pasqyron diskutimin tim.<\/p>\n<p>Dali Qenami m\u00eb ka kujtuar di\u00e7ka interesante. M\u00eb tha se kur mua n\u00eb vitin 1989 m\u00eb p\u00ebrjashtuan nga partia dhe isha shum\u00eb i m\u00ebrzitur, ti Enver m\u00eb ke th\u00ebn\u00eb: \u201cA p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00ebrzitesh? Un\u00eb do isha i k\u00ebnaqur t\u00eb m\u00eb p\u00ebrjashtojn\u00eb, por vet\u00eb nuk iki, se nuk dua t\u00eb b\u00ebj heroin\u201d! Ai \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb dhe Shp\u00ebtimi mund ta pyes\u00eb. Edhe t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb gjall\u00eb dhe mund t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb.  T\u00eb jem i sinqert\u00eb. Kur thash\u00eb se PPSH duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga roli udh\u00ebheq\u00ebs, un\u00eb nuk e dija se \u00e7far\u00eb vjen pas k\u00ebsaj. Nuk e dija se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb pluralizmi politik, ashtu si\u00e7 nuk e dija se \u00e7far\u00eb emri ka bananja. <\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb gjat\u00eb pun\u00ebs time si instruktor, kryetar e sekretar n\u00eb kooperativ\u00eb, n\u00eb fshat, kam kryer detyrat q\u00eb m\u00eb p\u00ebrkisnin. Nuk jam ndjer\u00eb asnj\u00ebher\u00eb krenar pas vitit 1990 me ato detyra, q\u00eb kapin nj\u00eb periudh\u00eb 10-11 vite. Por derisa nuk kam spiunuar dhe nuk i kam b\u00ebr\u00eb askujt asgj\u00eb prapa shpine, nuk ndjehem fajtor. Njeriu ndjehet fajtor kur b\u00ebn turpe. P\u00ebr koh\u00ebn asgj\u00eb nga ato q\u00eb b\u00ebja un\u00eb nuk konsiderohej e turpshme. Mbas asaj kohe un\u00eb ndryshova shpejt n\u00eb koncept dhe u mora me gazetari dhe veprimtari private. Botova gazet\u00ebn \u201cKOHA\u201d n\u00eb Kuk\u00ebs (1991-1992) e orientuar nga demokracia dhe demokrat\u00ebt. Erdha n\u00eb Tiran\u00eb (janar 1993) si kryeredaktor i gazet\u00ebs Dardania. Pastaj redaktor n\u00eb gazet\u00ebn Albania. N\u00eb fund mora nj\u00eb shtypshkronj\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe nisa botimet. Nxora n\u00eb publik edhe revist\u00ebn \u201cKOHA\u201d. Kryeredaktor i saj n\u00eb fillim ishte i ndjeri Sokol Olldashi. U botuan 80 numra t\u00eb k\u00ebsaj reviste, nj\u00ebher\u00eb n\u00eb dy jav\u00eb, deri n\u00eb qershor 2002, kur u arratisa nga Shqip\u00ebria dhe shkova bashk\u00eb m\u00eb gjysm\u00ebn e familjes n\u00eb Gjermani. Bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb revist\u00ebs ishin p\u00ebrve\u00e7 Sokolit dhe Ruben Avxhiut si zv kryeredaktor, edhe Abdi Baleta, Arian Starova, Besnik Kon\u00e7i, Mero Baze, Hysamedin Feraj, Marash Hajati,  Prof. Ramadan Sokoli, Prof. Zekerija Cane, Alfons Zeneli e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Derisa n\u00eb fund t\u00eb qershorit 2002 ika p\u00ebr azyl n\u00eb Gjermani. Kjo ndodhi p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrndjekjes s\u00eb SHIK-ut t\u00eb Fatos Klosit dhe institucioneve t\u00eb shtetit. Gjyqtari gjerman u dha at\u00ebher\u00eb azyl edhe dy f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi, t\u00eb cil\u00ebt nuk ishin me mua me arsyetimin se ata rrezikoheshin n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjyqtari u tmerrua m\u00eb shum\u00eb se un\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb m\u00eb kishin ndodhur. M\u00eb kishin marr\u00eb peng m\u00eb 23 n\u00ebntor 2000. M\u00eb kishin ardhur me urdh\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs, kryetar bashkie, tet\u00eb zyrtar\u00eb dhe polic\u00eb e m\u00eb mbyll\u00ebn me dhun\u00eb biznesin e revist\u00ebn. M\u00eb vinin \u00e7do dy jav\u00eb nj\u00eb drejtor SHIK-u, P.V. me dy ose tre shoq\u00ebrues e m\u00eb k\u00ebrkonin llogari p\u00ebr shkrimet n\u00eb revist\u00eb. M\u00eb b\u00ebnin presion. M\u00eb lan\u00eb gjasht\u00eb muaj para der\u00ebs s\u00eb redaksis\u00eb, aty te sheshi \u201c1 Maji\u201d n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb makin\u00eb me dy persona, e cila survejonte gjith\u00e7ka te un\u00eb. M\u00eb p\u00ebrjashtuan nga \u00e7do tender, sa kishte drejtor\u00eb q\u00eb m\u00eb thonin, \u201cMos harxho koh\u00eb e para t\u00eb aplikosh se kemi urdh\u00ebr q\u00eb ti t\u00eb mos marr\u00ebsh asgj\u00eb prej k\u00ebtij shteti\u201d! Sikur un\u00eb nuk paguaja taksa. Vun\u00eb gjykatat t\u00eb m\u00eb gjobisnin dhe m\u00eb vun\u00eb gjob\u00eb n\u00eb apel me 20 milion lek\u00eb p\u00ebr shkrime t\u00eb publikuara m\u00eb autor\u00eb t\u00eb identifikuar! Dhe ika n\u00eb Gjermani. I p\u00ebrmenda k\u00ebto, p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb Shp\u00ebtimit se nuk ka patur persekucion vet\u00ebm n\u00eb komuniz\u00ebm! Por edhe n\u00eb neokomuniz\u00ebm. <\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr n\u00eb fund: &#8211; Kam qen\u00eb an\u00ebtar i PPSH-s\u00eb p\u00ebr 12 vite. Kam 33 vite q\u00eb jam n\u00eb an\u00ebn e demokrat\u00ebve, por pa ju k\u00ebrkuar asnj\u00ebher\u00eb asnj\u00eb post. Nuk kam konkuruar asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr asnkj\u00eb vend n\u00eb strukturat e PD-s\u00eb. E kam mb\u00ebshtetur dhe do ta mb\u00ebshtes PD-n\u00eb dhe Sali Berish\u00ebn, sepse shoh te ata angazhim p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer interesave komb\u00ebtare! Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se kombin e atdheun nuk i k\u00ebmbej me asgj\u00eb, as me ndonj\u00eb karrier\u00eb timen, as me ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr! T\u00eb qenit n\u00eb detyra dhe an\u00ebtar i PPSH-s\u00eb nuk e kam fshehur. Ia kam dh\u00ebn\u00eb me shkrim dhe i hoqi nga dosja nj\u00eb ish-minist\u00ebr demokrat. Ia kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb janar 2018 Lulzim Bash\u00ebs n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb miq\u00ebsore t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij. Ai e keqp\u00ebrdori k\u00ebt\u00eb, duke m\u00eb sulmuar. Por harrojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb se asgj\u00eb publike nuk t\u00eb mban peng. Un\u00eb jam njeri i lir\u00eb dhe i till\u00eb do t\u00eb jem deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs time.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb arritja m\u00eb e madhe e imja, p\u00ebrve\u00e7 suksesit n\u00eb studime dhe k\u00ebrkim\u00eb shkencore i pranuar n\u00eb Kembrixh t\u00eb Lonbdr\u00ebs n\u00eb Angli. <\/p>\n<p>M\u00eb s\u00eb shumti jan\u00eb socialist\u00ebt q\u00eb sot pas 34 vitesh t\u00eb ndryshimit t\u00eb sistemit dhe t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb mia si analist dhe opinionist n\u00eb krahun e demokracis\u00eb dhe demokrat\u00ebve, m\u00eb thon\u00eb \u201cNuk fshihet e kaluara\u201d! Po un\u00eb, ashtu si bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e mi, n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit kemi lindur. Madje edhe emrin ma kan\u00eb v\u00ebn\u00eb Enver, p\u00ebr mburrje dhe me d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha si \u201cshoku Enver\u201d! Por kjo nuk m\u00eb ka penguar t\u00eb jem ai q\u00eb jam! T\u00eb mos kompleksohem p\u00ebr nj\u00eb veprimtari publike pa spiunll\u00ebqe e maskarall\u00ebqe. Ata q\u00eb m\u00eb njohin e kan\u00eb punuar me mua, nuk ma thon\u00eb asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb, edhe pse jan\u00eb socialist\u00eb! N\u00eb fakt k\u00ebta socialist\u00eb, por as demokrat\u00ebt si Shp\u00ebtimi, nuk u thartuan asnj\u00ebher\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn psh t\u00eb Gramoz Ru\u00e7it. Gramozi ishte shefi i t\u00eb gjith\u00eb instruktor\u00ebve t\u00eb partis\u00eb t\u00ebt\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ishte sekretar e sekretar i par\u00eb partie. Por pas 25 vitesh u b\u00eb numri dy i shtetit shqiptar dhe askush nuk u shqet\u00ebsua. Shp\u00ebtimi shqet\u00ebsohet nga un\u00eb! Sipas tij, ia paskam z\u00ebn\u00eb diellin atij edhe sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb, gati 70 vje\u00e7! Ah more Shp\u00ebtim! M\u00eb vjen keq p\u00ebr ty, se un\u00eb s\u00eb paku i kam shkruar nj\u00eb 14 vepra shkencore, t\u00eb cilat si askujt tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, p\u00ebrve\u00e7 Ismail Kadares\u00eb, jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb 47 vende t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb mbi 2000 biblioteka! <\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht t\u00eb gjithave, un\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1992 n\u00eb gazet\u00ebn lokale t\u00eb Kuk\u00ebsit kam k\u00ebrkuar ndjes\u00eb p\u00ebr angazhimet e mia publike n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs! Fatmir\u00ebsisht angazhime jo-publike nuk kam pasur as edhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb vetme! Po Shp\u00ebtimit ia kan\u00eb th\u00ebn\u00eb k\u00ebto q\u00eb shkruan, sepse ai nuk m\u00eb mban mend p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs kur un\u00eb kam punuar si instruktor partie! <\/p>\n<p>Faleminderit Shp\u00ebtim q\u00eb ma dhe shansin t\u00eb shpjegohem! Ti rri i qet\u00eb, se p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs i mbaj vet\u00eb mbi supe. Nuk t\u2019i jap ty. Edhe demokrat\u00ebve, q\u00eb duhej t\u2019ua thosha, privatisht e zyrtarisht ua kam shpjeguar pozicionin tim! Nuk jam p\u00ebrpjekur ta fsheh \u201ct\u00eb shkuar\u00ebn\u201d time, i dashur Shp\u00ebtim. Por nuk mund t\u00eb rri pa folur e pa shkruar pse ti ma kujton at\u00eb! Nuk do ta b\u00ebj kurr\u00eb! N\u00ebse ti Shp\u00ebtim, apo kushdo tjet\u00ebr, ka probleme me shkrimet e mia, replikoni me to. Biografin\u00eb e kam vuajtur n\u00eb komuniz\u00ebm dhe nuk do t\u00eb lejoj q\u00eb ajo t\u00eb m\u00eb kompleksoj\u00eb n\u00eb demokraci! Harrojeni!<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/529aa838-4382-4c59-bb02-a602c35b625d-300x247.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"247\" class=\"alignnone size-medium wp-image-85557\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/529aa838-4382-4c59-bb02-a602c35b625d-300x247.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/529aa838-4382-4c59-bb02-a602c35b625d-1024x842.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/529aa838-4382-4c59-bb02-a602c35b625d-768x631.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/529aa838-4382-4c59-bb02-a602c35b625d-860x707.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/529aa838-4382-4c59-bb02-a602c35b625d.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Byty\u00e7i Shp\u00ebtim Hereni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb patriot i imi nga Kuk\u00ebsi. Ai ka shkruar se \u201cnuk i duron ish-komunist\u00ebt\u201d dhe aludonte se nuk m\u00eb duronte edhe mua \u201csi ish-instruktor n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb t\u00eb rrethit t\u00eb Kuk\u00ebsit.\u201d! B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shkrim timin! Nuk i p\u00eblqente shkrimi dhe merrej me autorin, pra mua. N\u00eb vend [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":85558,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85556","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85556","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85556"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85556\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":85560,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85556\/revisions\/85560"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85558"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85556"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85556"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85556"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}