{"id":85453,"date":"2024-12-19T19:03:59","date_gmt":"2024-12-19T19:03:59","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=85453"},"modified":"2024-12-19T19:03:59","modified_gmt":"2024-12-19T19:03:59","slug":"presidenti-begaj-pret-gazetaret-me-rastin-e-festave-te-fundvitit-roli-i-medias-ne-mbrojtjen-e-demokracise-ne-debatin-dhe-lirine-e-mendimit-eshte-i-pazevendesueshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/12\/19\/presidenti-begaj-pret-gazetaret-me-rastin-e-festave-te-fundvitit-roli-i-medias-ne-mbrojtjen-e-demokracise-ne-debatin-dhe-lirine-e-mendimit-eshte-i-pazevendesueshem\/","title":{"rendered":"Presidenti Begaj pret gazetar\u00ebt me rastin e festave t\u00eb fundvitit: Roli i medias n\u00eb mbrojtjen e demokracis\u00eb, n\u00eb debatin dhe lirin\u00eb e mendimit, \u00ebsht\u00eb i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm."},"content":{"rendered":"<p>\u00a0<br \/>\nFJALA E PRESIDENTIT T\u00cb REPUBLIK\u00cbS, SH.T.Z.BAJRAM BEGAJ N\u00cb PRITJEN ME GAZETAR\u00cbT ME RASTIN E FESTAVE T\u00cb FUNDVITIT<br \/>\nTIRAN\u00cb, M\u00cb 19 DHJETOR 2024<br \/>\n\u00a0<br \/>\n\u00a0N\u00eb k\u00ebt\u00eb fundvit t\u00eb 2024-\u00ebs kam privilegjin dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb jem me ju, k\u00ebrkuesitdhe mbrojt\u00ebsit t\u00eb lajmit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kujdestar\u00eb t\u00eb informacionit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe kontributor\u00eb thelb\u00ebsor\u00eb n\u00eb fuqizimin e vlerave t\u00ebdemokracis\u00eb.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nMe p\u00ebrkushtimin dhe profesionalizmin tuaj, \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb p\u00ebrcillni, \u00e7do ngjarje q\u00eb raportoni, \u00e7do histori q\u00eb i jepni jet\u00eb, ndikon n\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb dhe n\u00eb form\u00ebsimin e debatit publik.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nJu jeni ur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme lidh\u00ebse mes ngjarjeve dhe shoq\u00ebris\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe duke sjell\u00eb informacione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nPuna juaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebrgatitja dhe p\u00ebrcjellja e lajmit.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nAjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt kurajoje n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00ebpublikut, shpesh i kryer n\u00eb rrethana sfiduese, me burime t\u00eb kufizuara.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nJu mbani mbi supe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e transmetimit te publiku t\u00eb lajmit profesional n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ju duhet t\u00eb menaxhoni e filtroni qindra realitete t\u00eb transmetuara n\u00eb dhjet\u00ebra forma, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb te ne informacionin e v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nRoli i medias n\u00eb mbrojtjen e demokracis\u00eb, n\u00eb debatin dhe lirin\u00eb e mendimit, \u00ebsht\u00eb i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm. Qytetar\u00ebt e k\u00ebrkojn\u00eb dhe duan \u00a0informacionin. Atyre u p\u00eblqen t\u00eb lexojn\u00eb, d\u00ebgjojn\u00eb, kuptojn\u00eb, sfidojn\u00eb, mb\u00ebshtesin e debatojn\u00eb.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nSa m\u00eb e respektuar dhe profesionale t\u00eb jet\u00eb media shqiptare, aq m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e informuar dhe e p\u00ebrfshir\u00eb shoq\u00ebria, dhe shum\u00eb m\u00eb e fort\u00eb do t\u00eb jet\u00eb demokracia.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nMedia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sfidash t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb evidentuara edhe n\u00eb progres-raportin e fundit t\u00eb Komisionit Evropian.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nIntegriteti dhe funksionimi i medias n\u00eb vendin ton\u00eb jan\u00eb tema t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nN\u00eb koh\u00ebn e rrjeteve sociale dhe teknologjis\u00eb s\u00ebkomunikimit q\u00eb zhvillohet me shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse, mbi supet tuaja bie edhe nj\u00ebpjes\u00eb e madhe e pesh\u00ebs s\u00eb edukimit t\u00eb publikut me cil\u00ebsin\u00eb e lajmit dhe t\u00eb t\u00eb rinjve me pasionin p\u00ebr profesionin e informacionit cil\u00ebsor. \u00a0<br \/>\n\u00a0<br \/>\nZ\u00ebri juaj, pena juaj, imazhi q\u00eb ju transmetoni,sjellin sa qart\u00ebsi, aq edhe orientim.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nJu ndikoni n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si shoq\u00ebria jon\u00eb e shikon veten dhe reflekton.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, kemi nevoj\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00ebp\u00ebr t\u00eb luftuar stereotipat, stigmatizimin dhe llojet e ndryshme t\u00eb diskriminimit n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00ebkohezionit social, kulturor e atij nd\u00ebrmjet brezave.<br \/>\n\u00a0<br \/>\n\u00a0Mediat sociale e kan\u00eb diversifikuarinformacionin, i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb z\u00eb gjithsecilit, kan\u00ebhapur mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha, por, gjithashtu, edhe sfida t\u00eb reja.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nKy diversifikim i lajmit ka ardhur me nj\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr shkak t\u00ebkeqinformimit dhe t\u00eb fake news-ve, ndaj, roli juaj si profesionist\u00eb t\u00eb informimit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se kurr\u00eb.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nJu jeni ata q\u00eb hidhni drit\u00eb mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn duke verifikuar informacionin n\u00eb nj\u00eb oqean p\u00ebrmbajtjeje t\u00eb pafiltruar.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nK\u00ebtij oqeani t\u00eb trazuar lajmesh e komentesh i \u00ebsht\u00eb shtuar tashm\u00eb dhe Inteligjenca Artificiale, e cila, ashtu si mediat sociale, ka nj\u00eb potencial t\u00ebpakufish\u00ebm, aq sa paraqet edhe rreziqe.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nInteligjenca Artificiale mund ta p\u00ebrforcoj\u00eb pun\u00ebn tuaj duke hapur horizonte t\u00eb reja p\u00ebr transmetimin e informacionit dhe p\u00ebr analizimin e t\u00eb dh\u00ebnave, por teknologjia duhet t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, jo e kund\u00ebrta.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nJu nxis ta p\u00ebrdorni at\u00eb me kujdes, etik\u00eb,humaniz\u00ebm, profesionaliz\u00ebm dhe gjithmon\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nP\u00ebrballja me k\u00ebto sfida k\u00ebrkon bashk\u00ebpunim nd\u00ebrmjet institucioneve, organizatave t\u00eb medias dhe shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr t\u00eb mbrojtur lirin\u00eb e shtypit, p\u00ebr t\u00eb siguruar informim t\u00eb sakt\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur zhvillimin e nj\u00eb mjedisi mediatik t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, t\u00eb besuesh\u00ebm dhe t\u00ebpaansh\u00ebm.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nJetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb polarizuar me bot\u00ebkuptime t\u00eb ndryshme mes brezash, grupeve sociale e kulturore. Komunikimi n\u00eb ambiente t\u00ebndryshme, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb shkolla, \u00ebsht\u00ebashp\u00ebrsuar.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nJu ftoj t\u00eb bashkojm\u00eb forcat n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen e n\u00eb nisma inovative p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shembujt pozitiv\u00eb dhe praktikat e komunikimit paq\u00ebsor e cil\u00ebsor.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nN\u00eb intensitetin e imazheve dhe z\u00ebrave n\u00eb shum\u00ebrrjete, le t\u00eb nxisim e paraqesim z\u00ebrin dheimazhin e qytetaris\u00eb, vet\u00ebp\u00ebrmbajtjes, dijes dhe mir\u00ebkuptimit, t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb domosdoshme p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb zhvilluar dhe nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00ebmir\u00ebqen\u00eb e t\u00eb begat\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e nevojshme n\u00eb koh\u00eb si tonat, shum\u00eb sfiduese. Konfliktet e luft\u00ebratvijojn\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe Lindjen e Mesme.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto koh\u00eb tensionesh, lajmi i v\u00ebrtet\u00eb gjendetvet\u00ebm te mediat profesioniste, t\u00eb cilat padyshim jan\u00eb t\u00eb sfiduara si nga lajmet e rreme e deep fake, ashtu dhe nga v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb financiare.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nGjithsesi, z\u00ebri i profesionist\u00ebve t\u00eb medias s\u00ebguximshme nuk ka munguar dhe mediaprofesionale mbetet nj\u00eb busull q\u00eb na udh\u00ebheq n\u00eb vler\u00ebsimin e drejt\u00eb t\u00eb kompleksitetit t\u00eb realiteteve.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nJu siguroj se Presidenti ka v\u00ebmendjen e vullnetin p\u00ebr t\u2019ju d\u00ebgjuar e mb\u00ebshtetur. P\u00ebrpjekja dhe integriteti juaj jan\u00eb t\u00eb shenjta. \u00a0<br \/>\n\u00a0<br \/>\nJu jeni profesionist\u00eb t\u00eb nderuar dhe frym\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e t\u00eb rejat q\u00eb do t\u00eb ndjekin rrug\u00ebn tuaj, p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrkushtuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe nj\u00ebprofesioni sfidues n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs themelore p\u00ebr informim.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nProfesioni juaj p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb mision jetik p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nAi \u00ebsht\u00eb garanci p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nPadyshim, jo \u00e7do gj\u00eb varet nga ju, por ju keni pushtetin e kat\u00ebrt, ndoshta at\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishmin n\u00eb bot\u00ebn e sotme.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nUn\u00eb uroj ta p\u00ebrdorni k\u00ebt\u00eb pushtet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nJam dhe do t\u00eb mbetem bashk\u00ebpun\u00ebtori e mb\u00ebshtet\u00ebsi juaj p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00ebmirinformuar, p\u00ebr qeverisje transparente dhe p\u00ebr dialog politik e social, kuptimplot\u00eb e paq\u00ebsor.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nJu uroj q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb ri t\u00eb mund ta ushtroni profesionin tuaj t\u00eb bukur si gazetar\u00eb n\u00eb pavar\u00ebsi e liri t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb k\u00ebrkoni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, t\u00eb mund ta transmetoni at\u00eb te publiku pa u shqet\u00ebsuar e pa u v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nInformacioni juaj i drejt\u00eb, n\u00eb koh\u00eb dhe i paansh\u00ebm i jep frym\u00eb debatit dhe ushqen demokracin\u00eb ton\u00eb.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb moment reflektimi, n\u00eb nj\u00eb vit t\u00eb mbushur me ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendin, kombin dhe qytetar\u00ebt, d\u00ebshiroj t&#8217;ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr pun\u00ebn tuaj t\u00eb palodhur dhe t\u00eb guximshme.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nG\u00ebzuar Vitin e Ri!<br \/>\n\u00a0<br \/>\nJu sjellt\u00eb 2025-a risi t\u00eb k\u00ebndshme, audienc\u00eb e lexueshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb dhe shum\u00eb suksese!<br \/>\n\u00a0<br \/>\nLe t\u00eb jet\u00eb viti i ri 2025 nj\u00eb vit i mbushur me g\u00ebzim, suksese dhe frym\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb vazhduar misionin tuaj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 FJALA E PRESIDENTIT T\u00cb REPUBLIK\u00cbS, SH.T.Z.BAJRAM BEGAJ N\u00cb PRITJEN ME GAZETAR\u00cbT ME RASTIN E FESTAVE T\u00cb FUNDVITIT TIRAN\u00cb, M\u00cb 19 DHJETOR 2024 \u00a0 \u00a0N\u00eb k\u00ebt\u00eb fundvit t\u00eb 2024-\u00ebs kam privilegjin dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb jem me ju, k\u00ebrkuesitdhe mbrojt\u00ebsit t\u00eb lajmit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kujdestar\u00eb t\u00eb informacionit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe kontributor\u00eb thelb\u00ebsor\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":85454,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85453","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85453","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85453"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85453\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":85455,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85453\/revisions\/85455"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85454"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85453"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85453"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85453"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}