{"id":85441,"date":"2024-12-19T12:29:09","date_gmt":"2024-12-19T12:29:09","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=85441"},"modified":"2024-12-19T12:29:09","modified_gmt":"2024-12-19T12:29:09","slug":"basir-collaku-5-vjetori-i-spak-qirinjte-ne-prokurori-e-torta-ne-qeveri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/12\/19\/basir-collaku-5-vjetori-i-spak-qirinjte-ne-prokurori-e-torta-ne-qeveri\/","title":{"rendered":"Basir \u00c7ollaku\/ 5 vjetori i SPAK, qirinjt\u00eb n\u00eb prokurori e torta n\u00eb qeveri"},"content":{"rendered":"<p>Fest\u00eb publike 5-vjetori i krijimit t\u00eb SPAK. \u00cbsht\u00eb dit\u00eb edhe e Gjykat\u00ebs, por af\u00ebrmendsh aty e kemi, ndon\u00ebse pesha m\u00eb e madhe e finalizimit ndodh nga vendimet e tyre. D\u00ebgjova fjal\u00ebt e vendasve e t\u00eb huajve, por nuk hasa gj\u00ebkundi emrin Gjykat\u00eb, a thua se, arrestime, hetime, d\u00ebnime, sekuestrime e konfiskime, t\u00eb gjitha na b\u00ebhen nga Struktura e Posa\u00e7me. Ne, brohorasim p\u00ebr akuz\u00ebn, jo p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. Jo p\u00ebr procesin. Jo p\u00ebr p\u00ebrballjen me ligjin apo Kushtetut\u00ebn. Europian\u00ebt dhe amerikan\u00ebt, si ndihm\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij themelimi plot surpriza n\u00eb rrug\u00ebtim, natyrisht ishin mbushur me dhurata e l\u00ebvdata p\u00ebr krijes\u00ebn e tyre p\u00ebsevje\u00e7are. Aleksand\u00ebr Kasanof, zv\/ndihm\u00ebs Sekretari emerikan i Shtetit, lexoi fjal\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga Ambasada, ku tha se qeveria d\u00ebgjoi qytetar\u00ebt dhe se do k\u00ebrkojm\u00eb zgjatje mandate, se na duhen profesionist\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, duke konsideruar sipas tij, elit\u00ebn juridike, prokuror\u00ebt e k\u00ebsaj strukture. 20 prokuror\u00ebt e Struktur\u00ebs, nuk jan\u00eb 20 prokuror\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit. Jo. As gjykat\u00ebsit e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e sisitemit. Jo. Madje mes tyre, ka dhe nga ata t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb arrestohen p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb qoka grupesh kriminale, madje edhe oficer\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, sipas p\u00ebrgjimeve t\u00eb shumta t\u00eb Sky-Enchro. Si\u00e7 ka deputet\u00eb, ministra, politikan\u00eb, bashkiak\u00eb e biznesmen\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb e din\u00eb holl\u00eb amerikan\u00eb e europian\u00eb. Madje ata kan\u00eb ndikuar t\u00eb mos ndodh ndjekja penale e t\u00eb kapurve t\u00eb rinj t\u00eb sistemit, me pretekstin se, na bie reforma. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb, Kasanof theksoi se moszgjatja e mandatit t\u00eb aktual\u00ebve, ndalon luft\u00ebn e suksesshme kund\u00ebr korrupsionit e krimit t\u00eb organizuar. Thua z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsuesit e tyre do t\u00eb merren te 313-ta, apo burgje t\u00eb tjera. Kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se, zgjedhjet dhe em\u00ebrimet, jan\u00eb selektive dhe jo kritere profesionale. Se reforma ishte fasoneri e sorossm\u00ebri e gjall\u00eb. Thua t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb aty edhe kur disa mb\u00ebshtet\u00ebs apo p\u00ebrzgjedh\u00ebs t\u00eb tyre, t\u00eb mos jen\u00eb n\u00ebp\u00ebr zyra pushteti n\u00eb Tiran\u00eb apo Uashington e me gjas\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin bakshishet e karrier\u00ebs p\u00ebr qokat politike dhe diplomatike. Nuk ndryshon asgj\u00eb zgjatja e mandateve dhe d\u00ebrgimi n\u00eb institucione t\u00eb tjera, kur t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb mandatet e em\u00ebrohen n\u00ebp\u00ebr gjykata, si\u00e7 ligji ka p\u00ebrcaktuar. Gjithnj\u00eb me dakord\u00ebsin\u00eb e draftuesve \u201csoros\u201d, t\u00eb cil\u00ebt kthehen n\u00eb minutat shtes\u00eb t\u00eb pushtetit, t\u00eb arnojn\u00eb Kushtetut\u00ebn e b\u00ebr\u00eb \u00e7orap nga vet\u00eb ata. Po ata prokuror\u00eb e gjykat\u00ebs t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb burgime t\u00eb p\u00ebrjetshme mafioz\u00ebve, trafikant\u00ebve e vras\u00ebsve e jan\u00eb hedhur n\u00eb rrug\u00eb, kush i kujton dhe mbron? Madje jan\u00eb lin\u00e7uar. K\u00ebtu ka harres\u00eb jo dashamir\u00ebse edhe t\u00eb lektor\u00ebve n\u00eb anglisht. Edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i delegacionit t\u00eb BE, Silvio Gonzato, ka vler\u00ebsuar me mjaft elozhe prokurorin\u00eb, por nuk e thot\u00eb dot publikisht, se k\u00ebrkesa e tij p\u00ebr t\u00eb mos em\u00ebruar drejtor t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm policie drejtorin aktual, Proda, se t\u00eb dh\u00ebnat e tyre nuk e cil\u00ebsonin zgjedhje t\u00eb past\u00ebr, nuk e d\u00ebgjoi askush. Madje, as Struktura e cila dha relacion besueshm\u00ebrie n\u00eb em\u00ebrimin e propozimit t\u00eb Hoxh\u00ebs p\u00ebr Ram\u00ebn.<br \/>\nPaanshm\u00ebria e theksuar nga Dumani, duket se nuk p\u00ebrputhet me brendin\u00eb e dosjeve, t\u00eb cilat jan\u00eb si procedime penale n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion. Erion Veliaj, Edi Rama, Taulant Balla, Belinda Balluku, Olta Xha\u00e7ka jan\u00eb prova an\u00ebsie t\u00eb thekur me mosp\u00ebrballjen. Becheti dhe Tuneli i Llogaras\u00eb, 130 nj\u00ebri e 50 milion\u00eb tjetri n\u00eb abuzim p\u00ebrfitimi, b\u00ebjn\u00eb s\u00ebrish, aq sa ka sekuestruar Prokuroria n\u00eb k\u00ebto vite nga krijimi deri sot. Tregues tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb edhe vendimi Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, tashm\u00eb i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb n\u00eb Itali, p\u00ebr nj\u00eb band\u00eb t\u00eb Ndranghet\u00ebs, hetim i vitit 2017, nd\u00ebrsa n\u00eb Tiran\u00eb dosje e ardhur n\u00eb vitin 2020 nga antimafia e vendit fqinj. \u2026sepse jav\u00ebn e shkuar, Henrik Ba\u00e7i, i pandehur i k\u00ebtij procedimi, njeri i cil\u00ebsuar n\u00eb p\u00ebrgjime, si person af\u00ebr Ram\u00ebs e Veliajt, me tendera pa fund, u d\u00ebnua me 7 vjet burg. Dosje ku sakt\u00ebsohet, se kush jan\u00eb investitor\u00ebt e tre kullave n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb shum\u00ebn 180 milion\u00eb euro, financim Ndranghete dalin 170, sepse 10-t\u00eb i kishin k\u00ebta k\u00ebndej nga nahia jon\u00eb, sipas p\u00ebrgjimeve, gjithnj\u00eb. Jan\u00eb aq sa ka sekuestruar SPAK n\u00eb pes\u00eb vite. Sigurisht n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb raportet vendas e t\u00eb huaj, sasia e parave t\u00eb pastruara n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb k\u00ebto pes\u00eb vjet, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kufij dyshifror\u00eb t\u00eb miliarda eurove. E, shifra e sekuestruar, shkon te 2 p\u00ebrqind\u00ebshi, n\u00ebse shtojm\u00eb dhe at\u00eb \u00e7ka kan\u00eb sekuestruar prokurorit\u00eb dhe gjykatat e juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Fillim i mir\u00eb, por jo sasi e lumtur. Emrat dihen. Funksionar\u00eb, pushtetar\u00eb, zyrtar\u00eb t\u00eb lidhur. Me k\u00ebt\u00eb ziafet duket se qirinjt\u00eb ndizen n\u00eb prokurori por torta \u00ebsht\u00eb n\u00eb qeveri&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fest\u00eb publike 5-vjetori i krijimit t\u00eb SPAK. \u00cbsht\u00eb dit\u00eb edhe e Gjykat\u00ebs, por af\u00ebrmendsh aty e kemi, ndon\u00ebse pesha m\u00eb e madhe e finalizimit ndodh nga vendimet e tyre. D\u00ebgjova fjal\u00ebt e vendasve e t\u00eb huajve, por nuk hasa gj\u00ebkundi emrin Gjykat\u00eb, a thua se, arrestime, hetime, d\u00ebnime, sekuestrime e konfiskime, t\u00eb gjitha na b\u00ebhen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":85442,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85441","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85441","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85441"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85441\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":85443,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85441\/revisions\/85443"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85442"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85441"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85441"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85441"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}