{"id":85272,"date":"2024-12-13T11:50:01","date_gmt":"2024-12-13T11:50:01","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=85272"},"modified":"2024-12-13T11:50:01","modified_gmt":"2024-12-13T11:50:01","slug":"irena-dragoti-origjinaliteti-dhe-dilemat-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/12\/13\/irena-dragoti-origjinaliteti-dhe-dilemat-e-tij\/","title":{"rendered":"Irena Dragoti\/Origjinaliteti dhe dilemat e tij"},"content":{"rendered":"<p>Ese <\/p>\n<p>Ka disa libra q\u00eb m\u00eb trokasin ende n\u00eb kujtes\u00eb si psh \u201cT\u00eb mjer\u00ebt \u201d e Hugoit i cili ngacmon mendimin tim si dritat e Krishtlindjes. \u00cbsht\u00eb personazhi historik i tij Val Zhan , q\u00eb prej gati dy shekujsh trondit me emrin e tij. Ishte kaq  i uritur sa u detyrua t\u00eb vjedh\u00eb n\u00eb dyqanin e buk\u00ebs , akt ky q\u00eb i vuri pas nj\u00eb inspektor tejet kok\u00ebfort\u00eb policie , p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn. Nj\u00eb fenomen ky q\u00eb  ka emra t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb<br \/>\njet\u00ebs dhe p\u00ebr shtresa t\u00eb ndryshme social-ekonomike. N\u00eb rastin e Val Zhanit quhet vjedhje, n\u00eb rastin e nj\u00eb zyrtari quhet p\u00ebrvet\u00ebsim apo korrupsion, nd\u00ebrsa p\u00ebr shkrimtarin e ka emrin plagjiatur\u00eb . Vidhen pushtete, vidhen shtete, frone mbreterore, na vjedhin atdheun duke na p\u00ebrz\u00ebn\u00eb prej tij, vidhet Homeri dhe Shekspiri dhe rishtas bota ec\u00ebn me ritmin e saj. Thelbi i gjith\u00eb veprimeve m\u00eb sip\u00ebr \u00ebsht\u00eb \u201c Vjedhja\u201d e cila \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00ebp\u00ebrdorshme p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb vjedh a vidhet..Shekspirin e akuzojn\u00eb se vodhi Frencis Becon, Homerin e \u201cakuzojn\u00eb\u201d se nuk \u00ebsht\u00eb  autor i Iliad\u00ebs dhe Odiseut, por jan\u00eb shkruar nga grup autor\u00ebsh. Duket sikur paqja \u00ebsht\u00eb  e pamundur nd\u00ebr shekuj n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e plagjatur\u00ebs dhe bota i ngjan nje elipsoidi jo me dy vatra, por me shum\u00eb t\u00eb tilla. Plagjiatura p\u00ebrkufizohet si \u201cParaqitja e pun\u00ebs ose ideve nga nj\u00eb burim tjet\u00ebr si tuajat, me ose pa p\u00eblqimin e autorit origjinal, duke e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb pun\u00ebn tuaj pa njohje t\u00eb plot\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb nga kritik\u00ebt e m\u00ebdhenj Harold Bloom mendon se \u201ct\u00eb gjith\u00eb autor\u00ebt ishin t\u00eb mbyllur n\u00eb betej\u00ebn Edipale me disa paraardh\u00ebs t\u00eb fuqish\u00ebm. Let\u00ebrsia ishte rezultati i rivalitetit dhe pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb, pasi poet\u00ebt e rrethuar nga ajo q\u00eb Bloom e quajti &#8216;ankthi i ndikimit&#8217; u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb triumfojn\u00eb mbi ndonj\u00eb pararend\u00ebs &#8216;t\u00eb fort\u00eb&#8217; duke e rishkruar tekstin e tij ose t\u00eb saj si t\u00eb tyren. T\u00eb gjitha veprat letrare ishin nj\u00eb lloj plagjiatur\u00eb, nj\u00eb keqlexim krijues i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb m\u00ebparshme. Kuptimi i nj\u00eb poezie ishte nj\u00eb poezi tjet\u00ebr.<br \/>\nNd\u00ebrsa Tomas S Eliot shkruan -Poet\u00ebt e papjekur imitojn\u00eb; poet\u00ebt e pjekur vjedhin; Poet\u00ebt e k\u00ebqij e prishin at\u00eb q\u00eb marrin, dhe poet\u00ebt e mir\u00eb e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ose t\u00eb pakt\u00ebn di\u00e7ka ndryshe.<br \/>\nSolla k\u00ebta emra t\u00eb konsoliduar dhe idet\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb faktin se paqja dhe nj\u00ebmend\u00ebsia nuk jan\u00eb af\u00ebr as  midis njer\u00ebzve t\u00eb m\u00ebdhenj sa i p\u00ebrket nj\u00eb p\u00ebrkufizimi t\u00eb sakt\u00eb mbi plagjatur\u00ebn. Kjo tregon se problemi \u00ebsht\u00eb kompleks dhe opinionet jan\u00eb gjithmon\u00eb larg absolutes. Poezit\u00eb dhe tregimet, novelat a romanet  jan\u00eb miliona, shkrimtar\u00ebt po ashtu, fjal\u00ebt t\u00eb limituara n\u00eb var\u00ebsi kjo dhe t\u00eb alfabetit t\u00eb vendit nga vijm\u00eb e po k\u00ebshtu dhe  alegoritmet letrare me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs n\u00eb num\u00ebr. Nuk mjafton kjo, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis idesh hyjn\u00eb edhe zhargonet e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb ton\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebt shkruhen poezi n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrim u b\u00eb nj\u00eb dialog me redaktoren time e cila pasi i dor\u00ebzova materialin poetik m\u00eb njofton se kam dy poezi me t\u00eb nj\u00ebjtin titull dhe pse linja e fabul\u00ebs n\u00eb to ishte pa njl pik\u00eb takimi me nj- tj. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb togfjal\u00ebsh metaforik\u201d Lindem nga hija\u201d . Qesha me vehte sepse nga poezia e par\u00eb e materialit t\u00eb dor\u00ebzuar deri n\u00eb t\u00eb 110 ku ishte p\u00ebrs\u00ebritur ky titull harresa kish b\u00ebr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn. Mendo n\u00ebse k\u00ebt\u00eb titull mund ta ken\u00eb edhe dhjet\u00ebra shkrimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ndoshta nuk i kam lexuar e nuk m\u00eb kan\u00eb lexuar e njohur kurr\u00eb p\u00ebrpara apo pas meje n\u00eb mosh\u00eb.<br \/>\nKur p\u00ebrs\u00ebrit vehten, ky fakt shpjegohet me nj\u00eb koncept t\u00eb ngulitur n\u00eb karakterin t\u00ebnd poetik por n\u00ebse kjo ndodh me dhjet\u00eb a nj\u00ebqind t\u00eb tjer\u00eb lind pyetja: A ndodh t\u00eb ndajm\u00eb  t\u00eb nj\u00ebjtin ide nj\u00eb a dyfjal\u00ebshe me shum\u00eb njer\u00ebz nj\u00ebher\u00ebsh?<br \/>\nM\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar Titullin e p\u00ebrs\u00ebritur, nuk munda t\u00eb gjej nj\u00eb sinonim p\u00ebr fjal\u00ebn \u201chije\u201d.  Pra hijes , hije i thuhet si p\u00ebr mua e p\u00ebr \u00e7do shkrimtar shqiptar. Mos vall\u00eb duhet t\u00eb shpikim fjal\u00eb t\u00eb reja q\u00eb tmos p\u00ebrs\u00ebritim nj\u00ebri tjetrin e  vehten?<br \/>\nP\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast solla nd\u00ebrmend sa poezi tregime a romane me titullin \u201cDashuria\u201d Pranvera\u201d \u201cVjeshta \u201c , Gunga\u00e7i \u201c N\u00ebna\u201d jan\u00eb shkruar n\u00eb bot\u00eb!<br \/>\nSa poezi, romane , novela e tregime me togfjal\u00ebsh\u00ebt \u201d Erdhi pranvera\u201d, \u201cPranver\u00eb e vonuar\u201d Vjesht\u00eb e art\u00eb, etj etj jan\u00eb n\u00eb bot\u00eb?<br \/>\n-A \u00ebsht\u00eb plagjiatur\u00eb kjo gj\u00eb?<br \/>\nVolteri i cili lundron n\u00eb linj\u00ebn e Harold Bloom dhe Tomas S. Eliot shprehet se: \u201c Origjinaliteti \u00ebsht\u00eb ndryshim sa tonet e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs ngjyr\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pafund\u00ebm por ne njohim ngjyr\u00ebn, vet\u00ebm me emrin baz\u00eb. Poezia \u00ebsht\u00eb subjekti dhe jo titulli. Titulli \u00ebsht\u00eb garnitur\u00eb q\u00eb shpesh nuk ka lidhje me p\u00ebrmbajtjen! Fjala nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e nj\u00eb individi t\u00eb vet\u00ebm.<br \/>\nSa sinonime do i duheshin bot\u00ebs p\u00ebr titullin\u201d N\u00ebna\u201d apo togfjal\u00ebshin \u201c Mungesa e n\u00ebn\u00ebs\u201d n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shum\u00eb shkrimtar\u00eb nisur nga Gorki  t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritnin nj- tj. N\u00eb loj\u00ebn  e shahut n\u00eb l\u00ebvizjen e kat\u00ebrt  t\u00eb dy lojtar\u00ebt kan\u00eb 3 milion\u00eb teknika t\u00eb ndryshme loje. Na ndih ky algorit\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar se me titullin q\u00eb ka si rr\u00ebnj\u00eb fjal\u00ebn \u201c vjedh\u201d mund t\u00eb shkruajm\u00eb tre milion poezi me p\u00ebrmbajtje ndryshe.<br \/>\nTeorit\u00eb e reja pretendojn\u00eb se edhe n\u00ebse merr prej vler\u00ebsimi a p\u00eblqimi nj\u00eb metafor\u00eb si amplifikator a muz\u00eb, apo nj\u00eb varg t\u00eb vet\u00ebm dhe arrini t\u00eb nd\u00ebrtoni me t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbajtje krejt t\u00eb re nga modeli frym\u00ebzues, edhe kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn plagjiatur\u00eb.<br \/>\nKa aq shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb por duhen shpirtra t\u00eb  but\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjykuar mbi k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta shkrimtar\u00ebsh.<br \/>\nPozitivizmi \u00ebsht\u00eb  anija n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn  duhet t\u00eb imbarkohemi p\u00ebr t\u00eb gjykuar e d\u00ebnuar si Justiniani dhe jo si Zhaveri i Hygoit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ese Ka disa libra q\u00eb m\u00eb trokasin ende n\u00eb kujtes\u00eb si psh \u201cT\u00eb mjer\u00ebt \u201d e Hugoit i cili ngacmon mendimin tim si dritat e Krishtlindjes. \u00cbsht\u00eb personazhi historik i tij Val Zhan , q\u00eb prej gati dy shekujsh trondit me emrin e tij. Ishte kaq i uritur sa u detyrua t\u00eb vjedh\u00eb n\u00eb dyqanin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":85273,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85272","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85272","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85272"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85272\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":85274,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85272\/revisions\/85274"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85273"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85272"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85272"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85272"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}