{"id":85074,"date":"2024-12-08T19:52:11","date_gmt":"2024-12-08T19:52:11","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=85074"},"modified":"2024-12-08T19:52:11","modified_gmt":"2024-12-08T19:52:11","slug":"agim-xhafka-nje-ndjese-e-vonuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/12\/08\/agim-xhafka-nje-ndjese-e-vonuar\/","title":{"rendered":"Agim Xhafka\/ NJ\u00cb NDJES\u00cb E VONUAR."},"content":{"rendered":"<p>Dhe ja, pa kuptuar mb\u00ebrrin mosha e pensionit. Dikur, kur ishim t\u00eb rinj, njer\u00ebzit q\u00eb e g\u00ebzonin k\u00ebt\u00eb status na dukeshin kandidat\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebn Triadh\u00eb, me nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb varr dmth. Na vinte keq p\u00ebr ta ndaj ua falnim \u00e7do gaf\u00eb q\u00eb b\u00ebnin. E kan\u00eb nga vitet q\u00eb mbajn\u00eb mbi shpin\u00eb, i justifikonim. Por tani, q\u00eb u barabita, them se kot u kam r\u00ebn\u00eb m\u00eb qaf\u00eb. Kjo mosh\u00eb ende mund t\u00eb quhet mosh\u00eb \u201cdjaloshare\u201d. P\u00ebrderisa ec mbi 20 mij\u00eb hapa n\u00eb dit\u00eb, p\u00ebrderisa shkoj me makin\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb e kthim dhe nuk lodhem, p\u00ebrderisa ver\u00ebs b\u00ebj not 1 km \u00e7do dit\u00eb, p\u00ebrderisa plot shok\u00eb akoma i kam n\u00eb pun\u00eb a kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb them; ndjehem si riosh? Apo ajo m\u00eb kryesorja; sa her\u00eb syri m\u00eb sheh nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb bukur truri m\u00eb urdh\u00ebron, ktheje, ktheje ore kok\u00ebn dhe mahnitu! O njeri!<br \/>\nE nejse, \u00e7ova te Sigurimet nj\u00eb jet\u00ebshkrim timin t\u00eb viteve t\u00eb pun\u00ebs dhe po prisja nj\u00eb sms prej tyre. Nuk vonoi. Erdhi.<br \/>\n-\u00c7do gj\u00eb e ke ok, por p\u00ebr 9 vitet q\u00eb ke punuar te gazeta \u201cBashkimi\u201d n\u00eb arkiv\u00eb nuk gjendet asnj\u00eb dokument. Askund nuk t\u00eb del emri!<br \/>\nKaq. Pyeta urgjent koleg\u00ebt q\u00eb punuam bashk\u00eb.<br \/>\n-I kemi v\u00ebrtetuar me gjyqe vitet q\u00eb punuam atje,-m\u00eb than\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb fjal\u00eb goje kjo. Gjyqet n\u00eb Shqip\u00ebri po nis\u00ebn sot je me fat n\u00eb se p\u00ebrfundojn\u00eb  kur t\u00eb del nipi ose mbesa n\u00eb pension.<br \/>\n-Shko n\u00eb bibliotek\u00eb, ore, k\u00ebrko koleksionin e gazetave dhe fotokopjo shkrimet e tua n\u00ebp\u00ebr vite! Besoj sh\u00ebrbejn\u00eb si dokument, kan\u00eb vler\u00eb si prova q\u00eb ke q\u00ebn\u00eb gazetar p\u00ebr 9 vite, -m\u00eb tha gruaja.<br \/>\nM\u2019u duk zgjidhje. N\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare nj\u00eb m\u00ebngjes ia nisa v\u00ebt e v\u00ebt e v\u00ebt me celular n\u00eb dor\u00eb. Shihja emrin tim te gazeta, fap fotografoja shkrimin. Pas nja dy or\u00ebsh u lodha, e lash\u00eb. Po printoj nj\u00ebher\u00eb k\u00ebto e nes\u00ebr vij prap\u00eb, vendosa. Po kurioziteti m\u00eb shtyu t\u00eb lexoj shkrimin te foto e par\u00eb q\u00eb shkrepa. Qe i marsit 1983 me titull  \u201cLakteshi k\u00ebrkon shok\u00eb\u201d. M\u00eb erdhi nd\u00ebr mend me detaje. Sikur m\u00eb ndodhi sot. Isha me sh\u00ebrbim n\u00eb Pogradec. Nga hoteli, pasi h\u00ebngra nj\u00eb pa\u00e7e, shkova n\u00eb komitet. Shefi, sa u nisa nga Tirana nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, m\u00eb tha q\u00eb ishin t\u00eb interesuar p\u00ebr nj\u00eb shkrim mbi tuf\u00ebzat. Sot ky em\u00ebrtim t\u00eb b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qeshur, por ato mote b\u00ebri p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb gjith\u00eb fshatar\u00ebt e atdheut. Se ua mblodhi qeveria gjith\u00eb bag\u00ebtin\u00eb q\u00eb kishin n\u00eb sht\u00ebpi. Duke filluar nga lop\u00ebt, nga dhit\u00eb, delet, qingjat, derrat. M\u00eb pas u \u00e7mend, donte edhe pulat, edhe gjelat, edhe zogjt\u00eb q\u00eb k\u00ebndonin n\u00ebp\u00ebr pem\u00eb. Do i bashkojm\u00eb tufa-tufa n\u00eb kooperativ\u00eb q\u00eb t\u00eb lirohen f\u00ebmij\u00ebt e grat\u00eb nga mbar\u00ebvajtja e tyre p\u00ebr kullotje dhe p\u00ebr mjelje. Do kishin koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb grat\u00eb nd\u00ebrsa f\u00ebmij\u00ebt do m\u00ebsonin m\u00eb shum\u00eb. Ky trumbetohej si synim e askush nuk e tha q\u00eb fshatari nuk do kishte nj\u00eb pik\u00eb qum\u00ebsht p\u00ebr kalamajt\u00eb. Do e merrte at\u00eb n\u00eb dyqanet e fshatit, bu\u00e7iste radio dhe televizori. Shpejt p\u00ebrvoja tregoi se qum\u00ebshtit iu harrua edhe emri, edhe ngjyra. Tamam kur ndjehej ky hall i fshatit un\u00eb shkruajta t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ja, te ky shkrim q\u00eb do e paraqisja si dokument p\u00ebr pension. E zez\u00eb mbi t\u00eb bardh\u00eb, me emrin tim, shkruja ato vite, fshatar\u00ebt paskan qen\u00eb t\u00eb lumtur e  t\u00eb g\u00ebzuar se shp\u00ebtuan  nga lodhja me bag\u00ebtin\u00eb. Tani atyre u ngelej koh\u00eb pa hesap p\u00ebr arg\u00ebtim e aktivitete artistike. Qejf o qejf, n\u00ebnkuptoja. Nd\u00ebrsa f\u00ebmij\u00ebt qen\u00eb t\u00eb ngaz\u00eblluar aq shum\u00eb sa e shprehnin n\u00eb fytyrat e tyre t\u00eb sh\u00ebndetshme efektin e tuf\u00ebzimit. Tani ata nuk kullosnin m\u00eb dhit\u00eb dhe lop\u00ebt, por gjith\u00eb dit\u00ebn  \u201ckullosnin\u201d mbi libra dhe mbi dije. Shkruaja q\u00eb qum\u00ebsht kishte me boll\u00ebk jo ve\u00e7 n\u00eb dyqan, por dhe n\u00eb kopshte, dhe n\u00eb \u00e7erdhe. Q\u00eb \u2026<br \/>\nU sa turp m\u00eb erdhi nga shkrimi, por edhe nga vetja. Un\u00eb n\u00eb ato vite e prekja \u00e7do dit\u00eb mjerimin e vendit, shkoja vet\u00eb q\u00eb<br \/>\nn\u00eb 1 t\u00eb nat\u00ebs t\u00eb zinja rradh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shishe qum\u00ebsht n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs. Si familje merrja ve\u00e7 nj\u00eb kg mish Argjentine n\u00eb jav\u00eb q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e kishte dhjam\u00eb. Nd\u00ebrsa vez\u00eb deri n\u00eb dhjet\u00eb kokrra\u2026 Ama lapsi im shkruante krejt p\u00ebrmbys, kok\u00ebposht\u00eb. Normal q\u00eb ato koh\u00eb t\u00eb \u00e7onin n\u00eb gijotin\u00eb po t\u00eb thoshe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por mund t\u00eb g\u00ebnjeja m\u00eb pak. Kaq e kisha n\u00eb dor\u00eb. Mund t\u00eb mos i fusja me shumic\u00eb boj\u00eb t\u00eb bardh\u00eb nj\u00eb sfondi t\u00eb zi. Ta p\u00ebrzjeja me ca gri psh. M\u00eb tej lexova shkrimet e tjera. Neveri m\u00eb vinte, aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb tyre qe emri im. Sa do doja q\u00eb ta fshija, ta zhdukja emrin dhe mbiemrin, ta lija anonim, por ishte e printuar gazeta, nuk qe on-line si sot.<br \/>\nM\u2019u duk vetja fiks si l\u00ebpir\u00ebsit e sot\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb dalin \u00e7do nat\u00eb n\u00eb televizione. Madje un\u00eb paskam bojatisur m\u00eb mir\u00eb se k\u00ebta. Sa sh\u00ebrb\u00ebtor i zellsh\u00ebm, i devotsh\u00ebm dhe i paskrupullt paske q\u00ebn\u00eb, i thash\u00eb vetes. Doja t\u00eb k\u00ebrkoja falje, por nuk dija si ta b\u00ebja. E meriton ky popull t\u00eb dal te sheshi \u201cSk\u00ebnderbej\u201d dhe me megafon n\u00eb dor\u00eb t\u00eb rr\u00ebfehem, t\u2019u p\u00ebrulem. Por e di q\u00eb nuk b\u00ebhet kjo, s\u2019ka mund\u00ebsi. Shkova n\u00eb sht\u00ebpi e nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gruas i thash\u00eb q\u00eb b\u00ebra plot foto nga shkrimet e mija, e mbylla shpjegimin:<br \/>\n-Vitet q\u00eb isha n\u00eb gazet\u00eb nuk do i \u00e7oj te Sigurimet. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos m\u00eb njihen p\u00ebr vjet\u00ebrsi pune.<br \/>\n-Pse?<br \/>\n-Se p\u00ebr nj\u00eb mal me rrena q\u00eb shkrojta ato 9 vite ky popull m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb rrog\u00eb. Dhe goxha rrog\u00eb. T\u00eb majme dhe t\u00eb shoq\u00ebruar madje me dieta e shp\u00ebrblime pafund.<br \/>\n-Dhe? -pyeti ajo me \u00e7udi.<br \/>\n-Dhe, dhe ky popull nuk mund t\u00eb m\u00eb jap\u00eb edhe pension tani. Boll ka harxhuar p\u00ebr mua.<br \/>\nAt\u00eb \u00e7ast doja t\u00eb gjeja nj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb ta nxinte, ta b\u00ebnte sterr\u00eb gazetarin\u00eb time t\u00eb atyre viteve, q\u00eb t\u00eb isha bind\u00ebs. Dhe e gjeta:<br \/>\n-Ato mote qen\u00eb haram, o grua. E nuk b\u00ebhet m\u00eb hallall nj\u00eb pension q\u00eb lind prej haramit. Haram, haram. Kupton?<br \/>\nE theksova q\u00eb t\u00eb bindja dhe veten se ky veprim ishte form\u00eb ndjese. Kaq mund t\u00eb b\u00ebja e t\u00eb flija copa-copa tash e tutje, se rehat as q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb.<br \/>\n-Po do t\u00eb marr\u00ebsh ve\u00e7 gjys\u00ebm pensioni, o burr\u00eb!<br \/>\n-Aq t\u00eb marr se aq m\u00eb takon. Se aq meritoj, &#8211; i shqiptova fort k\u00ebto fjal\u00eb q\u00eb ta mbyllja bised\u00ebn q\u00eb m\u00eb futi n\u00eb nj\u00eb vorbull turpi dhe ndjese. \u201cVite harami\u201d i shkojn\u00eb si epitet atyre 9 viteve q\u00eb dua t\u2019i fshij e q\u00eb s\u2019mundem. Se ruhen me polic\u00eb ndrydhur n\u00eb biblotek\u00eb, nd\u00ebn ca kapak\u00eb t\u00eb trash\u00eb kartoni\u2026<br \/>\n(Nga libri i tij &#8220;Tregimi i s\u00eb diel\u00ebs&#8221;)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhe ja, pa kuptuar mb\u00ebrrin mosha e pensionit. Dikur, kur ishim t\u00eb rinj, njer\u00ebzit q\u00eb e g\u00ebzonin k\u00ebt\u00eb status na dukeshin kandidat\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebn Triadh\u00eb, me nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb varr dmth. Na vinte keq p\u00ebr ta ndaj ua falnim \u00e7do gaf\u00eb q\u00eb b\u00ebnin. E kan\u00eb nga vitet q\u00eb mbajn\u00eb mbi shpin\u00eb, i justifikonim. Por tani, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":85075,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85074","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85074","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85074"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85074\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":85076,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85074\/revisions\/85076"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85075"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85074"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85074"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85074"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}