{"id":85070,"date":"2024-12-08T18:51:55","date_gmt":"2024-12-08T18:51:55","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=85070"},"modified":"2024-12-08T18:51:55","modified_gmt":"2024-12-08T18:51:55","slug":"presidenti-sirian-bashar-al-assad-dhe-familja-e-tij-kane-arritur-ne-moske","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/12\/08\/presidenti-sirian-bashar-al-assad-dhe-familja-e-tij-kane-arritur-ne-moske\/","title":{"rendered":"Presidenti sirian, Bashar al-Assad, dhe familja e tij kan\u00eb arritur n\u00eb Mosk\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Assad arratiset n\u00eb Mosk\u00eb, raportojn\u00eb mediat shtet\u00ebrore ruse<\/p>\n<p>Presidenti sirian, Bashar al-Assad, dhe familja e tij kan\u00eb arritur n\u00eb Mosk\u00eb, raportuan mediat shtet\u00ebrore ruse, teksa rebel\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb kontrollin e kryeqytetit sirian, Damask, duke i dh\u00ebn\u00eb fund sundimit brutal, gjysm\u00ebshekullor t\u00eb familjes Assad.<br \/>\nMinistria e Jashtme e Rusis\u00eb tha m\u00eb her\u00ebt se Assadi &#8220;vendosi t\u00eb jepte dor\u00ebheqje&#8221; pas &#8220;negociatave&#8221; me &#8220;nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb konfliktin e armatosur&#8221; dhe u largua nga detyra &#8220;duke l\u00ebn\u00eb instruksione p\u00ebr transferimin paq\u00ebsor t\u00eb pushtetit&#8221;.<br \/>\n&#8220;Rusia nuk mori pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto negociata&#8221;, tha ministria.<br \/>\nKjo deklarat\u00eb erdhi, pasi rebel\u00ebt p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate t\u00eb publikuar n\u00eb televizionin shtet\u00ebror sirian than\u00eb se Damasku &#8220;tani \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb nga Assadi&#8221;, familja e t\u00eb cilit ka sunduar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 50 vjet.<br \/>\nParaprakisht, V\u00ebzhguesi sirian p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut &#8211; organizat\u00eb me baz\u00eb n\u00eb Britani &#8211; kishte raportuar se Assadi ishte arratisur nga Damasku me nj\u00eb aeroplan m\u00ebngjesin e 8 dhjetorit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka shkruar n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb Truth Social se &#8220;Assadi \u00ebsht\u00eb larguar nga shteti. Mbrojt\u00ebsja e tij, Rusia, nuk ishte e interesuar q\u00eb ta mbronte m\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Kryeministri sirian, Mohammad Ghazi al-Jalali, tha n\u00eb nj\u00eb video se Qeveria \u00ebsht\u00eb \u201ce gatshme t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me \u00e7do udh\u00ebheqje t\u00eb zgjedhur nga populli\u201d.<br \/>\n&#8220;Ne besojm\u00eb se Siria \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sirian\u00ebt dhe se \u00ebsht\u00eb vendi i t\u00eb gjith\u00eb bijve t\u00eb saj, dhe se ky vend mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shtet normal q\u00eb nd\u00ebrton marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me fqinj\u00ebt dhe bot\u00ebn pa u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb aleanc\u00eb apo bllok rajonal&#8221;, tha al-Jalali, duke shtuar se ai ishte ende n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Damask dhe nuk kishte ikur.<br \/>\nM\u00eb von\u00eb gjat\u00eb 8 dhjetorit ai u pa duke dal\u00eb nga sht\u00ebpia e tij, i shoq\u00ebruar nga persona t\u00eb armatosur. Ai raportohet se \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar p\u00ebr n\u00eb takimin me udh\u00ebheqjen e grupit islamist, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), q\u00eb ka udh\u00ebhequr ofensiv\u00ebn e fundit.<br \/>\nHTS-ja konsiderohet grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian.<br \/>\nAbu Mohammad al-Golani, udh\u00ebheq\u00ebs i HTS-s\u00eb, ka tentuar t\u00eb siguroj\u00eb shiit\u00ebt alavit\u00eb dhe minoritetet e tjera siciane, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt, pas rr\u00ebzimit t\u00eb Assadit.<br \/>\nN\u00eb Uashington, Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se presidenti amerikan, Joe Biden po &#8220;p\u00ebrcjell nga af\u00ebr ngjarjet e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb Siri dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb vazhdueshm\u00ebm me partner\u00ebt rajonal\u00eb&#8221;.<br \/>\nLidhur me situat\u00ebn n\u00eb Siri, Biden do t\u00eb takohet m\u00eb 8 dhjetor me k\u00ebshilltar\u00ebt e tij p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<br \/>\n\u201cPresidenti do t\u00eb takohet me ekipin e tij t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb pranuar p\u00ebrdit\u00ebsime lidhur me situat\u00ebn n\u00eb Siri\u201d, shkroi n\u00eb X, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, Seam Savett.<\/p>\n<p>Humbje p\u00ebr Rusin\u00eb<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt than\u00eb se r\u00ebnia e regjimit t\u00eb Assadit do t\u00eb paraqes\u00eb nj\u00eb humbje t\u00eb madhe gjeopolitike p\u00ebr Kremlinin, i cili s\u00eb bashku me Teheranin kan\u00eb mb\u00ebshtetur Qeverin\u00eb siriane p\u00ebrgjat\u00eb luft\u00ebs civile q\u00eb nisi m\u00eb 2011.<br \/>\nInstituti p\u00ebr Studim t\u00eb Luft\u00ebs, me baz\u00eb n\u00eb SHBA, tha se &#8220;forcat e regjimit t\u00eb Assadit kan\u00eb kolapsuar dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e Assadit duket se nuk kan\u00eb vullnet q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin ushtrin\u00eb arabe siriane, duke dislokuar menj\u00ebher\u00eb forca shtes\u00eb&#8221;.<br \/>\nRusia ka disa nd\u00ebrtesa ushtarake n\u00eb Siri, p\u00ebrfshir\u00eb baz\u00ebn ajrore n\u00eb Hmeimim dhe nj\u00eb baz\u00eb strategjike detare n\u00eb Tartus, baza q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur po ashtu p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur veprimet e Kremlinit n\u00eb Afrik\u00eb.<br \/>\nMinistri i Jasht\u00ebm rus, Sergei Lavrov, nuk pranoi t\u00eb komentonte p\u00ebr fatin e bazave ruse, duke th\u00ebn\u00eb se &#8220;nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e askujt q\u00eb t\u00eb hamend\u00ebsojm\u00eb&#8221;.<br \/>\nInstituti p\u00ebr Studim t\u00eb Luft\u00ebs tha se Moska ende nuk \u00ebsht\u00eb evakuuar nga baza, &#8220;por mbetet e paqart\u00eb n\u00ebse Rusia do t\u00eb mbaj\u00eb anije n\u00eb port, teksa rebel\u00ebt sirian\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb avancojn\u00eb me shpejt\u00ebsi n\u00eb territoret e mbajtura nga regjimi&#8221;.<br \/>\nKonstantin Kosachyov, z\u00ebvend\u00ebskryetar i Dhom\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Parlamentit rus, tha m\u00eb 8 tetor se t\u00eb gjith\u00eb sirain\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrballen vet me luft\u00ebn n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb, por sugjeroi se Moska \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb popullin sirian n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara.<br \/>\nRuslan Suleymanov, ekspert rus p\u00ebr Lindjen e Mesme, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se Moska do t\u00eb \u201cbashk\u00ebpunoj\u00eb me rebel\u00ebt\u201d n\u00ebse ata e marrin pushtetin n\u00eb Damask dhe se HTS-ja po ashtu \u201cka pretenduar m\u00eb her\u00ebt se \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb negocioj\u00eb\u201d me Kremlinin.<br \/>\n\u201cPutini d\u00ebshiron t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb pranin\u00eb e tij ushtarake n\u00eb rajon. N\u00eb \u00e7do rast, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, ai duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb koncesione, si me xhihadist\u00ebt ashtu edhe me [presidentin turk, Recep Tayyip] Erdogan, i cili mb\u00ebshtet [rebel\u00ebt]\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ofensiva e befasishme nisi m\u00eb 27 n\u00ebntor nga nj\u00eb koalicion i grupeve t\u00eb rebel\u00ebve. Ofensiva u udh\u00ebhoq nga HTS-ja.<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 HTS-s\u00eb, n\u00eb ofensiv\u00eb u p\u00ebrfshin edhe luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit ombrell\u00eb t\u00eb mlicive siriane q\u00eb mb\u00ebshteten nga Turqia, t\u00eb quajtur Ushtria Komb\u00ebtare Siriane. Turqia ka mohuar se ka mb\u00ebshtetur ofensiv\u00ebn, edhe pse ekspert\u00ebt tkan\u00eb th\u00ebn\u00eb se kryengrit\u00ebsit nuk do t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb t\u00eb pa pajtimin e k\u00ebtij shteti.<br \/>\nM\u00eb 6 dhjetor, Kombet e Bashkuara than\u00eb se pothuajse 300.000 persona n\u00eb Siri jan\u00eb zhvendosur q\u00eb nga fundi i n\u00ebntorit p\u00ebr shkak t\u00eb luftimeve, duke shtuar se deri n\u00eb 1.5 milion persona.<br \/>\nAssadi ishte varur nga Irani dhe Rusia p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet q\u00eb kur shp\u00ebrtheu konflikti m\u00eb 2011.<br \/>\nQ\u00eb kur rebel\u00ebt mor\u00ebn kontrollin e Alepos nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, ata mor\u00ebn edhe qytete t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha, teksa forcat e Asadit b\u00ebn\u00eb pak rezistenc\u00eb<\/p>\n<p>Rajoni dhe bota reagon p\u00ebr zhvillimet n\u00eb Siri<\/p>\n<p>Zhvillimet n\u00eb Damask kan\u00eb shtyr\u00eb fqinj\u00ebt e Siris\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin masa urgjente. Libani ka njoftuar p\u00ebr mbylljen e t\u00eb gjith\u00eb kufijve tok\u00ebsore me Sirin\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00ebrit q\u00eb lidh Bejrutin me Damaskun.<br \/>\nJordania po ashtu ka mbyllur kufijt\u00eb me Sirin\u00eb.<br \/>\nIzraeli tha se ka dislokuar trupa n\u00eb zon\u00ebn neutrale q\u00eb gjendet p\u00ebrgjat\u00eb kufirit t\u00eb tij verior me Sirin\u00eb dhe ka d\u00ebrguar trupa \u201cn\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb nevojshme p\u00ebr mbrojtjen ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ushtria izraelite tha se ky dislokim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar siguri p\u00ebr banor\u00ebt n\u00eb Lart\u00ebsit\u00eb e Golanit, t\u00eb aneksuara nga Izraeli.<br \/>\nMinistri i Jasht\u00ebm i Turqis\u00eb, tha se d\u00ebshiron t\u00eb ndihmoj\u00eb duke ofruar \u201cgaranci t\u00eb siguris\u00eb\u201d n\u00eb Siri, pas rr\u00ebzimit t\u00eb Assadit.<br \/>\n\u201cN\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, ne do t\u00eb intensifikojm\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me shtetet n\u00eb rajon dhe me aktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d, tha Hakan Fidan p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb X.<br \/>\nShtetet e Bashkuara than\u00eb se do t\u00eb mbajn\u00eb pranin\u00eb e tyre n\u00eb lindje t\u00eb Siris\u00eb dhe do t\u00eb nd\u00ebrmarrin masat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb parandaluar rishfaqjen e grupit ekstremist, Shteti Islamik n\u00eb rajon.<br \/>\nZ\u00ebvend\u00ebsndihm\u00ebs sekretari i Mbrojtjes p\u00ebr Lindjen e Mesme, Daniel Shapiro, tha se Uashingtoni \u201c\u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr rrethanat kaotike dhe dinamike n\u00eb terren n\u00eb Siri q\u00eb mund t\u2019i japin hap\u00ebsir\u00eb IS-it q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb aktiv dhe t\u00eb planifikoj\u00eb sulme t\u00eb jashtme\u201d.<br \/>\nDuke folur n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Bahrejn, Shapiro tha se SHBA-ja \u00ebsht\u00eb e vendosur q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb me partner\u00ebt \u201cp\u00ebr t\u00eb vazhduar q\u00eb t\u00eb denigroj\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e IS-it\u201d.<br \/>\nI d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i OKB-s\u00eb p\u00ebr Sirin\u00eb, Geir Pedersen, u k\u00ebrkoi t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve n\u00eb Siri q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb rendin dhe ligjin dhe t\u00eb ruajn\u00eb institucionet publike.<br \/>\nAi tha se nuk ka informacione p\u00ebr vendndodhjen e Assadit.<\/p>\n<p>Tom Fletcher, kreu i agjencis\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb humanitare t\u00eb OKB-s\u00eb, paralajm\u00ebroi p\u00ebr gjendjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb miliona sirian\u00ebve t\u00eb zhvendosur si pasoj\u00eb e luft\u00ebs gati 14-vje\u00e7are civile. Shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb n\u00eb rrezik, tha Fletcher.<br \/>\nMegjithat\u00eb, ai tha se do t\u00eb ndihmojn\u00eb civil\u00ebt n\u00eb Siri me furnizime, por edhe me ngritjen e qendrave t\u00eb pritjes p\u00ebr t\u00eb zhvendosurit.<br \/>\nShefja p\u00ebr diplomaci e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, shkroi n\u00eb X se fundi i diktatur\u00ebs s\u00eb Assadit \u00ebsht\u00eb zhvillim pozitiv.<br \/>\n&#8220;Po ashtu tregon dob\u00ebsimin e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb Assadit, Rusis\u00eb dhe Iranit. Prioriteti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb sigurohemi q\u00eb rajoni t\u00eb jet\u00eb i sigurt&#8221;, tha ajo.<br \/>\nNd\u00ebrkaq, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se ndryshimi historik n\u00eb Siri ofron &#8220;mund\u00ebsi, por nuk vjen pa rreziqe&#8221;, duke shtuar se Evropa \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb ndimoj\u00eb n\u00eb ruajtjen e unitetit komb\u00ebtar dhe rind\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti sirian &#8220;q\u00eb mbron t\u00eb gjitha minoritetet&#8221;.<br \/>\nPresidenti i Franc\u00ebs, Emmanuel Macron, tha se &#8220;m\u00eb n\u00eb fund ka r\u00ebn\u00eb shteti barbar&#8221; i Assadit.<br \/>\nNd\u00ebrkaq, z\u00ebvend\u00ebskryeministrja britanike, Angela Rayner, b\u00ebri thirrje p\u00ebr \u201czgjidhje politike\u201d.<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb<br \/>\nhttps:\/\/www.facebook.com\/share\/msxEHgSNdoxrbP7d\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Assad arratiset n\u00eb Mosk\u00eb, raportojn\u00eb mediat shtet\u00ebrore ruse Presidenti sirian, Bashar al-Assad, dhe familja e tij kan\u00eb arritur n\u00eb Mosk\u00eb, raportuan mediat shtet\u00ebrore ruse, teksa rebel\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb kontrollin e kryeqytetit sirian, Damask, duke i dh\u00ebn\u00eb fund sundimit brutal, gjysm\u00ebshekullor t\u00eb familjes Assad. Ministria e Jashtme e Rusis\u00eb tha m\u00eb her\u00ebt se Assadi &#8220;vendosi t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":85071,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85070","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-bota"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85070","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85070"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85070\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":85073,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85070\/revisions\/85073"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85071"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85070"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85070"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85070"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}