{"id":84941,"date":"2024-12-06T10:38:04","date_gmt":"2024-12-06T10:38:04","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=84941"},"modified":"2024-12-06T10:38:04","modified_gmt":"2024-12-06T10:38:04","slug":"policia-e-shtetit-ben-bilancin-e-muajit-nentor-ne-73-operacione-jane-arrestuar-568-autore-te-dyshuar-per-vepra-penale-u-sekuestruan-14-arme-zjarri-mbi-1-8-milione-euro-me-burime-te-dyshimta-dhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/12\/06\/policia-e-shtetit-ben-bilancin-e-muajit-nentor-ne-73-operacione-jane-arrestuar-568-autore-te-dyshuar-per-vepra-penale-u-sekuestruan-14-arme-zjarri-mbi-1-8-milione-euro-me-burime-te-dyshimta-dhe\/","title":{"rendered":"Policia e Shtetit b\u00ebn &#8220;bilancin&#8221; e muajit n\u00ebntor\/ N\u00eb 73 operacione jan\u00eb arrestuar 568 autor\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr vepra penale, u sekuestruan 14 arm\u00eb zjarri, mbi 1.8 milion\u00eb euro me burime t\u00eb dyshimta dhe 19 prona t\u00eb pjes\u00ebtarit t\u00eb nj\u00eb grupi kriminal."},"content":{"rendered":"<p>Njoftimi zyrtar:<\/p>\n<p>Policia e Shtetit, gjat\u00eb muajit n\u00ebntor 2024<\/p>\n<p>Impulset e reja n\u00eb strukturat drejtuese t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, bashk\u00ebpunimi me qytetar\u00ebt, agjencit\u00eb ligjzbatuese komb\u00ebtare dhe me homolog\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, gjeneruan rezultate pozitive p\u00ebr Policin\u00eb, n\u00eb p\u00ebrballjen e p\u00ebrditshme me krimin.<\/p>\n<p>Gjithashtu, p\u00ebrvoja pozitive dhe bashk\u00ebpunimi  me  partner\u00ebt b\u00ebn\u00eb q\u00eb planet e posa\u00e7me t\u00eb masave t\u00eb nd\u00ebrmarra p\u00ebr ndeshjet e futbollit Shqip\u00ebri-\u00c7eki dhe Shqip\u00ebri-Ukrain\u00eb, t\u00eb zbatoheshin me p\u00ebrpikm\u00ebri dhe si rezultat, aktivitetet t\u00eb mbylleshin pa incidente.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajit n\u00ebntor, puna e strukturave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb qend\u00ebr, n\u00eb 12 qarqe dhe n\u00eb t\u00eb gjitha pikat e kalimit kufitar, \u00e7oi n\u00eb finalizimin e 73 operacioneve policore, si dhe n\u00eb v\u00ebnien n\u00eb pranga t\u00eb 568 autor\u00ebve t\u00eb dyshuar t\u00eb veprave penale t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>-Gjithashtu, 10 operacione u finalizuan n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt, p\u00ebr kapjen ose ekstradimin e t\u00eb k\u00ebrkuarve nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht.<\/p>\n<p>-Gjat\u00eb k\u00ebtij muaji, u sekuestruan 127 kg Cannabis, 6.1 kg Kokain\u00eb, mij\u00ebra doza t\u00eb k\u00ebtyre l\u00ebnd\u00ebve, 578 fidan\u00eb narkotik\u00eb dhe pajisje p\u00ebr kultivimin e fidan\u00ebve me an\u00eb t\u00eb llambave  n\u00eb ambient t\u00eb mbyllur.<\/p>\n<p>-Gjithashtu, u sekuestruan 14 arm\u00eb zjarri, mbi 1.8 milion\u00eb euro me burime t\u00eb dyshimta dhe 19 prona t\u00eb pjes\u00ebtarit t\u00eb nj\u00eb grupi kriminal.<\/p>\n<p>-Strukturat operacionale dhe ato hetimore u angazhuan p\u00ebr finalizimin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb operacionesh masive dhe tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr goditjen e grupeve kriminale t\u00eb implikuar n\u00eb prodhim, shitje dhe trafikim Kokaine dhe Cannabisi, p\u00ebr goditjen e korrupsionit, si dhe p\u00ebr dh\u00ebnie ndihme emigrant\u00ebve, p\u00ebr kalime ilegale kufijsh.<\/p>\n<p>-U parandaluan dhe u godit\u00ebn 2 tentativa p\u00ebr trafikim t\u00eb Cannabisit (nj\u00eb rast nga Dubai n\u00eb Rinas, nd\u00ebrsa rasti tjet\u00ebr n\u00ebp\u00ebrmjet PKK Kapshtic\u00ebs, n\u00eb Greqi).<\/p>\n<p>-Fal\u00eb reagimit n\u00eb koh\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb Policis\u00eb, si dhe bazuar n\u00eb inteligjenc\u00ebn policore u parandaluan ngjarje kriminale n\u00eb Dib\u00ebr dhe n\u00eb Kurbin, t\u00eb cilat mund t\u00eb kryheshin me arm\u00eb dhe\/ose me l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse.<\/p>\n<p>-Fal\u00eb pun\u00ebs profesionale hetimore u mund\u00ebsuan zbardhja e 1 vrasjeje t\u00eb kryer n\u00eb Tiran\u00eb, djegies e 2 automjeteve n\u00eb Shkod\u00ebr dhe e nj\u00eb rasti zjarrv\u00ebnieje n\u00eb Peqin.<\/p>\n<p>-U finalizuan 9 operacione p\u00ebr zbardhjen e vjedhjeve.<\/p>\n<p>-Angazhimi i Policis\u00eb Kufitare goditi 5 tentativa p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebrmjet pikave t\u00eb kalimit kufitar shuma parash, pa i deklaruar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr u parandaluan dhe u godit\u00ebn 2 tentativa t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, p\u00ebr futjen n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb mbi 1 milion eurove.<\/p>\n<p>-Drejtoria p\u00ebr Hetimin e Krimeve Kibernetike n\u00eb Departamentin e Policis\u00eb Kriminale, n\u00eb bashk\u00ebpunim strukturat vendore t\u00eb Policis\u00eb, goditi 6 raste t\u00eb krimeve kibernetike, si: publikim t\u00eb paautorizuar materialesh intime, shantazhe, si dhe k\u00ebmbim parash n\u00eb kriptomonedha dhe e anasjella.<\/p>\n<p>-Nga strukturat hetimore dhe operacionale n\u00eb qarqe u zhvilluan aksione masive kund\u00ebr organizimit t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit, kryesisht n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs, Elbasan, Kor\u00e7\u00eb, Vlor\u00eb dhe Fier. U zbuluan lokale t\u00eb p\u00ebrshtatura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb paligjshm\u00ebri, u nxorr\u00ebn p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale autor\u00ebt dhe u sekuestruan pajisje.<\/p>\n<p>-U godit\u00ebn 6 raste n\u00eb fush\u00ebn e kontraband\u00ebs, si dhe t\u00eb 4 rasteve t\u00eb dh\u00ebnies ndihm\u00eb emigrant\u00ebve, p\u00ebr kalim ilegal, drejt shteteve t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\ud83d\ude93\ud83d\udc6e\ud83c\udffb\ufe0f\ud83d\udc6e\ud83c\udffbPolicia Rrugore ka vijuar kontrollet dhe monitorimet intensive, n\u00eb t\u00eb gjitha akset e vendit, duke p\u00ebrdorur mjetet logjistike inteligjente q\u00eb ka n\u00eb dispozicion, me q\u00ebllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe l\u00ebvizjen e leht\u00ebsuar t\u00eb p\u00ebrdoruesve t\u00eb rrug\u00ebs. Gjithashtu, gjat\u00eb k\u00ebtij muaji, p\u00ebr shkak t\u00eb reshjeve t\u00eb shiut dhe t\u00eb d\u00ebbor\u00ebs, Policia Rrugore ka rritur gatishm\u00ebrin\u00eb n\u00eb disa akse t\u00eb vendit, p\u00ebr t\u00eb orientuar l\u00ebvizjen, p\u00ebr t\u00eb informuar dhe p\u00ebr t\u00eb ofruar ndihm\u00eb kur ka qen\u00eb e nevojshme.<\/p>\n<p>Si rezultat i monitorimit me sh\u00ebrbime dhe me pajisje inteligjente: <\/p>\n<p>\u2705 Jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pranga 219 drejtues mjetesh, nga t\u00eb cil\u00ebt 125 p\u00ebr drejtim t\u00eb mjetit n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe 94 p\u00ebr drejtim t\u00eb mjetit pa leje drejtimi. <\/p>\n<p>\u2705 Si rezultat i monitorimit t\u00eb qarkullimit me mjetet inteligjente shpejt\u00ebsimat\u00ebs jan\u00eb vendosur 3150 masa administrative p\u00ebr shpejt\u00ebsi tej normave t\u00eb lejuara, q\u00eb kan\u00eb mas\u00eb plot\u00ebsuese pezullimin e lejes s\u00eb drejtimit dhe zbritjen e pik\u00ebve nga leja e drejtimit.  <\/p>\n<p>Gjithashtu,  jan\u00eb pezulluar 24 leje drejtimi, p\u00ebr drejtim mjeti n\u00eb efektin e pijeve alkoolike dhe 166 leje drejtimi, p\u00ebr shkelje t\u00eb tjera t\u00eb Kodit Rrugor.<\/p>\n<p>\ud83d\udeec\ud83d\udef3\ufe0f\ud83d\ude97Policia Kufitare ka qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e fokusuar p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbim cil\u00ebsor, t\u00eb shpejt\u00eb dhe etik, p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00eb hyrje\/dalje, n\u00eb t\u00eb gjitha pkk-t\u00eb, p\u00ebr t\u00eb garantuar qarkullimin e lir\u00eb dhe t\u00eb sigurt\u00eb t\u00eb shtetasve, mallrave dhe sh\u00ebrbimeve, si dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhe goditur krimet kufitare. <\/p>\n<p>Si rezultat i pun\u00ebs dhe angazhimit p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtyre objektivave, jan\u00eb goditur 38 raste t\u00eb kalimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufijve, 14 raste t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb dokumenteve false p\u00ebr t\u00eb kaluar kufijt\u00eb dhe 3 raste t\u00eb trafikimit t\u00eb mjeteve motorike.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit do t\u00eb vijoj\u00eb hetimet, operacionet dhe aksionet e tjera policore, me q\u00ebllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale t\u00eb kryera m\u00eb par\u00eb, ndalimin e shtetasve t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim, si dhe parandalimin dhe goditjen e paligjshm\u00ebrive.<\/p>\n<p>Ftojm\u00eb aleat\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Policis\u00eb, qytetar\u00ebt, q\u00eb t\u00eb denoncoj\u00eb n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb fizike t\u00eb Policis\u00eb ose n\u00eb numrin pa pages\u00eb 112, \u00e7do paligjshm\u00ebri q\u00eb hasin.<\/p>\n<p>#Policiapran\u00ebjush\ud83d\udc6e\ud83c\udffb\ud83d\udc6e\ud83c\udffb\ufe0f<br \/>\n#n\u00eb\u00e7doskajt\u00ebvendit\ud83c\udde6\ud83c\uddf1<br \/>\n#N\u00ebntor2024\ud83d\udcc6<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njoftimi zyrtar: Policia e Shtetit, gjat\u00eb muajit n\u00ebntor 2024 Impulset e reja n\u00eb strukturat drejtuese t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, bashk\u00ebpunimi me qytetar\u00ebt, agjencit\u00eb ligjzbatuese komb\u00ebtare dhe me homolog\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, gjeneruan rezultate pozitive p\u00ebr Policin\u00eb, n\u00eb p\u00ebrballjen e p\u00ebrditshme me krimin. Gjithashtu, p\u00ebrvoja pozitive dhe bashk\u00ebpunimi me partner\u00ebt b\u00ebn\u00eb q\u00eb planet e posa\u00e7me t\u00eb masave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":84942,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[117,118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-84941","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84941","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84941"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84941\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":84943,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84941\/revisions\/84943"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84942"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84941"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84941"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84941"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}