{"id":84851,"date":"2024-12-04T11:45:02","date_gmt":"2024-12-04T11:45:02","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=84851"},"modified":"2024-12-04T11:45:02","modified_gmt":"2024-12-04T11:45:02","slug":"gjeneral-piro-ahmetaj-sulm-terrorist-apo-fushebeteje-folklorike-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/12\/04\/gjeneral-piro-ahmetaj-sulm-terrorist-apo-fushebeteje-folklorike-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Gjeneral Piro Ahmetaj:  &#8220;Sulm terrorist apo fush\u00ebbetej\u00eb folklorike n\u00eb Kosov\u00eb\u201d ?!"},"content":{"rendered":"<p>Sigurisht po e ndjek me interes\/shqet\u00ebsim t\u00eb shtuar, situat\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb pas shp\u00ebrthimit t\u00eb tubacioneve t\u00eb ujit n\u00eb \u201cIb\u00ebr-Lepenci\u201d. Nd\u00ebkoh\u00eb kam refuzuar (me vet\u00ebdije) t\u2019i bashkohem histeris\u00eb patriotiko \u2013 folklorike, q\u00eb demonstrohet jo vet\u00ebm nga media, opinionist\u00ebt e gjith\u00ebditur, por fat\u00ebkeq\u00ebsisht edhe nga Faktor\u00ebt politik, Institucionet dhe Autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb siguris\u00eb dhe mbrojtjes komb\u00ebtare.<br \/>\nGjith\u00ebsesi, n\u00eb kapacitetin e nj\u00eb nd\u00ebr ekspert\u00ebve (shpresoj jo i panjohur\/unknown) p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb komb\u00ebtare, Rajonit dhe NATO-s, n\u00eb vijim gjeni p\u00ebrmbledhje strategjike rreth pesh\u00ebs, p\u00ebrqasjes, gjetjeve si dhe t\u00eb rekomandimeve p\u00ebr p\u00ebrballjen me k\u00ebt\u00eb akt terrorist t\u00eb radh\u00ebs:<br \/>\nPik\u00ebs\u00ebpari, si definicion, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr impaktet, kund\u00ebr nj\u00eb infrastrukture me r\u00ebnd\u00ebsi kritike (p\u00ebr furnizimin me uj\u00eb dhe energji t\u00eb rreth 1 milion, pra gjysm\u00ebn e popullsis\u00eb, ose bashk\u00ebqytetar\u00ebve Kosovar\u00eb, Serb, etj), e \u00e7moj si nj\u00eb sulm terrorist kund\u00ebr nj\u00eb shteti Sovran. Kjo pasi: \u201cnuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar nj\u00eb ujesjell\u00ebs fshati, si e till\u00eb, nuk mund t\u00eb konsiderohet kurrsesi betej\u00eb e r\u00ebndomt p\u00ebr konkurenc\u00eb tregu\u2026\u201d , apo Jo ?<br \/>\nK\u00ebshtu, pa asnj\u00eb medyshje, e d\u00ebnoj k\u00ebt\u00eb sulm barbar (nj\u00ebher\u00ebsh bande-burracak\u00ebsh), si dhe i bashkohem apelit p\u00ebr institucionet ligj-zbatuese: \u201ct\u00eb zbardhin me profesionaliz\u00ebm, integritet dhe sa m\u00eb shpejt ngjarjen duke v\u00ebn\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb frym\u00ebzuesit, organizator\u00ebt dhe ekzekutuesit e k\u00ebtij akti terrorist\u201d!<br \/>\nNd\u00ebrsa nuk jam as gjykat\u00ebs as prokuror nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb \u201ct\u00eb vendos gishtin mbi fajtor\u00ebt\u201d, patjet\u00ebr e gjej t\u00eb ngjash\u00ebm, t\u00eb frym\u00ebzuar dhe t\u00eb orkestruar me interesat gjeopolitike t\u00eb Kremlinit n\u00eb Rajon si dhe sulmet neo-Naziste t\u00eb Rusis\u00eb Putiniste (p\u00ebrgjast\u00eb 34 muajve) kund\u00ebr infrastrukturave kritike t\u00eb Ukrain\u00ebs, si linjat\/depot e naft\u00ebs\/gazit; tubot e amonjakut Togliatti-Odessa; digave t\u00eb Hidrocentraleve, Spitalet, Shkollat, etj.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr (me shum\u00eb keqardhje), e gjej dhe neverit\u00ebse nj\u00ebher\u00ebsh, luft\u00ebn populisto-elektorale mes vedit, pra se kush prej Faktor\u00ebve politik, Autoriteteve Shtet\u00ebrore, analist\u00ebve dhe ushtris\u00eb s\u00eb sekser\u00ebve rreth pushteteve n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Tiran\u00eb, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb statusin e \u201cpatriotit m\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb n\u00eb fush\u00ebbetej\u00ebn di\u00e7itale\u201d ?!<br \/>\nSi sh\u00ebmbullin m\u00eb tipik sjell n\u00eb v\u00ebmendje demostrimin folklorik t\u00eb forc\u00ebs (pas pilafit), t\u00eb Qeveris\u00eb-Kurti, cinikisht i shoq\u00ebruar edhe nga Shefi Sh\u00ebrbimit t\u00eb Inteligjenc\u00ebs, i cili n\u00eb vend t\u00eb bente foto\/shfaqje bolshevike me \u201ccizme dhe lopata n\u00eb krah t\u00eb Eprorit\/KM\u201d, do duhet t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen p\u00ebr \u201c(keq) d\u00ebshtimin e  ShIK n\u00eb p\u00ebrmbushjen e misionit\u201d, pra t\u00eb (mos) parandalimit dhe zbulimit t\u00eb akteve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura terroriste me impakte kritike ndaj siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Sh\u00ebnim shtes\u00eb: \u201cdor\u00ebheqja nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt personal (si\u00e7 perceptohet), por nj\u00eb standart per\u00ebndimor i p\u00ebrgjegjeshm\u00ebris\u00eb shtet\u00ebrore.<br \/>\nS\u00eb DYTI, riciklimi i sulmeve terroriste apo maktheve t\u00eb Milloshevi\u00e7it 25 vjet mbas humbjes turp\u00ebruese t\u00eb luft\u00ebs gjakatare, mund t\u00eb ushqejn\u00eb agjend\u00ebn radikal\u00ebve n\u00eb Beograd; interesat e krimit t\u00eb organizuar, apo \u201csorrat rreth liqenit Ujmanit \u2026\u201d, por kurr\u00ebsesi nuk munden t\u00eb trembin kombin Shqiptar si dhe as fuqin\u00eb e sprovuar (n\u00eb 1999) t\u00eb Aleanc\u00ebs Euroatlantike (USA\/ NATO\/UK\/BE!<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb qart\u00eb, Serbia do duhet t\u00eb harroj\u00eb \u00ebndrrat\/paranojat Staliniste si dhe oshilacionet e Miloshevi\u00e7it, pasi kufijt\u00eb dhe harta gjeopolitike e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb skalitur me gjakun e d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb kombit, fuqia ushtarake e USA\/NATO n\u00eb 1999 si dhe sakrificat e luftetar\u00ebve n\u00eb shekuj.<br \/>\nPrandaj, p\u00ebr aktor\u00ebt mendjehapur edhe n\u00eb Beograd p\u00ebrs\u00ebris thirrjen: \u201ct\u00eb mos lejojn\u00eb q\u00eb qeveria e Vu\u00e7i\u00e7 sot, etj mbas tij, t\u00eb shpenzojn\u00eb kot st\u00ebrkoti mbi 1.5 miliard euro n\u00eb vit nga mundi i popullit serb (p\u00ebr armatosjen nga me tanke; \u2018Mig29\u2019, \u2018Rafale\u2019, helikopter, raketa dhe dron\u00eb vras\u00ebs) pasi asnj\u00eb nga vendet nd\u00ebrkufitare (p\u00ebrfshi Kosov\u00ebn) apo Aleanc\u00eb nuk e rrezikon sovranitetin e Serbis\u00eb\u201d!<br \/>\nS\u00eb TRETI, jo vet\u00ebm si ekspert por me p\u00ebrul\u00ebsi vllaz\u00ebrore do t\u2019i k\u00ebshilloja faktor\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb  t\u00eb l\u00ebn\u00eb adresimet populiste dhe llogarit\u00eb elektorale, por: \u201caktet terroriste dhe k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj sovranitetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, t&#8217;i adresojn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar Kosov\u00ebn moderne\/Demokratike (p\u00ebrtej prezenc\u00ebs s\u00eb NATO-s q\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrjetshme); vendin ku, qytetar\u00ebt pavar\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsive etnike, fetare dhe politike t\u00eb ndihen t\u00eb barabart\u00eb para ligjit, si dhe faktorizimin e Kosov\u00ebs, nga \u201ckonsumatore n\u00eb kontribuese\u201d p\u00ebr paqen, stabilitetin dhe integrimin n\u00eb NATO\/BE.<br \/>\nP\u00ebr me tep\u00ebr, p\u00ebrs\u00ebris edhe thirrjen ndaj faktor\u00ebve politik dhe aktor\u00ebve shtet\u00ebrore n\u00eb t\u00eb dy anet e kombit (Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs zyrtare), q\u00eb ta tejkalojn\u00eb luft\u00ebn donkishoteske p\u00ebr privatizimin e Partive Politike dhe p\u00ebrjet\u00ebsimin e pushtetit, POR t\u00eb p\u00ebrulen n\u00eb gjunj\u00eb para historis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjakshme si dhe interesave (mbar\u00eb) komb\u00ebtare duke i dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb platform\u00ebs \u201cdy shtete sovrane nj\u00eb komb i vet\u00ebm\u201d, pra duke ngritur kapacitete t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta: \u201cInteligjenc\u00ebn, p\u00ebr emergjencat civile, arsimimin, st\u00ebrvitjet, misione nd\u00ebrkomb\u00ebtare, rreziqet kibernetike, etj\u201d. Gjith\u00ebsesi qart\u00ebsoj se \u201cme k\u00ebt\u00eb projekt t\u00eb vonuar nuk do shpikim rrot\u00ebn\u201d, pasi t\u00eb tilla p\u00ebrqasje jan\u00eb aplikuar me sukses edhe nga 3 vendet e Beneluks-it, (Belgjik\u00eb, Holand\u00eb, Luksemburg); 3 vendet Nordike (Norvegji, Finland\u00eb, Suedi); pa p\u00ebrmendur qasjen e dy vendeve t\u00eb NATO-s (Turqis\u00eb dhe Greqis\u00eb) n\u00eb raport me sovranitetin e Qipros, pra ndaj nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb BE-s\u00eb!<br \/>\nNd\u00ebrsa, aktor\u00ebt dhe strateg\u00ebt\/koleg\u00ebt n\u00eb rajon, Washington, Bruksel, etj do t\u2019i sugjeroja q\u00eb perspektiv\u00ebn e paqes, status-quon\u00eb\/interesat gjeopolitike t\u00eb USA\/NATO n\u00eb Ballkan, do duhet ta parakusht\u00ebzojn\u00eb jo me qasje burokratike, ndaj zgjimit t\u00eb aleancave historike, as riciklimit t\u00eb gar\u00ebs s\u00eb armatimeve, etj por me \u201cimponimin\u201d e dy Masave t\u00eb Mir\u00ebbesimit Reciprok, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave Beogradi Zyrtar se: \u201c(1) do t\u00eb ruaj\u00eb balancat e fuqis\u00eb ushtarake sulmuese, pra Tanke, Mig -29, Rafale (francez), raketa Ruso-Kineze, etj, deri n\u00eb mas\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb fqinj\u00ebt (posa\u00e7\u00ebrisht Kosov\u00ebn); (2) nuk do t\u00eb vendosen as instalime dhe aktivitete ushtarake (20 km distanc\u00eb ajrore dhe 5 tok\u00ebsore), n\u00eb kufijt\u00eb nd\u00ebrshtet\u00ebror\u00eb.<br \/>\nN\u00eb shtes\u00eb, p\u00ebrfshi dalldisjen e Z. Vu\u0107i\u0107 p\u00ebr ti shlallur luft\u00eb Kosov\u00ebs, Rajonit dhe NATO-s (!); edhe ky sulm terrorist tregon se me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet dhe progresin 25-vje\u00e7ar p\u00ebr t\u2019u larguar nga urrejtja dhe gjakderdhja shekullore, fat\u00ebkeq\u00ebsisht paqja, siguria, stabiliteti demokratik dhe ardhm\u00ebria euro-atlantike p\u00ebr 6 vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor (perfshi vet\u00eb Serbin\u00eb), mbeten ende t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuara nga Beogradi dhe Moska.<br \/>\nNd\u00ebrsa duke u p\u00ebrulur p\u00ebr sakrific\u00ebn sublime t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb atdheut dhe mir\u00ebnjohjen p\u00ebr rolin kritik t\u00eb USA\/NATO n\u00eb Rajon, m\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris thirrjen ul\u00ebrit\u00ebse: \u201cv\u00ebllez\u00ebr q\u00ebndroni vigjilent, pasi paqja, siguria dhe demokracia nuk jan\u00eb dhurata t\u00eb p\u00ebrjetshme\u201d. K\u00ebshtu shpresoj q\u00eb edhe ky sulm terrorist, t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb mbar\u00eb-shqiptar\u00ebve si \u201csirena alarmi\u201d p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar zgjuar, punuar dhe luftuar \u00e7do dit\u00eb kund\u00ebr rikthimit te err\u00ebsira e urrejtjes dhe gjakderdhjes mes popujve t\u00eb Ballkanit.<br \/>\nS\u00eb fundmi, p\u00ebrtej riciklimit t\u00eb akteve terroriste, \u201carmatosjen deri n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb\u201d t\u00eb Serbis\u00eb apo Rajonit si dhe (keq) shp\u00ebrdorimin e Beogradit p\u00ebr axhend\u00ebn e Putinit; besoj edhe m\u00eb fort\u00eb se paqja mbetet misioni i vet\u00ebm, n\u00eb interes t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs paq\u00ebsore, mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve si dhe ardhm\u00ebris\u00eb euroatlatike t\u00eb 6 vendeve t\u00eb Ballkanit per\u00ebndimor, pra Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs, MV, Malit t\u00eb Zi, Serbis\u00eb dhe Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs.<br \/>\nAutori: Gjeneral \u00ae\ufe0f Piro Ahmetaj:<br \/>\nEkspert p\u00ebr SK, Rajonin dhe NATO-n,<br \/>\nZv\/President i K\u00ebshillit t\u00eb Atlantikut; &#038; ish:<br \/>\nK\u00ebshilltar p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare n\u00eb PD,<br \/>\nK\u00ebshilltar i Presidentit t\u00eb RSh; Zv\/ShShPFA,<br \/>\nP\u00ebrfaq\u00ebsues Ushtarak n\u00eb SHAPE\/NATO.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sigurisht po e ndjek me interes\/shqet\u00ebsim t\u00eb shtuar, situat\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb pas shp\u00ebrthimit t\u00eb tubacioneve t\u00eb ujit n\u00eb \u201cIb\u00ebr-Lepenci\u201d. Nd\u00ebkoh\u00eb kam refuzuar (me vet\u00ebdije) t\u2019i bashkohem histeris\u00eb patriotiko \u2013 folklorike, q\u00eb demonstrohet jo vet\u00ebm nga media, opinionist\u00ebt e gjith\u00ebditur, por fat\u00ebkeq\u00ebsisht edhe nga Faktor\u00ebt politik, Institucionet dhe Autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb siguris\u00eb dhe mbrojtjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":84852,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-84851","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84851","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84851"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84851\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":84853,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84851\/revisions\/84853"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84852"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84851"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84851"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84851"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}