{"id":84845,"date":"2024-12-04T11:07:00","date_gmt":"2024-12-04T11:07:00","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=84845"},"modified":"2024-12-04T11:07:00","modified_gmt":"2024-12-04T11:07:00","slug":"ervina-toptani-kur-trafikantet-e-droges-dhe-krimit-te-organizuar-behen-pjese-e-qeverisjes-se-nje-vendi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/12\/04\/ervina-toptani-kur-trafikantet-e-droges-dhe-krimit-te-organizuar-behen-pjese-e-qeverisjes-se-nje-vendi\/","title":{"rendered":"Ervina Toptani\/ Kur trafikant\u00ebt e drog\u00ebs dhe krimit t\u00eb organizuar b\u00ebhen pjes\u00eb e qeverisjes s\u00eb nj\u00eb vendi\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Krimi i organizuar q\u00eb p\u00ebrmban n\u00eb vetvete dhe trafikimin e drog\u00ebs si pjes\u00eb organike t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept dhe jo nj\u00eb objekt, si\u00e7 e shoh t\u00eb arsyetuar n\u00eb shumic\u00ebn e shkrimeve t\u00eb sotme. Mua m\u00eb kall dat\u00ebn kjo q\u00eb shoh t\u00eb shprehur masivisht, qeshim se nuk qajm\u00eb dot! Madje mendoj se nuk \u00ebsht\u00eb as thjesht\u00eb krim ajo \u00e7ka k\u00ebta individ\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb organizuar (shpeshher\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb sesa vet\u00eb funksionimi i shtetit) kryejn\u00eb. Esht\u00eb arritje ndaj synimit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb tyre e \u201cpolitikave\u201d q\u00eb ata ndjekin. Ata synojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb shteti!  E blejn\u00eb dhe e ven\u00eb shtetin n\u00eb funksion t\u00eb tyre!<br \/>\nSa heronj d\u00ebshmor\u00eb num\u00ebron Shqip\u00ebria sot, t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb mbrojtje t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nga kriminel\u00eb t\u00eb till\u00eb? Jan\u00eb me qindra! <\/p>\n<p>Si e nderojm\u00eb ne vepr\u00ebn e tyre madhore? Duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pension f\u00ebmij\u00ebve apo duke i ofruar nj\u00eb vend pune familjar\u00ebve, kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7ka ndodh r\u00ebndom n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb fakt ky \u00ebsht\u00eb detyrimi minimal q\u00eb shteti ka ndaj tyre! Nderimi real q\u00eb shoq\u00ebria duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn e tyre madhore \u00ebsht\u00eb minimalisht t\u00eb zgjedh\u00eb n\u00eb krye t\u00eb shtetit njer\u00ebz q\u00eb nuk promovojn\u00eb krimin, q\u00eb nuk v\u00ebn\u00eb n\u00eb detyra e poste publike kriminel\u00eb, q\u00eb shiten a blihen prej k\u00ebtyre t\u00eb fundit sipas d\u00ebshir\u00ebs, nat\u00ebn e dit\u00ebn. Detyra jon\u00eb, si shoq\u00ebri, q\u00eb k\u00ebto qeveri i mbajm\u00eb e i ushqejm\u00eb e ata heronj i harrojm\u00eb shum\u00eb shpejt, \u00ebsht\u00eb t\u00eb rebelohemi kund\u00ebr tyre, kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kriminel\u00ebve q\u00eb promovojn\u00eb ve\u00e7 t\u00eb keqen e q\u00eb nuk lodhen n\u00eb asnj\u00eb koh\u00eb duke i p\u00ebrligjur vjedhjet e krimet e tyre e duke si shitur si arritje t\u00eb shk\u00eblqyera demokratike. Kujt i ndodh kjo gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se ne shqiptar\u00ebve? <\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh kur nj\u00eb shtet promovon kriminel\u00eb?<\/p>\n<p>Ndodh q\u00eb qytetar\u00ebt e atij vendi shpesh jan\u00eb bashk\u00ebfajtor\u00eb, me neglizhenc\u00ebn e tyre, me miopin\u00eb e tyre, me p\u00ebrtacin\u00eb, pesimizmin e pad\u00ebshir\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb protestuar deri sa t\u00eb jet\u00eb e nevojshme, edhe nj\u00eb vit rresht, \u00e7do dit\u00eb t\u00eb vitit. Ndodh q\u00eb k\u00ebta qytetar\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur, t\u00eb keqtrajtuar, q\u00eb nuk i b\u00ebn m\u00eb p\u00ebrshtypje as pengmarrja q\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb qeveria n\u00ebp\u00ebrmjet shantazheve t\u00eb vazhdueshme me buk\u00ebn e goj\u00ebs, duke i hequr nga puna, duke i v\u00ebn\u00eb taksa e \u00e7mime t\u00eb pap\u00ebrballueshme, duke mos u kujdesur aspak p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre m\u00eb minimale, duke i ofruar nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie kryek\u00ebput t\u00eb bler\u00eb prej tyre me para t\u00eb pista krimi, duke i v\u00ebn\u00eb para 1001 dilemave sesi t\u00eb zgjidhin vet\u00eb gjith\u00e7ka kur shteti nuk ekziston, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe gjyqsin\u00eb ndaj padrejt\u00ebsive t\u00eb p\u00ebsuara. Vjedhjet e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme prej taksave t\u00eb qytetar\u00ebve kamuflohen n\u00ebn slogane bajate si: \u201cpun\u00eb e palodhur shtet\u00ebrore n\u00eb dobi t\u00eb qytetarit\u201d. E shqiptar\u00ebt p\u00ebrball\u00eb gjith\u00eb kesaj tabloje q\u00eb u merr shpirtin prej dekadash tashm\u00eb, vazhdojn\u00eb t\u00eb rrisin me vullnet t\u00eb lir\u00eb e vendosm\u00ebri t\u00eb pashembullt si askush tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr t`i nisur t\u00eb jetojn\u00eb atje ku ka shtet, ku ka siguri e ku ka drejt\u00ebsi. \u00c7far\u00eb lloj paradoksi \u00ebsht\u00eb ky? <\/p>\n<p>Ne jemi mashtruar, rrahur, torturuar, vjedhur, vrar\u00eb e mbi t\u00eb gjitha m\u00eb e dhimbshmja p\u00ebr mua, na kan\u00eb shkelur dinjitetin me dekada! N\u00ebse nuk dhemb shkelja e vetes me k\u00ebmb\u00eb nga qenie q\u00eb as fjal\u00ebn \u201cnjer\u00ebzore\u201d nuk e meritojn\u00eb, at\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb mund t\u00eb na dhemb\u00eb tjet\u00ebr?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Krimi i organizuar q\u00eb p\u00ebrmban n\u00eb vetvete dhe trafikimin e drog\u00ebs si pjes\u00eb organike t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept dhe jo nj\u00eb objekt, si\u00e7 e shoh t\u00eb arsyetuar n\u00eb shumic\u00ebn e shkrimeve t\u00eb sotme. Mua m\u00eb kall dat\u00ebn kjo q\u00eb shoh t\u00eb shprehur masivisht, qeshim se nuk qajm\u00eb dot! Madje mendoj se nuk \u00ebsht\u00eb as [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":84846,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-84845","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84845","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84845"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84845\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":84847,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84845\/revisions\/84847"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84846"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}