{"id":84741,"date":"2024-12-01T11:50:21","date_gmt":"2024-12-01T11:50:21","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=84741"},"modified":"2024-12-01T11:50:21","modified_gmt":"2024-12-01T11:50:21","slug":"lili-sula-vrasja-e-14-vjecarit-martin-cani-eshte-ngjarja-e-zeze-e-politikes-shqiptare-e-politikave-te-arsimit-e-politikave-sociale-dhe-te-drejtesise-gjema-e-deshtimit-politik-te-rilindjes-qe-ka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/12\/01\/lili-sula-vrasja-e-14-vjecarit-martin-cani-eshte-ngjarja-e-zeze-e-politikes-shqiptare-e-politikave-te-arsimit-e-politikave-sociale-dhe-te-drejtesise-gjema-e-deshtimit-politik-te-rilindjes-qe-ka\/","title":{"rendered":"Lili Sula\/ Vrasja  e 14-vje\u00e7arit, Martin Cani \u00ebsht\u00eb ngjarja e zez\u00eb e politik\u00ebs shqiptare, e politikave t\u00eb arsimit, e politikave sociale dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, gj\u00ebma e d\u00ebshtimit politik t\u00eb rilindjes q\u00eb ka zhb\u00ebr\u00eb themelet e shtetit."},"content":{"rendered":"<p>\u2022 \u00cbsht\u00eb ngjarje e paralajm\u00ebruar shum\u00eb e shum\u00eb her\u00eb nga ekspert\u00eb t\u00eb arsimit, nga sociolog\u00eb e prind\u00ebr q\u00eb prej vitesh, me fakte, jan\u00eb shprehur se shkolla \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb vat\u00ebr kriminaliteti.<\/p>\n<p>\u2022 \u00cbsht\u00eb ngjarje e paralajm\u00ebruar prej historikut t\u00eb saj, q\u00eb lindi e kulmoi n\u00eb shkoll\u00eb, p\u00ebrmes komunikimit verbal, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk u ndjen\u00eb psikolog\u00eb, oficer\u00eb sigurie, m\u00ebsues e drejtues t\u00eb shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2022 \u00cbsht\u00eb ngjarje e paralajm\u00ebruar nga t\u00eb dh\u00ebnat e testimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga ku ngrihet alarmi p\u00ebr rritjen e klim\u00ebs konfliktuale n\u00eb shkoll\u00eb, t\u00eb dhun\u00ebs fizike e psikologjike, diskriminimit, bulizmit, mosp\u00ebrfshirjes etj.<\/p>\n<p>\u2022 \u00cbsht\u00eb ngjarje e paralajm\u00ebruar edhe p\u00ebr gjith\u00eb rrug\u00ebtimin q\u00eb mori m\u00eb pas nga qeveria partiake, e cila heshti dhe devijoi analiz\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos shprehur e mbajtur asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u27a2 Vrasja e Martinit, engj\u00ebllit t\u00eb Fan Nolit, nj\u00eb prej shkollave m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb Tiran\u00eb, do duhej t\u00eb kishte turp\u00ebruar gjith\u00eb drejtuesit e shkoll\u00ebs n\u00eb linj\u00eb vertikale, ministren e arsimit, O. Manastirliu dhe kryeministrin Rama, p\u00ebr t\u00eb mos ditur ku t\u00eb fusnin kok\u00ebn, por ndodhi e kund\u00ebrta. Asnj\u00eb shprehje p\u00ebrgjegj\u00ebsie nga shkolla dhe drejtuesit e saj, ku d\u00ebrgojm\u00eb dhe besojm\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, vet\u00ebm larje duarsh nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit q\u00eb paguhen me taksat e qytetar\u00ebve, edhe pse konflikti mes adoleshent\u00ebve ka lindur n\u00eb shkoll\u00eb, edhe pse krimi ka ndodhur gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb m\u00ebsimit, edhe pse prind\u00ebrit nuk kan\u00eb pasur asnj\u00eb sinjal p\u00ebr historikun e ngjarjes, edhe pse vras\u00ebsi ka shkuar me thik\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr \u00e7far\u00eb p\u00ebrgjigjet shkolla, drejtorit\u00eb arsimore e ministria e arsimit, n\u00ebse nuk p\u00ebrgjigjen p\u00ebr sigurin\u00eb e nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs? Ministrja na u shfaq m\u00eb e ftoht\u00eb dhe e akullt se zakonisht dhe me nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb dor\u00ebs vij\u00ebzoi kufijt\u00eb e fajit, duke e l\u00ebn\u00eb veten, si edhe n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, p\u00ebrher\u00eb dor\u00ebjasht\u00eb. Sfiduese u shfaq edhe m\u00eb pas n\u00eb biseda g\u00ebzimsjell\u00ebse me koleg\u00ebt, kur pjesa opozitare e kuvendit k\u00ebrkoi pak heshtje n\u00eb shenj\u00eb p\u00ebrshpirtjeje p\u00ebr adoleshentin. P\u00ebr sigurin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve nuk shpreh asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, p\u00ebr rezultatet rr\u00ebnuese, t\u00eb nxjerra nga vler\u00ebsime nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ministrja nuk p\u00ebrgjigjet, por p\u00ebr \u00e7far\u00eb punon sistemi arsimor i nx\u00ebn\u00ebsve shqiptar\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb publikuar foto t\u00eb bukura n\u00eb rrjete sociale dhe p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar n\u00eb pozicione drejtuese militant\u00eb t\u00eb rilindjes e drejtuese q\u00eb s\u2019kan\u00eb pik\u00eb lidhje me arsimin!<\/p>\n<p>\u27a2 Qeveria e hoqi fajin nga vetja por edhe shkakun e aktit kriminal e gjeti n\u00eb rrjete sociale, tik-tok-u dhe snapchat-i. Pa folur drejt\u00ebsia foli kryeministri dhe menj\u00ebher\u00eb n\u00eb rrjete grupesh komunikimi mes prind\u00ebrve erdhi draft-ligji p\u00ebr rregullimin e rrjeteve sociale. N\u00eb peticion &#8211; si\u00e7 tregohet edhe n\u00eb foto- burimi i vrasjes s\u00eb Martinit deklarohet se \u2018nisi nga rrjetet sociale\u2019. Kush e nxori k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim menj\u00ebher\u00eb pas ndodhjes s\u00eb aktit fatal, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb drejt\u00ebsia ende nuk ishte shprehur? Pa asnj\u00eb dyshim, ka nj\u00eb lidhje t\u00eb shkurt\u00ebr mes pohimeve t\u00eb kryeministrit e turit t\u00eb O. Manastirliut n\u00ebp\u00ebr shkolla p\u00ebr t\u00eb mbyllur rrjete sociale dhe peticionit t\u00eb servirur, p\u00ebr t\u00eb devijuar burimin e konfliktit. Nga ana tjet\u00ebr, jam e bindur se mbyllja e platformave t\u00eb rrjeteve sociale nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhja q\u00eb ndreq problemet e thella q\u00eb ka arsimi yn\u00eb, p\u00ebrpos se davaritja e v\u00ebmendjes nga kobi q\u00eb e ka z\u00ebn\u00eb p\u00ebr fund at\u00eb.<\/p>\n<p>\u27a2 Kryeministri i vendit doli n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profetike p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat e duhura p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes dhe si p\u00ebrher\u00eb shenj\u00ebstroi opozit\u00ebn pse b\u00ebn opozit\u00eb dhe pse k\u00ebrkon mbajtje t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr aktin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb historin\u00eb e arsimit shqiptar. Fobia e kryeministrit \u00ebsht\u00eb opozita, pse kund\u00ebrshton opozita, pse reagon, pse k\u00ebrkon marrjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsive nga ana e qeveris\u00eb; pra, pse opozita kryen detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka marr\u00eb vot\u00ebbesimin e qytetar\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr kryeqeveritarin, por jo shqyrtimi i gjendjes skandaloze ku gjendemi.  <\/p>\n<p>\u27a2 Heshtja e medias, analizat e varura dhe mosdalja e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb institucione drejtuese arsimore n\u00eb debate publike me ekspert\u00eb t\u00eb fushave, por bishtnimi i tyre me postime n\u00eb rrjete sociale e me buz\u00ebqeshje elektorale \u00ebsht\u00eb turpi i k\u00ebsaj qeverie, q\u00eb nuk guxon t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe luan me pafaj\u00ebsin\u00eb e adoleshentit.<\/p>\n<p>\u27a2 Devijimi i analiz\u00ebs dhe i hetimit t\u00eb ngjarjes s\u00eb zez\u00eb, q\u00eb me sa duket, dit\u00eb pas dite, edhe pse nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrleshje flasin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb person, edhe pse prind\u00ebr e t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb b\u00ebra publike flasin edhe p\u00ebr nj\u00eb autor tjet\u00ebr n\u00eb krim, ngjarja po merr tjet\u00ebr rrjedh\u00eb.<\/p>\n<p>\u27a2 Engj\u00eblli Martin po sheh teatrin q\u00eb po luhet k\u00ebtu: ku vras\u00ebsi po del n\u00eb pozicion mbrojtjeje; drejtuesi i lart\u00eb i policis\u00eb heq emrin e djalit t\u00eb zyrtarit t\u00eb lart\u00eb nga hetimi; akuza e shokut t\u00eb tij, Luisit, pjes\u00eb e p\u00ebrleshjes, p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb vras\u00ebs hidhet posht\u00eb; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prokurorja e \u00e7\u00ebshtjes me lidhje t\u00eb af\u00ebrta familjare me rilindjen, Alma Felaj drejton hetimin dhe Spitali ushtarak deklaron se Luisi nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb mjekohet jasht\u00eb vendit. Engj\u00eblli sheh Manastirliun, kobin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb arsimit, q\u00eb me nj\u00eb shkres\u00eb nuk lejoi ambulanc\u00ebn t\u00eb shkonte n\u00eb pavionin e kardiologjis\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndihm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb specializuar, por e d\u00ebrgoi Martinin n\u00eb spitalin e traum\u00ebs, ku nuk gjenden mjetet e domosdoshme.<\/p>\n<p>K\u00ebto vite p\u00ebr ngjarje q\u00eb tronditin rr\u00ebnj\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb ka angazhim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos politizuar \u00e7\u00ebshtjen, e dukshme kjo edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, si n\u00eb komunikime n\u00eb grupe prind\u00ebrish, n\u00eb protest\u00eb e zhvilluar, n\u00eb komunikime publike- sa \u00e7do analize e reagimi i p\u00ebrgjigjet shprehja standarde: mos e politizoni, ky \u00ebsht\u00eb gjykim i politizuar.<br \/>\nE k\u00ebtu m\u00eb duhet t\u00eb theksoj se reagimet e protestat para s\u00eb gjithash jan\u00eb politike, sepse kund\u00ebrshtojm\u00eb politikat q\u00eb drejtojn\u00eb arsimin (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast), drejt\u00ebsin\u00eb (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast), sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast) dhe qeverin\u00eb (n\u00eb \u00e7do rast), politika t\u00eb cilat nd\u00ebrmerren n\u00eb kuvend me pjes\u00ebmarrjen e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Protestat jan\u00eb politike se \u00e7do qeveri bazohet dhe kryen veprimtarin\u00eb e saj sipas nj\u00eb programi politik, sepse personat q\u00eb drejtojn\u00eb institucionet jan\u00eb politik\u00eb, sepse premtimet e rilindjes p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e shkollave, p\u00ebr sigurin\u00eb e nx\u00ebn\u00ebsve, rezultatet e testimeve, t\u00eb kurrikulave shkollore, t\u00eb infrastruktur\u00ebs digjitale, jan\u00eb premtime politike dhe vet\u00ebm politike, ndaj mos kini frik\u00eb t\u00eb protestoni edhe p\u00ebr ngjarjen m\u00eb t\u00eb zez\u00eb q\u00eb tronditi p\u00ebrtej Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe kur gishti tregues shkon tek modelet q\u00eb ndjekin f\u00ebmij\u00ebt, fajin e ka qeveria p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn qytetar\u00ebt kan\u00eb humbur krejt\u00ebsisht besimin p\u00ebr arsim cil\u00ebsor dhe jan\u00eb detyruar ta d\u00ebrgojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb shkoll\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nga ku mor\u00ebn dhimbjen p\u00ebrv\u00ebluese p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn. Edhe kur sh\u00ebnohet shoq\u00ebria, rrjetet sociale, ekonomia, burimi i tyre s\u00ebrish \u00ebsht\u00eb politika, ndaj s\u2019kemi kujt t\u2019ia drejtojm\u00eb tjet\u00ebr protest\u00ebn p\u00ebrve\u00e7 se qeveris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb humbje gropos\u00ebse kaq t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>Vrasja e Martin Canit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm tragjedia e nj\u00eb f\u00ebmije 14 vje\u00e7ar, por shprehje e plot\u00eb e kulmit t\u00eb tragjedis\u00eb zhb\u00ebr\u00ebse t\u00eb nj\u00eb kombi, q\u00eb ka humbur besimin tek t\u00eb gjitha institucionet shtet\u00ebrore dhe te qeverisja m\u00eb shum\u00eb se 11-vje\u00e7are e e E. Ram\u00ebs; tek rilindja e et\u00ebrve, q\u00eb ka rr\u00ebnuar n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb shtetin, \u00ebsht\u00eb shprehje e topitjes s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb reagimit qytetar, prind\u00ebror e t\u00eb specialist\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebs, e ngrirjes s\u00eb nervit intelektual e njer\u00ebzor p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar gj\u00ebmat e partis\u00eb-shtet, e topitjes s\u00eb ndjenj\u00ebs e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb individuale dhe shoq\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb reaguar fuqish\u00ebm kund\u00ebr zvet\u00ebnimit t\u00eb gjith\u00ebkahsh\u00ebm, q\u00eb tashm\u00eb ka gllab\u00ebruar edhe jet\u00eb f\u00ebmij\u00ebsh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2022 \u00cbsht\u00eb ngjarje e paralajm\u00ebruar shum\u00eb e shum\u00eb her\u00eb nga ekspert\u00eb t\u00eb arsimit, nga sociolog\u00eb e prind\u00ebr q\u00eb prej vitesh, me fakte, jan\u00eb shprehur se shkolla \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb vat\u00ebr kriminaliteti. \u2022 \u00cbsht\u00eb ngjarje e paralajm\u00ebruar prej historikut t\u00eb saj, q\u00eb lindi e kulmoi n\u00eb shkoll\u00eb, p\u00ebrmes komunikimit verbal, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk u ndjen\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":84742,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-84741","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-politika"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84741","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84741"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84741\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":84743,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84741\/revisions\/84743"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84742"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84741"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84741"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84741"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}