{"id":84470,"date":"2024-11-20T17:05:18","date_gmt":"2024-11-20T17:05:18","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=84470"},"modified":"2024-11-20T17:05:18","modified_gmt":"2024-11-20T17:05:18","slug":"lutfi-dervishi-pse-nuk-mund-te-mbyllet-tiktok","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/11\/20\/lutfi-dervishi-pse-nuk-mund-te-mbyllet-tiktok\/","title":{"rendered":"Lutfi Dervishi\/ Pse (nuk) mund t\u00eb mbyllet tiktok?"},"content":{"rendered":"<p>Kur makina shtypi njeriun e par\u00eb, kori i atyre q\u00eb donin t\u00eb ndalonin makin\u00ebn nga qarkullimi nuk ishte i vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb vdes\u00eb njeriu nga makina?!! Skandal? \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo monster q\u00eb vret njer\u00ebz. Me kuajt ishim rehat.<\/p>\n<p>Makinat nuk u ndaluan, por u investua shum\u00eb n\u00eb infrastrukture, n\u00eb sinjakistik\u00eb, n\u00eb rregullore, n\u00eb masat e sigurise. Makina vazhdon t\u00eb marr\u00eb jet\u00eb njerezish edhe sot, por askujt nuk i shkon n\u00eb mendje t\u00eb nxjerr\u00eb makin\u00ebn nga rruga. <\/p>\n<p>Debati i hapur sot nga kryeministri p\u00ebr t\u00eb mbyllur tik tok dhe snap chat per shkak se nxisin bulizmin, gjuh\u00ebn e urrejtjes ka vler\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse nxirren m\u00ebsime nga p\u00ebsimet dhe nuk shkojm\u00eb n\u00eb zgjidhje alla Adhamudh.<\/p>\n<p>Sot teknologjia nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb mjet; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb integrale e jet\u00ebs son\u00eb. Nuk divorcohemi dot nga jeta digjitale. TikTok, Snapchat dhe platformat e tjera sociale nuk jan\u00eb burimi i problemit \u2013 ato jan\u00eb mjete, ashtu si makina, q\u00eb p\u00ebrdornim dje dhe q\u00eb p\u00ebrdorim edhe sot. Problemi nuk q\u00ebndron tek TikTok dhe platformat e tjera, por tek m\u00ebnyra si ne i p\u00ebrdorim dhe si i menaxhojm\u00eb efektet e tyre n\u00eb shoq\u00ebri. <\/p>\n<p>N\u00ebse mbyllim Tiktok dhe snapchat, a jemi t\u00eb sigurt\u00eb se n\u00eb platforma t\u00eb tjera nuk ka bulliz\u00ebm, gjuh\u00eb urrejtje, veprime t\u00eb paligjshme?!<br \/>\nN\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbyllim k\u00ebto platforma, duhet t\u00eb investojm\u00eb n\u00eb \u201cinfrastruktur\u00ebn\u201d sociale.<\/p>\n<p>N\u00eb anarkin\u00eb e bot\u00ebs digjitale q\u00eb po jetojm\u00eb zgjidhja duhet k\u00ebrkuar te edukimi dhe jo ndalimi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrdorues i mir\u00ebinformuar fiton dhe nuk humbet nga rrjetet sociale. <\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u2019i shmangemi teknologjis\u00eb, duhet t\u00eb edukojm\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb se si ta p\u00ebrdorin n\u00eb dobi t\u00eb tyre at\u00eb.<\/p>\n<p>Kurrikulat shkollore duhet t\u00eb ken\u00eb l\u00ebnd\u00eb mbi etik\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb mediave sociale dhe njohuri mbi privat\u00ebsin\u00eb, bulizmin dixhital dhe ndikimin emocional q\u00eb nes\u00ebr mund t\u00eb vij\u00eb jo vet\u00ebm nga p\u00ebrdoruesit njer\u00ebzit, por edhe nga botet dhe Inteligjenca Artificiale.<\/p>\n<p>Ashtu si sinjalistika rrugore rregulloi trafikun, ligjet duhet t\u00eb rregullojn\u00eb p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb. <\/p>\n<p>Mund t\u00eb vendosen kufizime p\u00ebr algoritmet q\u00eb promovojn\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb d\u00ebmshme ose t\u00eb p\u00ebrcaktohen mekanizma m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr raportimin e bulizmit dhe gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes. <\/p>\n<p>Mund t\u00eb investohet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin kibernetik p\u00ebr t\u2019ia ngulur n\u00eb mendje \u201ctrimit\u201d dhe \u201canonimit\u201d  se n\u00eb rrjet \u201cnuk \u00ebsht\u00eb aq i paduksh\u00ebm dhe i pakapsh\u00ebm sa mendon\u201d <\/p>\n<p>Ashtu si f\u00ebmij\u00ebt nuk lejohen t\u00eb ngasin makin\u00ebn pa nj\u00eb licenc\u00eb, edhe qasja e tyre n\u00eb teknologji mund dhe duhet t\u00eb jet\u00eb e mbik\u00ebqyrur. Prind\u00ebrit dhe m\u00ebsuesit kan\u00eb nj\u00eb rol p\u00ebr t\u00eb luajtur n\u00eb m\u00ebsimin e vet\u00ebkontrollit dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb vlefsh\u00ebm dhe etik t\u00eb teknologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si makinat kan\u00eb evoluar me rripa sigurie, airbag\u00eb dhe sensor\u00eb q\u00eb shmangin aksidentet, edhe platformat dixhitale mund t\u00eb zhvillojn\u00eb teknologji q\u00eb minimizojn\u00eb rreziqet. Algoritmet duhet t\u00eb programohen p\u00ebr t\u00eb favorizuar p\u00ebrmbajtje pozitive, nd\u00ebrsa p\u00ebrdoruesit duhet t\u00eb ken\u00eb informacionin e duhur se si t\u00eb dalin nga nj\u00eb mjedis toksik on line.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb demonizojm\u00eb dhe t\u00eb mbyllim nj\u00eb platform\u00eb, le t\u00eb hapim debatin mbi efektet q\u00eb ka teknologjia m\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr ta p\u00ebrdorur at\u00eb.  T\u00eb mbyllim hap\u00ebsir\u00ebn virtuale apo t\u00eb flasim p\u00ebr nj\u00eb mjedis dixhital t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm?<\/p>\n<p>Mbyllja nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje!<\/p>\n<p>Ashtu si nuk ndaluam makinat, nuk mund t\u00eb ndalojm\u00eb rrjedh\u00ebn e teknologjis\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb me Inteligjenc\u00ebn Artficiale nuk jemi para nj\u00eb rrjedhe, por nj\u00eb dallge t\u00eb madhe.  <\/p>\n<p>\u00c7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbyllur platformat dixhitale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr er\u00ebrave t\u00eb koh\u00ebs. N\u00ebse te mbyllja k\u00ebrkojm\u00eb zgjidhjen kemi injoruar rr\u00ebnj\u00ebt e problemit. <\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, platforma si TikTok nuk jan\u00eb \u201cmonstra\u201d q\u00eb duhet t\u00eb eliminohen, por \u201cmakina t\u00eb reja\u201d q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rregullore, edukim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi. <\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb luft\u00eb me teknologjin\u00eb, le t\u00eb investojm\u00eb t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb si t\u00eb bashk\u00ebjetojm\u00eb me t\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00ebse duhet t\u00eb shpallim luft\u00eb, para se t\u00eb \u00e7\u2019armatosim duart, duhet t\u00eb \u00e7\u2019armatosim mendjen, zemr\u00ebn, dhe gjuh\u00ebn. A e b\u00ebjm\u00eb dot k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur makina shtypi njeriun e par\u00eb, kori i atyre q\u00eb donin t\u00eb ndalonin makin\u00ebn nga qarkullimi nuk ishte i vog\u00ebl. Si mund t\u00eb vdes\u00eb njeriu nga makina?!! Skandal? \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo monster q\u00eb vret njer\u00ebz. Me kuajt ishim rehat. Makinat nuk u ndaluan, por u investua shum\u00eb n\u00eb infrastrukture, n\u00eb sinjakistik\u00eb, n\u00eb rregullore, n\u00eb masat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":84471,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-84470","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84470","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84470"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84470\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":84472,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84470\/revisions\/84472"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84471"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84470"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84470"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84470"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}