{"id":84415,"date":"2024-11-19T12:51:34","date_gmt":"2024-11-19T12:51:34","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=84415"},"modified":"2024-11-19T12:51:34","modified_gmt":"2024-11-19T12:51:34","slug":"thoma-turtulli-filantropi-qe-i-dhuroi-korces-spitalin-biblioteken-kinemane-liceun-jetimoren-dhe-mbeti-pa-varr","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/11\/19\/thoma-turtulli-filantropi-qe-i-dhuroi-korces-spitalin-biblioteken-kinemane-liceun-jetimoren-dhe-mbeti-pa-varr\/","title":{"rendered":"Thoma Turtulli, filantropi q\u00eb i dhuroi Kor\u00e7\u00ebs; spitalin, bibliotek\u00ebn, kineman\u00eb, liceun, jetimoren dhe mbeti pa varr"},"content":{"rendered":"<p>Home\u00a0\u00a0Figura t\u00eb ndrituna<br \/>\nThoma Turtulli, filantropi q\u00eb i dhuroi Kor\u00e7\u00ebs; spitalin, bibliotek\u00ebn, kineman\u00eb, liceun, jetimoren dhe mbeti pa varr<\/p>\n<p>Nga Albert Vataj<br \/>\nM\u00eb 19 n\u00ebntor 1937 nd\u00ebrroi jet\u00eb bamir\u00ebsi i shquar, Thoma Turtulli. Ai, edhe pse nuk ka statuj\u00eb apo monument q\u00eb ta p\u00ebrkujtojn\u00eb, at\u00eb e lan\u00eb edhe pa varr. Por vepra e tij e humanitetit \u00ebsht\u00eb ende nd\u00ebr thesaret e Kor\u00e7\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e ngulitur thell\u00eb n\u00eb shpirtin e qytetit, n\u00eb themelet e asaj p\u00ebrjet\u00ebsie q\u00eb mbeti i vetmi dhe m\u00eb i ep\u00ebrmi shp\u00ebrblim p\u00ebr t\u00eb. \u00a0<br \/>\nShpesh her\u00eb kryeq\u00ebllimin e udh\u00ebtimit tranzit n\u00eb jet\u00eb, jam rrekur ta lidh me p\u00ebrpjekjen q\u00eb ngadh\u00ebnjen p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. Jo t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb patur fatin t\u00eb mbeten kujtes\u00eb dhe mir\u00ebnjohje, rrjedhimisht, arsye e themelt\u00eb e dimensionit t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb q\u00eb ata i kan\u00eb ofruar vetes. M\u00eb shum\u00eb se luft\u00ebrat absurde, idet\u00eb e \u00e7mendura, lajthitjet e personalitetit, krekosjet e egos, lajkatimet e sedr\u00ebs s\u00eb s\u00ebmur\u00eb, kultit t\u00eb individit, ekstremizmi i narcizmit, etj., ajo q\u00eb shp\u00ebrblehen me jet\u00ebn e amshuar dhe g\u00ebzojn\u00eb statusin e t\u00eb jetuarit n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi, jan\u00eb ata q\u00eb nuk ishin heronj q\u00eb t\u00eb shkruanin kujtes\u00ebn e tyre n\u00eb akte trim\u00ebrie e guximi, por n\u00eb shpirtmadh\u00ebsi e zem\u00ebrbardh\u00ebsi. Dhe p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, ata q\u00eb qen\u00eb t\u00eb shp\u00ebrblyer aq bujarisht me mir\u00ebsi dhe humaniz\u00ebm, sa t\u00eb zgjidhnin t\u00eb mbetnin t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, jan\u00eb fare pak, dhe fatlum ishte dhe \u00ebsht\u00eb Kor\u00e7a, q\u00eb pati drejtuar kah ajo duart e nj\u00eb shpirt t\u00eb begatis\u00eb qiellore, i cili i dhuroi qytetit at\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u2019i jet\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve. Ai q\u00eb ka mbetur n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij detyrimin gjeneratash p\u00ebr fal\u00ebnderim dhe p\u00ebrulje, \u00ebsht\u00eb Thoma Turtulli, i cili i dhuroi k\u00ebsaj kryeqendre t\u00eb juglindjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, spitalin, bibliotek\u00ebn, kineman\u00eb, shkoll\u00ebn e mesme (liceun) dhe jetimoren.<br \/>\nA nuk \u00ebsht\u00eb madh\u00ebshtore?!<br \/>\nA do t\u00eb mjaftonte mir\u00ebnjohja e k\u00ebtij qyteti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zem\u00ebrbardh\u00ebsi?!<br \/>\nCili pati at\u00eb shpirt, i cili zgjodhi q\u00eb pulsi e tij t\u00eb rrah\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb t\u00eb gjall\u00ebt e nj\u00eb qyteti?!<br \/>\nE megjithat\u00eb kjo familje sot nuk ka varr. Korrekt\u00ebsisht, komunist\u00ebt i shkat\u00ebrruan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb barbare varrin monumental t\u00eb k\u00ebsaj familjeje t\u00eb shquar, dhe eshtrat e filantropit t\u00eb madh nuk dihet ku p\u00ebrfunduan.<br \/>\nThoma Turtulli, dikur e njihnin t\u00eb gjith\u00eb, jo vet\u00ebm si tregtar por edhe si dor\u00ebdh\u00ebn\u00eb. Sot, jan\u00eb fare pak njer\u00ebz n\u00eb Kor\u00e7\u00eb e jasht\u00eb saj q\u00eb din\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb, edhe pse ndonj\u00eb p\u00ebrkujtimore akademike \u00ebsht\u00eb rrekur ta ridimensionoj\u00eb k\u00ebt\u00eb figur\u00eb, ta kthej\u00eb n\u00eb lavdin\u00eb e vet k\u00ebt\u00eb em\u00ebr dhe k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr. Gjithqysh, pavar\u00ebsisht se sa u b\u00eb dhe \u00e7far\u00eb u tha p\u00ebr t\u00eb, ai ishte dhe mbeti nj\u00eb nga filantrop\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb ka nxjerr\u00eb kombi shqiptar.<\/p>\n<p>Filantropi q\u00eb begatoi zemra n\u00eb fatbardh\u00ebsi t\u00eb jet\u00ebs, q\u00eb shp\u00ebtoi nga vdekja e sigurt me dhjet\u00ebra njer\u00ebz, por q\u00eb e pati t\u00eb pamundur ta shp\u00ebtonte veten, jo nga vdekja, por nga m\u00ebnxura e kuqe.<br \/>\nMbahet mend se Thoma Turtulli, ishte ai q\u00eb p\u00ebrgatiti paj\u00ebn e shum\u00eb familjeve t\u00eb vobekta kor\u00e7are dhe fitoi dashurin\u00eb e simpatin\u00eb e mij\u00ebra zemrave dhe ia arriti k\u00ebsaj m\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zem\u00ebrbardh\u00ebsi dhe shpirtbujari q\u00eb na th\u00ebrret ta kujtojm\u00eb sot me nderim dhe respekt. Sepse ai nuk ishte i vetmi q\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, por pakkush pati aq shum\u00eb sa t\u00eb jepte gjith\u00e7ka me gjith\u00eb zem\u00ebr.<br \/>\nEdhe pse regjimi monstruoz diktatorial, u soll eg\u00ebrsisht me familjen Turtulli, duke i l\u00ebn\u00eb ata pa varr, akti sublim i bujaris\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i larti monument i memories dhe mir\u00ebnjohjes, t\u00eb cil\u00ebn nuk ka barbari ta fshij\u00eb nga faqja e dheut, si\u00e7 nuk do t\u00eb ket\u00eb monstruozitet fanatik\u00ebsh terrorist t\u00eb kuq, apo \u00e7far\u00ebdo ngjyre, q\u00eb t\u00eb mund ta asgjesoj\u00eb. Sepse fara e mir\u00ebsis\u00eb e hedhur n\u00eb themelet e nj\u00eb humanizmi t\u00eb till\u00eb si ai i Thoma Turtullit, do t\u00eb mbij\u00eb e t\u00eb harliset n\u00eb nevoj\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr mir\u00ebnjohje dhe konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>Po kush ishte Thoma Turtulli?<br \/>\nAskush m\u00eb sakt\u00eb nuk i jep p\u00ebrgjigje k\u00ebsaj pyetjeje se sa Athina Turtulli, e cila rr\u00ebfen p\u00ebr kujto.al jet\u00ebn e babait t\u00eb saj, Aleko Turtullit, trash\u00ebgimtarit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb nj\u00eb prej familjeve m\u00eb t\u00eb shquara dhe filantrope kor\u00e7are. Nj\u00eb rr\u00ebfim i bashk\u00ebngjitur me dokumente zyrtare dhe foto dometh\u00ebn\u00ebse ku tregohet kthesa e papritur n\u00eb jet\u00ebn e familjes Turtulli ku n\u00eb vend t\u00eb nderimit dhe mir\u00ebnjohjes ajo do p\u00ebrballej me hakmarrjen dhe p\u00ebrndjekjen komuniste. Nj\u00eb jet\u00eb e ndar\u00eb mes kontributit t\u00eb vyer dhe bamir\u00ebsis\u00eb s\u00eb pakursyer t\u00eb familjes s\u00eb njohur dhe sekuestrimin e pasuris\u00eb, d\u00ebnimin me burg t\u00eb pinjollit t\u00eb saj.<br \/>\nNd\u00ebr t\u00eb tjera, Athina Aleko Qirici Turtull, n\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmim p\u00ebr Najada Pendavinji, kujto.al, mes t\u00eb tjerave ajo hedh nj\u00eb v\u00ebshtrim thell\u00eb n\u00eb koh\u00eb: Dera e madhe qytetare Turtulli, vjen nga Vithkuqi i Kor\u00e7\u00ebs, por q\u00eb her\u00ebt t\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e saj do e drejtonte kah zhvillimit t\u00eb qytetit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. St\u00ebrgjyshi im Ko\u00e7i i Ndrios, etiketohej si gozhdaxhiu dhe merrej me tregti, materiale nd\u00ebrtimi, ku qysh n\u00eb vitin 1885, djemt\u00eb e tij, pra gjysh\u00ebrit e mi, do krijonin firm\u00ebn tregtare q\u00eb quhej at\u00ebher\u00eb \u201cV\u00ebllaz\u00ebria Turtulli\u201d. Nj\u00eb firm\u00eb e cila do t\u2019i kalonte kufijt\u00eb shqiptar\u00eb dhe do shtrinte deg\u00ebt e saj n\u00eb Selanik, Manastir etj.. K\u00ebshtu filloi t\u00eb ngrihej pasuria e Turtujve, e cila q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment do vihej n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb apo n\u00eb p\u00ebrgatitjen e paj\u00ebs s\u00eb vajzave t\u00eb reja. N\u00eb testamentin q\u00eb ne kishim, pasi n\u00eb vitin 1973 u dogj sht\u00ebpia dhe u zhduk\u00ebn shum\u00eb dokumenta, por e kam lexuar vet\u00eb, kishin martuar 50 vajza, me prik\u00eb dhe i kishin dhuruar nga 50 deri n\u00eb 100 napolona flori. Gjithashtu do p\u00ebrfshiheshin edhe n\u00eb l\u00ebvizjen atdhetare t\u00eb qarkut Kor\u00e7\u00eb, duke treguar patriotizmin e tyre n\u00eb shum\u00eb drejtime. Ishte koha kur elita e kombit po sakrifikonte n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme p\u00ebr atdheun. Turtujt p\u00ebrpos t\u00eb tjerave zgjodh\u00ebn rrug\u00ebn e bamir\u00ebsis\u00eb. Ishin njer\u00ebz me mendje t\u00eb ndritur dhe zem\u00ebr t\u00eb past\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ideuan projekte t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb sh\u00ebnjuan jet\u00ebn e kor\u00e7ar\u00ebve dhe jo vet\u00ebm.<br \/>\nAthina n\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmim p\u00ebr kujto.al b\u00ebn gjithashtu nj\u00eb ekspoze t\u00eb plot\u00eb t\u00eb familjes Turtulli, kah erdhi p\u00ebr t\u00eb mbetur n\u00eb historin\u00eb e qytetit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs me vep\u00ebr, filantropi, Thoma Turtulli.<\/p>\n<p>V\u00ebllaz\u00ebria Turtulli, sakt\u00ebson ajo, ishin: i madhi Andrea Turtulli, i dyti Thoma Turtulli, i treti Mihal Turtulli me profesion mjek, i em\u00ebruar si minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb e Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs, i kat\u00ebrti Vangjel Turtulli, Senator Nderi n\u00eb senatin Italian dhe e pesta motra e tyre, Evanthi Theodhosi, e \u00ebma e Ko\u00e7o Theodhosit, minist\u00ebr i pushkatuar nga regjimi komunist.<br \/>\nThoma Turtulli ishte me origjin\u00eb nga Vithkuqi, dikur nj\u00eb qytet i madh me shum\u00eb lagje, kisha e shkolla, q\u00eb rivalizonte p\u00ebr nga p\u00ebrparimi vet\u00eb Voskopoj\u00ebn. Por nj\u00ebsoj, si Voskopoja dhe Vithkuqi u dogj\u00ebn dhe u grabit\u00ebn tre her\u00eb. Asokohe, Familja Turtulli u zhvendos n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe b\u00ebhet nj\u00eb prej familjeve m\u00eb t\u00eb njohura tregtare t\u00eb koh\u00ebs. Thoma Turtulli e kompania e tij zhvillonte tregti me Durr\u00ebsin, Shkodr\u00ebn, Tiran\u00ebn, por edhe me Selanikun, Manastirin e Stambollin, kryeqendra k\u00ebto t\u00eb zhvillimit dhe kapaciteteve gjeneruese ekonomike, dhe jo vet\u00ebm.<br \/>\nShum\u00eb shpejt ai iu p\u00ebrkushtua pun\u00ebve t\u00eb m\u00ebdha filantropike, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Kor\u00e7\u00ebn, shembull t\u00eb nj\u00eb qyteti evropian, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb asaj \u00e7far\u00eb meritonte.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs m\u00eb 25 dhjetor 1927-\u00eb, \u00e7eli dyert kinemaja \u201cMajestic\u201d, nj\u00eb La Scala e vog\u00ebl n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb qytetit. Kjo kinema e bukur u ngrit nga Kompania Anonime Shqiptare \u201cCinemato\u201d, e krijuar prej Thoma Turtullit e miqve t\u00eb tij.<br \/>\nAi i dhuroi qytetit arsimdash\u00ebs t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, bibliotek\u00ebn, duke par\u00eb etjen e madhe p\u00ebr dije t\u00eb kor\u00e7ar\u00ebve. N\u00eb qytetin ton\u00eb e rreth tij, ekzistonin shum\u00eb libra nga bibliotekat e dikurshme t\u00eb Voskopoj\u00ebs, Vithkuqit e vet\u00eb Kor\u00e7\u00ebs si dhe t\u00eb sjella dhe nga shoq\u00ebria \u201cVatra\u201d e SHBA-\u00ebs.<br \/>\nK\u00ebshtu q\u00eb biblioteka e bukur e Kor\u00e7\u00ebs, e inauguruar m\u00eb 1930-\u00ebn, num\u00ebronte rreth 30000 libra, asaj kohe. Jo vet\u00ebm kaq, qytetit t\u00eb eleganc\u00ebs dhe kultur\u00ebs, biri i saj, Thoma Turtulli i dhuroi edhe, liceun, k\u00ebt\u00eb vat\u00ebr dije, brenda e jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrsa spitali i qytetit u inaugurua n\u00eb vitin 1934. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb tij, bashk\u00ebshortja e Thoma Turtullit, Athinaja, i dhuroi shtetit 40.000 franga ari p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shkoll\u00ebs industriale.<br \/>\nMbreti Zog e dekoroi zonj\u00ebn Athina Turtulli me Urdh\u00ebrin e Sk\u00ebnderbeut. Thuhet se Thoma Turtulli ndiqte vete punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e spitalit dhe atje u s\u00ebmur nga bronkopneumonia.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb mbretit Zog, i cili solli enkas nga Selaniku mjek\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ai nuk shp\u00ebtoi dot vdekjes, e cila i mori t\u00eb gjall\u00ebt, i p\u00ebrpiu trupin, p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb eshtrat n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e nj\u00eb barbarie, e cila, kur varrezat e Kor\u00e7\u00ebs u zhvendosen nga kisha e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb, shkat\u00ebrroi varrin monumental i k\u00ebsaj familje t\u00eb shquar dhe eshtrat e Filantropit t\u00eb Madh nuk dihet ku p\u00ebrfunduan.<br \/>\nAkti i bamir\u00ebsis\u00eb s\u00eb Thoma Turtullit, vepra e tij jan\u00eb sot xhevahire t\u00eb shk\u00eblqimta n\u00eb gjerdanin e krenaris\u00eb dhe qytetaris\u00eb evropiane t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs.<br \/>\nPo sot?<br \/>\nSot, ajo \u00e7far\u00eb ishte familja Turtulli, \u00ebsht\u00eb e shkruar n\u00eb faqet e historis\u00eb, n\u00eb kujtes\u00ebn e koh\u00ebs, dhe patjet\u00ebr, zemra dhe mendja e p\u00ebrmasave t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Thoma Turtullit, rreh ende n\u00eb t\u00eb gjall\u00ebt e qytetit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, madh\u00ebshton si nj\u00eb solemnitet n\u00eb veprat e bamir\u00ebsis\u00eb q\u00eb begatim mbeti p\u00ebr shpirtin e qytetit.<\/p>\n<p>Sot?!<br \/>\nPo, sot, mjerisht ka shum\u00eb e shum\u00eb, m\u00eb t\u00eb pasur se Thoma Turtulli, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet e Shqip\u00ebris\u00eb, por ata nuk do t\u00eb mund q\u00eb shpirtin e tyre t\u00eb vog\u00ebl ta shp\u00ebtojn\u00eb nga harrimi shuma e parave q\u00eb kan\u00eb, bab\u00ebzin\u00eb q\u00eb ata nuk mund ta ngopin kurr\u00eb, narcizmi q\u00eb i s\u00ebmuri dhe\u2026 arroganca, kusaria, pam\u00ebshira, fudull\u00ebku dhe injoranca, q\u00eb i armatosi me pushtet dhe privilegje, por pa mundur t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb nga nj\u00eb vdekje harrimtare. Ata jetuan si t\u00eb vdekur dhe vdiq\u00ebn dhe do t\u00eb vdesin, pa mundur q\u00eb shpirti i tyre t\u00eb linte ose t\u00eb l\u00ebr\u00eb di\u00e7ka prej tyre t\u00eb gjall\u00ebve q\u00eb ata ishin, prej k\u00ebtij udh\u00ebtimi tranzit q\u00eb ata b\u00ebn\u00eb dhe po b\u00ebjn\u00eb. Ata, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se kan\u00eb gjith\u00e7ka, por s\u2019desht\u00ebn dhe s\u2019do t\u00eb mundin kurr\u00eb t\u00eb ken\u00eb, shpirtin e madhe dhe zemr\u00ebn e bardh\u00eb t\u00eb Thoma Turtullit, k\u00ebtij t\u00eb p\u00ebrjetshmi q\u00eb jetoi dhe dhuroi \u00e7far\u00eb sot e mot, \u00ebsht\u00eb e denj\u00eb p\u00ebr mir\u00ebnjohje dhe respekt.<\/p>\n<p>Materiale t\u00eb shfryt\u00ebzuara:<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e Athina Turtullit, si e d\u00ebnoi diktatura familjen e mir\u00ebb\u00ebrsve t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/4f98ad52-66bd-4fe1-8662-95d7009a186e-300x201.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"201\" class=\"alignnone size-medium wp-image-84416\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/4f98ad52-66bd-4fe1-8662-95d7009a186e-300x201.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/4f98ad52-66bd-4fe1-8662-95d7009a186e-1024x686.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/4f98ad52-66bd-4fe1-8662-95d7009a186e-768x514.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/4f98ad52-66bd-4fe1-8662-95d7009a186e-330x220.jpeg 330w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/4f98ad52-66bd-4fe1-8662-95d7009a186e-420x280.jpeg 420w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/4f98ad52-66bd-4fe1-8662-95d7009a186e-615x410.jpeg 615w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/4f98ad52-66bd-4fe1-8662-95d7009a186e-860x576.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/4f98ad52-66bd-4fe1-8662-95d7009a186e.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/3925ef03-88b0-4aca-8ba6-3883221f2eb7-300x297.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"297\" class=\"alignnone size-medium wp-image-84417\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/3925ef03-88b0-4aca-8ba6-3883221f2eb7-300x297.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/3925ef03-88b0-4aca-8ba6-3883221f2eb7-150x150.jpeg 150w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/3925ef03-88b0-4aca-8ba6-3883221f2eb7-768x760.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/3925ef03-88b0-4aca-8ba6-3883221f2eb7-860x851.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/3925ef03-88b0-4aca-8ba6-3883221f2eb7.jpeg 920w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/cf4770b4-d923-44e7-9942-1816089cc6f6-300x174.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"174\" class=\"alignnone size-medium wp-image-84418\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/cf4770b4-d923-44e7-9942-1816089cc6f6-300x174.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/cf4770b4-d923-44e7-9942-1816089cc6f6-1024x594.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/cf4770b4-d923-44e7-9942-1816089cc6f6-768x445.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/cf4770b4-d923-44e7-9942-1816089cc6f6-860x498.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/cf4770b4-d923-44e7-9942-1816089cc6f6.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/bbb711d2-0ce4-4967-80c5-beb0c7539cbb-300x180.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"180\" class=\"alignnone size-medium wp-image-84419\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/bbb711d2-0ce4-4967-80c5-beb0c7539cbb-300x180.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/bbb711d2-0ce4-4967-80c5-beb0c7539cbb-1024x614.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/bbb711d2-0ce4-4967-80c5-beb0c7539cbb-768x461.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/bbb711d2-0ce4-4967-80c5-beb0c7539cbb-860x516.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/bbb711d2-0ce4-4967-80c5-beb0c7539cbb.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/355b9dba-adbf-4e2d-9c56-85080c278204-300x284.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"284\" class=\"alignnone size-medium wp-image-84420\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/355b9dba-adbf-4e2d-9c56-85080c278204-300x284.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/355b9dba-adbf-4e2d-9c56-85080c278204-1024x969.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/355b9dba-adbf-4e2d-9c56-85080c278204-768x727.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/355b9dba-adbf-4e2d-9c56-85080c278204-860x814.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/355b9dba-adbf-4e2d-9c56-85080c278204.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/8e71264b-f2f1-41ed-a27e-ed638b64a1c0-218x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"218\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-84421\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/8e71264b-f2f1-41ed-a27e-ed638b64a1c0-218x300.jpeg 218w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/8e71264b-f2f1-41ed-a27e-ed638b64a1c0-744x1024.jpeg 744w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/8e71264b-f2f1-41ed-a27e-ed638b64a1c0-768x1057.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/8e71264b-f2f1-41ed-a27e-ed638b64a1c0-860x1184.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/8e71264b-f2f1-41ed-a27e-ed638b64a1c0.jpeg 1017w\" sizes=\"auto, (max-width: 218px) 100vw, 218px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/4ed2f8a3-4896-4a84-ae3f-424401e84611-300x157.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"157\" class=\"alignnone size-medium wp-image-84422\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/4ed2f8a3-4896-4a84-ae3f-424401e84611-300x157.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/4ed2f8a3-4896-4a84-ae3f-424401e84611-1024x536.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/4ed2f8a3-4896-4a84-ae3f-424401e84611-768x402.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/4ed2f8a3-4896-4a84-ae3f-424401e84611-860x450.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/4ed2f8a3-4896-4a84-ae3f-424401e84611.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Home\u00a0\u00a0Figura t\u00eb ndrituna Thoma Turtulli, filantropi q\u00eb i dhuroi Kor\u00e7\u00ebs; spitalin, bibliotek\u00ebn, kineman\u00eb, liceun, jetimoren dhe mbeti pa varr Nga Albert Vataj M\u00eb 19 n\u00ebntor 1937 nd\u00ebrroi jet\u00eb bamir\u00ebsi i shquar, Thoma Turtulli. Ai, edhe pse nuk ka statuj\u00eb apo monument q\u00eb ta p\u00ebrkujtojn\u00eb, at\u00eb e lan\u00eb edhe pa varr. Por vepra e tij e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":84422,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-84415","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84415","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84415"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84415\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":84423,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84415\/revisions\/84423"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84422"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84415"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84415"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84415"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}