{"id":83887,"date":"2024-11-03T09:32:13","date_gmt":"2024-11-03T09:32:13","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=83887"},"modified":"2024-11-03T09:32:13","modified_gmt":"2024-11-03T09:32:13","slug":"zef-zefi-kunder-amerikanizma-nocrrokiste-dhe-rreziku-per-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/11\/03\/zef-zefi-kunder-amerikanizma-nocrrokiste-dhe-rreziku-per-shqiperine\/","title":{"rendered":"Zef Zefi\/ KUNDER-AMERIKANIZMA NOCRROKISTE DHE RREZIKU P\u00cbR SHQIPERIN\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Amerika e Et\u00ebrve, Amerika Great, Amerika e Kushtetutes s\u00eb Vlerave<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb 30 vjeteve t\u00eb luftes civile, m\u00eb 1776 Thomas  Xheferson, presidenti i tret\u00eb i ardhsh\u00ebm i Shteteve t\u00eb Bashkuara, shperndau versionin e par\u00eb t\u00eb Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, miratimi i s\u00eb ciles n\u00eb Kongresin e Filadelfias sanksionoi lindjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Po m\u00eb 4 korrik.<br \/>\nXheferson nuk mori pjes\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb p\u00ebrpilmin e Kushtetut\u00ebs, q\u00eb u miratua nga Konventa e Filadelfias n\u00eb 1787. Ai do gjendej pes\u00eb vite (1785 dhe 1789)n\u00eb Paris diplomat i Republik\u00ebs amerikane. <\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhte n\u00eb Franc\u00eb n&#8217;at\u00eb koh\u00eb?<br \/>\nXhefersonit ndersa i duhej t\u00eb ndiqte zhvillimet amerikane nga larg, nga afer para syve kishte revolucionin francez duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt tek disa nga protagonist\u00ebt e tij. Si psh. Marquis Gilbert de la Fayette, i cili nga ana tjet\u00ebr, kishte luftuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara si gjeneral i ushtris\u00eb s\u00eb Xhorxh Uashingtonit, duke u njohur keshtu si &#8220;heroi dy bot\u00ebve&#8221; ne histori.<br \/>\nXheferson dhe Fayette shkruan s\u00eb bashku Deklaraten e famshme t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb emanuar nga Asambleja Komb\u00ebtare m\u00eb 26 gusht 1789.<br \/>\nXheferson do kthehej n\u00eb Shtetet e Bashkuara nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb teksa duke pritur nisjen shkroi nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr Xhejms Madison. <\/p>\n<p>Madison q\u00eb do zgjidhej President i kat\u00ebrt i ardhsh\u00ebm SHBA mbas letershkruesit, n\u00eb Konvent\u00eb do t\u00eb arsyetonte p\u00ebr rolin e kushtetut\u00ebs s\u00eb SHBA: (shenoj se krahas versionit shqip, eshte domosdoshmeri me e paraqit n\u00eb gjuhen origjinale, mbasi \u00e7do fjal\u00eb ka nj\u00eb valenc\u00eb historike, politike e shoq\u00ebrore dhe universale sepse esht\u00eb kushtetuta e Pare Moderne e botes, sot kushtetuta m\u00eb e sulmuar nga anti-amerikan\u00ebt e botes dhe sidomo anti-amerikanet e Amerikes:<br \/>\n&#8220;\u2026We have staked the hole future of american civilization NOT UPON THE POWER OF GOVERNMENT. FAR FROM IT.<br \/>\nWe have staked the future upon dhe capacity of each and all of us to govern OURSELVES and to sustain ourselves according to the ten commandments of God\u2026&#8221;-( \u2026kemi ngritur, themeluar gjithe te ardhmen e qyteterimit amerikan jo t\u00eb bazuar ne pushtetin e qeverise.(pik\u00eb)<br \/>\n Shume larg ketij pushteti (pik\u00eb)<br \/>\nNe kemi themeluar te ardhmen e qytet\u00ebrimit amerikan mbi kapacitetin e gjithesecilit prej nesh e t\u00eb gjith\u00ebve bashk\u00eb per tu veteqeverisur, per t\u00eb vete-jetuar vet\u00ebm sipas dhe n\u00eb perputhje me Dhjete Urdhnesat\u2026&#8221;)<\/p>\n<p>Qytet\u00ebrimi amerikan mbeshtetet jo n\u00eb pushtetin e qeveris\u00eb, shum\u00eb larg atij pushteti, por mbeshtetet n\u00eb mundesin\u00eb e qytetarit p\u00ebr tu veteqeverisur. Vet\u00ebqeverisja mbeshtetet tek qytetari me formim e kultur\u00eb judeo-kristiane,qytetarit me dinjitet, integritet e pergjegjesi para zotit, komunitetit, familjes dhe shtetit.<br \/>\nLiria dhe Drejt\u00ebsia e ngren\u00eb kombin, thot\u00eb Madison, padrejt\u00ebsia dhe mungesa e liris\u00eb e posht\u00ebrojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb themelin e Kushtetutes amerikane qendron parimi; qeveria m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr vendin \u00ebsht\u00eb qeveria e vog\u00ebl.<br \/>\nRepublik\u00eb Kushtetuese, Qeveri kushtuese e qytetareve t\u00eb lir\u00eb e bazuar n\u00eb ligj. Qeveri e zgjedhur me perfaqesues t\u00eb popullit, p\u00ebr popullin.<\/p>\n<p>Liria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr si qytetar i mbreteris\u00eb s\u00eb zotit (jo i ndonj\u00eb mbret\u00ebrie tok\u00ebsore me te cilat bota e kohes ishte plot) qytetar me formim e kultur\u00eb judeo kritjane sipas &#8220;Dhjet\u00eb Urdhnesave&#8221;<br \/>\nBesoj n\u00eb zot, shkruhet dhe n\u00eb kartmonedhen amerikane. &#8220;God bless America\u2026,ka qene e mbetet laitmotivi i gjith\u00ebditsh\u00ebm edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt me dinjitet anek\u00ebnd bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Beji gj\u00ebrat me pergjegjesi q\u00eb nenkupton n\u00eb liri, p\u00ebrndryshe liria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e till\u00eb, shpjegon Madison, por li\u00e7enc\u00eb e mentalitetit t\u00eb varur. <\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb ndryshimi midis liris\u00eb dhe skllav\u00ebris\u00eb? Diferenca \u00ebsht\u00eb tek qasja ndaj ligjit; n\u00eb skllav\u00ebri ligjet jan\u00eb t\u00eb afishuara atje, nga dikush mbi (k\u00ebnde emulacioni) jasht\u00eb n\u00eb form\u00eb fasadash orwelliane, si parullat mbi faqe malesh, mure stallash t\u00eb PPSh, sot PsSh)<br \/>\nNdersa n\u00eb liri ligjet jan\u00eb te brendashkruara tek qytetari me formim e kultur\u00eb, etik\u00eb, virtyte e moral sipas Dhjet\u00eb Urdhnesave.<\/p>\n<p>Prej kesaj Kushtetute secili amerikan me vete e t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb varen vet\u00ebm nga sovraniteti i Zotit dhe jo tjeter sovrani, qeverie, republike apo tiranie.<br \/>\nKjo Kushtetut\u00eb u lind nga shkrumbi i 30 vjet\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs civile.<\/p>\n<p>Qeveria dhe as institucionet e tjera kushtetuese n\u00eb Amerik\u00eb, -vazhdon, -nuk jan\u00eb ngritur p\u00ebr t\u00eb Shpikur, Prodhuar, Shperndar\u00eb apo Pro-movuar liri dhe as t\u00eb drejta p\u00ebr qytetaret.<br \/>\nVet\u00ebm tri detyra themelore urdheron Kushtetuta e Et\u00ebrve p\u00ebr Qeverin\u00eb e SHBA; dy p\u00ebr sigurin\u00eb dhe nj\u00eb p\u00ebr promovim, motivim e progres;<br \/>\n  1-Siguria; t\u00eb SIGUROJ\u00cb paprekshm\u00ebrin\u00eb e lirive (q\u00eb qytetarit ia ka dhene zoti dhe kushtetuta, jo qeveria). Kur qeveria s&#8217;e ben k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, aq me keq kur tenton t&#8217;i prek\u00eb, t&#8217;i rishpik\u00eb apo intepretoj\u00eb, kjo qeveri &#8220;ipso facto&#8221; hiqet pavaresisht mandatit.<br \/>\n2-Siguria; t\u00eb SIGUROJ\u00cb mbrojtjen e perbashket t\u00eb vendit.<br \/>\n3-Promovimi; vetmja gj\u00eb q\u00eb nuk ia kufizon kushtetuta qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb PROMOVOJ\u00cb \u00ebsht\u00eb welfare(q\u00eb esht\u00eb e kunderta e &#8220;austerity&#8221; i sotem) pra mireq\u00ebnja e pergjithshme, mir\u00eb administrimi dhe llogaridhenja p\u00ebr \u00e7do dollar t\u00eb shpenzuar perpara perfaq\u00ebsuesve t\u00eb popullit me mandat dhe para popullit q\u00eb i paguan.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb Kushtetut\u00eb Amerika u b\u00eb Great, u b\u00eb komb, Komb i madh, vend i prestigjit, i prosperitetit, Lider i liris\u00eb dhe s\u00eb drejtes, adres\u00eb e sigurt\u00eb e dinjitetit e demokracis\u00eb, me Ushtrin\u00eb, Mbrojtjen dhe Sigurin\u00eb me t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb, sa dhe nga &#8220;kopshti me lule\u2026 buz\u00eb Adriatikut,&#8221; qelb\u00ebsirat otomano-bolshevike me thonj t\u00eb pa prere brenda bunkerit kafkor t\u00eb Moskes s\u00eb tyre, jargonin e vazhdojn\u00eb t\u00eb jargojn\u00eb sekrecione pavlloviane.<br \/>\nSigurisht, specia e tyre nuk lakmoi ndonj\u00ebher\u00eb as nuk lakmojn\u00eb Ameriken dhe lirin\u00eb si sinonime. Liria dhe Amerika ishin t\u00eb dekretuara armiq. Por madheshtin\u00eb dhe prosperitetin e saj, po.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb Kushtetut\u00eb SHBA zhvilloi revolucionin industrial, i dha bot\u00ebs shembullin e pa par\u00eb n\u00eb histori p\u00ebr liri, prosperitet e mirqenje, u b\u00eb referenc\u00eb e Liris\u00eb, adres\u00eb e Demokracis\u00eb model i saj dhe shpres\u00eb e popujve liridash\u00ebs t\u00eb botes, t\u00eb medhenj apo t\u00eb vegj\u00ebl, t\u00eb shtypur apo kolonizator\u00eb.<br \/>\nSHBA gjithashtu n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull, determinoi lirin\u00eb dhe t\u00eb drejten n\u00eb tri luftra bot\u00ebrore perfshire luften e ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Me Fuqin\u00eb garantuese t\u00eb s\u00eb Drejtes nga Kushtetuta si n\u00ebshtetas i Mbreteris\u00eb s\u00eb zotit q\u00eb populli amerikan e kishte b\u00ebr\u00eb President, Uillsoni ne vitet 20&#8242; t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar mbrojti dhe nuk reshti se mbrojturi t\u00eb drejten e nj\u00eb \u00e7erek kombi shqiptar nder me t\u00eb vjetrit e Europes, t\u00eb sakatuar qe po rrezikonte te zhdukej nga harta fizike dhe politike e botes.<br \/>\nAshtu si 80 vjet ma von\u00eb beri Klinton per mbrojtjen pjeses tjeter shqiptare, objekt i masakrave t\u00eb barbarive fqinje e m\u00eb larg.<br \/>\nAshtusi Presidenti Bush-jr ne me pak se dhjete vjet me von\u00eb prej \u00e7lirimit, nga kryeqyteti i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb krah t\u00eb Kryeminstrit t\u00eb Shqiperis\u00eb deklaroi T\u00eb Drejten e Pavaresis\u00eb s\u00eb shqiptarve n\u00eb nj\u00eb nga pjes\u00ebt e cunguara nga padrejtesit\u00eb dhe dhuna historike. <\/p>\n<p>Fal\u00eb k\u00ebsaj Drejt\u00ebsie q\u00eb perputhet me drejt\u00ebsin\u00eb e zotit, Kombi shqiptar akoma n\u00eb copa, cop\u00ebza dhe th\u00ebrrime, mbas zotit i p\u00ebrulet, beson e shpreson tek Amerika.<\/p>\n<p>II. Kunder-kushtetueshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb kunder-amerikaniz\u00ebm pa ekuivok.<\/p>\n<p> Amerike &#8220;\u2026a m&#8217;thue si je?&#8221;<br \/>\nMe nj\u00eb veshtrimin macro do ishte e mjaft\u00eb t\u00eb krahasoheshin dy momente p\u00ebr bot\u00ebn amerikane n\u00eb raport me Kushtetuten e Eterve, themelet  morale, etike, dinjitare t\u00eb qytetarit mbi t\u00eb cilat sipas Madison u ngrit qyteterim amerikan: &#8220;\u2026jo n\u00eb pushtetin e qeveris\u00eb.&#8221; Dhe &#8220;\u2026the best government is the least governement\u2026&#8221;<\/p>\n<p>-Recesioni i Madh; m\u00eb 1929 Ameriken at\u00ebhere 150 vje\u00e7are e perfshiu ajo q\u00eb quhet Recensioni i madh, sizmika e t\u00eb cilit qe globale e gj\u00ebra q\u00eb dihen. Po ajo q\u00eb dihet dhe permendet kaq pak (un\u00eb them enkas) \u00ebsht\u00eb se brenda me pak se dhjet\u00eb vitesh, u kryen tre operacione jo m\u00eb pak dhimb\u00ebse e shkundulluese se vet\u00eb kriza: u diagnostikuan shkaqet reale qe ishin kryesisht politike, u nenshkrua  receta &#8220;new deal&#8221; me doren e Presidentit Ruzvelt dhe filloi terapia e dhimbshme, por efikase.<br \/>\nPa dokumentar zyrtar te politikes apo wikipediave &#8220;korrekte&#8221;, do te ishte e mjaftueshme t\u00eb kesh lexuar shkrimtarin J. Steinbeck-The Warth of Grapes, me kuptu tragjizmin q\u00eb i shkaktoi ajo krize shoq\u00ebris\u00eb dhe qytetarit amerikan.<br \/>\nTragjiz\u00ebm, trandje nga themelet e qytet\u00ebrimit, i cili ishte ngritur sipas Madison (jo mbi pushtetin e qeveris\u00eb\u2026,)me pasoja migrim masiv, boshatisjes s\u00eb zonave industriale e bujq\u00ebsore dhe shteteve prodhuese. Por migrimet brenda-amerikane q\u00eb tranden ekonomin\u00eb, politiken dhe shoq\u00ebrin\u00eb amerikane do t\u00eb dukeshin nj\u00eb dram\u00eb periferike krahasuar me tragjedin\u00eb q\u00eb konsumuan shqiptar\u00ebt, nga viti 2013, tashme per 12 vjet me radh\u00eb t\u00eb socializmit qelbanik.(shen; qelb\u00ebsira nuk \u00ebsht\u00eb lapsus etik, por \u00ebsht\u00eb laitmotivi ideologjik p\u00ebr bashkim me narkoshtetin q\u00eb duam\u2026)<br \/>\nN\u00ebse Amerika steinbeckjane humbi stabilitetin ekonomik, shoq\u00ebror e politik nga migrimet e brendshme, q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit qytetar\u00ebt e vet nuk i kishte humbur, Shqip\u00ebria ka humbur 1\/3 e popullsise, ose m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e popullsis\u00eb m\u00eb rentabel, m\u00eb dinamike, at\u00eb pun\u00ebs shkoll\u00ebs dhe progresit.<br \/>\nN\u00ebse Amerika ra n\u00eb &#8220;deregulation&#8221; per shkaqe q\u00eb u pikasen e ndreqen kryesisht qeveritare, n\u00eb Shqiperi popullata u deportua jasht\u00eb shtetit, shumica e tyre pa kthim, p\u00ebr shkaqe vet\u00ebm qeveritare.<br \/>\nMendo permasat e tragjedis\u00eb &#8220;steinbeckjane&#8221; me nj\u00eb qeveri q\u00eb ndryshoi qendrim, me nj\u00eb qeveri shqiptare t\u00eb ekzaltuar nga &#8220;vektori i duhur\u2026&#8221; q\u00eb zhtytet me entuziasem n\u00eb krim e tradhti kombtare.<\/p>\n<p>-Por Amerik\u00eb &#8220;a m&#8217;thue si je?&#8221;<br \/>\nNuk vonoi por 80 vjet m\u00eb von\u00eb u rikthye e njejta kriz\u00eb (politika, politiologjia dhe qytetari i informuar me dinjitet e integritet, e di se krizat jan\u00eb pjes\u00eb e fiziologjis\u00eb organike t\u00eb kapitalizmit) <\/p>\n<p>Me t\u00eb njejtat sintoma, me t\u00eb njejtat permasa, dhe sidomos shkaqe pavaresisht kontekstit kohor dhe larazimeve, me t\u00eb njejtat pasoja sizmike globale p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mberriti kriza e vitit 2008<br \/>\nPo at\u00eb vit demokrat\u00ebt e majt\u00eb amerikan\u00eb fitojn\u00eb zgjedhjet me sloganin: &#8220;Yes we can\u2026!&#8221; Ndoshta koincidenc\u00eb historike kjo p\u00ebr demokratet ruzveltian\u00eb apo obamist\u00eb, por fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr Ameriken dhe boten Perendimore n\u00ebn goditjet e pameshirshme t\u00eb krizes, Obama me administraten-&#8220;yes we can,&#8221; nuk ishte Rusvelti.<br \/>\nKeynesizmi ose receta p\u00ebr krizen dhe krizat ishte aty edhe gjith\u00eb keynesianet e bot\u00ebs amerikane, por left-amerikan\u00ebt e rinj nuk deshen t&#8217;i sheronin pasojat radikale, financiare,ekonomike e politike t\u00eb Amerikes.<\/p>\n<p>Obama i 2008-es patjeter nj\u00eb orator i zhdervjell\u00ebt, populist e demagog karizmatik, por n\u00eb vend t\u00eb merrej me zgjidhjen e krizes amerikane dhe perendimore te botes, investohet n\u00eb tejkalim e shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Vlerave, n\u00eb favor t\u00eb destabilizimit t\u00eb Lindjes s\u00eb mesme Afrikes veriore e me gj\u00ebr\u00eb (me fam\u00ebkeqen eksportim demokracie) e njohur mediatikisht &#8220;pranverat arabe&#8221; t\u00eb cilat si u pa dhe po preket, rezultuan nj\u00eb fiasko e turpshme n\u00eb politiken e jashtme kryesisht, ndersa  ndikuan n\u00eb zgjatjen e thellimin e zgjerimin e  krizes jo m\u00eb vetem ekonomike t\u00eb Amerikes dhe Europes.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta dallosh epilogun e ketij menefregizmi obamoliberist, sepse luftrat n\u00eb Europ\u00eb me protagonist diktatorin rus, shthurja dhe shkaterrimi i Siris\u00eb, talebanizimi i Afganistanit terrorizmi n\u00eb Palestin\u00eb, Libi e mjaft vende te tjera q\u00eb prihet e stimulohet nga Irani, jan\u00eb &#8220;Lufta e tret\u00eb\u2026boterore n\u00eb kurs, q\u00eb tani e artikulojn\u00eb te gjithe pa nenkuptime, por pa th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb rezultante e &#8220;eksportit&#8221;antikushtetues t\u00eb demokracis\u00eb nga ideologjia left-amerikanisto-globaliste e &#8220;open-rainbow-right-ve&#8221; nj\u00eb nd\u00ebr shkaqet primare.<\/p>\n<p>-Ajo \u00e7&#8217;ka spikat vet\u00eb-mjaftuesh\u00ebm politikisht \u00ebsht\u00eb se administraten amerikane n\u00eb krizen e 1930 e drejtonin demokrat\u00ebt, ashtu si n\u00eb Krizen e 2008, dmth Recesionin i dyt\u00eb i Madh, po q\u00eb kjo e dyta g\u00ebrryen edhe sot pas gjasht\u00ebmbedhjete vjetesh, jo vet\u00ebm ekonomin\u00eb amerikane dhe europiane, por dhe demokracin\u00eb Perendimore si arritjen m\u00eb t\u00eb madhe, shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, duke faktorizuar keshtu indirekt po dhe direkt me lobime t\u00eb mafioze armiqt\u00eb historik t\u00eb liris\u00eb &#8220;kriptobolshevizmin&#8221; kryesisht n\u00eb Europen lindore.<\/p>\n<p>Mbas Obames Presidenti Trump vetem n\u00eb me pak se tre vjet e rivendosi ekonomine amerikane n\u00eb shinat e prosperitetit. Por libertino-obamistet munden ta nderpresin mandatin e sherimit ekonomik te &#8220;Amerika First.&#8221;<br \/>\nInkursioni neoliberal, ndryshe mentaliteti tregtar i politikes, mberriti deri tek biopolitika me shpikjen e monstruozitetit t\u00eb Covid-19,(juridikisht krim kunder njerzimit) <\/p>\n<p> Amerika e vlerave n\u00eb vend t\u00eb &#8220;eksportoj\u00eb&#8221; demokraci, importoi p\u00ebr amerikanet halldupo-bolshevizmen m\u00eb sakt\u00eb &#8220;qelbesiren socialiste shqiptare, turp-njer\u00ebzimin ton\u00eb&#8221; at\u00eb t\u00eb vjedhjes s\u00eb zgjedhjeve, brenda shtet-rrethimit p\u00ebr t\u00eb manipuluar zgjedhjet, duke epiloguar keq Kapitol-hillin. <\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr kuintesenc\u00eb t\u00eb paradoksit m\u00eb t\u00eb madh kontemporan, sekretari i shtetit amerikan, mberrin n\u00eb Tiran\u00eb fill mbasi Kushtetuta amerikane e ka d\u00ebnuar &#8220;viktimen&#8221; Mac Gonigal, para reflektoreve t\u00eb gjith\u00eb botes, l\u00ebvdon pikerisht qelb\u00ebsir\u00ebn, korruptorin e FBI, rekrutuesin e oficer\u00ebv\u00eb madhor\u00eb t\u00eb Byros\u00eb Federale p\u00ebr afera t\u00eb mireditura, politiko-mafioze, q\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb akuzat e drejt\u00ebsis\u00eb si korruptor nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryeministrin e nj\u00eb narko-mafie q\u00eb permendet ne raportet zyrtare t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb SHBA.<br \/>\n(student\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt e viteve 90 e kan\u00eb perjetuar personalisht mireseardhjen e Xhejms Bejkerit-amerikan p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb dimensionin e popujve t\u00eb lir\u00eb, ndersa Blinken 30 vjet me von\u00eb, solli t\u00eb kunderten e kumtit te qeverise amerikane duke na treguar me gisht &#8220;noc-rrokun&#8221; e tij, antishqiptarin me te madh te te gjitha kohrave si model t\u00eb liris\u00eb dhe &#8220;mik&#8221; t\u00eb tij personal.<\/p>\n<p>Gjithaq mesazhi p\u00ebr qytetarin dhe intelektualin me dinjitet shqiptar q\u00eb kishin kontestuar ambasador\u00eb, teksa shantazhonin hapur lirin\u00eb dhe t\u00eb drejten fondamentale demokratike te qytetarit dhe formacioneve politike, dukej qart\u00eb se kishte nj\u00eb autorizim jasht\u00eb institucional, antidemokratik nga institucioni i shefit t\u00eb saj.<\/p>\n<p> Blinken shef i Qeveris\u00eb amerikane e di mir\u00eb se eprori i tij ndryshe garanti i Kushtetutes se Et\u00ebrve dhe Vlerave te Amerikes nuk \u00ebsht\u00eb as Xhefersoni, as Medison, as Ruzvelt, Regan apo Bush e Trump, po nj\u00eb figur\u00eb ndon\u00ebse e maturuar e politikes amerikane, mjerisht, me t\u00eb vetmin pushtet n\u00eb dor\u00eb, at\u00eb t\u00eb  konfidences me hijet. <\/p>\n<p>-&#8220;\u2026Qeveri e vog\u00ebl, qytet\u00ebrim q\u00eb nuk i ka themelet tek pushteti i qeveris\u00eb. Shum\u00eb larg ketij pushteti\u2026,&#8221; paragrafon qart\u00eb Kushtetuta e Et\u00ebrve dhe e Vlerave.<\/p>\n<p>-Amerik\u00eb a m&#8217;thue si je? Mos o zot, \u2026si lis i rrxuem p\u00ebrdhe\u2026<br \/>\nPor metafora q\u00eb haset m\u00eb shpesh sot n\u00eb shtypin e lir\u00eb amerikan \u00ebsht\u00eb se;&#8221;\u2026piskama shqipes s\u00eb dikurshme amerikane t\u00eb hapsirave, tani \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb nj\u00eb cic\u00ebrim\u00eb trumcaku. \u2026&#8221;(asocimi mb\u00ebrrin trishtuesh\u00ebm me &#8220;manushaqja e Naimit ton\u00eb gjat\u00eb perpjekjeve per tu rizgjuar si komb, apo &#8220;trumcaku filozof&#8221; i Migjenit, n\u00eb vigjiljen e  ngritjes s\u00eb kombit shqiptar.)<br \/>\n-N\u00ebp\u00ebr bot\u00eb jan\u00eb shtuar amerikan haters.<br \/>\nAmerika First dikur sipas kushtetues n\u00eb krye t\u00eb progresit, lirive dhe po aq referenc\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, sot \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsisht; e para n\u00eb krime,<br \/>\ne para n\u00eb aborte, e para n\u00eb perversionin seksual, e para n\u00eb \u00e7rregullimin dhe shkat\u00ebrrimin e vlerave t\u00eb familjes dhe shkolles. E para n\u00eb ideologjin\u00eb e &#8220;politically correctnes&#8221;-q\u00eb n\u00ebnkupton censur\u00ebn orwelliane t\u00eb maskuar dhe sidomos e para n\u00eb humbjen e kapitalit m\u00eb t\u00eb madh ekonomik e social, at\u00eb t\u00eb motorit t\u00eb progresit q\u00eb \u00ebsht\u00eb klasa e mesme.<\/p>\n<p>Ekonomia amerikane n\u00ebn shtrengimin e krizes se 2008, t\u00eb cil\u00ebn Amerikes s&#8217;do ia heqin kurr\u00eb nga shpatullat left-amerikanet, vazhdon t\u00eb gangrenizoj\u00eb e frenojn\u00eb ekonomin\u00eb, politiken dhe sidoms demokracin\u00eb n\u00eb kombin-lider t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs e dinjitetit rrjedhimisht edhe n\u00eb Europe, Per\u00ebndimore dhe Lindore nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Dy shembuj mediatikisht elementar boterisht t\u00eb njohur, ilustrojn\u00eb sa nj\u00ebqind mij\u00eb deduksione propagandistesh e politikologesh apo dhe politikofob\u00ebsh:<br \/>\n M\u00eb 1930 n\u00eb koh\u00ebn krizes s\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb burokrat-nepun\u00ebs t\u00eb shtetit, punonin, bashk\u00ebndanin kontributin e tyre me taksa gjithsejt 205 pun\u00ebtor\u00eb.<br \/>\nPo sot n\u00eb Ameriken e obamo-blinken-soroiste, dmth mbas 100 vjetesh? Sot me statistika zyrtare, jan\u00eb vetem 5 qytetar. Sakt\u00ebsisht vet\u00ebm 3 pun\u00ebtor\u00eb. E ububushme kjo objektojn\u00eb amerikanet e vlerave teksa i referohen Kushtetutes s\u00eb Et\u00ebrve, po q\u00eb propaganda ua mbyt z\u00ebrin.<br \/>\nVetem 3 pun\u00ebtor\u00eb duhet t\u00eb paguajn sa 205 t\u00eb para me pak se 100 vjetesh kur Amerika prosperonte.<br \/>\nNj\u00eb administrat\u00eb e fryr\u00eb antikushtetuese, q\u00eb peshon sa gjasht\u00ebdhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb mbi supet e qytetarit amerikan.<\/p>\n<p>N\u00ebse veshtrimin do ta kthenim n\u00eb Shqiperin\u00eb e sotme t\u00eb narkoshtetit, (mafiokracia e cilesonte shtypi francez qeverine shqiptare keto dit\u00eb)raporti \u00ebsht\u00eb i kundert; jo dyqind e pes\u00eb, pes\u00eb apo tre qytetar duhet t\u00eb sigurojn\u00eb jeten e nj\u00eb burokrati, por krejt e kunderta; regjimi tiranik i Rames perve\u00e7se i ka mbingarkuar me taksa, mbi-\u00e7mime dhe gjoba qytetaret e paket qe punojn\u00eb, k\u00ebta duhet t\u00eb mbaj\u00eb me rrog\u00eb e buk\u00eb dhe mbi tre apo kat\u00ebr nepun\u00ebsa pa perfshir\u00eb patronazhist\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt nj\u00eblloj si mikrobet parazitojn\u00eb,inkubojn\u00eb dhe zgjohen bashk\u00eb me bandat kriminale n\u00eb ngjarje elektorale, perve\u00e7 k\u00ebtyre qytetari q\u00eb punon ka n\u00eb shpin\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e ligjshme dhe mas\u00ebn e stermadhe t\u00eb pensionist\u00ebve.<br \/>\n&#8220;Indeksimi&#8221; qeveritar i sotem ne menyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb padinjitetshme, nuk pati lek\u00eb p\u00ebr ta, ndersa lek\u00ebt i gjen p\u00ebr korrupsionin gjigand dhe ekonomin\u00eb kriminale.  <\/p>\n<p>Mos n\u00eb Amerik\u00ebn kushtetuese (qeveri e vog\u00ebl) sot antikushtetueshm\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb fryr\u00eb administrata dhe nga ana tjeter jan\u00eb paksuar njer\u00ebzit q\u00eb punojn\u00eb? Apo burokrati i sot\u00ebm nenkupto superstruktura ka ulur pagat e veta p\u00ebr ta paguar modestisht at\u00eb 3 pun\u00ebtor, apo puna, pun\u00ebtoret dhe klasa e mesme kan\u00eb ikur n\u00eb drejtim t\u00eb paditur?<br \/>\n Por taksat e qeveris\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb nuk mund t\u00eb mos i paguash, edhe sikur ajo t&#8217;i nj\u00ebqindfishoj\u00eb.<\/p>\n<p> Ajo q\u00eb duksh\u00ebm rezulton e diskutohet ne Amerik\u00eb sot, \u00ebsht\u00eb se administrata amerikane n\u00eb Depresionin e Dyt\u00eb t\u00eb Madh (2008) q\u00eb vazhdon prej 16 vjet\u00ebsh t\u00eb kafshoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb mbifryr\u00eb mbi 60 her\u00eb  dhe po aq rendon mbi kurrizin e amerikanit punetor krahasuar me vitin 1930.<\/p>\n<p>Kursin anti-amerikan e kunderkushtetues i administrates s\u00eb sotme amerikane shqiptar\u00ebt mund ta lexojn\u00eb n\u00eb kumtin t\u00eb Blink\u00ebn dhe promovimit t\u00eb narko-albanianit neobolshevik global. <\/p>\n<p>Sa p\u00ebr rikujtes\u00eb p\u00ebr nostalgjiko-marksistet; edhe Marksi parashikonte per tiranin\u00eb e komunist\u00ebve se superstruktura nuk duhej t\u00eb peshonte mbi bazen.<\/p>\n<p>III  &#8220;NocRrokizma&#8221; anti amerikane n\u00eb Shqiperi, specia m\u00eb perverse e intelektualizmes vrastare<\/p>\n<p>-albanian-nocrrokisti yn\u00eb;<br \/>\nHitleri m\u00eb 1920 u tha gjerman\u00ebve; m\u00eb jepni vemendjen e vet\u00ebm nj\u00eb breznie kalamajsh, do t&#8217;ju jap supershtetin m\u00eb t\u00eb madh nazist q\u00eb ka njohur historia.<br \/>\nAsgj\u00eb t\u00eb re nuk kishte th\u00ebn\u00eb nacional-socialisti Hitler, ndryshe nga bolsheviku nacional-socialist Trockij vet\u00ebm 4-5 vite perpara Hitlerit, me &#8220;njeriun e ri&#8221; me tiparet e moralit( lexo a-moralitetit) komunist, t\u00eb cilin e vijoi Stalini deri tek Putini sot.<\/p>\n<p>Lexoni n\u00eb origjinal dhe t\u00eb shqiperuar se si nj\u00eb amerikan intelektuali-woke, profesionist, profesor i psikiatris\u00eb universitetit prestigjioz t\u00eb  Harvardit u thot\u00eb shprehimisht ne nje seminar studenteve dhe shoq\u00ebris\u00eb amerikane; &#8220;\u2026EVERY CHILD IN AMERIKA ENTERING SCHOOL AT THE AGE OF FIVE, IS MENTALLY ILL BECAUSE HE COMES TO SCHOOL WITH CERTAIN ALLEGIANCES TOWARD FOUNDING FATHERS, TOWARD ELECTED OFFICIALS,TOWARD HIS PARENTS, TOWARD A BELIEF IN A SUPERNATURAL BEING AND TOWARD THE SOVEREIGNTY OF THIS NATION OF A SEPARATE ENTITY.<br \/>\n\u2026IT&#8217;S UP TO YOU TEACHERS TO MAKE ALL THESE SICK CHILDREN WELL BY CREATING THE INTERNATIONAL CHILD OF THE FUTURE\u2026&#8221;(\u00e7do femij\u00eb i moshes shkollore ne Amerike, \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht i s\u00ebmur\u00eb mendor, sepse mberrin n\u00eb shkolle i ushqyer me mentalitetin e Eterve themelues t\u00eb Amerikes, me dashurin\u00eb p\u00ebr te zgjedhurit e vendit q\u00eb sherbejn\u00eb, me dashnin\u00eb p\u00ebr familjen e prinderit e tyre, me dashurin\u00eb p\u00ebr per sovranin e nj\u00eb ekzistence mbinatyrore\u2026 \u00cbsht\u00eb detyra juaj mesues, t&#8217;i sheroni k\u00ebta femij\u00eb, p\u00ebr t\u00eb krijuar prej tyre f\u00ebmij\u00ebn nderkombtar t\u00eb s\u00eb ardhmes\u2026)<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndryshon n\u00eb kete sentenc\u00eb nga trockij-stalinizmi, hitlerizmi dhe enverhoxhizmi, e kupton edhe politiko-fobi m\u00eb anarkist e m\u00eb cinik, i bot\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Por jo s&#8217;mund ta kuptoj\u00eb ose \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb mos e kuptoj\u00eb, &#8220;intelektuali&#8221; nocrrokist shqiptar i padinjitet, i cili predikon amerikanizmen anti-amerikane, p\u00ebr ta shkulur qytetarin shqiptar nga besimi prej zotit t\u00eb qiellit dhe zotit tokesor q\u00eb \u00ebsht\u00eb pikerisht Amerika e vlerave, e dinjitetit, integritetit, dashuris\u00eb p\u00ebr familjen e prinderit, dashurin\u00eb p\u00ebr Dheun e t\u00eb par\u00ebve lar\u00eb me gjak, djers\u00eb e pun\u00eb, mundime vuajtje e gezime gjithmon\u00eb e m\u00eb pak n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb fund-gropa politike, ekonomike, edukative, morale, shendetsore, demograrike e kriminale \u00ebsht\u00eb evidente, bertit\u00ebse, e morekujeshme p\u00ebr \u00e7do shqiptar me dinjitet e integritet. Por jo p\u00ebr ishkomunist\u00ebt, jo p\u00ebr internacionalistin kozmopolit\u2026, jo p\u00ebr antiamerikanin nocrrokist me shtetesi shqiptare me formim bolsho-nazist apo neoliberist, jo p\u00ebr antishqiptarin.<\/p>\n<p>Intelektuali nocrrokist teksa shtiret si filo-amerikan e l\u00eb vet\u00ebm qytetarin q\u00eb del t\u00eb protestoj\u00eb kunder mizerjes kriminale ku ka hyr\u00eb Shqiperia q\u00eb nga narko-trafiku i themeluar bashk\u00eb nocrrok-drejt\u00ebsin\u00eb social-puniste, l\u00eb vet\u00ebm dhe pa informacion qytetarin me dinjitet q\u00eb beson n\u00eb vlerat humane, morale, etike, n\u00eb kushtetueshmeri dhe n\u00eb vet\u00eb Ameriken e Vlerave.<br \/>\nL\u00eb vet\u00ebm dhe t\u00eb vetmin qytetar q\u00eb d\u00ebnohet pa akuz\u00eb nga nocrrok-drejt\u00ebsia e bashkelindur me narkoshtetin. Madje i kund\u00ebrvihet si anti amerikan, pa e menduar dy her\u00eb se bjerrja e ketyre vlerave t\u00eb hartografuara n\u00eb relievin adn-s\u00eb shqiptare nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb shkruara kushtetuten m\u00eb moderne t\u00eb bot\u00ebs, asaj amerikane, \u00ebsht\u00eb dhe dashuria reale e shqiptarve perve\u00e7 borxheve historike, p\u00ebr vlerat dhe boten amerikane.<\/p>\n<p>Lind pyetja p\u00ebrse kaq shumic\u00eb &#8220;noc-rrokist\u00eb neo-nazist\u00eb,trockisto-bolshevik\u00eb, apo neoliberalo-enverist\u00eb n\u00eb Shqiperi, q\u00eb e permbysin sigurin\u00eb dhe situaten politike sa her\u00eb tu teket si n\u00eb 97-en, si sot dhe i japin t\u00eb drejten vetem kriminalitetit t\u00eb na qeveris\u00eb, pergjigja gjendet e paketuar me amballazhin e anti-historis\u00eb son\u00eb;<br \/>\nHitlerit s&#8217;ju dha mundesia e asnj\u00eb \u00e7erek breznije ta b\u00ebnte njeriun nacional-socialist, ndersa Trockit ndonese ia shtypen koken bolsheviket e vet, iu dha ne dispozicion mbi 20 tridhjete brezni. Edhe nazi-internacionalistet shqiptar qeverisin mbi 80 vjet. Mendoni sa breza &#8220;yllkash,&#8221; &#8220;fatosash,&#8221; pionier\u00ebsh, rinoresh\u2026 t\u00eb Bashkimit patronazhist, komunistesh, kan\u00eb pasur n\u00eb dor\u00eb enverhoxhist\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb fundi nocrrokizma &#8220;opozitare:&#8221; si q\u00ebnje nder m\u00eb t\u00eb neveritshmet e karikatures son\u00eb politike.<br \/>\nPadyshim karrikatura e ketij intelektuali n\u00eb Shqiperi gjendet n\u00eb opozit\u00eb dhe mjaftojn\u00eb tre momente historike t\u00eb tranzicionit dhe anti-tranzicionit shqiptar.<br \/>\n-&#8220;\u2026dale se nuk i dini t\u00eb gjitha ju,- u thot\u00eb trocko-bolsheviku, nocrrokisti R.Alia student\u00ebve m\u00eb 1990.<br \/>\n-m\u00eb 1997, po enverhoxhizmi nocrrokist u thoshte shqiptarve se po e b\u00ebn amerikani, evropi kantonizim-shperberjen e Shqiperis\u00eb-uillsoniane, si\u00e7 me &#8220;open&#8221; turp-njer\u00ebzimin ton\u00eb serbofil, do b\u00ebhej coptimi i Kosoves-klintoniane<br \/>\n-nj\u00eb woke-ambasadoresh\u00eb shkon n\u00eb selin\u00eb e opozites m\u00eb t\u00eb rendesishme t\u00eb vendit,  dhe i thot\u00eb kryetarit t\u00eb saj dy nga fjalit\u00eb e nocrrokistit ali-hoxh\u00eb; &#8220;\u2026ti nuk i di t\u00eb gjitha, ka ca gjera q\u00eb ju z.kryetar nuk i dini\u2026&#8221;dhe me do\u00e7ken e saj grusht i bie tavolines, -&#8220;\u2026bar do hani, po qe se\u2026&#8221;<\/p>\n<p>-Student\u00ebt e 90-s e detyruan nocrrokun antiamerikan t\u00eb kohes vetem t&#8217;i fshihte kthetrat, pa e pyetur hi\u00e7 se \u00e7&#8217;ditke ti me tep\u00ebr se realiteti mizerabel q\u00eb shohim,<br \/>\n-nocrrokisti &#8220;demokratik&#8221; i 97-\u00ebs mori ferrat\u2026me dhe pa pasaport\u00eb diplomatike.<br \/>\n-ndersa nocrrokisti &#8220;fort-amerikan&#8221; opozitar i dekades s\u00eb tret\u00eb postbolshevike( me pantallona t\u00eb shkurt\u00ebra) sa pa do\u00e7ken grusht t\u00eb woke-amabasodoreshes, bashk\u00eb me nj\u00eb shpur\u00eb anti-dinjitare, anti-statuore per rrjedhoj\u00eb anti-kushtetuese dolen kund\u00ebr dinjitetit dhe \u00e7do vlere minimale q\u00eb e ben njeriun qenje me integritet e dinjitet, pa kurajon m\u00eb t\u00eb vogel t&#8217;i thoshte &#8220;woke-s&#8221; pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb s&#8217;dihet\u2026 un\u00eb nuk marr vendime q\u00eb s&#8217;burojn\u00eb nga morali dhe integriteti im personal, ose s\u00eb paku t&#8217;i citonte &#8220;woke-s&#8221; vet\u00ebm nj\u00ebrin nga Et\u00ebrit e Kushtetutes amerikane, Madison; &#8220;(po ta kishte lexuar kurr\u00ebndonje her\u00eb) se: &#8220;\u2026mungesa e dinjitetit, shoqja amerikane, e posht\u00ebron njeriun, si\u00e7 mungesa e drejtesis\u00eb e posht\u00ebron kombin\u2026&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Amerika e Et\u00ebrve, Amerika Great, Amerika e Kushtetutes s\u00eb Vlerave N\u00eb fund t\u00eb 30 vjeteve t\u00eb luftes civile, m\u00eb 1776 Thomas Xheferson, presidenti i tret\u00eb i ardhsh\u00ebm i Shteteve t\u00eb Bashkuara, shperndau versionin e par\u00eb t\u00eb Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, miratimi i s\u00eb ciles n\u00eb Kongresin e Filadelfias sanksionoi lindjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":83888,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-83887","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83887","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83887"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83887\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":83889,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83887\/revisions\/83889"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83888"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83887"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83887"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83887"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}