{"id":83836,"date":"2024-11-01T13:55:51","date_gmt":"2024-11-01T13:55:51","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=83836"},"modified":"2024-11-01T13:55:51","modified_gmt":"2024-11-01T13:55:51","slug":"nga-albert-vataj-shega-dhurata-e-zotave-dhe-fruti-magjik-i-mbaresise-pjellorise-dashurise-shendetit-dhe-jetegjatesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/11\/01\/nga-albert-vataj-shega-dhurata-e-zotave-dhe-fruti-magjik-i-mbaresise-pjellorise-dashurise-shendetit-dhe-jetegjatesise\/","title":{"rendered":"Nga Albert Vataj\/ Shega dhurata e Zotave dhe fruti magjik i mbar\u00ebsis\u00eb, pjelloris\u00eb, dashuris\u00eb, sh\u00ebndetit dhe jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb koh\u00ebt e hershme ato u dhuroheshin Zotave, q\u00eb t\u2019u jepte m\u00eb shum\u00eb pjellori tokave, p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar shpirtin e t\u00eb vdekurve dhe p\u00ebr nder t\u00eb Dionisit. Po ashtu, sheg\u00ebt p\u00ebrdoren gjer\u00ebsisht dhe n\u00eb dasmat dhe funeralet greke. Kur grek\u00ebt p\u00ebrkujtojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb vdekur, ata shp\u00ebrndajn\u00eb \u201ckollyva\u201d, q\u00eb p\u00ebrgatitet me grur\u00eb t\u00eb zier, i p\u00ebrzier me sheqer dhe i zbukuruar me sheg\u00eb. Po ashtu, n\u00eb Greqi \u00ebsht\u00eb tradit\u00eb q\u00eb dit\u00ebn e dasmave apo p\u00ebr Vit t\u00eb Ri, t\u00eb \u00e7ahet nj\u00eb sheg\u00eb n\u00eb tok\u00eb. Gjithashtu, kur dikush blen nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb re, \u00ebsht\u00eb tradit\u00eb q\u00eb personi, i cili shkon p\u00ebr vizit\u00eb, t\u00eb \u00e7oj\u00eb si dhurat\u00eb nj\u00eb kok\u00ebrr sheg\u00eb, si simbol i begatis\u00eb, pjelloris\u00eb dhe fatit t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Emrin e saj mban qyteti i bukur n\u00eb Andaluzi, Granada, nd\u00ebrsa nd\u00ebr mij\u00ebvje\u00e7ar\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar si simbol i pjelloris\u00eb, boll\u00ebkut, mir\u00ebsis\u00eb dhe jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb. Nuset e reja romake i nd\u00ebrthurnin me flok\u00ebt deg\u00ebt e saj, sidomos n\u00eb dit\u00ebn e dasm\u00ebs, nd\u00ebrsa turket e hidhnin n\u00eb tok\u00eb dhe n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb kokrrave q\u00eb do t\u00eb mbinin, supozohej se do t\u00eb ishte edhe numri i f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb do t\u00eb sillnin n\u00eb jet\u00eb, tradit\u00eb kjo q\u00eb vazhdojn\u00eb ta ruajn\u00eb edhe sot. N\u00eb Dalmaci ishte zakon q\u00eb dh\u00ebndri t\u00eb merrte nga kopshti i vjehrrit nj\u00eb peme shege, p\u00ebr ta mbjell\u00eb n\u00eb kopshtin e tij. P\u00ebr grek\u00ebt e lasht\u00eb shega konsiderohej si nj\u00eb frut\u00eb i shenjt\u00eb, por edhe n\u00eb koh\u00ebt e sotme moderne ajo vazhdon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb madhe p\u00ebr grek\u00ebt. N\u00eb dit\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kalendarit ortodoks grek, si p\u00ebr shembull p\u00ebr Krishtlindje apo Pashk\u00eb, n\u00eb disa zona t\u00eb Greqis\u00eb \u00ebsht\u00eb tradit\u00eb q\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn e mbushur plot n\u00eb dark\u00eb t\u00eb ket\u00eb edhe sheg\u00eb.<br \/>\nShega konsiderohet edhe si simbol i ringjalljes dhe dashuris\u00eb s\u00eb zjarrt\u00eb. Jo rast\u00ebsisht piktor\u00ebt e shekullit XV dhe XVI vinin shpesh nj\u00eb sheg\u00eb n\u00eb duart e Jezusit f\u00ebmij\u00eb, duke aluduar p\u00ebr jet\u00ebn e re \u201ct\u00eb dhuruar\u201d nga Krishti, nd\u00ebrsa pem\u00ebn e saj e p\u00ebrdornin si simbol t\u00eb ringjalljes. Edhe pse vendi i lindjes s\u00eb saj \u00ebsht\u00eb Azia, shega \u00ebsht\u00eb kultivuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin e Mesdheut, Kaukaz dhe Lindjen e Larg\u00ebt prej shekujsh. E pasur me vitamina dhe prej mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebsh burim shp\u00ebtimi p\u00ebr popujt e territoreve t\u00eb thata t\u00eb Azis\u00eb, \u00ebsht\u00eb konsideruar si mbreti i frutave p\u00ebr shijen e ve\u00e7ant\u00eb dhe ngjyr\u00ebn e bukur.<br \/>\nEdhe pse frutat e saj mund t\u2019i shijojm\u00eb vet\u00ebm n\u00eb vjesht\u00eb, shega p\u00ebrdoret edhe me q\u00ebllim zbukurimi n\u00eb kopshtet e zonave t\u00eb ngrohta. Lulet e saj mund t\u00eb p\u00ebrdoren edhe p\u00ebr t\u00eb dekoruar tavolinat dhe pjatancat e ndryshme. Por, pavar\u00ebsisht tradit\u00ebs s\u00eb saj antike dhe dometh\u00ebnies q\u00eb ka p\u00ebr shum\u00eb kultura, shega me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb thesar p\u00ebr organizmin ton\u00eb.<br \/>\nKokrrat e saj jan\u00eb t\u00eb pasura me vitamin\u00eb A, B, nd\u00ebrsa plot\u00ebson rreth 50 p\u00ebr qind t\u00eb nevojave tona p\u00ebr vitamin\u00eb C. Hipokrati e cil\u00ebsonte si ila\u00e7in m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr gripin, nd\u00ebrsa egjiptian\u00ebt e kat\u00ebrmij\u00eb viteve m\u00eb par\u00eb tregonin se kishin zbuluar vetit\u00eb terapeutike t\u00eb l\u00ebngut t\u00eb saj. N\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XIX, l\u00ebkura e sheg\u00ebs p\u00ebrdorej shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuruar tenj\u00ebn dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb analizat e koh\u00ebve t\u00eb fundit kan\u00eb treguar se p\u00ebr virtytet q\u00eb t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb i atribuonin asaj, kishin plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb.<br \/>\nArsyet se pse shega \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri n\u00eb trajtimin ton\u00eb ushqimor<br \/>\nShega \u00ebsht\u00eb dieta m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb mbron zemr\u00ebn nga kolesteroli i lart\u00eb si dhe ndihmon n\u00eb zgjerimin e en\u00ebve t\u00eb gjakut. Ajo mund t\u00eb korrigjoj t\u00eb gjitha d\u00ebmet q\u00eb vijn\u00eb nga ushqimi i pa kontrrolluar me p\u00ebrmbajtje t\u00eb lart\u00eb t\u00eb yndyrnave. Fruti i sheg\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t`i mbajtur t\u00eb sh\u00ebndetshme en\u00ebt e gjakut. Arteriet e en\u00ebve t\u00eb gjakut jan\u00eb shkaktari kryesor i sulmeve t\u00eb zemr\u00ebs. K\u00ebshtu, shega duke u konsumuar mund t\u00eb jap nj\u00eb efekt t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin e arterieve duke penguar atakun e zemr\u00ebs. Studimi nga hulumtuesit spanjoll\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrdorur derrat si kavie p\u00ebr eksperimentin e tyre, kan\u00eb v\u00ebn\u00eb re efektin pozitiv t\u00eb nj\u00eb pilule t\u00eb mbushur me kimikate bimore t\u00eb sheg\u00ebs t\u00eb quajtur polyphenols. Derrat jan\u00eb zgjedhur p\u00ebr shkak se sistemi i tyre kardiovaskular \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm me sistemin ton\u00eb. M\u00ebnyra e t\u00eb ushqyerit t\u00eb derrave me ushqime t\u00eb yndyrshme i d\u00ebmton en\u00ebt e gjakut t\u00eb tyre, ashtu si\u00e7 i d\u00ebmtohen nj\u00eb personi nga ushqimi i yndyrsh\u00ebm. Shega liron substanca q\u00eb kontrollojn\u00eb zgjerimin dhe tkurrjen e en\u00ebve t\u00eb gjakut. sulme zemer D\u00ebmtimi q\u00eb zemra mund t\u00eb ket\u00eb nga yndyrnat i jep nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe k\u00ebtij fruti i cili forcon arteriet q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb sulme n\u00eb zem\u00ebr dhe tru. En\u00ebt e gjakut t\u00eb ushqimit yndyror tek derrat ishin m\u00eb pak elastik\u00eb. Kafsh\u00ebt gjithashtu kan\u00eb pak oksid nitrik, nj\u00eb en\u00eb gjaku e zgjeruar me gaz dhe ka shenja t\u00eb tjera t\u00eb problemeve t\u00eb zemr\u00ebs. Nj\u00eb tjet\u00ebr studim thot\u00eb se nj\u00eb got\u00eb me l\u00ebng shege n\u00eb dit\u00eb p\u00ebrmir\u00ebson rrjedh\u00ebn e gjakut n\u00eb zem\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e treta e njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebve iu jan\u00eb bllokuar arteriet me kolesterol. Hulumtuesja Dr. Lina Badimon, e Institutit p\u00ebr Shkencat Kardiovaskulare n\u00eb Spanj\u00eb, tha: \u201cPasurimi nj\u00eb diete me sheg\u00eb, e cila p\u00ebrmban polyphenols mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb parandalimin dhe ngadalsimin dysfunctions endoteliale, t\u00eb cilat jan\u00eb nd\u00ebr shenjat e para t\u00eb arterio skleroz\u00ebs dhe tru\u201d. Nj\u00eb nga frutet m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb kultivuara, shega ka qen\u00eb simboli i pjelloris\u00eb, vdekjes dhe p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb. Disa besojn\u00eb se fruta e ndaluar n\u00eb Kopshtin e Edenit ishte m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb sheg\u00eb sesa nj\u00eb moll\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrdorimi i sheg\u00ebs n\u00eb mjek\u00ebsin\u00eb popullore<br \/>\nN\u00eb mjek\u00ebsin\u00eb popullore p\u00ebrdoren frutat dhe l\u00ebvozhgat e tyre, lulet, farat, rr\u00ebnj\u00ebt dhe l\u00ebvorja e deg\u00ebve dhe e rr\u00ebnj\u00ebve, e cila ka shije te athet dhe ere. Shega me farat e saj te kuqe si rubin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb frut\u00eb i shijsh\u00ebm por edhe shume i vlefsh\u00ebm p\u00ebr organizmin e njeriut. Ajo \u00ebsht\u00eb konsideruar si frut\u00eb i fertilitetit. L\u00ebngu i sheg\u00ebs p\u00ebrmban mesatarisht 12 p\u00ebr qind sheqer, acide organike, pektine, vitamine C etj. L\u00ebngu dhe vaji i nxjerre nga farat e sheg\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb antioksidant i fuqish\u00ebm. Vet\u00ebm 30 minuta pas marrjes se l\u00ebngut te sheg\u00ebs aktiviteti yn\u00eb rritet me 32 p\u00ebr qind. L\u00ebngu i sheg\u00ebs shuan etjen, nxit oreksin dhe p\u00ebrmir\u00ebson tretjen e ushqimeve. Ai p\u00ebrdoret me sukses n\u00eb s\u00ebmundjet e stomakut dhe te zorr\u00ebve, \u00ebsht\u00eb freskues dhe m\u00ebnjanon helmet e organizmit. L\u00ebngu i sheg\u00ebs jep rezultate n\u00eb luftimin e paraziteve q\u00eb zhvillohen n\u00eb zorre. Lulet e sheg\u00ebs p\u00ebrmbajn\u00eb tanine dhe kan\u00eb veti rrudh\u00ebse e tonike; ato rekomandohen n\u00eb dhimbjet e barkut, n\u00eb hemorragji, n\u00eb hemorroidet, si dhe p\u00ebr gargara (shp\u00eblarje t\u00eb goj\u00ebs) kund\u00ebr \u00ebnjtjes s\u00eb bajameve dhe acarimeve t\u00eb mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve.<\/p>\n<p>Kuron :<br \/>\nS\u00ebmundjet e stomakut<br \/>\nS\u00ebmundjet e zorr\u00ebve<br \/>\nDhimbjet e barkut<br \/>\nHemorroidet<br \/>\n\u00cbnjtjen e bajameve<br \/>\nAcarimin e mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve<br \/>\n\u00a0Merren 20-30 gram\u00eb lule shege n\u00eb nj\u00eb lit\u00ebr uj\u00eb dhe vihen t\u00eb zihen p\u00ebr gjysm\u00eb ore. Nga ky \u00e7aj merren 2-3 gota \u00e7aji n\u00eb dit\u00eb. Edhe l\u00ebvozhga e frutave t\u00eb sheg\u00ebs ka veti regj\u00ebse. L\u00ebvozhga e that\u00eb, para se t\u00eb p\u00ebrdoret, duhet t\u00eb vihet n\u00eb uj\u00eb p\u00ebr disa or\u00eb q\u00eb t\u00eb zbutet. \u00c7aji i l\u00ebvozhgave t\u00eb sheg\u00ebs p\u00ebrdoret kund\u00ebr diarreve, si dhe p\u00ebr luftimin e krimbave parazitar\u00eb t\u00eb zorr\u00ebve. L\u00ebvozhga e frutave t\u00eb sheg\u00ebs lufton me sukses amebat, t\u00eb cilat e dob\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb organizmin, e ve\u00e7an\u00ebrisht te f\u00ebmij\u00ebt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb merren l\u00ebvozhgat e nj\u00eb kokrre shege, vendosen n\u00eb nj\u00eb en\u00eb prej balte dhe zihen n\u00eb gjysm\u00eb litri uj\u00eb derisa t\u00eb mbetet gjysma e sasis\u00eb s\u00eb ujit. Pasi ftohet l\u00ebngu, pihen dy gota likeri n\u00eb dit\u00eb, nj\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes e nj\u00eb n\u00eb dark\u00eb, gjithmon\u00eb para buke, p\u00ebr 10-15 dit\u00eb. Pa p\u00ebrdorur tjet\u00ebr ila\u00e7, organizmi do t\u00eb \u00e7lirohet nga amebat.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/e975a9b4-0502-40a1-8eb4-d957f9836ea6-300x195.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"195\" class=\"alignnone size-medium wp-image-83837\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/e975a9b4-0502-40a1-8eb4-d957f9836ea6-300x195.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/e975a9b4-0502-40a1-8eb4-d957f9836ea6-768x500.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/e975a9b4-0502-40a1-8eb4-d957f9836ea6-860x560.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/e975a9b4-0502-40a1-8eb4-d957f9836ea6.jpeg 986w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb koh\u00ebt e hershme ato u dhuroheshin Zotave, q\u00eb t\u2019u jepte m\u00eb shum\u00eb pjellori tokave, p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar shpirtin e t\u00eb vdekurve dhe p\u00ebr nder t\u00eb Dionisit. Po ashtu, sheg\u00ebt p\u00ebrdoren gjer\u00ebsisht dhe n\u00eb dasmat dhe funeralet greke. Kur grek\u00ebt p\u00ebrkujtojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb vdekur, ata shp\u00ebrndajn\u00eb \u201ckollyva\u201d, q\u00eb p\u00ebrgatitet me grur\u00eb t\u00eb zier, i p\u00ebrzier [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":83838,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-83836","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83836","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83836"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83836\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":83840,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83836\/revisions\/83840"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83838"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83836"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83836"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83836"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}