{"id":83614,"date":"2024-10-25T15:55:17","date_gmt":"2024-10-25T15:55:17","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=83614"},"modified":"2024-10-25T15:55:17","modified_gmt":"2024-10-25T15:55:17","slug":"sali-berisha-do-bejme-gjithcka-per-heqjen-e-tvsh-se-per-ushqimet-neser-ne-pushtet-keto-do-jene-nder-vendimet-e-para-qe-do-marrim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/10\/25\/sali-berisha-do-bejme-gjithcka-per-heqjen-e-tvsh-se-per-ushqimet-neser-ne-pushtet-keto-do-jene-nder-vendimet-e-para-qe-do-marrim\/","title":{"rendered":"Sali Berisha: Do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr heqjen e TVSH-s\u00eb p\u00ebr ushqimet. Nes\u00ebr n\u00eb pushtet, k\u00ebto do jen\u00eb nd\u00ebr vendimet e para q\u00eb do marrim"},"content":{"rendered":"<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>Java q\u00eb kaloi, sh\u00ebnoi akte kulmore brutale t\u00eb narkodiktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, fytyra e narkoshtetit doli me pusin\u00eb q\u00eb i zun\u00eb ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit t\u00eb parlamentit dhe kryetarit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, me t\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebmtin\u00eb e saj para bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, Edi Rama si nj\u00eb Makbeth i v\u00ebrtet\u00eb, u p\u00ebrpoq t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb k\u00ebto akte brutale dhune ndaj opozit\u00ebs me nj\u00eb mashtrim t\u00eb p\u00ebrmasave makbethiane ndaj pensionist\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ai, n\u00eb nj\u00eb akt hipokrizie t\u00eb plot\u00eb, u deklaroi 700 mij\u00eb grave dhe burrave t\u00eb moshuar, q\u00eb kan\u00eb shkrir\u00eb jet\u00ebn e tyre n\u00eb vendin e tyre, se \u00e7\u00ebshtja e pensionit t\u00eb tyre q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb gozhd\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tij.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, un\u00eb dua t\u2019i them \u00e7do pensionisti dhe pensionisteje, por edhe \u00e7do qytetari shqiptar q\u00eb kjo deklarat\u00eb e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga mashtrimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por edhe m\u00eb t\u00eb pam\u00ebshira, m\u00eb t\u00eb pashpirta q\u00eb ky hajdut b\u00ebn para shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se Edi Rama do ta kishte gozhd\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tij pensionin e t\u00eb moshuarve shqiptar\u00eb, nuk do mund t\u00eb rriste kurr\u00eb 3 her\u00eb, madje edhe 6 her\u00eb, rrogat m\u00eb t\u00eb larta dhe t\u00eb mos t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb indeksonte pensionet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb mos dyfishonte- minimumi- pensionet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>T\u00eb dal\u00ebsh para shqiptar\u00ebve me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb till\u00eb, duke mbajtur n\u00eb krah nj\u00eb nga hajdut\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrfytyruar t\u00eb k\u00ebtij vendi, Blendi Gonxhen q\u00eb ulet n\u00eb tavolin\u00eb me biftekun 1 mij\u00eb euro, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb tallesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb cinike me 700 mij\u00eb burra dhe gra q\u00eb num\u00ebrojn\u00eb kafshat\u00ebn, q\u00eb num\u00ebrojn\u00eb ila\u00e7et, q\u00eb nuk marrin dot ila\u00e7et.<\/p>\n<p>Q\u00eb gjysm\u00ebn e pensionit ua merr me drita dhe uj\u00eb dhe de facto i l\u00eb pa m\u00ebdyshje m\u00eb kufijt\u00eb e mjerimit.<\/p>\n<p>Rikujtoj k\u00ebtu dhe nj\u00ebher\u00eb se me t\u00eb ashtuquajturin indeksim 1.6 p\u00ebrqind q\u00eb b\u00ebri n\u00eb muajin tetor, Edi Rama nuk indeksoi as nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb rritur t\u00eb ushqimeve q\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi u rrit me 9.4 p\u00ebrqind n\u00eb vitin 2024 krahasuar me vitin 2023.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, jasht\u00eb \u00e7do lloj politike p\u00ebrve\u00e7 detyrimit absolut q\u00eb ka nj\u00eb qeveri q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb t\u00eb ardhurat komb\u00ebtare n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme, garantoj \u00e7do pensionist se gjat\u00eb debatit parlamentar do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb vendoset minimumi jetik, me t\u00eb cilin \u00e7do i moshuar, qoft\u00eb edhe ai q\u00eb nuk ka punuar nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb shtet apo nuk ka paguar sigurime, do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pension baz\u00eb sa minimumi jetik prej 200 eurosh.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb pensionist\u00ebt e tjer\u00eb, mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb do ken\u00eb nj\u00eb rritje 20 p\u00ebrqind t\u00eb pensionist\u00ebve.<\/p>\n<p>Ju mund t\u00eb m\u00eb pyesni mua ku jan\u00eb k\u00ebto para, ku i merr k\u00ebto fonde, pse e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb premtim?<\/p>\n<p>Un\u00eb u p\u00ebrgjigjem shum\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka sot nj\u00eb buxhet p\u00ebr vitin 2025, 2.2 her\u00eb m\u00eb t\u00eb madh se buxheti i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosova vendosi dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb si pension minimal, d.m.th si pension edhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk kan\u00eb paguar nj\u00eb dit\u00eb sigurime, por nuk mund t\u00eb lihen n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit, pra si pension minimal, 120 euro.<\/p>\n<p>Ishte 100, e b\u00ebn\u00eb 120 euro.<\/p>\n<p>Dhe mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb, pra un\u00eb nuk po b\u00ebj gj\u00eb tjet\u00ebr, vet\u00ebm po zotohem t\u00eb aplikoj skem\u00ebn q\u00eb aplikoi qeveria e Kosov\u00ebs, dhe mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb nj\u00eb rritje prej 20 p\u00ebrqind n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb kontributeve q\u00eb kan\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e mundshme 100 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Ku ishte lig\u00ebsia dhe pashpirt\u00ebsia ekstreme e Edi Ram\u00ebs?<\/p>\n<p>Ishte mashtrimi i dyt\u00eb i tij. Ai kishte marr\u00eb biznesmen\u00eb n\u00eb sall\u00eb dhe vet\u00ebm sa nuk u thoshte se keni kryer krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, pensionist\u00ebve, se ju mbani pun\u00ebtor\u00eb informal\u00eb apo deklaroni rroga t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Ju lutem shum\u00eb \u00e7do pensionisti dhe pensionisteje, \u00e7do qytetari dhe qytetareje t\u00eb m\u00eb ndjek\u00eb n\u00eb k\u00ebto moment.<\/p>\n<p>Edi Rama ka d\u00ebrguar n\u00eb parlament buxhetin prej 8 miliard\u00eb euro dhe me krenarin\u00eb se \u00ebsht\u00eb buxheti m\u00eb i madh i koh\u00ebrave.<\/p>\n<p>Ky buxhet 8 miliard\u00eb euro, t\u00eb dashur pensionist\u00eb, asnj\u00eb qindark\u00eb nuk vjen nga qeveria dhe administrata, i t\u00ebri vjen nga bizneset.<\/p>\n<p>Por un\u00eb po ndalem p\u00ebrs\u00ebri, fondet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb rritur, p\u00ebr t\u00eb vendosur minimumin jetik 200 euro dhe p\u00ebr t\u00eb pasur p\u00ebr \u00e7do shqiptar nj\u00eb pension 200 euro dhe p\u00ebr t\u00eb rritur \u00e7do pension tjet\u00ebr mbi 20 p\u00ebrqind, ekzistojn\u00eb pa asnj\u00eb lloj shtr\u00ebngimi n\u00eb 8 miliard\u00ebshin q\u00eb paguajn\u00eb biznesmen\u00ebt shqiptar\u00eb, taksa, tatime, etj.<\/p>\n<p>Pra, Edi Rama u p\u00ebrpoq t\u00eb paraqes\u00eb para jush t\u00eb dashur pensionist\u00eb si mburoj\u00eb p\u00ebr talljen e tij me pensionet tuaja, murin e informalitetit.<\/p>\n<p>Ai nuk e shpiku, informaliteti ekziston dhe duhet luftuar,por \u00e7do qeveritar dhe \u00e7do qeveri, rrogat dhe pensionet, rritjen e tyre e bazon n\u00eb t\u00eb ardhurat q\u00eb mbledh p\u00ebr buxhetin, dhe k\u00ebto t\u00eb ardhura sipas tij do jen\u00eb 8 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Doja t\u2019u shpjegoja me t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb e mia se sa i pashpirt \u00ebsht\u00eb ky njeri.<\/p>\n<p>Mos harroni se rrogat e shqiptar\u00ebve jan\u00eb n\u00eb total rreth 800 milion\u00eb euro, pra 7.2 miliard\u00eb euro teprojn\u00eb n\u00eb buxhet.<\/p>\n<p>U garantoj ju edhe p\u00ebr t\u00eb rritur 100 p\u00ebrqind rrogat dhe pensionet.<\/p>\n<p>Por si ka mund\u00ebsi q\u00eb k\u00ebta shpifarak\u00eb dalin para jush e u thon\u00eb se fajin e kan\u00eb k\u00ebta q\u00eb nuk regjistrojn\u00eb pun\u00ebtorin, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur un\u00eb kam k\u00ebtu para 8 miliard\u00eb?<\/p>\n<p>Por k\u00ebta nuk i japin se i vjedhin dhe vet\u00ebm i vjedhin.<\/p>\n<p>Ua p\u00ebrs\u00ebris, p\u00ebr zgjerimin t\u00eb rrug\u00ebs 34 km Tiran\u00eb-Durr\u00ebs, e cila ju garantoj me p\u00ebrgjegj\u00ebsi absolute se nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50 milion\u00eb euro, k\u00ebta pasi p\u00ebrcaktuan 150 milion\u00eb, Lubi Balluku me Edi Ram\u00ebn kalojn\u00eb n\u00eb 300 milion\u00eb euro brenda nj\u00eb harku kohor nj\u00ebmujor. Jo, than\u00eb, dy korsit\u00eb q\u00eb do shtohen n\u00eb autostrad\u00eb do kushtojn\u00eb 300 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Apo rruga Tiran\u00eb-Ndroq, nj\u00eb rrug\u00eb 37 km, e cila nuk mund t\u00eb kushtoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 35 milion\u00eb euro, n\u00eb terren fushor, t\u00eb but\u00eb kudo q\u00eb kalon, nga 40 e ca milion\u00eb q\u00eb ishte parashikuar, u dyfishua, kaloi n\u00eb 90 milion\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb mund t\u00eb jap nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtu, por nuk dua t\u00eb abuzoj me koh\u00ebn e askujt.<\/p>\n<p>Dua ta mbyll se beteja jon\u00eb n\u00eb parlament do jet\u00eb vendosja e minimumit jetik 200 euro p\u00ebr \u00e7do shqiptar dhe mbi k\u00ebt\u00eb minimum rritjen e pensioneve n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs dhe invaliditetit.<\/p>\n<p>A e dini ju mor miq se \u00e7far\u00eb aktesh kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebta?<\/p>\n<p>Jan\u00eb qindra e qindra invalid\u00eb t\u00eb operuar p\u00ebr problematika t\u00eb ndryshme jo n\u00eb zorr\u00ebn qorre si\u00e7 thoshte Edi Rama, por n\u00eb zorr\u00ebn e trash\u00eb.<\/p>\n<p>Shkoni dhe pyesni pak se sa u kushtojn\u00eb materialet q\u00eb u duhen atyre p\u00ebr higjien\u00ebn e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb besoni ju se dogana i taton k\u00ebto materiale me 140 p\u00ebrqind t\u00eb \u00e7mimit me t\u00eb cilin blihen?<\/p>\n<p>N\u00eb narkoshtet ndodh \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ndodh edhe me k\u00ebta.<\/p>\n<p>Do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr minimumin jetik 200 euro, p\u00ebr rritjen e pensioneve me 20 p\u00ebrqind p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb kontribute, p\u00ebrve\u00e7 200 euro.<\/p>\n<p>Sikund\u00ebr do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr heqjen e TVSH-s\u00eb p\u00ebr ushqimet.<\/p>\n<p>Por, ne votat nuk i kemi.<\/p>\n<p>Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen tuaj, p\u00ebr z\u00ebrin tuaj.<\/p>\n<p>Ju garantoj se nes\u00ebr n\u00eb pushtet, PD k\u00ebto do jen\u00eb nd\u00ebr vendimet m\u00eb t\u00eb para q\u00eb do marr\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n<p>PYETJE-P\u00cbRGJIGJE<\/p>\n<p>Isa Myzyraj, Ora News: Ju e keni mb\u00ebshtetur gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve aleatin tuaj, Ilir Meta i cili \u00ebsht\u00eb i arrrestuar. A keni nj\u00eb koment, nuk e di n\u00ebse i keni lexuar dosjen dhe akuzat q\u00eb i ka ngritur SPAK-u, z.Meta. Keni nj\u00eb koment p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dosjen, pasi akuza \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb komunikimeve reale, n\u00eb rrjete sociale, n\u00eb email p\u00ebr afera korruptive q\u00eb dyshohet se i ka konsumuar z.Meta?<\/p>\n<p>Berisha: Faleminderit, Isa p\u00ebr pyetjet.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, garantoj \u00e7do shqiptar se kurr\u00eb nuk do t\u00eb mbroja nj\u00eb akt korruptiv nga cilido q\u00eb t\u00eb ishte.<\/p>\n<p>Por, kurr\u00eb nuk pranoj dot akuza politike ndaj cilitdo qofshin ato.<\/p>\n<p>Un\u00eb do ndalem vet\u00ebm n\u00eb dy prej tyre m\u00eb kryesore.<\/p>\n<p>Si\u00e7 keni lexuar ju dhe un\u00eb, Altin Mercenari shkruan n\u00eb pa\u00e7avuren e tij se Monika Kryemadhi dhe Meta kan\u00eb favorizuar biznesmenin Shatku me nj\u00eb linj\u00eb intekonjeksioni.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb thot\u00eb dokumenti, \u00e7far\u00eb thot\u00eb korrespondenca e Monika Kryemadhit me Shatkun?<\/p>\n<p>Zonja Kryemadhi i thot\u00eb Shatkut n\u00eb mesazh se un\u00eb e takova zotin Rama dhe e pyeta se \u00e7far\u00eb po b\u00ebn me problemin e Shatkut. Edi Rama m\u2019u p\u00ebrgjigj, b\u00ebjeni urgjent.<\/p>\n<p>Dhe Shatku ia kthen, ky \u00ebsht\u00eb lajmi m\u00eb i mir\u00eb i vitit.<\/p>\n<p>Isa, un\u00eb, ti dhe \u00e7do qytetar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kuptojm\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb raport Kryemadhi-Shatku-Rama dhe del shum\u00eb qart\u00eb se dhurat\u00ebmadhi \u00ebsht\u00eb Rama.<\/p>\n<p>Ndaj dhe Shatku shprehet se ky \u00ebsht\u00eb lajmi i vitit p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>Tani, a mund t\u00eb pranoj\u00eb nd\u00ebrgjegjja njer\u00ebzore nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb ngritur ndaj Kryemadhit dhe Met\u00ebs dhe jo ndaj Edi Ram\u00ebs, dhurat\u00ebmadhit?<\/p>\n<p>A mund t\u00eb pranosh, n\u00eb qoft\u00eb se ka korrupsion, po diskutojm\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb?<\/p>\n<p>A mund t\u00eb pranosh akuz\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, me vendim k\u00ebta hoq\u00ebn dor\u00eb nga ajo vil\u00eb dhe nuk e mor\u00ebn.<\/p>\n<p>Hyn\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje me nj\u00eb biznesmen p\u00ebr nj\u00eb vil\u00eb p\u00ebr t\u2019i kaluar nj\u00eb ligj n\u00eb parlament dhe m\u00eb von\u00eb hoq\u00ebn dor\u00eb nga kjo vil\u00eb dhe ligjin ia kaluan.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, L\u00ebpir\u00ebs Dumani kalon imagjinat\u00ebn e Xhorxh Oruellit, tejkalon imagjinat\u00ebn e Franc Kafk\u00ebs, tejkalon \u00e7do lloj akti me shkrim t\u00eb ish-xhelat\u00ebve t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Ilir Meta dhe Kryemadhi kishin gjithsej 20 deputet\u00eb, nj\u00eb ligj nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb kurr\u00eb p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebr tutkun\u00eb, apo p\u00ebr Dumdumanin dhe grupin e tij kriminal n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kuptoj q\u00eb ka njer\u00ebz pse thon\u00eb kaq ashp\u00ebr Berisha?<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb akt ata kan\u00eb fyer \u00e7do shqiptar, kan\u00eb p\u00ebrdhosur Kushtetut\u00eb, parlament dhe \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb njeri me 20 deputet\u00eb nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb ligj n\u00eb parlament, ligjin e kalon ai q\u00eb ka shumic\u00ebn n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Ai q\u00eb ka shumic\u00ebn quhet Edi Rama, por L\u00ebpir\u00ebs Dumani \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb l\u00ebpij\u00eb edhe k\u00ebpuc\u00ebt e tij dhe t\u00eb shp\u00ebrfytyrohet n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb till\u00eb para shqiptar\u00ebve dhe jo ta pyes\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thot\u00eb Edi Rama p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj? Me dat\u00ebn 9 tetor t\u00eb vitit 2014, Edi Rama e quan k\u00ebt\u00eb ligj, ligj epokal p\u00ebr minierat dhe thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj dosido, por nj\u00eb ligj strategjik q\u00eb ndan epokat.<\/p>\n<p>Tani, kujt t\u2019i besoj un\u00eb, Edi Ram\u00ebs q\u00eb thot\u00eb se ligji q\u00eb e k\u00ebrkon biznesmeni ndan epokat, apo t\u2019i besoj Altin Dumanit q\u00eb akuzon p\u00ebr korrupsion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj q\u00eb kaloi, se ai nuk mund ta kalonte me 20 deputet\u00eb, Ilir Met\u00ebn?<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, Altin Dumani, Edi Rama dhe bastardi i Enver Hoxh\u00ebs me trafikantin Ilir Shullazi jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit kryesor\u00eb p\u00ebr aktin m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij shteti n\u00eb 32 vitet e fundit dhe n\u00eb historin\u00eb e Europ\u00ebs, pusin\u00eb, goditjen, zvarritjen, rr\u00ebmbimin brutal t\u00eb nj\u00eb qytetari n\u00eb hetim, t\u00eb nj\u00eb ish-kryeministri, ish-presidenti, ish-kryetar parlamenti, vet\u00ebm p\u00ebr urrejtjen e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb thon\u00eb se Edi Rama i konfirmoi nj\u00eb kolegu tuaj, q\u00eb e ka shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr, se e b\u00ebra, nuk mund t\u00eb mos e b\u00ebja at\u00eb kund\u00ebr Ilir Met\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb i them, turpi t\u00eb mbuloft\u00eb, faqezi, tregove se je bastard i babait t\u00ebnd xhelat q\u00eb urdh\u00ebronte varjen e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb p\u00ebr mendimet ndryshe dhe vargjet e tij.<\/p>\n<p>Isa Myzyraj, Ora News: P\u00ebrreth 6 muaj Shqip\u00ebria shkon n\u00eb zgjedhje parlamentare, dy liderat e opozit\u00ebs, nj\u00ebri n\u00eb arrest sht\u00ebpie, tjetri n\u00eb arrest me burg, pra q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb nuk do mund ta prekni terrenin, qytetar\u00ebt q\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm 30 dit\u00ebshin e fushat\u00ebs. A ka z.Sali Berisha nj\u00eb plan B se si do t\u00eb duken k\u00ebto zgjedhje n\u00eb vitin 2025 n\u00eb k\u00ebto kushte?<\/p>\n<p>Berisha: Un\u00eb besoj se \u00e7do shqiptar e ka t\u00eb qart\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb fars\u00eb-fushat\u00eb, dhe jo fushat\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb fasad\u00eb elektorale, apo fars\u00eb-elektorale dhe jo zgjedhje.<\/p>\n<p>Plani B i Sali Berish\u00ebs dhe plani A \u00ebsht\u00eb mosbindja civile, qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira.<\/p>\n<p>Anisa Kadesha, TVSH: Ju thoni se do t\u00eb b\u00ebni betej\u00eb n\u00eb parlament p\u00ebr cc\u00ebshtjen e pensionist\u00ebve, kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb do t\u2019i riktheheni normalitetit n\u00eb parlament apo do t\u00eb vijojn\u00eb aktet e mosbindjes civile?<\/p>\n<p>Berisha: Kombinim i t\u00eb gjithave.<\/p>\n<p>Nuk mundet t\u00eb hiqet dor\u00eb nga mosbindja civile gjer dit\u00ebn q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb si qytetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb dhe qytetare, nj\u00eb gjenerat\u00eb e t\u00ebr\u00eb nuk ka jetuar nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb diktatur\u00eb dhe e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri ekziston nj\u00eb diktatur\u00eb mbasi nuk e njeh at\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gjenerat\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb jetoi diktatur\u00ebn, ka n\u00eb mendjen e vet vet\u00ebm sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>Por kjo e sotmja \u00ebsht\u00eb diktatur\u00eb dhe jo komuniste, \u00ebsht\u00eb mafioze, \u00ebsht\u00eb diktatur\u00eb bandash.<\/p>\n<p>Ndaj dhe Hantington e quan k\u00ebt\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjitha diktaturave.<\/p>\n<p>Ndaj dhe njer\u00ebzisht u k\u00ebrkoj medieve t\u00eb p\u00ebrshtatin me t\u00eb v\u00ebrtetat semantik\u00ebn, terminologjin\u00eb e realitetit.<\/p>\n<p>Pra, nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me zgjedhje, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me fars\u00eb elektorale n\u00eb nj\u00eb narkoshtet.<\/p>\n<p>Anisa Kadesha,  TVSH: Ju k\u00ebrkuar n\u00eb mbledhjen e Kryesis\u00eb q\u00eb n\u00eb protest\u00ebn 29 tetorit Shqip\u00ebria do t\u00eb paralizohet. A mund t\u00eb na jepni detaje t\u00eb k\u00ebsaj proteste, cilat rrug\u00eb pritet t\u00eb bllokohen?<\/p>\n<p>Berisha: Sapo t\u00eb p\u00ebrpunohet p\u00ebrfundimisht, t\u00eb par\u00ebt q\u00eb do e marrin vesh do t\u00eb jen\u00eb gazetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Se ne e konsiderojm\u00eb nj\u00eb ligj t\u00eb art\u00eb, bashk\u00ebpunimin, komunikimin dhe transparenc\u00ebn me gazetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Dua ta p\u00ebrmbyll me nj\u00eb thirrje p\u00ebr pensionist\u00ebt e k\u00ebtij vendi, p\u00ebr familjar\u00ebt e tyre, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, nip\u00ebrit dhe mbesat e tyre, t\u00eb ngrihemi kund\u00ebr k\u00ebtij regjimi t\u00eb pam\u00ebshir\u00eb q\u00eb i detyron k\u00ebta burra dhe gra fisnik\u00eb, q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, t\u00eb flasin me veten e tyre nga mospasja e gj\u00ebrave m\u00eb baz\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb u b\u00ebj thirrje gjithashtu sot, t\u00eb gjith\u00eb atyre shqiptar\u00ebve n\u00eb Nju Jork dhe kudo q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin vez\u00eb dhe domate kund\u00ebr kreut t\u00eb narko-krimit shqiptar, q\u00eb vjen p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar vot\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>U them k\u00ebtyre bashkatdhetar\u00ebve fisnik\u00eb, burra dhe gra se ju si emigracion, diaspor\u00eb keni nj\u00eb rol historik p\u00ebr t\u00eb luajtur. Ashtu si\u00e7 b\u00ebt\u00eb me sukses betej\u00ebn kund\u00ebr komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe betej\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, un\u00eb u ftoj t\u00eb jepni kontributin tuaj n\u00eb betej\u00ebn kund\u00ebr narkodiktatur\u00ebs apo mobodiktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, qenien shqiptare dhe identitetin e k\u00ebtij kombi po e shkat\u00ebrron m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb me pa m\u00ebshir\u00eb se \u00e7do pushtim tjet\u00ebr n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E PLOT\u00cb Java q\u00eb kaloi, sh\u00ebnoi akte kulmore brutale t\u00eb narkodiktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, fytyra e narkoshtetit doli me pusin\u00eb q\u00eb i zun\u00eb ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit t\u00eb parlamentit dhe kryetarit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, me t\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebmtin\u00eb e saj para bot\u00ebs. Por, Edi Rama si nj\u00eb Makbeth i v\u00ebrtet\u00eb, u p\u00ebrpoq t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":83615,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118,9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-83614","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore","8":"category-politika"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83614","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83614"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83614\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":83616,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83614\/revisions\/83616"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83615"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83614"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83614"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83614"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}