{"id":83244,"date":"2024-10-16T09:17:56","date_gmt":"2024-10-16T09:17:56","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=83244"},"modified":"2024-10-16T09:17:56","modified_gmt":"2024-10-16T09:17:56","slug":"partite-e-reja-politike-duhet-te-jene-subjekt-i-krimit-ekonomik-i-spak-ut-institucioneve-relevante-me-aktivitetin-e-subjekteve-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/10\/16\/partite-e-reja-politike-duhet-te-jene-subjekt-i-krimit-ekonomik-i-spak-ut-institucioneve-relevante-me-aktivitetin-e-subjekteve-politike\/","title":{"rendered":"PARTIT\u00cb E REJA POLITIKE Duhet t\u00eb Jen\u00eb Subjekt i Krimit Ekonomik, i SPAK-ut &#038; Institucioneve Relevante me Aktivitetin e Subjekteve Politike!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mariela Stefanllari<br \/>\nKush i financon k\u00ebto Parti Politike?<\/p>\n<p>N\u00eb tregun e ekonomis\u00eb s\u00eb lir\u00eb, partit\u00eb politike nuk mund t\u00eb themelohen, mbahen dhe mir\u00ebmbahen, operojn\u00eb dhe funksionojn\u00eb pa burime humane dhe pa burime financiare, pavar\u00ebsisht frym\u00ebs politike dhe sociale q\u00eb mund t\u00eb mbartin n\u00eb ideologjin\u00eb e tyre, duke n\u00ebnkuptuar k\u00ebshtu grupin nism\u00ebtar t\u00eb disa personave themelues, q\u00eb duhet, pa m\u00eb t\u00eb voglin dyshim, t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme monetare p\u00ebr t\u00eb stratuar nj\u00eb nism\u00eb politike.<\/p>\n<p>Cil\u00ebt jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb themelojn\u00eb Parti Politike si t\u00eb jen\u00eb biznese ambulante\u00a0\u201cakulloresh kaush\u201d?<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb krijosh sot, n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb parti politike, e cila do t\u00eb garoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2025, do t\u00eb duhet q\u00eb kryetari dhe grupi nism\u00ebtar, t\u00eb ken\u00eb minimalisht 80 persona, n\u00eb angazhim me orar t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb funksionale partin\u00eb.<\/p>\n<p>Ja si p\u00ebrllogariten me laps n\u00eb dor\u00eb, kostot e funksionimit t\u00eb nj\u00eb partie politike, me minimumin e kostove t\u00eb operimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>61 Bashki, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb partia duhet t\u00eb ket\u00eb 61 Deg\u00eb!<\/p>\n<p>\u00c7do Deg\u00eb ka minimalisht: 1 zyr\u00eb, 1 person t\u00eb pun\u00ebsuar\u00a0(kryetari i deg\u00ebs, apo dikush tjet\u00ebr)\u00a0dhe 1 automjet.<\/p>\n<p>P\u00ebr qeran\u00eb e zyr\u00ebs nevojiten mesatarisht 300 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr telefon dhe internet nevojiten minimalisht 25 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Pagesa minimale bruto e nj\u00eb personi \u00ebsht\u00eb 400 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Pages\u00eb karburanti p\u00ebr 1 automjet, minimalisht shkon n\u00eb vler\u00ebn 150 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Shpenzime mujore:\u00a0875 euro\u00a0p\u00ebr 1 deg\u00eb t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr 61 deg\u00eb: 875 euro x 61 deg\u00eb =\u00a051,850 euro n\u00eb muaj\u00a0p\u00ebr 61 deg\u00eb t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>*Investime p\u00ebr zyr\u00ebn\u00a0(mobilje, TV, komjuter, printer): 1,000 euro; P\u00ebr 61 zyra:\u00a061,000 euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr funksionimin e partis\u00eb n\u00eb 1 vit p\u00ebr zyra, personel dhe automjet nevojiten:\u00a0683,200 euro.<\/p>\n<p>Nuk po shtoj k\u00ebtu funksionimin e selis\u00eb q\u00ebndrore dhe personelit q\u00eb duhet atje, p\u00ebr funksionimin e nj\u00eb partie q\u00eb ka marr\u00eb seriozisht gar\u00ebn politike elektorale.<\/p>\n<p>Ku dhe si gjendet kjo shum\u00eb marramend\u00ebse?<\/p>\n<p>Por nj\u00eb parti politike q\u00eb t\u00eb mir\u00ebfunksionoj\u00eb, ka edhe dhjetra shpenzime t\u00eb tjera p\u00ebr PR-in e saj, p\u00ebr aktivitete politike n\u00eb t\u00eb gjitha Bashkit\u00eb dhe Nj\u00ebsit\u00eb Administrative, p\u00ebr Media-n dhe Komunikimin me Publikun, p\u00ebr printime dhe materiale promocioni, p\u00ebr shpenzime administrative dhe zyre, p\u00ebr mir\u00ebmbajtje t\u00eb rrjeteve elektronike, p\u00ebr krijimin dhe mir\u00ebmbajtjen e faqes s\u00eb internetit\u00a0(web site)\u00a0dhe t\u00eb tjera, dhe t\u00eb tjera si k\u00ebto, shpenzime t\u00eb pashmangshme p\u00ebr funksionimine nj\u00eb partie komb\u00ebtare politike.<\/p>\n<p>Ju b\u00ebj me dije, se k\u00ebto kosto, me kalkulim p\u00ebr shpenzime minimale, shkojn\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht n\u00eb vler\u00ebn 500 mij\u00eb euro t\u00eb tjera n\u00eb vit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb\u00a0nj\u00eb parti e re politike, pa an\u00ebtar\u00ebsi, q\u00eb starton nga zero, nuk mund t\u00eb themelohet pa patur kapital monetar nj\u00eb shum\u00eb prej t\u00eb pakt\u00ebn 1,5 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Partit\u00eb e reja politike po mbijn\u00eb si k\u00ebrpudhat n\u00eb Shqip\u00ebri, ose po i ngjasojn\u00eb nj\u00eb Pandemie.\u00a0Ndaj, duket si t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dor\u00eb e fshehur q\u00eb i krijon dhe i suporton financiarisht.<\/p>\n<p>Njoh me dhjetra intelektual\u00eb me ide dhe aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e politik\u00ebb\u00ebrjes, apo p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb drejtues t\u00eb nj\u00eb partie politike, persona q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mund t\u00eb sjellin ndryshimin n\u00eb Shqip\u00ebri, por nuk u shkon kurr\u00eb nd\u00ebrmend t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb parti politike, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb sistem dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimin, sepse as nuk mund ta mendojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, nisur nga mungesa e financave dhe vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Jan\u00eb individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb idet\u00eb, ideologjin\u00eb, aft\u00ebsin\u00eb, p\u00ebrkushtimin, rrjetin e burimeve humane, por nuk kan\u00eb financat p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb till\u00eb gjigant\u00eb, p\u00ebr themelimin e nj\u00eb strukture politike me frekuenc\u00eb komb\u00ebtare veprime dhe aktiviteti.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>K\u00ebto parti n\u00eb zgjedhjet parlamentare do t\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb minimalisht 140 kandidat\u00eb secila. Kandidat\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrqafojn\u00eb ideologjit\u00eb e tyre, q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb persona q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb komunitetin e tyre, t\u00eb cil\u00ebt mbartin vlera, jam e bindur se shumica e tyre nuk e kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb ekonomike t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb vet\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb elektorale, apo t\u00eb paguajn\u00eb n\u00eb fund v\u00ebzhgues dhe persona mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr pro\u00e7esin zgjedhor, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb r\u00ebndom themi\u00a0\u201cmbrojtje e vot\u00ebs\u201d\u00a0n\u00eb pro\u00e7esin e votimit dhe num\u00ebrimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ju lutem, mos m\u00eb thoni se ka vullnetar\u00eb, sepse do t\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsonte realisht, n\u00ebse do ta mendonit. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb vullnetar\u00eb me anagazhim t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm, q\u00eb shpenzojn\u00eb nga financat e familjeve dhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre. Dhe \u00ebsht\u00eb m\u00ebse normale q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb njer\u00ebz q\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb familjen p\u00ebr nj\u00eb parti politike\u00a0\u201csefte\u201d.<\/p>\n<p>Lind pyetja:\u00a0Cil\u00ebt jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb nd\u00ebrmarrin nisma t\u00eb tilla politike me kosto miliona euro?<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta persona q\u00eb shohim n\u00eb polifoto, p\u00ebrve\u00e7 Bash\u00ebs dhe Shehajt, nuk di q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ndonj\u00ebri prej tyre milioner p\u00ebr t\u00eb investuar themelimin e nj\u00eb partie. Por edhe k\u00ebta t\u00eb dy, Basha pra dhe Shehaj, nj\u00ebri arpagon dhe tjetri sip\u00ebrmarr\u00ebs me fitime n\u00eb treg, nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb shpenzojn\u00eb miliona euro, shuma kolosale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj bamir\u00ebsie politike! Dyshoj!<\/p>\n<p>Jo, nuk dyshoj, jam e bindur! M\u00eb lejohet besoj q\u00eb t\u00eb jem e bindur!<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse nuk kan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb financiare, krer\u00ebt e k\u00ebtyre partive t\u00eb reja, nuk besoj se krijojn\u00eb nj\u00eb parti p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vota vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb. Kurrsesi!<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq, nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre personazheve m\u00eb sip\u00ebr udh\u00ebtojn\u00eb jo vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri, p\u00ebr pun\u00ebt e partis\u00eb, por edhe n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, me shpenzime mij\u00ebra euro dhe i b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto aktivitete publike.\u00a0Ku i gjejn\u00eb k\u00ebto fonde?<\/p>\n<p>\u00c7udia tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se k\u00ebtyre personave u jepet koh\u00eb televizive e pafund.\u00a0K\u00ebta i gjen sa n\u00eb nj\u00eb ekran n\u00eb tjetrin. Paguajn\u00eb k\u00ebta kryetar\u00eb partish q\u00eb dalin n\u00eb 2 apo 3 ekrane n\u00eb dit\u00eb, n\u00eb thuajse t\u00eb gjitha portalet, apo dikush ka dh\u00ebn\u00eb deviz\u00ebn q\u00eb k\u00ebta t\u00eb dalin pafund dhe t\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb k\u00ebshtu, sado pak, elektoratin?<\/p>\n<p>Televizionet jan\u00eb sip\u00ebrmarrje private kudo n\u00eb bot\u00eb dhe q\u00eb t\u00eb shfaqesh n\u00eb ekranet e tyre duhet t\u00eb paguash. K\u00ebshtu funksionon Europa t\u00eb pakt\u00ebn. Edhe n\u00eb Shqip\u00ebri televizionet jan\u00eb sip\u00ebrmarrje private, fitimprur\u00ebse, por ja q\u00eb k\u00ebta shkojn\u00eb falas, dhe jo vet\u00ebm falas, por me grafik\u00a0(mesa m\u00eb thot\u00eb nj\u00eb mik gazetar n\u00eb nj\u00eb prej k\u00ebtyre TV-ve). At\u00ebher\u00eb,\u00a0n\u00ebse nuk do t\u00eb konkludoja q\u00eb k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur nga nj\u00eb vat\u00ebr strategjie pandemie partish, do t\u00eb isha jo vet\u00ebm naive, por edhe hipokrite.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb pyesim s\u00ebrish:<\/p>\n<p>Kush i financon k\u00ebta persona dhe k\u00ebto parti?\u00a0Instancat duhet t\u00eb zbatojn\u00eb teorin\u00eb\u00a0\u201cfollow the money\u201d\u00a0dhe t\u00eb hetojn\u00eb pse jo burimet e financimit.<\/p>\n<p>Cili institucion i kontrollon k\u00ebto parti lidhur me financat dhe financimet?\u00a0K\u00ebto institucione duhet t\u00eb detyrojn\u00eb k\u00ebto parti t\u00eb b\u00ebjn\u00eb publike aktivitetin e tyre financiar. N\u00ebse nuk e b\u00ebjn\u00eb, do t\u00eb duhet t\u00eb shpallen t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Pandemia e Partive n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb e f\u00eblliqur q\u00eb duhet ta b\u00ebni gargar\u00eb dhe ta p\u00ebshtyni.<\/p>\n<p>Hajde, un\u00eb e di q\u00eb juve jeni t\u00eb men\u00e7ur mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb diferenc\u00ebn dhe p\u00ebrzgjedhjen e duhur. Kush \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb n\u00eb pushtet, nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb votoj\u00eb\u00a0\u201cparti vaksina\u201d.\u00a0\u00c7do vot\u00eb n\u00eb k\u00ebto parti i shkon Partis\u00eb Socialiste dhe shkat\u00ebrron vot\u00ebn opozitare.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Ka dy parti n\u00eb Shqip\u00ebri!<\/p>\n<p>Jan\u00eb mjaft dhe mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shprehur shqiptar\u00ebt politikisht dhe socio-ekonomikisht.<\/p>\n<p>Ndajeni mendjen dhe votoni nj\u00ebr\u00ebn prej tyre! N\u00ebse nuk t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson asnj\u00ebra, p\u00ebrfaq\u00ebsohu me vot\u00ebn e pavlefshme, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 100 her\u00eb m\u00eb e vlefshme se k\u00ebta n\u00eb polifoto. Nuk ndryshon situata n\u00eb Shqip\u00ebri me parti parazite, me parti marioneta q\u00eb i pjell\u00a0\u201csistemi\u201d\u00a0me dat\u00eb skadence.<\/p>\n<p>Kush k\u00ebrkon ndryshimin b\u00ebn betej\u00ebn n\u00eb dy strukturat reale politike shqiptare, n\u00eb PS dhe PD.<\/p>\n<p>Ktheni syt\u00eb nga Amerika dhe v\u00ebshtroni, q\u00eb t\u00eb dini si t\u00eb veproni!<br \/>\nMAST.AL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mariela Stefanllari Kush i financon k\u00ebto Parti Politike? N\u00eb tregun e ekonomis\u00eb s\u00eb lir\u00eb, partit\u00eb politike nuk mund t\u00eb themelohen, mbahen dhe mir\u00ebmbahen, operojn\u00eb dhe funksionojn\u00eb pa burime humane dhe pa burime financiare, pavar\u00ebsisht frym\u00ebs politike dhe sociale q\u00eb mund t\u00eb mbartin n\u00eb ideologjin\u00eb e tyre, duke n\u00ebnkuptuar k\u00ebshtu grupin nism\u00ebtar t\u00eb disa personave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":83245,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-83244","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83244","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83244"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83244\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":83246,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83244\/revisions\/83246"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83245"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83244"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83244"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83244"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}